-Sakrifikohen zërat kundër, u jepen aleatëve të vegjël 8 kandidatë në zona të sigurta/
Tirane- Lista e kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratike, atë që Lulzim Basha i quan mbështetës të Republikës së Re ka befasuar gjithashtu me emrat e rinj, rikthim të disa personaliteve të partisë, si dhe ruajtjen e disa të vjetërve si Flamur Noka, Genc Strazimi, Genc Pollo, Eduard Halimi e Aldo Bumci.Lista e qarkut Tiranë kryesohet nga Lulzim Basha. Ish kryeministri Berisha është në të gjithashtu në të njëjtin qark, por emri i 7-të, pas Bashës dhe 5 zonjave.Në këtë qark befason emri i dytë pas Bashës, Orjola Pampuri psikologia dhe pedagogia e paangzhuar më parë në Partinë Demokratike. Dhe përfshirja e vajzës së Azem Hajdarit në këtë listë e renditur si e treta.Mjeku Gjinekolog Halim Kosova kërkon rikthimin në parlament pas betejes së humbur për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.I rikthyer në PD është edhe Enkelejd Alibeaj i cili kryeson listën e Fierit pas kontributit të dhënë si ekspertë i reformës në drejtësi në këtë parti.
Në Gjirokastër, Lista kryesohet nga Tritan Shehu. Mjeku anestestezistë rikthehet në parlement ndërsa është i njohur në këtë parti si ish kryetar, ish zv kryministër dhe ministër i Shëndetësisë.Ka suprizuar dhe lista në Korçë. Gjergji Papa nuk është kandiduar më dhe është zvëndësuar nga historiania Valentina Duka.Ndërsa në qarkun Shkodër dhe Vlorë dy kryetarët e kësaj partie Ramiz Coba dhe Hariz Mema janë renditur të fundit në listë, që do të thotë me pak mundësi për të qënë fitues.Në listën Basha janë larguar 7 zonja që ishin në këtë legjislaturë në parlament dhe janë vetëm 15 të kandiduara për Republikën e Re, ndërsa rivalët kryesor politikë kanë numrin më të lartë të kandidatëve femra; PS 58, LSI 65 Dhe 12 Sfida e Bojaxhi,Ndërsa sipas FRPD më shumë mundësi u është dhënë të rinjëve.
Te perjashtuarit
- Jozefina Topalli
- Majlinda Bregu
- Eduard Selami
- Ridvan Bode
- Astrit Patozi
- Arben Imami
- Keltis Kruja
- Enno Bozdo
- Asllan Dogjani
- Kastriot Islami
- Myqerem Tafaj
- Bedri Hoxha
- Roland Keta
- Igli Cara
- Kosma Dashi
- Bedri Mihaj
- Arbiola Halimi
- Genc Ruli (nuk kandidoi vetë)
- Eleina Qirici
- Gjergji Papa
- Mimoza Hajdarmataj
- Albina Deda
- Gjovalin Bzhetaj
- Irma Kopliku
REAGIMET E TE LARGUAREVE
Majlinda Bregu: Gjithsesi tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratike, për të nisur, sigurisht, një kapitull i ri, pa pikë dyshimi në PD dhe dhe me PD e Shqiptarëve Demokratë të Vërtetë!Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve. Jashtë grupimit qe s’tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të Republikës së Re!!!
Përmes një artikulli të gjatë, Astrit Patozi, shpreh keqardhjen për mënyrën se si është katandisur sipas tij ambjenti politik në vend.
Në lidhje me përjashtimin nga lista pas kontributit të tij të gjatë në PD, Patozi thotë se asgjë nuk është rastësi, paralajmërimin për këtë gjë sipas tij e ka dhënë kundërshtari politik Edi Rama në seancën e fundit parlamentare.
ASTRIT Patozi: Per ironi te fatit, paralajmerimin e fundit per sa ndodhi ma dha kryekundershtari yne ne seancen e fundit te parlamentit, i cili vuri ne dyshim vijimesine time si deputet pas shtatorit. Sigurisht, nuk jam as paranojak dhe as delirant qe te mendoj se ka nje komplot nderkombetar ndaj meje ose dikujt tjeter apo qe Edi Rama e ka shtrire marreveshjen me PD-ne deri tek listat e deputeteve te saj.
Ndaj me duhet ta falenderoj edhe kryeministrin joteknik, qe e parashikoi sakte, pavaresisht se e lehte duhet te jete qene per te. Jo thjesht per shkak te marreveshjes, endrrat e Republikes se Re me ato te “Rilindjes” ngjajne. Madje, ka raste qe ato jane e njejta gje.
Nga ana e saj Jozefina Topalli deri tani ka reaguar me heshtjen duke u ndalur vetëm tek një urim për muajin e Ramazanit
LISTA E TIRANES
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Sali Berisha
Halim Kosova
Gent Strazimiri
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Gerti Bogdani
Fuad Haxhiymeri
Blendi Sula
Flamur Hoxha
Fatbardh Plaku
Dorjan Teliti
Besnik Fucia
LISTA E DURRESIT
Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florjon Mima
Agron Duka
Vullnet Topalli
Enri Ceno
Shkelqim Fortuzi
LISTA E SHKODRES
Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Helidon Bushati
Nard Ndoka
Bardh Spahia
Anton Koka
Ramiz Coba
LISTA E VLORES
Agron Shehaj
Nada Mecorapja
Vangjel Dule
Arben Ristani
Dashamir Tahiri
Adriatik Alimadhi
Hariz Mema
LISTA E KUKESIT
Flamur Noka
Isuf Cela
Alban Zeneli
Miftar Dauti
LISTA E GJIROKASTRES
Tritan Shehu
Roland Bejko
Kosta Barka
Besnik Aliaj
LISTA E DIBRES
Dhurata Cupi
Xhemal Gjunkshi
Edmond Isaku
Sulejman Gjana
Denisa Vata
LISTA E FIERIT
Enkeleid Alibeaj
Genc Pollo
Myslym Murrizi
Luan Baci
Olsi Cuko
Luljeta Sejko
Dilaver Kamberaj
Jakup Beqiraj
Shkelqim Krasniqi
Aurora Koroveshi
LISTA E KORÇES
Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxholli
Klevis Balliu
Andrea Mano
Ligoraq Karamelo
Fatmir Guda
LISTA E BERATIT
Eduard Halimi
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Besart Xhaferi
Sazan Guri
Bujar Hoxha
Myslym Haxhi
LISTA E LEZHES
Aldo Bumci
Lindita Metaliaj
Anton Frrokaj
Martin Bibaj
Prec Zogaj
Luigj Gjergji
Enkeleida Rica
Klajdi Reci
LISTA E KUKESIT
Flamur Noka
Isuf Cela
Alban Zeneli
Miftar Dauti
LISTA E ELBASANIT
Edmond Spaho
Endri Hasa
Luciano Boci
Taulant Zeneli
Arben Elezi
Fitim Zekthi
Nada Krypa
Blendi Himci
Aleatet ne listet e PD
Pas negociatave të gjata ndoshta dhe lufte nervash me ndonjë nga aleatët, kreu demokrat Lulzim Basha arriti të bindë 5 nga aleatët e tij të jenë pjesë e listave të PD-së duke kënaqur më shumë ndonjërin prej tyre.
Nga Partia Agrare Ambjentaliste
Agron Duka renditet i 5 -ti në listën e PD-së në Durres.Fuad Haxhiymeri renditet i 13-ti në listat e PD-së në Tiranë. Olsi Cuko renditet i 5-ti në listat e PD-se ne Fier
Nga Partia Republikane
Fatmir Mediu renditet i 10-ti në listat e PD-së në Tiranë
Blendi Sula renditet i 14-ti në listat e PD-së në Tiranë
Nga LZHK
Dashamir Shehi rendite i 11-ti në listën e PD-së në Tiranë.
Nga PBDNJ
Vangjel Dule renditet i 3-ti në listën e PD-së në Vlorë
Nga PDK
Nard Ndoka renditet i 5-ti në listën e PD-së në Shkodër