• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Miti pellazg i krijimit, ruajtur në kujtesën e grekëve të lashtë, para-qytetërimi dhe fundi hyjnor

September 15, 2015 by dgreca

Nga Lluka Qafoku/

Po lexoja njëkohësisht dy vepra të shquara, të dy autorëve të shquar nga dy vende të mëdha e të fuqishme, që kanë bërë e shkruar një pjesë të madhe të bëmave të njohura të historisë moderne, me orientim qëllimor pothuajse saktësisht të kundërt: “A Room of One’s Own” (“Një dhomë më vete”) e Virginia Woolf dhe “Geschlecht und Character” (“Seksi dhe Karakteri”) e Otto Weininger. Vepra që kanë të bëjnë me problemin themelor të vetëdijes njerëzore, atë të dualitetit fatal, të paravendosur, atë të parakohës së çdo individi(=i pandashëm,a-tom, i gjallë) dhe vetë Universit si Individi i së Tërës (së gjallë, dmth të pandashme)…në raport me synimin unifikues dhe shpëtues të shpirtit njerëzor dhe me shfaqjet e mrekullisë së gjenialitetit në këtë drejtim. Të dy autorët janë vetëvrarë, por vepra e tyre mbetet pas hijerëndë dhe me një vlerë të pakontestueshme si përsa i përket problemit, ashtu dhe përsa i përket paraqitjes së tij.Dy vepra, që diskutojnë atë ndarje fatale, atë dualitet, kontradiktë të pareduktueshme,mbetëse, problemin e dyshit (=Deus), si në të menduarit logjik Boole-an dhe kompjuterik, ashtu dhe në seksualitetin e botës së gjallë e të pagjallë , problemin e unitetit të shpirtit, pra Zotit (që shqiptarët e kanë zët), problemin e honit hyjnor. Problemin e parakohës, paralindjes për çdo qënje, paralindjes së Botës vetë…Dikotomisë dialektike, valles së përjetshme të së njëjtës përmbajtje vdekësore-refren Dhe papritur, si përherë, mu kujtua ai Mit që nis, por dhe përfundon (siç do të përpiqem t’ju tregoj më poshtë), qytetërimin e lashtë mesdhetar, apo greko-latin. Në veprën madhore të restaurimit shkencor të mitologjisë greke “Greek myths” (“Mitet greke”) të profesorit të shquar të Universitetit të Oksfordit Robert Graves (Oxford, 1955), ndeshemi që në krye me atë legjendë të vetme të drejtpërdrejtë, të ruajtur nga folklori grek i lashtë për atë paragrek. Po e paraqes më poshtë të tërë, të përkthyer (fq.21-22)

Miti pellazgjik i krijimit

a) Në krye Eurinoma, Hyjneshë e Të Gjitha Gjërave, doli lakuriq nga Kaosi dhe nuk gjeti asgjë të ngurtë për të vënë këmbët; atëhere e ndau detin nga qielli dhe vetmitare hodhi një valle mbi valë.

Gjithë duke vallëzuar u drejtua nga jugu dhe era që i shtjellej pas shpine ju duk një gjë e re dhe e dallueshme; andaj mendoi ta nisë me të veprën e krijimit. U kthye befasisht, e kapi atë erë të veriut dhe e fërkoi me duart e saj; dhe ja ku u shfaq gjarpëri (Gjëra bëra) gjigand Ofioni.

Eurinoma vallzonte për tu ngrohur, vallzonte me një ritëm gjithnjë e më të egër derisa Ofioni i ndezur nga dëshira i përfshiu në spirat e trupit të tij gjymtyrët e Hyjneshës dhe u çiftua me të. Dihet se Era e Veriut, e quajtur dhe Borea, është një erë mbarsëse (pjellore); shpesh pelat të përkëdhelura nga fryrjet e saj, lindin mëza pa pasur nevojë për hamshor. Kështu mbeti me barrë dhe Eurinoma.

b) Shpejt ajo, kur fluturonte mbi det, mori foprmën e një pëllumbeshe dhe në kohën e caktuar bëri (khs. Bëri, bie, bora-K.Topalli) Vezën e Gjithësisë. Me urdhër të Hyjneshës Ofioni u rotullua shtatë herë rreth vezës derisa kjo u ça dhe dolën gjithë gjërat që egzistojnë, bija të Eurinomës: Dielli, Hëna, planetet, yjet, toka me malet e saj, me lumenjtë e saj, me pemët e saj dhe me barërat dhe krijesat e gjalla.

c) Eurinoma dhe Ofioni u vendosën në malin e Olimpit, por s’kaloi shumë dhe Ofioni e zemëroi Hyjneshën sepse mburrej se ishte krijues i Gjithësisë (Universit). Atëhere Eurinoma e goditi në gojë me një shqelm, i theu të gjitha dhëmbët dhe e lidhi në shpellat e nëndheshme në errësirë

d) Pastaj Hyjnesha krijoi shtatë fuqitë planetare dhe në krye të secilës prej tyre vuri një Titan (=zotëri) dhe një Titaneshë (zonjë): Tia dhe Hiperioni në Diell; Febja dhe Atlasi në Hënë; Dionja dhe Krio në planetin e Marsit; Meti dhe Çeo në planetin e Mërkurit; Temi dhe Eurimedonti në planetin e Jupiterit; Teti dhe Oqeani në planetin e Venusit; Rea dhe Kroni në planetin e Saturnit.

Njeriu i parë ishte Pellazgu, kryetari i fisit të pellazgëve; ai doli nga dheu i Arkadisë, i ndjekur  shpejt nga njerëz të tjerë të cilëve Pellazgu u mësoi se si të ndërtonin kasolle, si të ushqeheshin me lënde dhe si të qepnin veshje me lëkurë derri, të ngjashme me ato që akoma veshin banorët fshatarë të Eubesë apo Foçidës.

Së pari, pavarësisht se miti është përcjellë nga grekët e lashtë, aty ruhet elementi themelor arbëror-shqiptar: kulti i zanave (amazonave), shtojzovalleve, madje fjala e fundit po te ndahet në rrokjet e saj që në shqip janë prapë fjalë, jep gjithë përmbajtjen dinamike të mitit të mësipërm, pra dhe shtimi(shumimi), zë-nja në dy kuptimet dhe vallja. Graves-i jep shumë burime të autorëve të lashtë greko-romakë Aty theksohet që sakrifica që bëhej në fenë pellazge qe Peloria dhe se ata thuhej se ishin të lindur nga dhëmbët e Ofionit (Ateneo XIV 45 639-40). Kjo është e njëjta që zbatohej nga Mirmidonët e Akilit (dhe këta të lindur mitikisht njëlloj), i ati i të cilit quhej Pele dhe që është i vetmi prijës që i lutet në “Iliadë” Zeusit të Dodonës Pellazgjike. Me interes është të ndiqet emërtimi paradigmatik pellazgjik (khs.emërtesa paradigmatike e fenomeneve me fjalët shqip-P.Zheji, “Shqipja dhe Sanskritishtja”) i historisë legjendare greke me kryeheroin Akil dhe i historisë reale greke me Kryeheroin  Aleksandër (të Maqedonisë), kryeqyteti i të cilit ishte Pella. Dhe në librin e Perikli Ikonomit, “ Tomori dhe Dodona Pellazgjike”, Tiranë , 1934, vihet në dukje lidhja e fjalës së lashtë shqip pelje me pelën dhe me plakën dhe me kultin e Hyjneshës supreme në botën pellazge. “Plakat” shqiptare janë “Parkat” greke, siç janë dhe Moiret greke të Mirat shqiptare. Madje më tej aty theksohet dhe kulti i pëllumbit, themelor në mitin e mësipërm. (Vini re afërinë Peloria-pelje-plakë-pelë-pëllumb- pjell). Gjithashtu, fjalët borea-veriu-bora-bëri-fara-para që japin dinamikën semantike të mitit. Graves-i vë në dukje karakterin matriarkal të mitit dhe lidhjen e tij me mitologjitë sumere (sakrifica e pëllumbit) dhe të tjera të Lindjes së Mesme(semite) (Iahu është pëllumbi hyjnor në sumerisht dhe Jehovai) që lidh popujt paragrekë me popujt detarë (për pellazgët flitet në shkrimet e lashta se ishin të tillë) Kjo lidhet dhe me teoritë e fundit linguistike të Bernal.

Së dyti, të bën përshtypje identiteti i figurave me ato të teologjisë së krishterë. Fryma e Shënjtë që lë me barrë Shën Mërinë është identike me mitin. Rrëzimi i Ofionit po ashtu me rrëzimin e Luciferit. Madje Krishti thotë: “Qofshi të pastër si pëllumbat dhe të matur si gjarpërinjtë”-elementë themelorë të mitit. Në librin e P.Ikonomit që zura në gojë më sipër thuhet duke cituar një autor të lashtë se klerikët pellazgë të Dodonës ishin përkthyes dhe profetë, dhunti këto të Shpirtit të Shenjtë. Dhe egzaltimi maksimal i dashurisë së nënës është ndoshta thelbi i krishtërimit–“Totus Tuus”. Ja pra fundi i mentalitetit qytetar grek po në mitin paragrek duke rënë në po ata elementë në Krishtërim.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Lluka Qafoku, Miti pellazg

Identiteti kombëtar

September 14, 2015 by dgreca

Nga Lluka QAFOKU/Këtu vështirësia e madhe qëndron tek përkufizimi (définition) i kombit(nation).Si “aftësi shtetformuese” (capacité de bâtir un État), kjo cilësi ka mbetur e pazhvilluar tek shqiptarët, me shtete te dobta ose tepër të keqadministruara. Shkaku eshte historia: kur Shqiperia, e coptuar dhe nga një e drejtë zakonore fisnore tepër e forte e trashëguar,për shkak të rrezikut real të zhdukjes nga Perandoria Osmane(kjo përkujtohet me shqipen e zezë të flamurit)) imitoi popujt e vjeter indoevropianë (me inskenimin historik në shek.XV të historisë legjendare të mbretit Artur në mitin modern të Skënderbeut Gjergj Kastriotit në Lidhjen e Lezhës) në një përpjekje tepër të pabarabartë si shkak për kombformim, kjo përpjekje u shtyp dhe u coptua pa mëshirë,dhe shkaktoi një eksod dhe denatyrim për këtë popull të vogël të ngjashëm me atë izraelitin të pas Bar Kokhav-it dhe pushtimit të Jerusalemit nga Titi.Pra nëse kombin unë po e përkufizoj si “potencialitet për shtetformim” (apo “nevojë për shtetformim” e barabartë me të)(potentialité de bâtir un État), kjo është e madhe tek shqiptarët, në dallim pra nga “aftësia shtetformuese” që është tepër e pazhvilluar tek shqiptarët, për shkak të mungesës së hapësirës historike të zhvillimit,si dhe të drejtës zakonore të rrënjosur kuazi biologjikisht në një moral kolektiv tepër serioz e të mirëruajtur në shekuj me prirje intrinseke dhe të natyrshme anarkike (të ngjashme me popujt e tjerë “barbarë” indoevropianë të antikitetit –keltët, galët, britët).Kjo anarki në shtetin tepër të dobët deri karikaturik shqiptar të shek. XX ka degjeneruar dhe në trajta të përshkruara nga At Theofan Noli, Ati i kombit të ri shqiptar të shek.XX, në esenë e tij politike lapidare “Të pesë anarqitë”. Ky “potencialitet për shtetformim” për mua ka pjesën e vet në suksesin e pavarësimit të Kosovës.

Tani për identitetin si ndjenjë: në gjuhën tonë fjala Komb, me kuptimin “lidhje, nyje” është identike me fjalën Komb, në kuptimin “popull i besëlidhur”,siç është përafërsisht dhe në frëngjisht (nga lat.) fjalët nœd dhe nation).Po kështu dhe fjala “shqip”=gjuha është identike me fjalën “shqip”= sinqerisht, ndershmërisht,troç, siç është sërish përafërsisht në frëngjisht fjala français me fjalën franc, franchement. Kjo për mendimin tim pasqyron egzagjerimin e ndjenjës së “besëlidhjes” dhe të “fjalës së dhënë” që ka qenë tradicionalisht po aq e fortë ndër shqiptarët sa “omertá” për jugitalianët..Shqiptarët janë tradicionalisht, origjinalisht një popull pa qytete dhe pa femra (të dyja këto kanë qenë në vendin e tyre historikisht dhe kanunisht të huaja) si pararomakët e lashtë. Shqiptarët tradicionalë urrejnë shtirjen (hipokrizinë) deri në ekzagjerimin e distancimit nga arti che zhvillimi shoqëror formal qytetar. Ky lloj morali tepër serioz, krenar che i pazhvillueshëm, i lidhur me kultin e vetëmbrojtjes madje dhe armës, ka bashkëjetuar me monoteizmin në trajtat e tij të ndryshme, madje dhe ka luajtur rol në zhvillimin etij, por nuk është as asimiluar e as zbutur prej tij.Poeti ynë kombëtar, At Gjergj Fishta, ishte ai françeskan që i këndoi trimërisë shqiptare në lartësi homerike(?!!), dhe kryediplomati shqiptar , Faik bej Konica, e fillon “lutjen” e tij të famshme me virtutin sublim shqiptar “O Zot , më ndih të mbyll gojën kur s’kam gjë për të thënë…”.

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Identiteti Kombetar, Lluka Qafoku

NDEROHET ALBANOLOGIA E SHQUAR Dr. ODETTE MARQUET

June 27, 2014 by dgreca

Mbi ceremoninë e akordimit të Urdhrit të Legjionit të Nderit veteranes së luftës për pavarësinë e Kosovës dhe rrëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri, Motrës së vogël, albanologes së shquar, Dr. Odette Marquet/
Nga Lluka Qafoku/
Ambasadorja franceze në Tiranë, Z. Christine Moro, organizoi në selinë e ambasadës në dt. 24.06.2014, një pritje-koktej me rastin e akordimit të Urdhrit më të lartë të Republikës franceze, atij të Legjionit të Nderit, regulltares së një prej Urdhrave më modernë e revolucionarë të Kishës Katolike, përkushtuar dialogut ndërfetar dhe rrëzimit të perdes së hekurt, heroinës së përpjekjes kundër regjimeve të Millosheviçit dhe Enver Hoxhës, ku dhe duroi arrestimin politik dhe përndjekjen në të parin, si dhe rrezikoi jetën duke e vizituar dhe mori pjesë në rrëzimin e të dytit e të gjithë pasojat e tij me vetmohim të rrallë, Dr. Odette Marquet. Z. Odette i ka kushtuar çështjes shqiptare në të gjitha dimensionet, sociale fetare dhe kulturoro-intelektuale , pothuajse në të gjithë komunitetet shqiptare autoktone, si dhe pranë arbëreshëve të Italisë, më shumë se gjysmën e jetës. Në këtë takim të ngushtë, pa praninë e medias, pata nderin të isha i ftuar, dhe përfaqësova AAFH-ën, organizatën “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane”, dhe informova mbi veprimtarinë e objektivat e saj.
Në takim morën pjesë Kryepeshkopi katolik i Shqipërisë, Monsinjor Rrok Mirdita, nunci apostolik në Tiranë dhe autoritete fetare, intelektualë të shquar shqiptarë dhe diplomatë francezë por dhe mjaft njerëz “ të thjeshtë”, por miq të ngushtë të motrës Odette, rreth 40 vetë me gjithë bashkëshortët. Ambasadorja Christine prezantoi motrat Odette dhe Helene (të të njëjtit Urdhër) ku e dyta mori Urdhrin e Meritës për veprimtarinë në Rumani. Motrat e morën fjalën duke falënderuar për mikpritjen e popullit shqiptar duke vënë në dukje cilësitë e larta morale të tij, gjë që kishte qënë një mbështetjë e paçmuar në punën e tyre vetmohuese të koordinimit të ndihmave perëndimore gjatë luftës së Kosovës dhe eksodeve shqiptare. Motra Odette theksoi veprimtaritë për luftën ndaj mbetjeve të diktaturës komuniste në Shqipëri, që e cilësoi si nga më të ashprat e të pashpirtat në botë.
Ra në sy mosprania e politikanëve apo zyrtarëve shqiptarë, të cilët duhet thënë se kanë treguar një mospërfillje të vazhdueshme ndaj punës pastorale e sidomos intelektuale të motrës Odette, ku, përveç qëndrimeve politike proshqiptare, ajo është dalluar edhe me propagandimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, që nga doktoratat në Sorbonë e Prishtinë e deri në botimet e shumta cilësore shqip teologjike e patriotike (ndër të tjera, monografia me zbulime për Pjetër Bogdanin, punimet për arbëreshët, Fjalori më prestigjioz teologjik i termave i përkthyer shqip e deri në Katekizmin publik me më shumë se 20000 kopje të kohëve të fundit, në përputhje me standartet e vendeve të tjera katolike evropiane). Në disa prej tyre kam pasur nderin të bashkpunoj edhe unë. Kështu, në ndryshim po dhe në përputhje (për mospërfilljen fillestare shqiptare) me Nënën Terezë, motra Odette po merr meritën nga atdheu i saj për punën që në fakt ka bërë e po bën për kombin shqiptar, kur asnjë dekoratë nuk i është akorduar akoma nga shteti shqiptar.
(Ne foto: Lluka Qafoku dhe Dr. Odette Marque)

Tiranë, 25.06.2014

Filed Under: Kulture Tagged With: ALBANOLOGIA E SHQUAR, Dr. ODETTE MARQUET, Lluka Qafoku, nderohet

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT