NJU JORK/24 Qershor-AE/.- Albanian Excellence , kaloi nje sfide te madhe te dielen e 24 qershorit ne Nju Jork, duke nenshkruar nje peticion jo te lehte ne mbeshtetje te viktimave te dhunes seksuale te luftes ne Kosove ne vitin 1999.Ne shtepine e nje zonje suksesi amerikan, znj Liljana Gashi, nen nje diell te mpire me zagushi, u nenshkrua nje peticion- lutje plot dhimbje, e deshire per nje jete me te mire, dhe per nje jete qe duhet te ndryshoje per grate, nenat , vajzat, motrat, qe u bene pre e dhunes seksuale gjate Luftes se Kosoves se vitit 1999, lufte qe shenoi edhe eksodin me te madh te zhvendsojes se shqiptareve nga trojet e tyre, ne nje fund -shekulli .
Po mbushen 20 vite, nga ajo kohe, dhe tani Kosova eshte shtet me te gjitha te drejtat, por me nje histori te lare me shume gjak, e me shume tronditje te mberritura deri ne gen, nga nje lufte abusurdi mes vedit.
Sa dhimbje dhe sa lot, sa kohe e sa jete e shkuar dem, sa mund e kohe e dhimbusur ka kaluar qe atehere e sa shume histori po ashtu, kur viktimat e dhimbjes perkrenare, vijojne te vuajne te pamunduren e jetes se tyre , deri ne ate moment brutal aq te vetedijshem sa drita e diellit.
Shkrimi dhe me pas nenshkrimi i ketij peticioni , kishte brenda vetes kete dhimbje , kete here edhe te Zonjave , nenave, motrave ketu ne Nju Jork , te nje dimensioni tjeter, te nje dimensioni plot realizime me mund ne kontinentin e lirise, dimensione njerezore te perhumbura, e te ringritura ne nje vend qe ju jep mundesine gjithkujt te tregoje veten dhe mundesine e tij te barazise ne vlefshmerine e vleres se tij.
Ndaj dhe nenshkrimi i ketij peticioni ne mbeshtetje te viktimave te dhunes seksuale ne luften absurd te vitit 1999, merrte njejtrajtshmerine e vleres se madhe njerezore, prinderore, shqiptare , te njerezve tane te ikur, ndoshta edhe me koken pas, nga shtepia , kopshti, deti blu, qielli, nga dyqani i bukes, nga fqinjet dhe miqte e shoket.
Dimensionet njerezore te dy boteve te njejta ne lloj, po aq te ndryshme ne permbajtje dhe ne forme , u takuan nje te mes viti , ketu ne Nju Jork.
Ku me mire kur grate mbeshtesin grate…, ku me mire kur qetesia per nje kauze mbeshtjell trupin dhe shpirtin per te thene te gjitha se bashku nje lutje te madhe per me te miren e viktmave absurd te nje lufte absurde.
Zonja te nderuara ketu ne Nju Jork, se bashku , me nje jete suksesi, lodhje, perpjekje, mundi, deshire per nje jete me te mire, me sforco fizike dhe mendore, shume here per me te miren e jetes dhe familjes se tyre, u mblodhen nje te diele nen logon e Albanian Excellence, per te folur se bashku, per te rrefyer se bashku jetet e tyre, per patur lote ne syte e tyre, teksa lotet kryqezoheshin mes njera –tjetres, por dhe per t’u lutur se bashku per simotrat e tyre qe ende vijojne te vuajne dhimbjen e madhe te dhunes se ushtruar ndaj tyre, kete here me e madhe nga paragjykimet ndaj saj.
Lutja e tyre ishte e madhe, ishte me shprese, ishte nje lutje e derdhur edhe nga syte e mendja e bukur e Anes, qe ne stolite e jetes se saj, kishte bekuar cdo rruaze qe kishte derdhur.
Stolite e Anes, tani do ti mbanin ne ditet e tyre keto gra dhe zonja shqiptaro-amerikane, do ti mbanin me bekimet e kesaj gruaje te forte e cila me lote dhimbje , tregoi ne kete dite te madhe historine e saj amerikane.
Une shihja , kete te diele mes emocionesh qe me mbeshtillnin fytin , se si rritej lutja e nisur nga rruazat e bukura e fatesjellese te Anes tone!!!
Shihja dashuri dhe miresi ne syte e tyre , e lutje shume lutje per shprese per miket , shoqet , motrat e nenat , qe jetojne ne nje dimension tjeter ballkanik , te rrenuar nga luftrat absurde te koheve absurd.
Peticioni i lutjes heshte tek mbante siper, firmat e jeteve te zonjave te te gjithe Shqiptarise!!!
Sepse peticioni , nisi te nenshkruhej ketu ne metropolin e madh te botes, gati, ne nje fund qershori, ne nje te diele kur rete grindeshin lart ne qiellin e madh amerikan ne kerkim te shiut.
Nuk eshte e lehte te jesh 7 mije kilometra larg vije ajrore vendit tend… Une si nje gazetare e ndodhur mes dy boteve dashurie, me kembengulje vendosa ta hidhja mes zonjash ne Nju Jork , firmat e para te ketij peticioni !!!
Ndaj edhe une them se ka udhe te gjate per te bere ky peticion!!!
Sepse ai eshte peticioni i lutjes sone te madhe, eshte peticioni i miresise qe duhet ti dhurojme me shume dashuri dhe vullnet , nenave , motrave, zonjave, te nje lufte absurde , te nje kohe absurd !!!, me shume durim vetmitar apo jo, te zhurmshem apo zemerak, te gjate apo te shkrter ne kohe !!!
Dhe ne fund te fundit , para veshtrimit te perhumbur, te te gjitha atyre zonjave , qe fati ju nda me dysh, sepse te gjitha keto fshihen perballe nje kauze te madhe, sepse ai eshte peticioni i Lutjes !!!
Le ta firmosim !!!
***
Peticion: Grate ne mbeshtetje te viktimave seksuale gjate luftes ne Kosove ne vitin 1999
Ne kuader te shpalljes se projektit “Zonjat qe bejne Shqiptarine”, nga Albanian Excellence , Zonja nga Shqiperia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, sot shtetase amerikane, duke e konsideruar shume te rendesishme kauzen e Albanian Excellence, per te mbeshtetur viktimat seksuale gjate Luftes ne Kosove ne vitin 1999, te cilat vijojne te jetojne nen paragjykime te forta , marrin persiper te nenshkruajne kete iniciative ne formen e nje peticioni :
Eshte nje peticion i grave shqiptare ketu ne Nju Jork me deshiren per tu mbeshtetur nga Zonja, bija nena, gra shqiptare ne mbare boten, per te ndaluar dhe per ti thene Stop !!!, dhimbjes ndaj viktimave seksuale gjate Luftes ne Kosove, ne vitin 1999, per ta konsideruar dhunen seksuale krim te kesaj lufte.
Pavaresisht se lufta ka mbaruar ne vitin, 1999, ‘lufta’ per keto zonja ( sipas statistikave, te pakten 20.000 viktima te dhunes seksuale), ende nuk ka mbarur deri sa paragjykimet ndaj tyre vazhdon te jene si, nga shoqeria, familja, opinioni.
Duke u bashkuar dhe u solidarizuar me keto zonja, ne bashkohemi me dhimbjen e tyre te madhe , bashkohemi me jeten e tyre te mbetur peng pa dashjen e tyre dhe nga keqedashesia e njerezve qe duhet te kene denimin qe meritojne, pasi kane shkaterruar pa kushte jete njerezish te pafajshme.
Duke menduar se do te jemi nje mbeshtetje e fuqishme e zerit te tyre, ne kerkojme nga qeveria e Kosoves, por edhe nga qeveria e Shqiperise, te rrisin mbeshtetjen ndaj tyre dhe te sensibilizojne opinionin vendas dhe nderkombetar per te njohur kete kauze ne histori, si te pashembullt , kur grate jane dhunuar e percudnuar ne menyre te paprecdente .
Ne kete menyre , ne kerkojme te vijoje pa kthim mbrapa kerkimi i fajtoreve dhe denimi i tyre.
Grate shqiptare ne mbeshtetje te viktimave seksuale te Luftes ne Kosove ne vitin 1999
Mbeshtesim kete Kauze, sepse eshte koha kur gruaja shqiptare kudo eshte, te jete ne mbeshtetje te gruas shqiptare qe eshte ne nevoje dhe me pasoja te renda psikologjike. Ne mbeshtesim idene se duhet punuar fort kunder paragjykimeve per ndergjegjesimin e popullsise ne Kosove, Shqiperi ashtu edhe ne Bashkesine Nderkombetare kunder kesaj dukurie.
Ne propozojme, nje rezolute ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, duke mbeshtetur shoqerine civile ne Kosove, per njohjen e viktimave te dhune seksuale gjate luftes ne Kosove si krim lufte. Ne mbeshtesim peticionin e nenshkruar ne Kosove, per rehabilitimin e viktimave dhe perfshirjen e tyre te plote ne shoqeri pa paragjykim.
Ne i bejme thirrje te gjitha grave shqiptare kudo jane, sipas kushteve familjare, ekonomike, sociale, te behen mentore te grave te dhunuara, duke mbeshtur miket, shoqet, nenat, motrat, heroinat e heshtura te diteve tona , duke qene nje shtyse dhe ndihme e madhe ne jeten e tyre.
Le te fillojme nga vetja jone, le te nisim nga vetja jone kete kauze te madhe humane per te drejten e per te mohurat qe nuk duhet te jene te mohura absolutisht jo.
Nga Nju Jorku, mbas nje aktiviteti shume domethenes ku Zonja te nderuara nga e gjithe hapesira mbareshqiptare treguan si kane arritur te jene gra te suksesshme ne shekullin e XX, i bejme thirrje te behen zeri i tyre, i bejne thirrje te luftojne kudo jane, koncepte dhe mentalitete te gabuara qe dhunojne me shume se asgje keto zonja.
Me kete vullnet te lire te ndihmojme ne ndertimin e nje qendre profesionale ku keto zonja te mesojne nje profesion ne menyre qe te ndihen te barabarata mes te barabartave.
Le te jemi te gjitha se bashku , per sa shkruam e po firmosim me vullnetin tone te lire !!!
Jeta e viktimave te dhunes seksuale gjate Luftes ne Kosove ne vitin 1999, tyre mund te ndryshoje duke u mbeshtetur nga Grate shqiptare kudo jane !!!
Ne se desheroni te mbeshtesni kete peticionin e solidaritetit te Grave te dhunuara gjate Luftes ne Kosove ne vitin 1990, dergoni nje mesazh me emrin tuaj, organizaten , vendin , ne adresen e email, albexcellence@gmail.com