• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ALBANIAN EXELLENCE: NJE PETICION QE DUHET TA FIRMOSNI EDHE JU!

June 25, 2018 by dgreca

1 albanian ExelenceNJU JORK/24 Qershor-AE/.- Albanian Excellence , kaloi nje  sfide te madhe te dielen e 24 qershorit ne Nju Jork, duke nenshkruar nje peticion jo te lehte ne mbeshtetje te viktimave te dhunes seksuale te luftes ne Kosove ne vitin 1999.Ne shtepine e nje zonje suksesi amerikan, znj Liljana Gashi, nen nje diell te mpire me zagushi, u nenshkrua nje peticion- lutje plot dhimbje, e deshire per nje jete me te mire, dhe per nje jete qe duhet te ndryshoje per grate, nenat , vajzat, motrat, qe u bene pre e dhunes seksuale gjate Luftes se Kosoves se vitit 1999, lufte qe shenoi edhe eksodin me te madh te zhvendsojes se shqiptareve nga trojet e tyre, ne nje fund -shekulli .

Po mbushen 20 vite, nga ajo kohe, dhe tani Kosova eshte shtet me te gjitha te drejtat, por me nje histori te lare me shume gjak, e me shume tronditje te mberritura deri ne gen, nga nje lufte abusurdi mes vedit.

Sa dhimbje dhe sa lot, sa kohe e sa jete e shkuar dem, sa mund e kohe e dhimbusur ka kaluar qe atehere e sa shume histori po ashtu, kur viktimat e dhimbjes perkrenare, vijojne te vuajne te pamunduren e jetes se tyre , deri ne ate moment brutal aq te vetedijshem sa drita e diellit.

Shkrimi dhe me pas nenshkrimi i ketij peticioni , kishte brenda vetes kete dhimbje , kete here edhe te Zonjave , nenave, motrave ketu ne Nju Jork , te nje dimensioni tjeter, te nje dimensioni plot realizime me mund ne kontinentin e lirise, dimensione njerezore te perhumbura, e te ringritura ne nje vend qe ju jep mundesine gjithkujt te tregoje veten dhe mundesine e tij te barazise ne vlefshmerine e vleres se tij.

Ndaj dhe nenshkrimi i ketij peticioni ne mbeshtetje te viktimave te dhunes seksuale ne luften absurd te vitit 1999, merrte njejtrajtshmerine e vleres se madhe njerezore, prinderore, shqiptare , te njerezve tane te ikur, ndoshta edhe me koken pas, nga shtepia , kopshti, deti blu, qielli, nga dyqani i bukes, nga fqinjet dhe  miqte e shoket.

Dimensionet njerezore te dy boteve te njejta ne lloj, po aq te ndryshme ne permbajtje dhe ne forme , u takuan nje te mes viti , ketu ne Nju Jork.

Ku me mire kur grate mbeshtesin grate…, ku me mire kur qetesia per nje kauze mbeshtjell trupin dhe shpirtin per te thene te gjitha se bashku nje lutje te madhe per me te miren e viktmave absurd te nje lufte absurde.

Zonja te nderuara ketu ne Nju Jork, se bashku , me nje jete suksesi, lodhje, perpjekje, mundi, deshire per nje jete me te mire, me sforco fizike dhe mendore, shume here per me te miren e jetes dhe familjes se tyre, u mblodhen nje te diele nen logon e Albanian Excellence, per te folur se bashku, per te rrefyer se bashku jetet e tyre, per patur lote ne syte e tyre, teksa lotet kryqezoheshin mes njera –tjetres, por dhe per t’u lutur se bashku per simotrat e tyre qe ende vijojne te vuajne dhimbjen e madhe te dhunes se ushtruar ndaj tyre, kete here me e madhe nga paragjykimet ndaj saj.

Lutja e tyre ishte e madhe, ishte me shprese, ishte nje lutje e derdhur edhe nga syte e mendja e bukur e Anes, qe ne stolite e jetes se saj, kishte bekuar cdo rruaze qe kishte derdhur.

Stolite e Anes, tani do ti mbanin ne ditet e tyre keto gra dhe zonja shqiptaro-amerikane, do ti mbanin me bekimet e kesaj gruaje te forte e cila me lote dhimbje , tregoi ne kete dite te madhe historine e saj amerikane.

Une shihja , kete te diele mes emocionesh qe me mbeshtillnin fytin , se si rritej lutja e nisur nga rruazat e bukura e fatesjellese te Anes tone!!!

Shihja dashuri dhe miresi ne syte e tyre , e lutje shume lutje per shprese per miket , shoqet , motrat e nenat , qe jetojne ne nje dimension tjeter ballkanik , te rrenuar nga luftrat absurde te koheve absurd.

Peticioni i lutjes heshte tek mbante siper, firmat e jeteve te zonjave te te gjithe Shqiptarise!!!

Sepse peticioni , nisi te nenshkruhej ketu ne metropolin e madh te botes, gati, ne nje  fund qershori, ne nje te diele kur rete grindeshin lart ne qiellin e madh amerikan ne kerkim te shiut.

Nuk eshte e lehte te jesh 7 mije kilometra larg vije ajrore vendit tend… Une si nje gazetare  e ndodhur mes dy boteve dashurie, me kembengulje vendosa ta hidhja mes zonjash ne Nju Jork , firmat e para te ketij peticioni !!!

Ndaj edhe une them se ka udhe te gjate per te bere ky peticion!!!

Sepse ai eshte peticioni i lutjes sone te madhe, eshte peticioni i miresise qe duhet ti dhurojme me shume dashuri dhe vullnet , nenave , motrave, zonjave, te nje  lufte absurde , te nje kohe absurd !!!, me shume durim vetmitar apo jo, te zhurmshem apo zemerak, te gjate apo te shkrter ne kohe !!!

Dhe ne fund te fundit , para veshtrimit te perhumbur, te te gjitha atyre zonjave , qe fati ju nda me dysh, sepse  te gjitha keto fshihen perballe nje kauze te madhe, sepse ai eshte peticioni i Lutjes !!!

Le ta firmosim !!!

***

Peticion: Grate ne mbeshtetje te viktimave seksuale gjate luftes ne Kosove ne vitin 1999

Ne kuader te shpalljes se projektit  “Zonjat qe bejne Shqiptarine”, nga Albanian Excellence , Zonja nga Shqiperia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, sot shtetase amerikane, duke e konsideruar shume te rendesishme kauzen e Albanian Excellence, per te mbeshtetur viktimat seksuale gjate Luftes ne Kosove ne vitin 1999, te cilat vijojne te jetojne nen paragjykime te forta  , marrin persiper te nenshkruajne kete iniciative ne formen e nje peticioni :

Eshte nje peticion i grave shqiptare ketu ne Nju Jork  me deshiren per tu mbeshtetur  nga Zonja, bija nena, gra  shqiptare ne mbare boten,  per te ndaluar dhe per ti thene Stop !!!,  dhimbjes  ndaj  viktimave seksuale gjate Luftes ne Kosove, ne vitin 1999, per ta konsideruar dhunen seksuale krim te kesaj lufte.

Pavaresisht se lufta ka mbaruar ne vitin, 1999,  ‘lufta’ per keto zonja ( sipas statistikave, te pakten 20.000 viktima te dhunes seksuale), ende nuk ka mbarur deri sa  paragjykimet ndaj tyre vazhdon te jene  si, nga shoqeria, familja, opinioni.

Duke u bashkuar dhe u solidarizuar me keto zonja, ne bashkohemi me dhimbjen e tyre  te madhe , bashkohemi me jeten e tyre te mbetur peng pa dashjen e tyre dhe nga keqedashesia e njerezve qe duhet te kene denimin qe meritojne, pasi kane shkaterruar pa kushte jete njerezish te pafajshme.

Duke menduar se do te jemi nje mbeshtetje e fuqishme e zerit te tyre,  ne kerkojme nga qeveria e Kosoves, por edhe nga qeveria e Shqiperise, te rrisin mbeshtetjen ndaj tyre dhe te sensibilizojne opinionin vendas dhe nderkombetar per te njohur kete kauze ne histori, si  te pashembullt , kur grate jane dhunuar e percudnuar ne menyre te paprecdente .

Ne kete menyre , ne kerkojme te vijoje pa kthim mbrapa kerkimi i  fajtoreve dhe denimi i tyre.

Grate shqiptare ne mbeshtetje te viktimave seksuale te Luftes ne Kosove ne vitin 1999

Mbeshtesim kete Kauze, sepse eshte koha kur gruaja shqiptare kudo eshte, te jete ne mbeshtetje te gruas shqiptare qe eshte ne nevoje dhe me pasoja te renda psikologjike. Ne mbeshtesim idene se duhet  punuar fort kunder paragjykimeve per ndergjegjesimin e popullsise ne Kosove, Shqiperi ashtu edhe ne Bashkesine Nderkombetare kunder kesaj dukurie.

Ne propozojme, nje rezolute ne Organizaten  e Kombeve te Bashkuara, duke  mbeshtetur shoqerine civile ne Kosove, per njohjen e viktimave te dhune seksuale gjate luftes ne Kosove si krim lufte. Ne mbeshtesim peticionin e nenshkruar ne Kosove, per rehabilitimin e viktimave dhe perfshirjen  e tyre te plote ne shoqeri pa paragjykim.

Ne i bejme thirrje te gjitha grave shqiptare kudo jane, sipas kushteve familjare, ekonomike, sociale, te behen mentore te grave te dhunuara, duke mbeshtur miket, shoqet, nenat, motrat, heroinat e heshtura te diteve tona , duke qene nje shtyse  dhe ndihme e madhe  ne jeten e tyre.

Le te fillojme nga vetja jone, le te nisim nga vetja jone kete kauze te madhe humane per te drejten e per te mohurat qe nuk duhet te jene te mohura absolutisht jo.

Nga Nju Jorku, mbas nje aktiviteti shume domethenes ku Zonja te nderuara nga e gjithe hapesira mbareshqiptare treguan si kane arritur te jene gra te suksesshme ne shekullin e XX,  i bejme thirrje te behen zeri i tyre, i bejne thirrje te luftojne kudo jane, koncepte dhe mentalitete te gabuara qe dhunojne me shume se asgje keto zonja.

Me kete vullnet te lire te ndihmojme ne ndertimin  e nje qendre profesionale ku keto zonja te mesojne nje profesion ne menyre qe te ndihen te barabarata mes te barabartave.

Le te jemi te gjitha se bashku , per sa shkruam  e po firmosim me vullnetin tone te lire !!!

Jeta e viktimave te dhunes seksuale gjate Luftes ne Kosove ne vitin 1999, tyre mund te ndryshoje  duke u mbeshtetur nga Grate shqiptare kudo jane  !!!

Ne se desheroni te mbeshtesni kete  peticionin e solidaritetit te Grave te dhunuara gjate Luftes ne Kosove ne vitin 1990,  dergoni nje mesazh  me emrin tuaj, organizaten , vendin , ne adresen e email, albexcellence@gmail.com

Filed Under: Featured Tagged With: Albanian Exellence, grate e dhunuara, Lufat e Kosoves, Peticioni

Disa pyetje për Qeverinë me rastin e 5-vjetorit të peticionit për Rrugën e Arbërit

March 18, 2018 by dgreca

16,000 përkrahës kërkojnë që peticioni të pranohet formalisht nga Kryeministri Edi Rama/

Nga Gëzim Alpion & Grupi i Lobimit/

1 Gezim AlpionSot është 5-vjetori i peticionit online për Rrugën e Arbërit. Me këtë rast, falenderojmë të gjithë nënshkruesit dhe mediat për përkrahjen e vazhdueshme.

Peticioni filloi para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, me shpresë se do të rezultonte në një dialog konstruktiv, me Qeverinë e re, për këtë vepër të zvarritur që nga viti 2005. Ne theksuam që në fillim se peticionin do ta mbajmë të hapur deri në përfundimin e rrugës me standarde ndërkombëtare dhe se nuk do të ndikohemi nga asnjë forcë politike.

Premtimet i kemi mbajtur, por Kryeministri Edi Rama refuzoi ta pranonte peticionin formalisht gjatë mandatit të parë. Kohët e fundit, disa anëtarë të Grupit të Lobimit kanë pranuar ftesa nga Kryeministri për tu takuar me të në veprimtari të ndryshme. Ne shpresojmë se, në një kohë të përshtatshme për z. Rama, interesimin personal të të cilit për këtë vepër e vlerësojmë, do të na krijohet mundësia të ndajmë me të mendimet, sugjerimet dhe shqetësimet tona, disa nga të cilat do t’i përmendim më poshtë.

Në vendet demokratike, kur një peticion siguron një numër të caktuar nënshkrimesh, shqyrtohet nga institucionet shtetërore. Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, një vend me 65.5 milionë banorë, një peticion me 10,000 nënshkrime, merr përgjigje nga qeveria; kur numri i përkrahësve arrin në 100,000, debatohet në Parlament.

Përse në Shqipëri, ku popullsia është më pak se 3 milionë, një peticion me më shumë se 16,000 përkrahës (13,000 online dhe 3,000 në formularë) jo vetëm që nuk përfillet, po edhe përçmohet kaq gjatë nga Qeveria? Çfarë mesazhi i përcjell ky qëndrim nënshkruesve, numri i të cilëve sa vjen e shtohet? Po dibranëve, të cilët, që nga copëtimi i kësaj zone në 1913-tën, kanë njohur vetëm injorim nga qeveritë në të dyja anët e kufirit dhe vazhdojnë të jenë viktima të ‘kolonializmit intra-nacional’, që shfrytëzon çdo pasuri pa bërë asnjë investim të dukshëm? Po bashkëatdhetarëve, në zona të tjera të ‘largëta’ dhe po aq të lëna pas dore? Po intelektualëve, që nëpërmjet një nisme të tillë, po dëshmojnë, edhe pse në mënyre modeste, se nuk janë të shkëputur nga problemet e vendit? Po elitës në diasporë, të cilën kryeministri i radhës e fton në Tiranë, gjoja për të kontribuar në zhvillimin e vendit, por askush, deri tani, nuk duket se ka ngenë të marrë parasysh propozimet e saj konkrete? Dhe mbi të gjitha, po brezit të ri, që për fat të keq, edhe pas afro tre dekadash amullie, synon të largohet nga vendi pasi nocionet ‘demokraci’ dhe ‘shtet i së drejtës’ i janë zvetënuar?

Dikush mund të pyes, përse edhe pas pesë vitesh, ne jemi të gatshëm për të biseduar me qeverinë? Sepse, si intelektualë, ne besojmë në dialog. Është për të ardhur keq që, ky brez politikanësh, duket sikur vepron, vetëm kur përballet me protesta rrugësh.

Ja disa nga çështjet që do të ngremë ne në takimin me Kryeministrin, po qe se na jepet mundësia.

Ne duam sqarime se kush mban përgjegjësi për veprimet e mëparshme arbitrare në lidhje me Rrugën e Arbërit? Përse vazhdoi sharada me kinezet kur ne kishim paralajmëruar që në fillim se, edhe pas hartimit të një ligji të posaçëm nga Parlamenti, dhe nënshkrimit të një kontrate me palën kinez, gjithçka do të dështonte?

Siç thamë në fillim, ne i përshëndesim përpjekjet e Kryeministrit dhe Qeverisë për të siguruar fondet në mënyrë që punimet për ndërtimin e kësaj vepre, që është bërë prej kohësh një tregues i frikshëm dhe i turpshëm i shkallës së ulët të efikasitetit të shtetit, më në fund, të fillojnë. Megjithatë, duhet te jesh naivë të besosh se kjo çështje është e ‘përfunduar’ ngaqë u bë një prezantimi virtual.

Dibranëve u është uruar edhe më parë kjo vepër iluzive. Prandaj, kanë të drejtë të jenë skeptikë për aq kohë sa nuk ka transparencë për fondet, projektin, kur fillojnë, sa do të zgjasin dhe kur do të përfundojnë punimet, për kompetencën teknike të kompanive që do të angazhohen në realizimin e kësaj vepre, për penalitetet me të cilat Qeveria dhe sipërmarrësit do të përballen po qe se ka devijime në projekt, dhe nëse dibranët do të ‘diskriminohen’ përsëri duke ju kërkuar të paguajnë për ‘privilegjin’ për të ardhur në Tiranë.

Po qe se Qeveria nuk është në gjendje të sqarojë publikun për çështjet e mësipërme, nuk ka asnjë garanci se, ajo që ndodhi me rrugën e Kukësit dhe të Elbasanit, ku kostot u shumëfishuan gjatë kohës së ndërtimit dhe punimet u bënë me cilësi të dobët, të mos përsëritet edhe me Rrugën e Arbërit.

Në videoprezantimin e rrugës nga Ministria e Transportit, segmenti aktual ‘Bulqizë-Ura e Çerenecit’, konsiderohet i ndërtuar. Ne konstatojmë se ky segment nuk i përmbush standardet e rrugëve europiane. Prandaj, kërkojmë që Qeveria ta rishikojë këtë segment.

Nëse ky segment është kuti me të cilin do të matet cilësia e punimeve, kjo do të thotë se edhe segmentet e reja do të jenë me cilësi të dobët. Ndërtimi shkel e shko i Rrugës së Arbërit do të jetë një përbuzje tjetër jo vetëm për 200,000 dibranë po edhe për të gjithë taksapaguesit shqiptarë.

Ne shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë, dhe se Rruga e Arbërit do të jetë vërtet, siç e ka cilësuar Kryeministri, ‘rruga e parë me standarde europiane’ në Shqipëri.

___________________________________

Peticioni mund të nënshkruhet këtu: http://chn.ge/1NZeyGu

Filed Under: Analiza Tagged With: Disa Pyetje, Gezim Alpion, Peticioni, Rruga e Arberit

Emri i Peticionit është “Kosova Republikë e Pavarur”

November 25, 2015 by dgreca

Nga Albulena Haxhiu/Të hënën më 23 nëntor, Opozita e Bashkuar, dorëzoi peticionin e me 205.254 nënshkrimeve tek Presidentja Atifete Jahjaga. Në nenin 83 të Kushtetutës së Republikës sanksionohet se “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”, në rrethanat e jashtëzakonshme nëpër të cilat po kalojmë është po ashtu institucioni i vetëm ku mund të paraqitej vullneti politik i qytetarëve. Pra kundërshtimi i tyre karshi marrëveshjeve që po na e shthurin shtetin dhe po na e rrezikojnë Republikën.Kosova nga Republikë parlamentare ka rrëshqitur në një organizim qeveritar. Sot mazhoranca në Kuvendin e Republikës së Kosovës është në shkallën e fundit drejt degradimit. Ata po i japin pamjen e makinës së votimit përfaqësimit të vullnetit politik të qytetarëve. Deputetët e mazhorancës me pak përjashtime herë shndërrohen në shërbëtor të qeverisë dhe herë si shërbëtor të ca burokratëve ndërkombëtarë por assesi në shërbëtorë të qytetarëve. Po pra është po ky Kuvend, në të cilin shqyrtohen ligje shpejt e shpejt, votohet duke bërë trysni dhe shantazh tek deputetët (rasti i Gjykatës Speciale dhe jo vetëm), Kryeministri bashkë me ministra injorojnë deputetët gjatë kohës së pyetjeve parlamentare, ministrat injorojnë ftesat në komisionet parlamentare, nuk përgjigjen në thirrjet për interpelancë, nuk votohen komisione hetimore për SHIK-un dhe hetimin e skandaleve në RTK, votohen militantë partiakë në borde, agjenci dhe institucione të pavarura siç ishte rasti me Këshillin Gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese. Një anarki e vërtetë.

Në rrethana të tjera padyshim që peticionet shqyrtohen nga Komisionin për të drejtat e njeriut, pikërisht në ketë komision i cili ka vepruar padrejtësisht të paktën në dy raste të peticioneve. Në peticionin e 33 mijë nënshkrimeve për mosngritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe atë me mbi 11 mijë nënshkrime për angazhimin në zbardhjen e rastit të Ukshin Hotit, ku Komisioni për të drejtat e njeriut rrënjësisht ka ndryshuar kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e angazhuar në ato dy peticione na patën përcjell zhgënjim e madh për faktin se qeveria i ka futur duart kudo.

Ky lloj i mazhorancës nuk është garanci as për paqe sociale e prosperitet, as për shtet të së drejtës e as për zhvillim ekonomik. Pra çfarë këta po i përcjellin prej kohësh qytetarëve është parrulla “kqyr bëja diqysh për vete”, pra ik nga të mundesh leje shtetin e vendin se “nuk bëhet”. Peticioni i organizuar për rreth 1 muaj është një përgjigje që duhet mbajtur mend. Aty në fakt, në thelb të tij deklarohet se NE nuk ikim. Ne jemi këtu në Kosovë për Kosovën. Nuk e japim Republikën e shtetin për asnjë çmim.

Nuk mbahet mend që nga paslufta, të ketë pasur peticion aq të madh dhe të organizuar për shumë pak ditë.

Komunikimi zyrtar nga Presidenca le në një lloj kuptimi idenë se dërgimi në Kushtetuese i “Zajednicës” është deri diku mision i kryer sa i takon Presidentes. Ne në fakt i kemi dorëzuar asaj Peticionin që kërkon tërheqjen e 4 marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, pra atë për “Zajednicën”, atë për Kodin shtetëror telefonik, për ElektroSeverin, për ndarjen e re të Suhodollit në Mitrovicë si dhe marrëveshjen e nënshkruar nga Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi për demarkacionin me Malin e Zi. Presidentja me kushtetutë është shefja e Politikës së Jashtme të Kosovës dhe si e tillë ka të gjitha mundësitë t’i drejtohet institucioneve ndërkombëtare lidhur me qëndrimet e Republikës së Kosovës. Si dhe në politikën e brendshme së paku duhet t’i thërrasë në përgjegjësi Ministrin e Jashtëm dhe Kryeministrin e po ashtu t’i drejtohet atyre dhe në emër të këtyre qindra mijra nënshkrimeve që i ka tashmë zyrtarisht të dorëzuara.

Pra, përmbushja e obligimit kushtetues nga Presidentja pritet të ndodhë sepse s’ka ndodhur ende.

Sa i takon Gjykatës Kushtetuese praktikisht përbërja e kolegjit të saj të gjyqtarëve e ka humbur besueshmërinë prej kohësh. Aty një grup nuk janë fare me mandat kushtetues e janë qytetarë të vendeve të tjera. Sot po ashtu në krye të kësaj Gjykate, është zonja Arta Rama Hajrizi, e cila së bashku me Enver Hasanin, dyshohen për falsifikim të kuorumit të tre gjyqtarëve ndërkombëtar (mandat ky që Jahjaga ia kishte vazhduar duke shkelur Kushtetutën). Ndërsa si institucion për shkak të këtyre vendimeve si heqja dorë nga shqyrtimi i marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 e deri tek moslejimi që shumica ta krijojë qeverinë por edhe tek vendimi skandaloz për amendamentimin e kushtetutës për Gjykatën Speciale.

Presidentja e vendit, nëse asgjë tjetër, të paktën do të duhej të kishte marrë mundin që këtë marrëveshje ta dërgonte në Komisionin e Venecias, meqë këtë mundësi nuk e ka opozita.

Nënshkrimet e 205.254 qytetarëve dhe e gjithë opozita e presin Presidenten të veprojë. Pra nuk mjafton dërgimi në Kushtetuese. Institucioni i saj ka ende shume punë për të bërë.

Komunikatat si ajo e fundit nga zyra e saj lënë shijen e shpërfilljes se këtyre qindra mijëra nënshkrimeve sepse qytetarët nuk kanë kërkuar në Peticion “tavolinë” ku flasin liderët por tërheqjen e marrëveshjeve.

Kështu që znj.Presidente nuk mund të diskutohet për ulje në tavolina pa ndryshim rrethanash, pra pa parë një gatishmëri të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për t’u tërhequr nga këto marrëveshje.

Presidentja Jahjaga prej kohës sa mban këtë pozicion, nuk mbaj mend të ketë përfaqësuar unitetin e popullit, as vitin e kaluar, pas zgjedhjeve parlamentare që ka mbajtur rol tërësisht të njëanshëm.  Meqë është në përfundim të mandatit të saj, të paktën le ta përfundojë me dinjitet këtë detyrë. Kësisoj ndoshta do t’i justifikohet rreshtimi përkrah qeverisë dhe shkelja mbi unitetit të popullit.

Presidente, emri i vërtetë i Peticionit është Kosova një Republikë e pavarur. Një Republikë e qytetarëve të saj dhe e institucioneve të popullit. Ke rastin të jesh pjesë e këtij konfirmimi të madh qytetar.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Albulena Haxhiu, Kosova e Pavarur, Peticioni

Kosovë-Peticioni mbi 90 mijë nënshkrime në 8 ditë

September 27, 2015 by dgreca

-Shtypi: Opozita pa alternativë/PRISHTINË, 27 Shtator 2015/ “Afër 100 mijë nënshkrime kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi”, janë mbledhur sipas njoftime të opozitës në Kosovë. “Dita e tetë 90,076 nënshkrime”, është numri deri në përfundimin e ditës së djeshme, i peticionit që vazhdon të nënshkruhet, organizuar nga opozita, e cila shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është një nga katër marrëveshjet e 25 gushtit Prishtinë-Beograd, në Bruksel.

 “Qeveria të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet me Serbinë të datës 25 gusht 2015 si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”, kërkohet në peticion.

“Opozita e bashkuar” kosovare ka paralajmëruar protesta pas peticionit. Subjekti më i madh opozitar në Kosovë, LVV, ka bërë  edhe “thirrje për vullnetarë, për mobilizim të përgjithshëm për ta mbrojtur Republikën”.

“Thërrasim për vullnetare e vullnetarë që janë të gatshëm të na ndihmojnë në organizimet tona të përditshme siç janë aksionet simbolike, tubimet me qytetarë, peticioni, organizimi i protestave, punë administrative, organizimi i takimeve të ndryshme, punët logjistike, ndihma në punën dhe kontaktin me media dhe qytetarë, etj.”, shprehet  LVV.

Tre subjektet opozitare të Kosovës, LVV, AAK e Nisma, me gjithësej 31 deputetë në parlamentin 120 anëtarësh, kanë protestuar në Kuvend dhe kanë bllokuar e ndërprerë seancën e parë të sesionit vjeshtor, në dy ditë – të nisjes dhe të vazhdimit, ku ka pasur edhe gjuajtje me vezë drejt kryeministrit kosovar.

Ndërsa, “Opozita pa alternativë”, është kryetitull i shtypit të sotëm në Kosovë.

Gazeta Koha Ditore  shkruan se, në vend të argumenteve, janë thyer vezët këtë javë në Kuvend. Ato u hodhën nga deputetët opozitarë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa që në nisje të raportimit të tij për katër marrëveshjet e fundit me Serbinë.

Opozitarët i ikën ballafaqimit të argumenteve në këtë seancë plenare, e cila u shty për një ditë tjetër, shkaku që, pas aksionit kundër Mustafës, ata penguan fizikisht edhe zhvillimin e punimeve të mëtejme. Një seancë e ndërprenë edhe javën e shkuar.

Dhe, këtyre veprimeve dhe arsenalit të vezëve i kanë paraprirë edhe aksione të tjera, sikur gjuajtja në dy raste të ndara në drejtim të eskortës së kryeministrit, tentativa për të zhvilluar edhe aksione proteste në shtëpinë e tij në fshatin Prapashticë të Prishtinës, e edhe shfryrja e gomave të dhjetëra veturave qeveritare.

Veprimet janë dënuar nga institucionet shtetërore, ndërsa kanë marrë notë negative edhe nga shumë diplomatë të akredituar në Prishtinë.

Radikalizmi i opozitës shihet si pafuqi e saj për të konkurruar me ide në skenën politike, e njëkohësisht mungesë e alternativave kundrejt politikave qeveritare.

Vëzhgues të zhvillimeve politike thonë se do t’i kushtojë kjo më së shumti vetë opozitës. Po kështu, edhe se viktimizimi i kryeministrit mund ta mobilizojë rreth tij një pjesë të heshtur të elektoratit. Një alarm që japin, është edhe ai se armiqësia mund të bartet edhe në publik”, thuhet, mes tjerash,  në shkrimin e gazetës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: 90 mije firma, Opozita, Peticioni

Kosovë-Qeveria zhvilloi mbledhjen e 50-të

September 23, 2015 by dgreca

-Opozita peticion me afër  63 mijë nënshkrime në 5 ditë/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Shtator  2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa zhvilloi sot mbledhjen e 50 të rregulltë, që nga zgjedhja në Kuvend në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.Në Kuvendin e Kosovës, dje, në një seancë me tensione e tre ndërprerje, opozita me protestë pamundësoi raportimin e kryeministrit për katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të 25 gushtit, në Bruksel.Kryeministria kosovare mbrëmë deklaroi se, “përkundër vullnetit të kryeministrit dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës që të raportojnë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve,  deputetët e opozitës, në kundërshtim me mandatin e tyre, Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, me sjelljen e tyre, e bënë të pamundur raportimin.  Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se Kuvendi duhet të krijojë kushte për raportim, në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve, si dhe vlerëson se askush nuk ka të drejtë të pamundësojë punën e institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës”.Para Kuvendit të Kosovës dje pasdite kishte edhe grumbullime qytetarësh, të ftuar nga opozita  “e shqetësuar nga njoftimet se policia mund t’i largojë nga salla e Kuvendit deputetët e opozitës”.“Ftojmë të gjithë mbështetësit tanë dhe të Republikës, të gjithë qytetarët e këtij vendi që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës”, apelonte LVV.“Në një situatë të tillë kërcënuese, ftojmë qyetarët që të vihen në përkrahje të  deputetëve, duke u mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës”, theksonte komunikata e AAK-sëOpozita, e cila kërkon edhe dorëheqjen e kryeministrit, ka paralajmëruar edhe protesta në rrugë pas peticionit që sot po nënshkruhet në ditën e gjashtë, ndërsa gjatë pesë ditëve të kaluara, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, janë mbledhur afër  63 mijë nënshkrime të qytetarëve. “Opozita në Kuvend ndërsa qytetarët në rrugë përmes nënshkrimeve, po e kundërshtojnë fuqishëm bosnjëzimin e Kosovës”, thekson subjekti më i madh politik i “opozitës së bashkuar” kundër katër marrveshjeve me Serbinë dhe “kundër faljes së territorit në kufirin me Malin e Zi”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Opozita, Peticioni, qeveria

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit
  • “VENDI IM” 5th Anniversary Concert Event
  • Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj arriti fitoren e 15-të pa asnjë humbje
  • Një cikël poetik antologjik me autorë të së njëjtës gjenealogji
  • “ENDRRA SHQIPTARE” E RIPOPULLIMIT DHE VOTA E DIASPORES
  • TURP per Kryetarin e Bashkise dhe Keshillin Bashkiak te Tiranes!
  • “Barleti i hershëm”, magjepsja e re Nadin -Plasari!
  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), mbi marrëveshjen për themelimin e Bashkësisë të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë
  • MIRËNJOHJE KOSOVË, FALEMINDERIT Z.FITIM GLLAREVA
  • Platoni mbi edukimin

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT