• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lume Blloshmi – Arti që ngre pezull ujrat e ndenjura

April 17, 2020 by dgreca

Nga Shpend Sollaku Noé/

Në kohë pandemie duhet diçka e rëndësishme të të ngrejë moralin. Dhe më shumë se fuqia bestiale e një personazhi super asgjë nuk mund të të ndihmojë. Kam mijëra e mijëra materiale në kompjuterin tim të fundit, pasi ai i parafundit nuk nxinte më, pasi ai i tretëfundit nuk nxinte më, pasi ai i katërfundit o pesëfundit i… i…

Më në fund i gjeta ato gjëra që mendoja se i kisha humbur.

Jam i lumtur për të prekur më së fundi një temë që më zbërthen të tërin: talenti i jashtëzakonshëm i një gruaje të jashtëzakonshme, i një vepre që tashmë e ka tejkaluar të vdekshmen. 

Ajo m’u gjend si një speranzë për barkën time që në këto ditë rrezikonte mbytjen në dallgët e lodhjes e të dëshpërimit. 

Është arti i saj dhe i atyre të paktëve që i ngjajnë Lumturi Blloshmit, që mund të na bëhet serum në këto kohëra kur vdekja e shpërfill kaq shumë ekzistencën tonë. 

I hap me kujdes ato foto të bëra në takimin tonë tashmë të mëparshëm, në studion e saj të ngushtë, që as për banesë një të zakonshmi nuk do t’i mjaftonte. Në studion e kthyer prej saj në atelie planetare. Nga jashtë ajo ngjan me një hyrje të thjeshtë  të një pallati banal. Por mjafton të kapërcesh pragun  për t’u ndjerë si Liza në botën e çudirave, që sapo ka rënë në strofullën që e shpie të shijojë të pamendueshmen. Edhe mua më mjaftoi të kapërcej atë prag, për të lënë për një kohë të pamasë jashtë asaj dere të rëndomte një botë të parëndësishme, të pakrahasueshme si vlerë me një artiste të tillë. 

Për të mbijetuar, ku të kapem më mirë tek vepra e Lume Blloshmit? 

Do të më mjaftonte edhe vetëm “Hapësirë vizuale”, që mund ta bëjë të zejë vend në muzetë më prestigjozë. Figura jonë më e rëndësishme kombëtare, të paktën përkrenarja e tij, mbi një kokë të pazakontë, që me brirët shënon kulmin e pjesës së majtë të veprës, në bazamentin e të cilës duket sikur prehet (?) një dragua; zjarrin e ka Prometeu-Gjergj-Zeus- që lidh me një drejtëzë të përshkënditur shqiponjën e kuqe të një flamuri në ngjyrë gjaku të mpiksur.

Një faqe të tërë muri pothuaj e zë një tjetër vepër madhore  – “Dekorata”. E gjërë jo vëtëm prej përmasave (259,5 x 112) por dhe sidomos prej ideve që mbart, prej ironisë, prej simboleve, prej dëndësisë e shumëllojshmërisë të figurave që paraqet. Me secilën prej tyre mund të ndërtohet një kuadër më vete. Teknika mikse thekson relievin e vaj-argjendtë, të vënë në pah edhe nga një përflakje që mbledh si një qefin i pjeshëm një trup gruaje në dukje të mumifikuar.  

Stop. Si i kisha kthyher shpinën një kuadri të tillë si “Dashuri dhe urejtje “? Vaji e argjendi këtu ngërthejnë dy trupa që nuk u kuptohen kufijtë; edhe kokat sikur kërkojnë të gëlltisin njera-tjetrën, në një rendje të kotë në dukje, pasi fundi është i pashmangshëm. 

Kjo lloj teknike mikste vaj-argjend është arma vetiake e Lume Bllosshmit. Askush si ajo hap zjarr me të. Pasi një zjarri të vërtetë i ndruhesh, përzhitjes prej tij, ndërsa ndodhesh para tyre. Të një llave të tillë janë ndër shumë të tjera veprat madhore “Ikja”, “Obsesion”, që të dyja të vitit 2002. 

Por në këto pak rreshta unë nuk mund të rri pa risjellë një tjetër mënyrë për të bërë art. Janë shumë veprat që Lumturia u ka dhënë jetë me ketë teknikë të papritur: të frymëzuar nga lëkura e portokallit – ide dhe mjet artistik. Un po ju po përmend vetëm njerin prej tyre: “Kryqëzimi”, në cilin Blloshmi rri karshi Giotto-s.

Një tjetër teknikë që i siguroi ekspozimin në Chelsea Art Museum New York është vepra e saj “Menu Kamasutra”,  një  kuadër i ndërtuar tërësisht me këmbë bretkosash. Erotizëm origjinal, i pastërt, që u pranua të ekspozohej edhe në një institucion fetar në Modena.

E vepra “Homazh Damien Hirst”? Ajo është ndërtuar me mjet kryesor artistik filtrat e cigareve.  Tronditje prej domethënies, prej përkushtimit, prej lëngatës së përzgjatur që njeriu i shkakton vetvetes në lojën vetëshkatërruese që ai e konsideron jetë. 

Origjinaliteti e kësaj autoreje përfshin edhe teknika të tjera. Një shkrim homazh si ky nuk mund të përmbledhë gjithcka. Kudo, edhe në atë që rëndom e quajnë art të aplikuar, ajo është tjetër gjë, si për shembull në njërën prej veprave të saj “Piramida – viaggio leggero” , ekspozuar në Modena (2005), në të cilën mjeti shprehës gjendet tek shishet.

Përhumbem edhe njëherë në fotot e shkrepura në studion e saj prej Edit, sime shoqeje. Rikridhem në një album që përmbledh pjesë të gjenisë së kësaj artisteje të madhe që jeton e vetmuar, diku, në periferinë e Tiranës një një apartament -studio, ku edhe një krijese të rëndomtë do t’i ishte marrë fryma. Dhe jo më Asaj.  

Ndërsa për të tjerë ndërtohen muze për së gjalli, si shpërblim të besnikërisë politike. Ndërsa për të jetuar kanë hapësira që edhe vet nuk arrijnë t’i jetojnë. 

Kur do të mësojmë t’ua lehtësojme krijimin gjenive tanë rebelë? Vijnë aq rrallë në jetët tona, saqë jemi ne që bëjmë vetvrasje kur i shpërfillim. 

Hapsire visual.
Dekorata…
Dashuri dhe urrejtje…
Kryqezimi Blloshmi-Giotto…
Kamasutra…
Homazh-Damian Hirst…
Viaggio leggero – Niente da perdere….
Ikja, kanavace e argjed-2020…
Fiqte e Detit….

Filed Under: Featured Tagged With: Lume Blloshmi..., Shpend Sollaku Noe'

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT