Gjysma e amerikanëve aprovon veprimet ekzekutive të presidentit Barack Obama për kontrollin e armëve. Gjithashtu, shumica e kësaj gjysme shprehet se do të mbështesë masat e mëtejshme mbi këtë çështje nëse ato do të miratohen nga presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.
Kështu tregon një sondazh i agjencisë së lajmeve “Reuters” dhe kompanisë “Ipsos”, sipas të cilit 63 për qind e qytetarëve amerikanë do të donin që shefi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë të bënte presion për ligje më të ashpra mbi pistoletat dhe pushkët. Sipas sondazhit, në radhët e demokratëve janë mbi 80 për qind ata që mbështesin veprimet e Obamës mbi armët, ndërsa nga republikanët 66 për qind janë në favor të masave të reja që duhet të merren nga pasardhësi i tij.
Por, pavarësisht mbështetjes qytetare, presidenti amerikan po has kundërshti të forta në Kongres dhe Senat, me republikanët që kërcënojnë se urdhërin e tij ekzekutiv do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.