-Presidenti Thaçi kërkon njohjen nga Madagaskari/PRISHTINË, 16 Tetor-Gazeta DIELLI/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim nënkryetarin e Senatit të Madagaskarit, z.Amido, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është faktor stabiliteti në tërë rajonin, duke promovuar dialogun dhe paqen.Ai ka informuar nënkryetarin Amido për procesin e konsolidimit të shtetësisë sonë në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se prioritet mbeten njohjet dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.Me këtë rast, presidenti Thaçi ka kërkuar njohjen e Madagaskarit, duke iu bashkuar kështu shumicës së shteteve anëtarë të OKB-së, që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Nga ana tjetër, nënkryetari i Senatit të Madagaskarit, Amido ka theksuar se shteti i tij është i interesuar për të bashkëpunuar me Kosovën në të gjitha fushat./b.j/