Bukuroshja shqiptare Lindita Martini,e cili udhetoi qe me daten 12 dhjetor drejt Malajzise,per te perfaqesuar atje Shqiperine ne eventin intenacional te bukurise” MISS TOURISM QUEEN OF THE YEAR INTERNATIONAL 2015 “,duket se po e kryen kete mision shume denjesisht.
Mes vajzave qe vine nga 5 kontinentet e botes,ajo ka krijuar nje ambjent me te ngrohte,se temperaturat e larta ne Kuala Lumpur.
Ajo veçon lidhjen e ngushte qe ka krijuar me bukuroshen Kosovare Elda NUSHI nga Gjakova,e cila perfaqeson BELGJIKEN.
Pak nga pak,ky konkurs nderkombetar po i afrohet nates finale qe do te mbahet me 31 dhjetor 2015.
Shpejtim ZEJNELI ( Drejtor Nacional i SHQIPERISE ) ka perzgjedhur:
Lindita MARTINI
21 Vjecare
Gjatesia 1.70 cm
Qyteti: SHKODER
Profesion : GAZETARE dhe PREZENTUESE
Lindita MARTINI e falenderon shume Menaxher Shpejtim ZEJNELI i cili eshte duke i qendruar prane ne cdo moment, duke qene nje mbeshtetje e madhe ne kete konkurs mes 57 shteteve te botes.
Cdo dite eshte nje eksperience e re,por ajo qe ka lene me shume mbresa per Lindita MARTINI ( MISS ALBANIA ) eshte vizita ne shtepine e femijes :Ti-Ratana,nga ku nje femije i ka lene nje mesazh shume te bukur Lindita MARTINIT : Ti ke fituar MISS TOURISM QUEEN OF THE YEAR INTERNATIONAL 2015 ne zemrat tona, shpresojme qe kjo te behet e vertet.
Lindita MARTINI ( MISS ALBANIA ) shprehet se konkurenca eshte e forte dhe nje gare gjithmone ka surpriza,por ndjehet e lumtur per mbeshtetjen e madhe qe merr cdo dite nga shqiptaret,duke shpresuar t’i kete bere sa me krenar.
Lindita MARTINI ka marr oferta pune nga Agjencite e Modes ne TURQI dhe a marr oferta per te Perfaqesuar SHQIPERINE ne shume evenimente ne bote.
Lindita MARTINI ka mesazh per gjithe SHQIPTARET kudo qe jane:
GEZUAR FESTAT E FUND VITIT :
GEZUAR KRISHTLINDJET & GEZUAR VITIN E RI 2016
Zoti bekofte Shqiperine,Zoti i bekofte shqiptaret!
MALAJZI – Fluturimi MH370: Dy pilotët e ekuipazhit epiqendra e hetimit
Nga Vila Bytyci/ KUALA LUMPUR– Pista e hetimit të sotëm për fluturimin MH370 u fokusua në kabinën e pilotit në lidhje me fjalët e fundit të transmetuara në tokë nga piloti i dytë, të cilat përkojnë me një interval kohor prej disa minutash me çaktivizimin e vullnetshëm të sistemeve kryesore të njësisë së komunikimit.
Në orën 01:19 të së shtunës, më 8 mars, ose 38 minuta pas nisjes së avionit Boeing 777 nga pista e Kuala Lumpurit me destinacion Pekinin, kontrolli ajror regjistroi komunikimin e fundit zanor transmetuar nga kabina e pilotimit drejtuar atij “Gjithçka në rregull, natën e mirë”.
Fjalët në anglisht (“All right, good night”), të formuluara në mënyrë të shkujdesur sipas autoriteteve malajziane vinin si përgjigje ndaj kontrollorëve të cilë njoftonin ekuipazhin se avioni po bëhej gati të linte hapësirën ajrore malajziane.
Hetimet paraprake tregojnë se ishte ndihmëspiloti ai që fliste, njoftoi sot drejtori i përgjithshëm i Malaysia Airlines, Ahmad Jauhari Yahya, gjatë një konference për shtyp.
Ky informacion mund të jetë vendimtar në përcaktimin se cili kontrollonte avionin në momentin kur u zhduk nga ekrani i radarëve civilë në lidhje me atë që autoritetet malajziane e kanë cilësuar si veprim i paramenduar.