• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DOLI NUMRI I RI DYMBËDHJETË I REVISTËS ” MALËSIA”

July 6, 2017 by dgreca

Doli nga botimi numri 12 i revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore “Malësia”, në Podgoricë, i cili sjellë  24 artikuj shkencorë, recensione dhe nekrologji. Në këtë numer kanë bashkëpunuar studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Italia, Rumunia dhe Mali i Zi.

1 MalesiaNë rubrikën “kulturë” punimet e veta i kanë prezantuar 14 autorë: Prof. dr. Valter Memisha( Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë) ”Rreth pasurisë leksikore të veprës së Pjetër Budit, përmesë Fjalorit të Kolë Ashtës”; Prof. dr. Zeqirja Neziri – Prof. asoc. dr. Merita Bruci ( Shkup –Tiranë) “Pjetër Budi dhe Jakopone da Todi: Dy poetë në përqasje”; Prof. dr. Fatbardha Hoxha (Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”)“Ndihmesa e shkrimtarëve të Rilindjes në përafrimin letrar të shqipes”; Prof. dr. Faredin Shabani (Universiteti i Prizrenit)“Aspekte historiko-politike të zhvillimit të alfabetit shqip deri në vitin 1879”; Prof. dr. Shefkije Islamaj(Instituti Albanologjik i Prishtinës) “Shqipja standarde dhe dialektet e shqipes sot”;  Prof. dr. Shpresa Hoxha(Universiteti i Prishtinës) “Ballafaqimi i termave të ekonomisë anglisht – shqip”; Prof.dr. Josip Mita (Universiteti i Kalabrisë)“Gjuha si objekat i natyrës dhe mësimdhënia e sintaksës në shkollë”; Prof. dr. Anton Nikë Berisha (Universiteti i Kalabrisë)” Vepra e Anton Çettës përligj dhe ndriçon rrënjët tona dhe botën tonë”; Prof. dr. Shaban Sinani (Akademia e Shkencave e Shqipërisë)” Dy ungjijtë më të vjetër të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë”; Prof. dr. Ardian Kyçyku (Rektor i Universitetit Rumun i Shkencave dhe Arteve “Gheorghe Crista”Bukuresht) “ Strabizmi i anijes dhe i gjumit (Disa fjalë për artin e Arian Lekës)”; Prof. dr. Eris Rusi(Universiteti i Korçës Fan S. Noli) “Dy novela të Kasëm Trebeshinës ndërmjet reales dhe imagjinares”; Prof. as. dr. Muharrem Jakupi(Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu)“Humori i zi si  përbësë stilistik i romaneve të Ismail Kadaresë”; Mr. Melihate Zeqiri( Prishtinë) “Prurjet leksikore në fushën e kuzhinës”.

Në rubrikën nga “Historia” janë prezantuar  pesë (5) studime shkencore: Akademik Muzafer Korkuti ( Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë) “Në rrugën e zgjidhjes së një hipoteze ( Në dritën e të dhënave të toponomisë e antroponomisë)”;  Prof. dr. Lush Culaj (Instituti Albanologjik i Prishtinës)“Trajtimi i vrasjes së Gjeçovit në parlamentin shqiptar”; Prof. asoc. dr. Edmond Malaj(Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë)“Kulti i Shën Gjon Vladimirit te shqiptarët sot”; Dr. Paulin Marku(Instituti i Historisë,Tiranë) “Kryengritja shqiptare antiosmane në vilajetin e Shkodrës dhe të Kosovës (1909-1911)”; Dr. Kastriot Marku(Milano- Itali) “Ipeshkvia e Arbnit – gjurmë në një shteg kërkimesh”.

Në rubrikën “çështje shoqërore” është prezantuar, Prof. dr. Mustafa Ibrahimi (Universiteti i Evropëës Juglindore, Tetovë), ”Portreti i Nënë Terezës në pullat postare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”.Në rubrikën” recensione” janë prezantuar katër (4) vështrime për disa botime aktuale të autorëve nga Ulqini, Sofija, Tirana, Bari-Itali, trajtuar nga Prof. dr. Rusana Bejleri, Prof. dr Shaban Sinani, Prof. dr. Gianni Antonio Palumbo dhe Dr. Ismail Doda

Ky numer mbydhet me rubrikën “ nekrologji”, nga Nikë Gashaj ”Ndahet nga jeta prof. Riza Rexha (1935- 2016).Revista Malësia ka arrijtur të krijojë një fizionomi kulturore e shkencore të gjerë kombëtare shqiptare. Për këtë arsye redaksinë e revistës e përbëjnë një numer i njohur intelektualsh nga rajonet e ndryshme, jo vetëm shqiptare, po dhe më gjerë, sikurse janë: Ruxhdi Ushaku, Gjovalin Shkurtaj, Shpresa Hoxha, Zeqirja Neziri, Matteo Mandala, Rusana Bejleri, Emin Lafe, Emine Bakalli, Simë Gjon Dobreci, Tomor Osmani, Shefkije Islamaj, Shaban Sinani, David Kalaj.

Revista Malësia i mbetet besnike konceptit të përcaktuar, që në faqet e saj të promovojë çështje të rëndësishme nga thesari i vlerave kombëtare, historike dhe kulturore të popullit shqiptar. Revista Malësia vazhdon të jetë zëdhënëse e intelektualëve shqiptarë nga mbarë hapësira shqiptare, duke pasur si qellim pasurimin e kulturës e të shkencës me njohje të reja dhe nxitjen e shpirtit krijues të të gjithë atyre  që kanë ide të reja, vizione, mundësi dhe aftësi intelektuale.Revista Malësia ka qenë dhe do të jetë e hapur për të gjithë dijetarët e kulturës shqiptare; për njohjet e tjera shkencore që kanë rëndësi dhe interes për afirmimin e kulturës dhe qenies kombëtare shqiptare.Themelues dhe kryeredaktor i revistës është Nikë Gashaj, politolog e publicist dhe Këshilltar i Avokatit të Popullit të Malit të Zi (email: malesia@t-com.me).

Filed Under: Kulture Tagged With: DOLI NUMRI I RI, DYMBËDHJETË I REVISTËS, Malesia

DOLI NUMRI NJËMBËDHJETË I REVISTËS “MALËSIA”

August 8, 2016 by dgreca

Doli nga botimi numri 11 i revistës për kulturë, shkencë dhe çështje shoqërore Malësia”, në Podgoricë, i cili sjellë 33 artikuj shkencorë, recensione, vështrime, përurime dhe nekrologji. Në këtë numer kanë bashkëpunuar studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Bullgaria, Italia, Suedia, Zvicëra, Rumunia dhe Mali i Zi.

Në rubrikën “kulturë” punimet e veta i kanë prezentuar 20 autorë: Prof. dr. Shaban Sinani (Akademia e Shkencave e Shqipërisë ) ”Gjuhët paralele të letërsisë shqipe”; Prof. Univ. dr. Ardian Kyçyku ( Rektor i Universitetit  Rumun të Shkencave dhe Arteve Gheorghe Cristea, Bukuresht ) ”Rrënjë të prozës ballkanike”; Prof. dr. Anton Nikë Berisha ( Universiteti i Kalabrisë) ” Gjon Bdek Buzuku – poeti ynë i parë – rreth katër psalmeve – poezive të Buzukut”; Prof. Emil LAFE (Tiranë) Prof. Remzi NESIMI (Shkup) “Shaban Demiraj – dijetar i shquar dhe me ndikim të gjerë për zhvillimin e gjuhësisë shqiptare”; Prof. dr. Fatbadha HOXHA(Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi)”Eqrem Çabej mbi romantizmin – model i studimit krahasues”; Prof. Assoc. Rusana BEJLERI, Ass. Prof. Maya ALEXANDROVA(Universiteti i Sofjes) “Shpehja gjuhësore të përceptimeve të shqisës së të nuhaturit në gjuhën shqipe (në sfondin e gjuhëve të tjera të Ballkanit)”; Prof. dr. Valter MEMISHA(Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë) ”Ndihmesa e prof. Tomor Osmanit në faqet e revistës “Studime filologjike”; Prof. dr. Shefkije ISLAMAJ (Instituti Albanologjik, Prishtinë) “Veçori gjuhësore të ligjërimit artistik të Adem Demaçit”; Prof. dr. Shpresa HOXHA (Fakulteti Ekonomik – Prishtinë) ”E shkruara dhe e folmja e sotme shqipe – një hap para apo një kthesë prapa?”; Prof. dr. Josif MITA(Universiteti i Kalabrisë) “Çështje të sintaksës moderne në veprën Gramatikë historike e gjuhës shqipe”; Prof. dr. Xhavit BEQIRI (Universiteti i Prishtinës) “Martin Camaj – leximet e Prishtinës”; Prof. as. dr. Muharrem JAKUPI (Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu) “Dy modele stilistike të romaneve të Kadaresë”; Prof. as. dr. Spiro GJONI (Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë) ”Një jetë luftë dhe këngë”; Dr. Drita BRAHIMI (Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi) “ Motivi i jetës dhe vdekjes në kohë lufte – rasti i Andre Malrosë, Ernest Heminguejt dhe Petro Markos”; Mr. Riza BRAHOLLI (Elbasan)” Mbi disa veçanti të veprës poetike të Frederik Rreshpjes

“; Ndue Ukaj (Prishtinë) “Korifeu i kulturës shqiptare”; Msc. Luljeta DUSHI (Shkodër) ”Mbreti i Tulës (tre variante të përkthimit)”; Msc. Liridona SINISHTAJ (Malësi – Tuz) “Kalimi nga toposi letrar në atë real në Vdekja e valëve të A.Gjuravçajt”.

Në rubrikën “histori” janë prezantuar  6 studime shkencore: Prof. dr. Zef Mirdita

(Instituti Kroat i Historisë – Zagreb) “Konstandini i Madh dhe kthesa hisorike e politikës së tij ndaj Krishterimit”;

Akademik prof. dr. August KOVAÇEC (Zagreb, Kroaci) “Rezultat i eksplorimeve mbi dyzetvjeçare në ndriçimin e enigmave dardane”;  Prof. dr. sc. Tamara Tvrtkoviq (Universiteti i Zagrebit, Kroaci) “Vepër me karakter enciklopedik”; Prof. dr. Lush CULAJ (Instituti Albanologjik, Prishtinë) “Luigj Gurakuqi në Konferencën e Parisit (1919-1920)”;             Prof. asoc. dr. Edmond MALAJ (Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë) “Rreth marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe hungarezëve gjatë Mesjetës”;

Dr. Kastriot MARKU (Milano – Itali) “Krahina e Kurbinit si vendseli e dioqezave të Krujës, Arbnit dhe kryedioqezës së Durrësit”.

Në rubrikën “çështje shoqërore” është prezantuar, Msc. Zef Ahmeti ( Zvicër ) “Medacioni-aspekt historik  i  kulturës së ndërmjetësimit bashkëkohor “.

Në rubrikën ”recensione” janë prezantuar 4  vështrime për disa botime aktuale të autorëve nga

Shqipëria, Kosova, Suedia, të trajtuar nga Prof. dr. Francesko Altimari, Prof. dr. Lush Culaj, Mr. Anton Gojçaj, dhe Viron Kona.

Gjithashtu. Msc. Liridona Sinishtaj,  prezentoi Shënimin e Ditës Botërore të Librit

”Libri, udhërrëfyes në jetë”( organizua, në Malësi – Tuz, më 23 prill 2016.)

Në rubrikën “nekrologji” kanë shkrua: Mehmet Latifi (Strugë) “U shua ylli  i irilogjisë akademik Aleksander Stipçeviq”; Nikë Gashaj “Ndarja nga jeta e profesor Zef Mirditës – humbje e madhe për historiografinë shqiptare”.

Revista Malësia ka arritur të krijojë një fizionomi kulturore e shkencore të gjerë kombëtare shqiptare. Për këtë arsye redaksinë e revistës e përbëjnë një numër i njohur intelektualësh nga rajonet e e ndryshme, jo vetëm shqiptare, por dhe më gjerë, sikurse janë: Ruzhdi Ushaku, Gjovalin Shkurtaj, Shpresa Hoxha, Zeqirja Neziri, Matteo Mandala, Rusana Bejleri, Emil Lafe, Emine Bakalli, Simë Dobreci, Tomor Osmani, Shefkije Islamaj, Riza Rexha, Shaban Sinani  dhe David Kalaj.

Revista Malësia i mbetet besnike konceptit të pëcaktuar, që në faqet e saj të promovojë çështje të rëndësishme nga thesari i vlerave kombëtare, historike dhe kulturore të popullit shqiptar. Revista Malësia vazhdon të jetë zëdhënëse e intelektualëve shqiptarë nga mbarë hapësira shqiptare, duke pasur si qëllim pasurimin e kulturës e të shkencës me njohje të reja dhe nxitjen e shpirtit krijues të të gjithë atyre që kanë ide të reja, vizione, mundësi dhe aftësi intelektuale.

Revista Malësia ka qenë dhe do të jetë e hapur për të gjithë dijetarët e kulturës shqiptare; për njohjet e tjera shkencore që kanë rëndësi dhe interes për afirmimin e kulturës dhe qenies kombëtare shqiptare.

Themelues dhe kryeredaktor i revistës është Nikë Gashaj(email: malesia@t-com.me)

Filed Under: Kulture Tagged With: DOLI NUMRI NJËBËDHJETË, I REVISTËS, Malesia

Komunitet: 85 mijë dollarë për Shtëpinë Mortore në Vuksanlekaj

April 21, 2015 by dgreca

Malësorët në New York, mblodhën mbi 85 mijë dollarë për Shtëpinë Mortore në vendlindje/
Shtëpia mortore në fjalë do të punohet për nevojat e gjithë trevës së Malësisë, për të gjithë malësorët që në këtë objekt duan të mbajnë shërbimet funerale, pa dallime fisnore, krahinore, fetare, politike e marrëzira tjera, që nuk mungojnë!
YONKERS NY : Të dielën më 19 Prill 2015, në një nga lokalet e Royal Regency Hotel në Yonkers, NY, nën organizimin e Shoqatës Malësia e Madhe, shoqatë kjo me seli në New York, u mbajt një tubim i gjërë fondmbledhes për financimin e ndërtimit të shtëpisë mortore – funerale, në vendlindje, me lokacion në fshatin Vuksanlekaj- Tuz, Malësi e Madhe, shkruan në faqen e tij të facebookut, Gjokë Gojçaj, i cili kujton se një tubim i ngjajshëm me këtë u mbajtë para disa ditësh edhe në Detroit, ku malësorët e komunitetit të atjeshëm grumbulluan mbi 60 mijë dollarë, akcion ky që mbetet i hapur edhe më tej, shkruan Gojçaj.
Duke folur më tej për tubimin e së dielës , ai shkruan se Malësorët e Nju Jorkut (ata që morën pjesë…), brenda tri orësh grumbulluan mbi 85 mijë dollarë, ndonëse ky numër ka gjasa të rritet, mbase në këtë tubim nuk morën pjesë (për shkaqe të ndryshme) edhe një numër i konsideruar familjesh dhe disa emra donatorësh që kanë histori kontributesh me numra (nominalisht) të mëdhenjë, të cilët besohet se në ditët që vijojnë mund t’u bashkangjiten bashkëvendasve të vet, edhe nga fakti se ky akcion mbetet i hapur. Poashtu edhe një komision përkatës është në veprim për t’i kontaktuar të gjithë malsorët, që kjo vepër të fitojë kuptimn e vet, sa ma të plotë dhe sa më përfaqësues për gjithë trevën e Malësisë, shkruan Gjokë Gojçaj në rrjetin social facebook duke informuar për këtë aktivitet.
Gojçaj më tej ka bërë edhe një sqarim ku ai shkruan se njohësit e komunitetit dhe rrethanave që e shoqërojnë atë këtu në SHBA, e sidomos atje në vendlindje, nuk mundet t’i shpëtojë pa perceptuar edhe një fenomen i lig, të cilit i ka kontribuar më së shumti pushteti i atjeshëm malazez, me ndihmën e, pak a shumë edhe të disa lidereve të politikës lokale. Një ndarje jonatyrore dhe “me vizore” të bie në sy në këtë tubim, që vetëm për naivin mund të duket koincidencë e rastësishme. Por, edhe kjo do të kalojë, sepse njerëzit nuk kanë ku të shkojnë, por të vetëdijsohen përdite dhe të kuptojnë se të ardhmen tonë sikur shqipëtarë e malesorë që jemi, ose vetëm sikur njerëz, duhet t’a menaxhojmë na vetë dhe të bashkuar! Alternative nuk ka, thotë Gojçaj.
Shtëpia mortore në fjalë do të punohet për nevojat e gjithë trevës së Malësisë, për të gjithë malësorët që në këtë objekt duan të mbajnë shërbimet funerale, pa dallime fisnore, krahinore, fetare, politike e marrëzira tjera, që nuk mungojnë!
Objekti do të jetë objekt neutral pa karakteristika religjioze dhe frika se mund ti jepen atribute fetare, nuk ka vend, aspak!
Kohërat për të mbajtur të vdekurit nëpër shtëpia , shkruan Gojçaj në kët sqarim duke pirë duhan, raki e kafe gjithë natën, e nganjëherë edhe duke “çarë drrasa” (varësisht nga rasti)… kanë mbaruar. Shekulli i sotëm nuk i duron këto më. Kohërat për të nxjerrur kufomën në livadh, në arë, në zabel e ambiente të hapura, nën qiellin herë me shi e here me borë, e në baltë deri në gju, ose herë me erë e stuhi, ose diellin si pisha…., kanë marrë fund përgjithëmonë. I mbeten të kaluerës dhe mesjetës. Atëhere nuk është mundë ndryshe. Por, sot duhet patjetër të mundet ndryshe. Dinjiteti është gjeja më e kushtuar në këtë botë. I vdekuri duhet të përcillet në mënyrë dinjitoze dhe pikë.
Në fund të kësaj replike – sqaruese Gojçaj – shkruan se për këtë objekt kemi nevojë të gjithë. Për këtë objekt ka nevoje gjithë Malësia, sepse, është i pari i kësaj natyre. Për këtë objekt kanë nevojë të krishterët, myslimanët, fetarët e jofetarët. Të gjithë lindim dhe vdesin dhe të gjithë meritojnë të përcillen në mënyrë dinjitoze. Uroj që në të ardhmen e shpejtë jo vetëm të kryejmë shërbesat funerale në të njëjtin objekt, por edhe të varrosemi në të njëjtat vorreza. JEMI NJË./B.S/

Filed Under: Komunitet Tagged With: 85 mijë dollarë, Malesia, në Vuksanlekaj, për Shtëpinë Mortore

“Zoti President, Malësia don Komunë”

March 26, 2015 by dgreca

PRESIDENTI BUJAR NISHANI VIZITOI SHQIPTARËT NË MAL TË ZI/
Nga Frank Shkreli/
Në fillim të kësaj jave, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani zhvilloi një vizitë shtetërore në Republikën e Malit të Zi. Gjatë vizitës dy ditore në shtetin fqinj,Kreu i shtetit shqiptar u takua me udhëheqsit më të lartë të Podgoricës, përfshirë homologun e tij, Presidentin malazez Filip Vujanoviq dhe Kryeministrin Milo Gjukanoviq. Zyra e Presidentit Nishani njofton në portalin e saj se gjatë këtyre takimeve dypalëshe me homologun e tij dhe me zyrtarë të tjerë malazez u biseduan çështje të interesit të përbashkët, por thuhet gjithashtu se ata shkëmbyen edhe mendime mbi gjëndjen rajonale, europiane dhe globale.
Presidenti Nishani gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe gjatë bisedimeve me udhheqsit më të lartë malazez u kushtoi një vëmendje të veçantë të drejtave të pakicave kombëtare. Në takimin me Presidentin malazez, Vujanoviq, Presidenti Nishani theksoi se kishin trajtuar edhe çështjen e pakicave kombëtare, të cilat sipas tij, luajnë një rol shumë të rëndësishëm si ura lidhëse miqësie midis dy vendeve. Ai nënvijoi rëndësinë e dialogut mbi pakicat kombëtare duke shtuar se, “pakicat kombëtare meritojnë dhe duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat që i garanton kushtetuta dhe kuadri ligjor i vendeve tona, por edhe konventat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Konventa kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Në këtë kontekst”, nënvijoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, “Dëshiroj të theksoj se është shumë e rëndësishme që shqiptarët në Mal të Zi të ndjehen mirë të përfaqësuar, duke u bazuar në Kushtetutën e Malit të Zi, në institucionet qendrore, të vetëqeverisjes lokale dhe institucionet publike.” Presidenti Nishani përmendi edhe disa probleme aktuale me të cilat po përballen shqiptarët në Ulqin, (siç është rasti i uzurpimit të pronës private nga shteti i familjes Rudaj në Shtoj të Ulqinit) dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në fuhsën e arsimit dhe të përdorimit të simboleve kombëtare. Në lidhje me këto probleme që vazhdojnë të ndjekin shqiptarët edhe pas pavarësisë së Malit të Zi, Presidenti Nishani, gjatë vizitës së tij në Podgoricë, bëri thirrje që shqiptarëve tu, “Respektohet e drejta e pronës private dhe e administrimit të saj, si dhe të gëzojë të gjithë hapësirën e nevojshme ligjore të shkollimit në gjuhën shqipe si dhe në përdorimin e simboleve dhe të gjuhës kombëtare”, u shpreh Kreu i shtetit shqiptar.
Në lidhje me kërkesat e malësorëve për Komunën e Tuzit, një problem ky që me të drejtë tashti ka marrë përmasa ndërkombëtare, si një çështje e përfaqësimit demokratik që po u mohohet shqiptarëve të Malësisë në nivel vendor, Presidenti Nishani sugjeroi se, “Zgjidhja përfundimtare e statusit të Komunës së Tuzit do të jetë një hapësirë më e madhe për zhvillim dhe bashkëpunim në të gjithë zonën.” Në përputhje me standardet e konventave ndërkombëtare mbi pakicat, si edhe me ligjet dhe kushtetutën e Malit të Zi, Z. Nishani tha se, “Dëshirojmë dhe jemi shumë të interesuar që, konform këtyre standardeve, pakicat të kenë të gjitha të drejtat dhe hapësirat e nevojshme për ruajtjen dhe trashëgiminë e identitetit historik e kulturor kombëtar.” Njoftohet se edhe në takimin e tij me Kryeministrin malazez Gjukanoviq, Presidenti Nishani ritheksoi të njëjtat tema dhe probleme përsa i përket të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.
Pas takimeve zyrtare midis delegacioneve të dy vendeve, gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, Presidenti Nishani kishte rezervuar një agjendë të ngjeshur për takime të veçanta me komunitetin shqiptar atje — autokton në trojet veta — si dhe me përfaqsuesit e tij politikë dhe fetarë.
Kreu i shtetit shqiptar filloi takimet e tija me shqiptarët në Tuz, Ulqin e Tivar, ndërkohë që zhvilloi edhe një takim të veçantë me përfaqsuesit politikë nën ombrellën e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi. Kreu i shtetit amë u prit ngrohtë nga malësorët në Tuz, përfshirë mësues dhe nxënës të një shkolle lokale, ku u takua me përfaqësues të partive politike dhe me të zgjedhurit vendorë të kësaj komune. Sipas medias vendore, ra në sy pankarta në tubimin e pritjes në të cilën shprehej dëshira e popullësisë shqiptare të atyre anëve: “Zoti President, Malësia don Komunë”. Zyra e Presidentit Nishani njofton se, “Në takimin me përfaqësuesit e partive politike dhe të zgjedhurit vendorë të komunës urbane të Tuzit, Presidenti i Republikës i informoi ata mbi takimet e zhvilluara me përfaqësuesit më të lartë të shtetit malazez dhe mbi mesazhet e përcjella”, dhe se “Kreu i Shtetit nënvizoi se do të mbështesë dhe do ndjekë në vijimësi trajtimin e çështjeve që u diskutuan gjatë vizitës në Mal të Zi, ashtu sikurse vlerësoi maksimalisht rolin tejet pozitiv që faktori shqiptar luan në procesin e integrimeve evropiane e euroatlantike të Malit të Zi.”
Gjatë udhtimit nga Tuzi për në Ulqin, Presidenti Nishani zhvilloi një vizitë në selinë e Kryeipeshkvnisë së Tivarit ku u prit nga Kryeipeshkvi, Imzot Zef Gashi dhe Kryekancelari i Ipeshkvnisë dhe Famullitar i Kishës së Tuzit, At Pashko Gojçaj. Kryeipeshkvënia Arbërore e Tivarit ka një histori të lashtë dhe të lavdishme prej pothuaj 1000-vjetësh si qëndër e katolicizmit shqiptar në atë troje, e cila sipas disa historianëve, konsiderohet si vazhduese e Kishës së Ilirikut Lindor, themeluar në Shkup prej Justinianit të Madh në shekullin e VI. Në atë vend të rëndësishëm të historisë së kombit shqiptar, njoftohet se “Presidenti Nishani shprehu kënaqësinë për vizitën në selinë e Kryeipeshkvnisë së Tivarit duke vlerësuar institucionet fetare si një ndihmesë e madhe për ruajtjen e vlerave, traditave, identitetit kombëtar dhe gjuhës sonë, tek të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen në trojet e tyre etnike në Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës apo në diasporë”, u shpreh presidenti Nishani gjatë pritjes së tij në Kryeipeshkvëninë Arbërore të Tivarit.
Ndërsa, Kryeipeshkvi Imzot Zef Gashi falënderoi Presidentin Nishani për këtë vizitë në një objekt kulti shqiptar në Mal të Zi, që vitin e kaluar ka festuar 925-vjetorin e ekzistencës së vet. Imzot Gashi e siguroi Presdientin Nishani duke theksuar se “institucionet tona fetare do të jenë në shërbim të përjetshëm të fesë dhe të kombit, ashtu siç kanë vepruar edhe para-ardhësit tanë që i kanë drejtuar këto institucione”, pohoi Imzot Zef Gashi.
Kreu i shtetit shqiptar e përfundoi vizitën e tij në trojet shqiptare në Mal të Zi me arritjen e tij në qytetin e lashtë bregdetar shqiptar të Ulqinit ku u prit nga Kryetari i Komunës, Fatmir Gjeka dhe anëtarët e Kuvendit Komunal të Ulqinit. Presidenti Nishani u bëri thirrje udhëheqsve vendorë të Ulqinit, ndërkohë që kufijtë janë të hapur dhe munëdsitë janë të mëdha për shkëmbime në të gjitha nivelet, “duhet të shfrytëzojmë maksimalisht hapësirat që krijon liria dhe demokracia, të shkëmbejmë sa më shumë eksperiencë, dije, investime dhe të jemi më afër se asnjëherë tjetër me njëri-tjetrin.” Ndërsa Kryetari i Komunës së Ulqinit, komunë e cila gëzon një shumicë shqiptare prej 85%, sipas burimeve, e informoi Kreun e shtetit amë, mbi zhvillimet ekonomike, kulturore dhe të fushave të tjera të asaj zone dhe e falënderoi atë për interesimin e tij për fatin e shqiptarëve kudo që jetojnë. Ndërsa, thuhet se Presidenti Nishani u bëri thirje autoriteteve të komunës së Ulqinit që të punohet sa më shumë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe identitetit kombëtar, si vlera më e shquar që kemi si komb, ka thënë Z. Nishani. “Institucioni i Presidentit do të jetë çdoherë pranë jush në ndihmë të lidhjeve sa më të mira me institucionet shtetërore në Shqipëri dhe në përkrahje të fqinjësisë së mirë dhe të respektimit të çdo të drejte tuajën qytetare dhe kombëtare”, u premtoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë të pranishëmve, gjatë vizitës së tij në Ulqin në fillim të kësaj jave.
Vizita e Presidentin Nishani në trojet autoktone shqiptare nën Mal të Zi është një gjest më se i mirëpritur. Ndonëse mbeten për tu parë rezultatet eventuale të kësaj vizite dhe nëse kjo vizitë do të ndihmojë në përmirësimin e gjëndjes së shqiptarëve atje, besoj se të pakën mbrenda një të ardhme të afërt, vizita e Kreut shqiptar në Mal të Zi, në mos asgjë tjetër, do të ndihmojë, në sensibilizimin e mëtejshëm të opinionit zyrtar dhe publik shqiptar mbi gjëndjen aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi. Ta quajmë këtë vizitën e Presidentit Nishani si fillimi i “shqiptarizimit” të çështjes shqiptare në atë vend. Por do tu tregojë edhe udhëheqsve malazez se shteti amë kujdeset për fatin e shqiptarëve në atë vend. Ka rëndësi fakti që Kreu i shtetit amë gjatë një vizite zyrtare në Podgoricë – në kuadër të marrëdhënjeve të mira midis dy shteteve fqinje dhe në bazë të standardeve europiane dhe ndërkombëtare – fletë për çështjet dhe problemet me të cilat përballen sot shqiptarët në Mal të Zi. Ato janë të shumëta dhe përfshijnë shumë fushë, mbi të gjitha në arenën e përfaqësimit politik, në fushën arsimore dhe kombëtaro- kulturore, por edhe në fushën ekonomike. Është me rendësi gjithashtu angazhimi i Presidentit Nishani se nga pikëpamja e Kreut të shtetit shqiptar, “Institucioni i Presidentit do të jetë çdoherë pranë jush në ndihmë të lidhjeve sa më të mira me institucionet shtetërore në Shqipëri dhe në përkrahje të fqinjësisë së mirë dhe të respektimit të çdo të drejte tuajën qytetare dhe kombëtare.” Ky është një angazhim që duhet ta bëjë edhe Prishtina zyrtare ndaj shqiptaëve në Mal të Zi. Shqiptarët që jetojnë në trojet e veta autoktone në Mal të Zi, nuk meritojnë as më pak as më shumë të drejta se sa ato që i janë akorduar pakicave serbe dhe malazeze në Republikën e Kosovës.
Por ama, pa marrë parasyshë interesimin e Tiranës dhe të Prishtinës për fatin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe megjithë sfidat dhe problemet e shumëta që paraqet Podgorica zyrtare ndaj zhvillimit të jetës normale politike, kombëtare dhe ekonomike për komunitetet shqiptare në Mal të Zi, përgjëgjësia më e madhe për përmirësimin e jetës dhe për fatin e mirë në përgjithësi të shqiptarëve në atë vend, bie mbi shpatullat e të zgjedhurve dhe përfaqsuesve politikë të shqiptarëve në Mal të Zi. Përçarjet dhe mosmarrveshjet politike midis tyre janë tanimë të njohura mirë, për të mos thënë legjendare. Por, janë ata që para të gjithëve duhet të tregojnë përgjegjësi të lartë politike, morale dhe kombëtare dhe të dëgjojnë thirrjet, pikëspari nga zgjedhsit e vet, por edhe nga të tjerët, për një bashkim të forcave politike atje me qëllim të përmirësimit të përgjithshëm të jetës së shqiptarëve në të gjitha fushat dhe aktivitetet e tyre në Mal të Zi.

Filed Under: Analiza Tagged With: "Zoti President, don Komunë", Frank shkreli, Malesia

Diaspora në SHBA- Dy shoqata shkrihen në emër të bashkimit të malësorëve

March 2, 2015 by dgreca

Fondi Humanitar “Malësia” përfundon aktivitetin e vet, bashkë me Shoqatën “Dedë Gjon Luli” formojnë Shoqatën “Malësia e Madhe”/
Nga Beqir SINA/
Duke shpresuar gjithnje per nje aktivitet me te intensifikuar dhe per unifikim të veprimtarisë sonë, komuniteti malesor i Nju Jork-ut vendos per bashkimin e Fondit Humanitar “Malësia”, shoqatës “Dedë Gjo’ Luli” dhe pjesen tjeter te komunitetit malesor, thuhet në fillim të dekleratës duke shtuar se :”Ne kete menyre Fondi Humanitar “Malesia” perfundon aktivitetin e vet te veprimtarise me se 20 vjecare. Anëtarët e Fondit tash e tutje do te vazhdojnë aktivitetin dhe veprimtarin e tyre dhe do te jene pjese e shoqates se posa formuar qe mban emrin: shoqata “Malesia e Madhe” ne Nju Jork”.
Puna e Fondit Humanitar “Malësia” ishte komplekse dhe preku shume sfera te shoqerise malesore e me gjere. Fondi Humanitar “Malesia” kryesisht u perpoq qe të zbuse hallet e motrave dhe vellezerve tonë ne Malesi. Prioritet per Fondin ishte arsimi i te rinjeve ku për 20 viete, Fondi shperndau më se 450 bursa studentore. Perpos kesaj, Fondi u angazhua edhe ne veprimtari të tjera qe i imponoi koha. Krahas arsimit, objektiv ky kryesor, Fondi mirrej edhe me asistimin e familjeve ne nevoje, sherimin e te rinjeve qe na u drejtun per ndihme, ndihmoi luften per clirimin e Kosoves, organizoi protesta në mbrojtje të të drejtave njerëzore për bashkëkombasit tonë, percolli jeten shoqeroro-politike ne Malesi, sponsoroi manifestime kulturore, promovoi vepra arti, organizoi darka perkujtimore e të tjera. Gjate 20 viteve pune intenzive te dalurat nga Fondi llogariten te kalojne 1 milion dollar amerikan.
Aktivitetet nuk ishin te kufizuara vetem ne Malesi, por sipas rastit e nevojave te paraqitura, jane shtrire edhe ne trojet tjera etnike. Puna jone asnjëherë nuk devijoi nga kauza kombetare per te cilen ishim percaktuar qe nga fillimi. Veprimtaria kishte impakt direkt ne familjet malesore dhe jeten e tyre, duke perjashtuar veprimet tjera te sherbimeve publike apo infrastrukturen qe ishte detyre e Qeverise. Fondi ka qene i hapur per cdo bashkpunim dhe ishte transparent ndaj cdo kontribuesi. Ne Fondin Humanitar “Malesia” u angazhuan nje numer i konsideruashem bashkatedhetaresh qe nuk kurrsyen as kohen as “xhepin” per t’i ndale ne ndihme vendlindjes.
Mesiguri gjatë veprimtarisë sonë kemi bere edhe gabime. Puna jone ka qene ne baza te vullnetit dhe deshires se flakte per te ndihmuar vendlindjen. Me mundesitë dhe aftesit tona dhe informacionin qe kemi marrë nga vendlindja jemi munduar qe sa me drejte t’i kanalizojme mjetet qe kemi pas ne dispozicion.
Krejt ky aktivitet nuk kishte qene i mundshem pa perkrahjen morale dhe materiale te strukturave te ndryshme te shoqerisë ku veproi ky Fond. Prandaj, jemi mirenjohes dhe falenderojme cdo individ qe ne menyre te ndryshme ndihmoi misionin e Fondit. Falenderojme qendrat fetare qe cdo here paraqiten, shpallen dhe muaren pjese neper aktivitetet tona. Po ashtu, falenderojmë te gjitha shoqatat ne diaspore qe kordinuan punët me Fondin, e posacerisht shoqaten “Malesia e Madhe” nga Detroiti dhe Fondacionin “Ded Gjo’ Luli” nga Nju Jorku. Falenderojme mas medien, TV Boin dhe portalin Malesia.org, ne vendlindje dhe ato ne diaspore, qe publikuan, shpallen vendimet dhe pasqyruan aktivitetet e ndryshme te Fondit. Falenderojme institucionet dhe individet amerikan qe materialisht perkrahen misionin e Fondit Humanitar “Malësia”. Jemi mirenjohes edhe per ata qe na dhane kurajo per keto dy dekada, duke dekoruar punen tone, ose shkruan letra perkrahese dhe pershendeten aktivitetin tone. Falenderohen edhe te gjite antaret e Kshillit drejtues e posacerisht ata qe i mbeten besnik Fondit prej themelimit deri ne fund duke bere te realizuar programin e tij.
Ne fund deklerata thekson se edhe nje here, pershendesim dhe falenderojmë te gjithe donatoret, dashamiret dhe simpatizuesit e Fondit Humanitar “Malesia” qe ne nje menyre apo tjeter ndihmuan dhe e bene te realizueshem kete aktivitet me se dy dekada.

Filed Under: Komunitet Tagged With: bashkohet, Beqir Sina, Dede Gjo luli, Malesia

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT