MANIFESTIM I SHKËLQYER I VATRËS DHE BASHKËSISË SHQIPTARE NË 9 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS/
Të Premten, me 17 Shkurt, në ditën historike të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e saj, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Bashkësia Shqiptare organizuan 9 Vjetorin e pavrësisë së Kosovës. Në një ambjent të shkëlqyer të stolisur kuq e zi, nën flamujtë e Kosovës, Amerikës dhe Kombëtar, qindra pjesmarrës kanë festuar dhe uruar së bashku.
Vatrës në këtë manifestism iu bashkëngjitën edhe Bashkësitë Fetare, Lëvizja e Legalitetit, Shoqata”Dibra” , Shoqata “Rugova”, Rrënjët Shqiptare, The Albanian American Open Hand Association, Rrjeti i Bizneseve, Shoqata “Camëria”, Misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara, Konsullata e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Festën e ka hapë kryetari i Komisionit organizator, anëtar i kryesisë së Vatrës, z. Marjan Cubi. Ai ka uruar pjesmarrësit dhe mysafirët e nderit për festën e Pavarësisë dhe ka prezantuar moderatoren e darkës festive, zonjën Marjana Bulku.
Moderatorja e ka nisë komunikimin e saj me shprehjen”Bacë, u krye”!- dhe ka përcjellë urimin për festën dhe ka ftuar pjesmarrësit që të përcjellin Hymnet Kombëtare të Amerikës, Hymnin Kombëtar dhe atë të Kosovës. Me 1 minut heshtje janë nderuar dëshmorët e dy kombeve.Më pas ajo ka ftuar Pastor Fr. Nathan Preston të Kishës Ortodokse “St. Nicholas” NY, i cili ka bekuar darken.I pranishëm në festë ishte edhe famullitari i Kishës”Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj.
Folësja krysore e darkës ishte Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, zonja Teuta Sahatcija. Më pas kanë përshëndetë ambasadorja shqiptare në Kombet e Bashkuara Besiana Kadare, Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës,Valon Murati, ansambëlmeni i Nju Jorkut Mark Gjonaj, kryetari i shoqatës Dibra Dashnor Miftari, Adem Muriqi i shoqatës Rugova.
Studiuesi Idriz Lamaj, ish gazetar i Zërit të Amerikës, prezantoi librin”Binak Alia dhe Brezat Pas Tij” me autor Muhamet Mjeku, botuar në Nju Jork me 2016.
I pranishëm në këtë tubim së bashku me familjen dhe kushërinjë, atdhetari Mulosmanaj uroi festën e Pavarësisë së Kosovës duke përcjellë edhe një urim të vecantë për bashkimin mbarëshqiptar, realizimin e Shqipërisë Etnike, c’ka ka qenë moto e jetës së tij. Falenderim të vecantë ai ëprcolli edhe për autorin e librit Muhamet Mjeku, sponsorin botues Harry Bajraktari.Pjesmarrësve iu dhuruan kopje të librit nga Familja Mulosmanaj dhe botuesi Harry Bajraktari.
Veprimtari Dem Balidema po ashtu kishte sjellë për të pranishmit librin e Ismail Kadares”Krimi në Ballkan”, që iu dhurua pjesmarrësve.
Veprimtari Muhamet Omari ka përcjellë një mesazh nga prifti i Kishës Autoqefale Shën Mëria e Elbasanit, at Nikolla Marku, i cili po kalon caste të vështira shëndetsore. Z. Omari duke folë për përpjekjet atdhetare të priftit elbasanas, kërkoi mbështetjen e Vatrës dhe komunitetit, për ta ndihmuar priftin dhe kishën që përpiqet të mbajë gjallë autoqefalinë Kombëtare.
Kryetari i Vatrës dr. Gjon Bucaj, falenderoi Muhamet Omarin për përcjelljen e mesazhit dhe u tregoi të pranishmëve për mbështetjen që Vatra i ka dhënë priftit atdhetar At Nikolla Marku.Ai apeloi që sipas mundësive të ndihmohet Kisha e Elbasanit. Kontributet nisën që aty. Kush ka mundësi mund t’i dërgojë ndihmat në Vatër.Pjesmarërsit janë argëtuar nga i talentuari Gëzim Nika, i cili së bashku me këngëtaret Valbona Peraj dhe Entela Iliriani, e kanë ndezë atmosferën festive dhe pista e vallëzimit ka qenë përherë e mbushur nga vallzuesit.(Për më shumë lexoni në Gazetën e printuar”Dielli”)