• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDAHET NGA JETA PUBLICISTI I NJOHUR, MARASH HAJATI

March 29, 2013 by dgreca

Nga: Prof. Murat Gecaj

Sot në mesditë, në kryeqytetin Tiranë, iu dha lamtumira e fundit, publicistit e shkrimtarit të njohur, birit të denjë dhe të paharruar të krahinës Nikaj-Mërtur, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), Marash Hajati. Ai u nda përgjithnjë nga jeta, në moshën 79-vjeçare, si shkak i një sëmundjeje të pashërueshme.

Trupi i pajetë  i tij u vendos në hollin e Radiotelevizionit Shqiptar, ku ai sherbeu me përkushtim drejtues, për disa vite radhazi. Kishin ardhur familjarë të tij, kolegë e miq gazetarë dhe botues, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës dhe bashkëkrahinës të shumtë etj. Homazhet për nder të tij zgjatën dy orë. Në ceremoninë e rastit, për përcjelljen në banesën e fundit, nga Radiotelevizioni Shqiptar foli Engjell Ndocaj dhe nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa. Ndërsa,  në emër të kryesisë së Shoqatës atdhetare e kulturore, “Nikaj-Mërtur”, foli M.Gecaj. Mbi varrin e të ndjerit Marash Hajati u vendosën kurora dhe buqeta me lule të freskëta.

***

Lindi në qytetin e Shkodrës, në vitin 1934, ku ishin vendosur prindërit e tij, të shpërngulur nga fshati Salcë i Nikaj-Mërturit. Aty kreu arsimin 7-vjeçar e të mesëm. Pastaj, ndoqi dhe mbaroi me sukses studimet e larta, në degën e gazetarisë, në Universitetin e ish-Leningradit (sot: Petërburg). Pas kthimit në Shqipëri, e caktuan me punë redaktor dhe drejtues në gazetën qendrore të kohës “Puna”, si dhe instruktor për shtypin. Në vitet 1974-1988, fillimisht, shërbeu drejtor i Televizionit edhe më pas drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar. Në vazhdimësi, për dy vjet, drejtoi gazetën “Zëri i Popullit”. Gjatë asaj periudhe, për afër 14 vjet, ka qenë kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Gjatë jetës së tij, Marash Hajati është marrë jo vetm me publicistikë, por dhe me studime e krijimtari letrare. Ka shkruar skenarë për dy dokumentarë dhe për ata u nderua me “Çmimin e Republikës”. Gjithashtu,  publikoi disa libra publicistikë, ndër ta edhe jetëshkrimorë. Me skenarët e tij janë realizuar disa dokumentarë televizivë, si “Tërmeti tundi mallet, por jo zemrat tona” dhe “Fitimtarë mbi tërmetin, të cilët u ndëruan me “Çmimin e Republikës”. Libri i parë i tij, me shkrime publicistike, ishte “Bijtë e tokës sime”(1982). Në librin “Dera e pasme e shtypit”(1998) pasqyroi ngjarje të ndryshme nga puna afër 40-vjeçare në këtë sektor. Ndërsa një vit më vonë publikoi librin, “Shqipëria në kapërcimin e Shekullit”, me analiza e komente, parë me syrin e një gazetari. Libri i fundit i tij është “Dritëro: Kohës i falemi për këtë ditar” (Kujtime).

Megjithëse nuk kishte lindur në krahinën  e prindërve, pra, në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), por larg saj, ai nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me të. Kështu, ndër të tjera, kur ishte në pension, në detyrën e kryeredaktorit, u botuan disa numra të gazetës “Nikajmërtur”. Po kështu, ishte kryetar dhe veprimtar i palodhur i Shoqatës Atdhetare-Kulturore, po me këtë emër.

Jo vetëm familjarët e tij, bashkashortja e vajza, vëllezërit e motra, por të gjithë kolegët, dashamirësit e bashkëkkrahinësit dhe të njohurit e tij të shumtë, do ta kujtojnë Marash Hajatin: Për  buzëqeshjen e çlitër dhe shpirtin njerëzor, për profesionalizmin e lartë, në punën e publicistit e shkrimtarit, por edhe të drejtuesit, të aftë e serioz. Prandaj, i ngushllojmë nga zemra, të gjithë këta.

U prehtë në paqe, shpirti i njeriut te mirë, Marash Hajati, i cili do të ruhet gjatë në kujtesën tonë!

Tiranë, 29 mars 2013

Filed Under: Kronike Tagged With: Marash Hajati, u nda nga jeta

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT