
- PËRSE PARTIA E GJELBERT(KOMUNISTE) AUSTRALIANE I BËN PRESION QEVERISË TË MONOPOLIZOJË PRODHIMIN DHE SHITJEN E MARIHUANËS?
– Nuk i shoh aspak të RASTËSISHME përpjekjet e vazhdueshme të qeverive të MAJTA, -si në Australi e vende të tjera të botës, që me slloganet e tyre të mrekullueshme, -“në emër të popullit”, “për popullin”, “populli mbi të gjitha”, “për të mirën e popullit”, etj, etj, kanë arritur qëllimet e tyre ma djallëzore kundra popujve të tyre…
– Një proverbë thotë: “Socialism is like a mouse trap. It works because, the mouse doesn’t understand why the cheese is free”… (Socializmi asht si nje kurth minjesh. Minjët bijen në këtë kurth, sepse s’kuptojnë pse djathi asht falas).
– Njihuni me pasojat e perdorimit te Marihuanes-
Shkruan: Dr. Zekri Palushi, Australi/
Pak fjalë për MARIHUANA-n,-(CANNABIS)
Në Australi, -Partia e Gjelbërt (komuniste), asht duke i ba një presion t’vazhdueshëm qeverisë, për mundësinë e legalizimit të marihuanës,-duke i propozue asaj që njëkohësisht të monopolizojë si prodhimin, ashtu dhe shitjen e kësaj droge.
Sipas tyre, qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për prodhimet e licensueme të marihuanës, -dhe të sigurojë përdoruesit që këto prodhime janë të pa-damshme, e do të jenë me një kualitet të qëndrueshëm, po kështu qeveria duhet të përgjigjet edhe për zgjedhjen e një paketim dhe reklamimi të përshtatshëm.
Marihuana MJEKSORE asht legalizue në Australi qysh në vitin 2016 (sigurisht me kambënguljen e “ekspertve” të Gjelbërt).
Megjithatë, ne, -(sidomos mjekët), duhet të jemi të kujdesshëm e të ndërgjegjshëm në interpertimet dhe mbivlerësimet që u bahen vlerave terapeutike të saj.
Janë publikue shumë pak të dhana në lidhje me efikasitetin mjekësor të marihuanës.Disa nga të sëmurët që mund të përfitojnë pak nga përdorimi i ‘marihuanës mjeksore’ janë epileptikët (por jo t’gjitha llojet e epilepsive), po kështu disa të sëmurët me dhimbje të ndryshme, dhe disa nga pacientët me dependencë (addiction) në opiate (grup ilaçesh, ku përfshihet edhe heroin-a).
Ndërsa, përdorimi i marihuanës për qëllime qejfi, -asht ilegale si në Australi, Britani, dhe në shumë nga shtetet të Amerikës.
Në Utopinë (“parajsën”) e të Gjelbërtve,-legalizimi i marihuanës do ti ndihmonte përdoruesit e sajë, s inga ana financiare, po ashtu edhe nga pasojat sociale që vinë nga perskutimi kriminal.
Aktivistët e Gjelbër, mundohen të minimizojnë në maksimum të këqiat që vijnë prej marihuanës, duke pretenduarqë të ardhurat që mund të grumbullohen prej taksave të marihuanës, do të përdoren nga sektori i Mjekimit dhe Prevenimit. Kjo asht një mënyrë tipike socialiste e të menduarit; – krijo një problem, dhe pastaj punso një grup njerëzish, për ta “zgjidhur” këtë problem.
Të Gjelbrit ankohen se, ligjet e tanishme ndërhyjnë në ‘Liritë Civile’. Ata thonë,-nqs veprimet tona nuk cënojnë të tjerët, -atëherë, ne duhet të jemi të lirë me marrë ç’do gja që ne dëshirojmë?
Siç shihet, ky grup s’kupton, apo s’don ta kuptojë se dikush, (ne, taks-paguesit), duhet të PAGUAJM për qejfin dhe “liritë” e tyre. Kështu pra, kur vjen puna të diskutohen pasojat shëndetësore, ekonomiko-financiare, -komunistët e Gjelbërt, rrinë urtë dhe qëndrojnë indiferentë.
Pak për Pasojat shëndetësore:
Efekti imarihuanës në trurin e të rinjëve, që akoma asht në zhvillim, -mund të sjellë pasoja katastrofike të pa-rikthyeshme. Një nga ekspertët ma të mirë të Anglise, Profesor Robin Murray (me titull mbretrore,Sir), -ndër të tjera, në gazetën ‘Guardian’, thotë se: Marihuana rrjeshtohet në rrisk-faktorët kryesorë të shkaktimit të PSIKOZAVE.
Ndërkohë, dihet shumë mirë që përdorimi i rregullt i marihuanës dyfishon shkaktimin e rasteve të Schizophrenis.
Instituti i Shëndetit dhe Mirëqenjes së Australisë, nga studimet e tij në lidhje me drogë-përdoruesit, ka gjetë se në këtë grup,- 16% marrin marihuana.
Po kështu dihet se në krahasim me efektet e duhanit dhe pijeve alkoholike, -efektet neuro-psicike nga marihuana,fillojnë të manifestohen që në moshë të herëshme të adoleshencës, e në vazhdim të viteve të pjekurisë.
Pra, siç shifet, schizophrenia asht një gjendje e ‘dhimbëshme’ e të rinjëve,-shenjat e së cilës fillojnë të shfaqen pikërisht atëherë kur këta të rinj përballohen me sfidat e jetës së kësaj moshe.
Po kështu, përdorimi i marihuanës, shpejton sjelljen e sëmundjeve të ndryshme, sidomos në individët me predispozicione gjenetike. Ajo asht një “shok fallc” për ato pacientë me episode psychotike, që mendojnë se marihuana i rrelakson dhe iu zbut symptomatikën, -ndërkohë që faktikisht, marrja e saj, hedh benzinë në flakën e psychosave.
Pasojat ekonomiko-financiare
Llogjikisht, prodhimi i “Marihuanës zyrtare” duhet t’i nënshtrohet një procesi rigoroz të licensuar, -natyrisht që duke kaluar në këto procese, -produkti përfundimtare (marihuana zyrtare), del ma pak e fortë se sa ajo ilegalja, -ndërkohë, -qeveria për të “ndihmuar” blerësit, duhet ta shesë ma lirë se marihuanën ilegale. Pra dashje-pa-dashje, qeverisë do t’i duhet të konkurojë me ‘Marketin e Zi’, por edhe të gjykojë për një taksë të mjaftueshme që do t’i sjellë fitime.
Dukshëm, nëse qeveria do ti merrte dhe zbatonte këto masa, që faktikisht do të ishin të dmd, -atëherë ajo do ta vinte vehten në një pozicion të dis-favorshëm, në raport me Marketin e Zi, -i cili s’ka nevojë të marrë asnjë masë, (veç grumbullimit të sajë, dhe ruajtjes apo shmangies prej Organeve Kompetente), si rezultat, “prodhimi” i tyre asht pra ma i fortë, dhe shumë ma i lirë se sa prodhimi i licensuar i shtetit. Atëherë, marihuana ilegale, do të ishte shumë ma tërheqëse për blerësit e zakonshem, që tashma janë msue me Tregun e Zi.
Sipas ktij analizimi, dhe praktikës së deri-tanishme del se, -nqs marihuana do të legalizohej, -fitues do të ishn vetëm politikanët e Majtë, që për të tërhequr votat e përdoruesve të marihuanës, kërkojnë aprovimin e ligjeve në dëm të përdoruësve, familjeve të tyre, shoqërisë e vetë qeverisë.
Për kurjozitet do të kisha pyet:
A ka organizue ndonjëherë qeveria programe apo emisione edukuese për rininë në lidhje me marihuanën? Unë mendoj se jo.
Të Majtit, “në emër të ruajtjes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”,- investojnë shumë në shkatrrimin psicik të të rinjëve,-ndërsa të rinjët (tashma me ç’rregullime psicike), në shenjë mirënjohje ndaj “mbrojtësve” të tyre, votojnë për to.
Me dashamirësi do të pyesja studentët e shkollave të mesme dhe të universiteteve, nëse janë plotësisht në dijeni të rreziqeve që vijnë nga përdorimi i marihuanës?
Po kështu, -sa prindër rrudhin shpatullat, apo i quajn si “normale” eksperimentimet që fëmijët e tyre bajnë me marrjen e marihuanës,-duke e quajtur si pjesë e rritjes së tyre?
Bashk-atdhetarët e mij të nderuar, -duke u mbështetur në eksperiencën time personale e profesionale, nën regjimin socialist të Shqipërisë, dhe në atë (kapitalist), mbi 20 vjeçarë, të Australisë, -nuk i shoh aspak të RASTËSISHME përpjekjet e vazhdueshme të qeverive të MAJTA, -si në Australi e vende të tjera të botës, që me slloganet e tyre të mrekullueshme, -“në emër të popullit”, “për popullin”, “populli mbi të gjitha”, “për të mirën e popullit”, etj, etj, kanë arritur qëllimet e tyre ma djallëzore kundra popujve të tyre, -një nga këto “arritje” asht edhe përpjekja e tyre për legalizimin e marihuanës, e cila pa dyshim, dhe në mënyrë graduale do t’shkatrrojë shëndetin në përgjithësi dhe gjykimin në veçanti të rinisë, -rrugë që do ti çojë drejt invaliditetit dhe mvartësisë ekonomike nga shteti.Ndërkaq, shtetit i jepet mundësia e vet-krijuar, që të luaj si ‘macja me miun’ me qytetarët e saj.
Përfundoj me një lutje për ju të gjithë: “Duhet të jeni shumë t’kujdesshëm, me ç’do gjë që “gatuajnë” të Majtit, -nëse jeni kurjoz që ta shijoni gatimin e tyre, -atëherë mbajeni atë për shumë kohë në gojë, përtypeni mirë, –por kurrë mos e kapërdini”.
Një proverbë thotë: “Socialism is like a mouse trap. It works because, the mouse doesn’t understand why the cheese is free”, (Socializmi asht si nje kurth minjesh. Minjët bijen në këtë kurth, sepse s’kuptojnë pse djathi asht falas).
Dr. Zekri Palushi, Australi
17 Qershor 2020