105 Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u festua me madhështi nga diaspora shqiptaro amerikane nën drejtimin e Ansambleistit Mark Gjonaj/
“Together, we can do great things”… Mother Teresa/
Dita e Flamurit, 28 Nentori do te njihet zyrtarisht si dita e Pavarësisë Shqiptare në New York
Nga Keze Kozeta Zylo/
Dita e Pavarësisë së Kombit shqiptar gjithmonë mbledh gjithë shqiptarët kudo që janë rreth Flamurit të përbashkuar, për një dëshirë e një qëllim… Në mjediset lluksoze të hotelit “Hilton” në Westchester në New York u mblodhën mbi një mijë shqiptaro amerikanë për të festuar së bashku 105 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ndonëse udhëtuam gjatë nga Staten Island për në Westchester, Bulevardi kryesor i të cilit ndrin nga flamujt shqiptarë përkrah flamurit amerikan dhe e kishim marrë emocionin e fuqishëm me vehte, por kur ndaluam përballë hotelit një tjetër emocion po aq i fuqishëm na përfshiu ku hollet e hotelit, hyrja përballë tij, statujat me duart lart që mbanin flamujt shqiptar dhe amerikan e bënin dhe më madhështore dhe më mikpritëse ardhjen e shqiptarëve që vinin grupe grupe për tëfestuar këtë dië të shenjtë.
Në lidhje me dekorimin kuq e zi më duhet t’ju jap një falënderim të veçantë z.Ismet Kurti ish kryetarit te shoqatës së mirënjohur “Ana e Malit”, Ansambleistit të shtetit të Nju Jorkut z.Mark Gjonaj, shoqatave “Plavë e Guci”, “Dibra”, “Kraja” dhe ‘Ulqini” që bënë të mundur këtë nismë, si dhe aktivistëve të dalluar si: Nail dhe Bilal Demiri në Staten Island, Shkumbim Hasangjeka dhe Shkumbim Balidemaj në Brooklyn.
Tavolinat e zbukuruara kuq e zi, pamjet filmike nga historia e Kombit shqiptar për Ditën e Flamurit shfaqur nga ekranet nëpër faqet e mureve e bënte dhe më të detajuar dhe më mikpritëse këtë ditë të bekuar Perëndie, që kishte organizues me plot përkushtim si: Florim Lajqi, Emmie Salaj, Vera Mjeku, Valon Nikci, Mete Bruncaj, Ismet Kurti, Ismer Mjeku, Antigona Komoni, Vaso Nikprelaj etj…
Mbëëmja festive u prezantua nga zonjusha simpatike Antigona Komoni dhe Ardian Komoni.
Salla ushtoi nga marshimi i oficerëve të policisë së New Yorkut drejt skenës kryesore të cilët kanë shoqatën “Illyria”. Hyrja e tyre me uniformën e policisë amerikane dhe me ngrijen e Flamurit shqiptar kuq e zi ishte një moment shumë i rëndësishëm, solemn për të gjithë bashkëkombasit dhe amerikanët që ishin në sallë.
Tenori i famshëm shqiptar Kastriot Tusha i cili kishte ardhur enkas nga Shqipëria si i ftuar special për të festuar me bashkatdhetarët në New York intepretoi hymnin kombëtar i cli u shoqërua nga të gjithë pjesëmarrësit.
Ansambleisti Mark Gjonaj njëherazi dhe fitues si anëtar në Këshillin e Bashkisë së New Jorkut iu ka uruar gjithë pjesëmarrësve: “Gëzuar Ditën e Flamurit, Gëzuar Ditën e Pavarësisë”! Fjala e Tij është mirëpritur me duartrokitje ë zjarrta çka tregon popullaritetin dhe respektin që ka krijuar tek zgjedhësit dhe tek shumica e shqiptaro amerikanëve në Diasporë.
Pas fjalës së tij z.Gjonaj ka ftuar në skenë senatorin e shtetit të Nju Jorkut z.Jefrey D.Klein një mik i afërt i shqiptarëve i cili i uroi gjithë shqitparët në këtë ditë të shenjtë.
Në këtë festë kombëtare nderonte me pjesëmarrjen e saj ambasdorja Teuta Sahatqija Konsulle e Përgjithshme e Kosovës.
Në emër të qeverisë shqiptare ka përshëndetur znj.Besiana Kadare ambasadore pranë Kombeve të Bashkuara në New York.
Fjalimin kresor në këtë ditë të shënuar kombëtare e mbajti zonja Susana Shkreli, kandidatja për në Kongresin Amerikan dhe ndihmës Prokurore, shqiptarja e parë grua në Amerikë që kandidon për një post të tillë. Ajo solli midis të tjerave përvojën e saj në mbrojtjen e fëmijëve dhe grave nga dhunimet e llojeve të ndryshme, punën dhe zbatimin e ligjeve amerikane.
Një performancë speciale solli dhe këngëtarja dhe violinistja, arbëreshja Sophie Castriota nga gjeneratat pasardhëse të familjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Vallëzim festiv sollën grupi i valleve të “Rozafatit”, të cilët të veshur me veshjet e bukura shumëgjyrëshe kombëtare i dhanë sallës hare dhe gëzim.
Në emër të guvernatorit të Bronxit znj. Nathalia Fernandez i dorëzoi Ansambleistit Mark Gjonaj, Proclamatën me mbishkrimin që Dita e Flamurit, 28 Nentori te njihet si dita e Pavarësisë Shqiptare në New York në nder të komunitetit shqiptar.
Vallëzim festiv sollën dhe grupi “Ansambli i Eposit të Valleve” veshur me kostumet kombëtare.
Të gjithë pjesëmarrësit u argëtuan me këngë të ndryshme të interpretuara nga këngëtarja e shquar Shyhrete Behluli, Edona Llalloshi, Malësori dhe Vedat Ademi të shoqëruar mjeshtërisht nga DJ Sammy Z.
Festa e 105 Vjetorit të Pavarësisë, do të ngelet e paharruar në kujtesën e mbi 1000 pjesëmarrësve në Hilton hotel, sepse është një ditë që bashkoi shqiptarët është një ditë që frymëzon sepse siç thotë Shen Nënë Tereza “Së bashku mund të bëjmë gjëra të vlefshme”.
Dhe gjërat e vlefshme do të vinë vetëm së bashku, sepse Bashkimi i Kombit e ka nevojë urgjente një realizim të tillë…
Mbremja festive u filmua nga disa media ndërmjet të cileve TV “Alba Life” do te transmetoje se shpejti në kanalet televizive kronikën e përgatitur enkas për këtë Jubile.
25 Nëntor, 2015
Westchester, New York