Opinion nga Kastriot Bushi /
Bota shqiptare sot është vënë në koordinatë të ndryshimeve të mëdha politike ekonomike, gjeografike, demgrafike, migruese, arsimore e kulturore etj, që kanë shtrirje të gjerë dhe strukturë të ndërlikuar . Megjithëse jemi një nga kombet më të lashta të Evropës, njëkohësisht jemi dhe shteti më i ri në Evropë. Është një çështje paradoksale që jo vetëm kërkon përgjigje por të vë edhe në mendime.Mendimi politik shqiptar,po përjeton një periudhë të veçantë,kur edhe pse ka më tepër retorika ,koleksione e luftë deklaratash,herë euforike e herë disfatiste,lind nevoja që të përpunojë jo vetëm një program unik mbarëkombëtar,që na mungon,por edhe aspektet teorike të programit që do ta bënin çështjen e bashkimit kombëtar më vizionare ,më solide dhe më bindëse jo vetëm për tavolinat dialoguese . Theksojmë se njohja e lirive dhe të drejtave të njeriut e përfshinë edhe atë kombëtare dhe për më tepër e zgjidhë atë.
Mirëpo ,sikur me çështjen shqiptare ,sot duhet të Mirren të gjitha vendet e Bashkimit Evropian,në mënyrë të veçantë qeveritë e shteteve të mëdha të këtij bashkimi,të cilat edhe e përcaktojnë politikën e tij.Gjermania Federale, Franca , Anglia . Po me çështjen shqiptare sot posaçërisht merren SHBA-të, të cilat kanë rrol të veçantë,prijës, në marredhëniet ndërkombëtare. Institucionet e njohura ndërkombëtare sikundër janë Këshilli i Sigurimit i OKB-së;Bashkimi Evropian; Këshilli i Evropës;OSCE-etj Me çështjen shqiptare vazhdon të merret edhe Rusia .
Edhe ne, në mënyre të pashmangshme jemi pjesë e procesit të ndërtimit të Evropës së re dhe të Rendit të ri botëror,themelet e të cilit janë vendosur pikërisht,në Helsinki. Me të drejtë kujtojmë dhe shprehim parimet demokratike dhe të drejtave të njeriut të përfshira në dokumentet e Konferencës mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin,e para së gjithash në Aktin final të Helsinkit dhe të Kartës së Parisit. Cili është pozicioni i çështjes shqiptëtare në Ballkan,apo cili është pozicioni i çështjes shqipëtare në politikën ndërkombëtare sot ?
Deklarata e KSBE tani më OSCE përmban edhe tri principe të reja,të përcaktuar në mardhëniet ndërmjet shteteve: së pari, principin e moscenimit të kufijëve,me të cilin shtetet-pjesëmarrëse të Konferencës,konsiderojnë – të pacënueshëm të gjithë kufijtë e vetë,si edhe kufijtë*(shih, aprovimin e Dokumenteve)e të gjitha shteteve në Evropë -; së dyti , principin e respektimit të integritetit territorial, me të cilin shtetet pjesëmarrëse,obligohen që të –përmbahen nga ajo ,që territorin e shtetit tjetër pra pjesëmarrëse ,ta bëjnë object të okupimit ushtarak,ose të masave tjera, ose ta përvetësojnë …,së treti ,principin e respektimit të të drejtave njerëzore dhe të lirive themelore, me të cilat shtetet pjesëmarrëse obligohen se do ta –përparojnë dhe inicojnë realizimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive ,që dalin prej dinjitetit të personalitetit të njeriut . Kujtojmë me plotë të drejtë ,në Katërmbëdhjetë Pikat e tij të famshme,Udrou Uillsoni u tha Evropianëve se tani e tutje sistemi ndërkombëtar duhet të bazohej jo në ekulibrin e forcës,por në vetëvendosjen nacionale ,se sigurimi i tyre duhet të bazohej jo nga aleancat ushtarake ,por në sigurimin kolektiv dhe se diplomacia e tyre nuk duhej të zhvillohej në mënyrë sekrete nga ekspertët,por mbi bazën e “marrëveshjeve të hapura,të arritura në mënyrë të hapur”.
Siç e shprehëm më lartë se edhe Rusia,vazhdon të merret me çështjen shqipëtare,gjithnjë duke u munduar ta mjegullojë dhe humbë nervin kombëtar me të kaluarën e hidhur të saj që e mbanë si peshë historike . Në marshimin e saj,Rusia rrallë ka qenë e përmbajtur ;kur gjente pengesa ,ajo përpiqej të tërhiqej e fyer dhe e dëshpëruar .Në pjesën më të madhe të historisë së saj,ajo është përpjekur të mos i shpëtonte rasti. Shembulli i fundit , që lëvizi botën e qytetëruar ngjarja në Krime, edhe pse , kemi bindjen që në fund do të tërhiqet e humbur,dhe ,Rusia duhet të shpërbëhet sikur se BRSS-ja, për të mos e penguar Paqen në Botë.
Dhe në fund, pakti NATO duhet të intervenojë për t’i mbrojtur parimet e veta të pranuara dhe , të nënshkruara . Për Shqipërinë, për popujt e lirë në botën Demokratike.