• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYEMINISTRI KURTI “DENONCON” ISH KRYEMINISTRIN THACI PËR FSHEJEN E MARRVESHJES NDERKOMBETARE….

February 26, 2020 by dgreca

-Kryeministri Kurti: Besojmë fuqishëm se Kosova është dhe duhet të jetë shtet demokratik/

– Shqetësimi ynë ka të bëjë me një zotim të njëanshëm të ish- kryeministrit, tani president aktual. Kur është ratifikuar marrëveshja që e quanim Thaçi-Daçiq, më 27 qershor 2013, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë ditur se ka pasur dy marrëveshje, e jo vetëm një./

Prishtinë, 26 shkurt 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot, konferencë të jashtëzakonshme për medie, ku ka shprehur shqetësimet e tij si kryeministër lidhur  me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z. Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen, ku përmes një shkrese  zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në fjalën e tij para gazetarëve, kryeministri Kurti, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për  një marrëveshje midis ish- kryeministrit Thaçi dhe ish- kryeministrit Daçiq dhe një zotim të njëanshëm të ish- kryeministrit, tash president i Kosovës, lidhur me Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila pa dakordim paraprak nuk do të shkojë në Kosovën veriore.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Dje pasdite unë i kam dërguar një letër Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj  Vjosa Osmani por edhe presidentit të Republikës së Kosovës z, Hashim Thaçi dhe kryeprokurorit të shtetit z. Aleksander Lumezi që ka të bëjë me një marrëveshje sekrete të nënshkruar nga presidenti i Kosovës, z Hashim Thaçi më datë 19 prill të vitit 2013. 

Pra, atë ditë nuk kishim një marrëveshje në Bruksel, por kishim dy marrëveshje. Ishte një marrëveshje midis ish kryeministrit Thaçi dhe ish- kryeministrit Daçiq dhe kjo tjetra e cila ishte zotim i njëanshëm i ish kryeministrit, tash president lidhur me Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila pa dakordim paraprak nuk do të shkojë në Kosovën veriore, siç thuhet, jo veriun e Kosovës por Northern Kosovo, pra në Kosovën veriore,  pa dakordim paraprak me KFOR-in. 

Për neve është shumë e rëndësishme të marrim vesh se kush e ka kërkuar një gjë të tillë. Ne nuk besojmë që Brukseli e ka kërkuar një zotim të tillë të ish- kryeministrit, mund ta ketë kërkuar Serbia, por kjo është një gjë që duhet të shqyrtohet.  Sot jemi më 26 shkurt. Në njërën anë e kemi ditëlindjen e simbolit të rezistencës që u nda prej nesh para një viti e gjysmë, Adem Demaçit, dhe gjithashtu ditëlindjen e aktivistit tonë që u mbyt në burg, Astrit Deharit. Por në anën tjetër kjo ditë shënon sot edhe 4-vjetorin e Presidencës së z. Thaçi.

Para se të shkojmë në konferencën e Munihut, unë jam përPjekur që ta takoj presidentin e Kosovës në mënyrë që  të dakordohemi sa më shumë e sa më mirë për politikën e jashtme. Edhe më tej jam i interesuar që të takohem me të e të diskutojmë në mënyrë që në politikën e jashtme të mos jemi kakofoni zërash.

Prej 3 shkurtit, Republika e Kosovës ka Qeveri të re. Kjo Qeveri ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit kur u bë ndryshimi i madh politik. Dialogun me Serbinë do ta përgatisim mirë e me parime, por atë e udhëheq unë si kryeministër i Republikës së Kosovës, veçse politika e jashtme nuk është vetëm Serbia. Ka shumë gjëra, të cilat unë si kryeministër i Republikës së Kosovës vazhdoj të insistoj që duhet të jemi njëzëri në arenën ndërkombëtare me presidentin dhe jo vetëm.

Ky shkëmbim i letrave midis ish- sekretarit Rasmussen dhe ish- kryeministrit, Thaçi sipas opinionit ligjor të Zyrës së Kryeministrit paraqet marrëveshje ndërkombëtare duke u bazuar në Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve.

Fshehja e një marrëveshjeje të tillë të datës 19 prill 2013 kur ne kemi menduar se ka vetëm një marrëveshje, na dolën se paskan qenë dy, konsiderojmë se është shkelje flagrante me të cilën do të duhej të merren organet e drejtësisë.

Me këtë rast unë dua të theksoj qëndrimin tonë për partneritet dhe aleancë të pashkëputshme me NATO-n dhe KFOR-i. Nesër në mëngjes herët unë kam një takim me komandantin e KFOR-it, takim i aranzhuar tashmë dhe se FSK ushtria jonë, Ministria e Mbrojtjes, KFOR-i, NATO janë gjithmonë bashkë dhe në të njëjtën anë.   

Shqetësimi ynë ka të bëjë me një zotim të njëanshëm të ish- kryeministrit, tani president aktual. Kur është ratifikuar marrëveshja që e quanim Thaçi-Daçiq, më 27 qershor 2013, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë ditur se ka pasur dy marrëveshje, e jo vetëm një.

Në këtë mënyë ata deputetë janë vënë në lajthitje. Ajo marrëveshje i ka pasur 15 pika, 6 pikat e para të asaj marrëveshje  flasin për të ashtuquajturin  Asociacion të Komunave serbe apo Zajdenicë siç i kemi thënë në mënyrë të popullarizuar. Por nuk është ditur se kjo është vetëm njëra prej dy marrëveshjeve. Gjithashtu , sot katër vjet, kur presidenti aktual u pat zgjedhur në Parlamentin e Republikës nuk është ditur se ai ka me vete edhe një marrëveshje të tillë sekrete.

Ky opinion ligjor siç mund ta keni parë edhe ju tashmë u është shpërndarë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës dhe ne si qeveri e re do të jemi transparent, do t’i analizojmë por edhe publikojmë letrat dhe marrëveshjet e tilla sepse besojmë fuqishëm se Kosova është dhe duhet të jetë shtet demokratik. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Marrveshja e fsehur

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT