• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Serbi, marrëveshja për diplomat drejt zbatimit

January 25, 2016 by dgreca

-Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri: Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave nis zbatimin në 1 mars 2016/
-Kjo Marrëveshje është veçanërisht e rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës/
PRISHTINË, 25 Janar 2016/ Në Bruksel gjatë javës së kaluar, delegacionet e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian kanë arritur pajtimin që Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave të filloj zbatimin në 1 mars 2016, bëri të ditur sot qeveria kosovare.
Njoftimi i dërguar thekson se, ministrja kosovare për Dialog Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore në dialogun e Brukselit ka theksuar se kjo është një marrëveshje e re për diplomat, e cila është më e zgjeruar se ajo e vitit 2011, sepse përfshinë njohjen reciproke të diplomave të të gjitha niveleve të shkollimit, prej shkollës fillore deri te arsimi i lartë universitar si dhe nivelet profesionale. Me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të njohin reciprokisht këto diploma: diplomat e shkollës fillore, të mesme, shkollimit vokacional, nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës së kualifikimeve evropiane (EQF), diplomat bachelor, master dhe doktoraturat.
Njohja reciproke e diplomave bëhet përmes procesit të certifikimit ndërkombëtar të diplomave nga një palë e tretë dhe në këtë rast këtë certifikim do të bëjë Asociacioni i Universiteteve Evropiane (European Association of Universities – EAU) dhe pastaj diplomat e certifikuara konsiderohen të njohura nga të dyja shtetet. Për njohjen e diplomave të shkollës fillore, të mesme dhe ato profesionale (që është risi në këtë marrëveshje) do të përzgjidhet një organizatë ndërkombëtare e cila do të bëjë certifikimin ndërkombëtar. Kandidatët e interesuar për njohjen e diplomave do të aplikojnë pranë zyrave të organizatës SPARK në të dyja shtetet për të paraqitur aplikacionin për njohje e diplomave cila pastaj do ta realizoj procesin e certifikimit ndërkombëtar.

Njohja e diplomave është e ndarë në dy grupe, në njohjen profesionale dhe akademike. Pas certifikimit ndërkombëtar, njohja profesionale do të realizohet nga institucionet e shteteve përkatëse në afat prej 90 ditësh dhe me një pagesë prej 50 eurosh apo në valutë tjetër ekuivalente me shumën prej 50 eurove. Njohja profesionale e diplomave do të shërbejë për qëllime punësimi, duke përfshirë edhe punësimin në institucionet qeveritare në shtetin përkatës. Njohja akademike e diplomave do t’iu shërbejë studentëve për të vazhduar studimet e mëtejmë në shtetin përkatës, ku procedurat do të realizohen nga secili institucion i arsimit të lartë i shtetit përkatës të cilës i drejtohet aplikuesi dhe afati i realizimit të njohjes është 5 muaj.

Po ashtu, të gjithë kandidatët të cilët tashmë kanë kryer procedurat e njohjes nga Asociacioni i Universiteteve evropiane (EUA) munden menjëherë pas 1 marsit 2016 të aplikojnë për njohje nga institucionet e larta arsimore të shtetit përkatës. Kandidatët gjatë aplikimit për njohje duhet të theksojnë se çfarë njohje dëshirojnë, profesional apo akademike. Të gjitha udhëzimet për procedura do të merren nga zyra implementuese përkatësisht zyrat e SPARK-ut në Kosovë dhe në Serbi.

Marrëveshja për diplomat vlen vetëm për diplomat që janë marrë nga universitetet e akredituara në shtetet përkatëse, Kosovë dhe Serbi.

Kjo Marrëveshje është veçanërisht e rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ministrja Edita Tahiri ka thënë se njohja reciproke e diplomave mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë ka një rëndësi të madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse shumica e tyre kanë studiuar dhe diplomuar në Kosovë dhe u duhet kjo njohjen e diplomave, në mënyrë që të kthehen në vendlindje për të ndihmuar zhvillimin e komunitetit shqiptarëve etnik atje, duke u angazhuar në jetën institucionale dhe sidomos në fushën arsimore për të përgatitur gjeneratat e reja. Ajo ka inkurajuar kuadrot universitare që të kthehen në Luginën e Preshevës, sepse brezi i shkolluar ka obligim t’i shërbejë kombit për të zhvilluar dhe forcuar shqiptarët. Kuadrot e shkolluara duke u kthyer në vendlindje japin ndihmën më të mirë për zhvillimin dhe emancipimin politik, shoqëror dhe ekonomik të një kombi dhe kjo është mënyra e duhur për të penguar shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Politikat diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve etnik në Luginën e Preshevës luftohen më së miri përmes shkollimit dhe shërbimit në interes të shqiptarëve, është shprehur ministrja.
Qeveria e Kosovës angazhohet dhe kërkon një bashkëpunim të ngushtë me komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për zbatimin e plotë të kësaj Marrëveshje, në interes të qytetarëve dhe për një efikasitet për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Ministrja Tahiri ka theksuar po ashtu se moszbatimi i kësaj Marrëveshje nga Serbia për pesë vjet me radhë, që nga viti 2011 kur është arritur marrëveshja, ka pasur për qëllim që të pamundësojë perspektivën dhe punësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët shkollohen në universitetet e Republikës së Kosovës. Politikat e tilla diskriminuese të Serbisë të dëshmuara edhe me sabotimin e zbatimit të kësaj marrëveshje, unë i kam denoncuar vazhdimisht në takimet me Bashkimin Evropian, ka thënë ministrja Tahiri, duke shtuar se edhe Bashkimi Evropian ka qenë i ngadalshëm në masat e saja për detyrimin e Serbisë që të përmbush obligimet zbatuese. Ajo shprehu besimin se BE-ja nuk do të lejojë zvarritjet e mëtejme nga ana e Serbisë.
Qeveria e Kosovës do të publikojë së shpejti një udhëzues të hollësishëm për t’i njoftuar të interesuarit me procedurat e aplikimit për njohje./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosove-Serbi, marrveshje per diplomat

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT