• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova e Shqipëria drejt një marrëveshje për energjinë

March 2, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Qeveria e Kosovës në mbledhje, 2 mars 2016/

-Kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, ditën kur është zgjedhur në postin e presidentit të Republikës së Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në qeveri. Kush do e zëvendësojë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 2 Mars 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi sot vendimin për nismën e lidhjes së Marrëveshjes me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit OST sh.a. dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut- KOSST sh.a.

Në Kosovë, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT është  kompani publike merret me planifikimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike.

Në Shqipëri, Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike drejtohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit – OST, që është një shoqëri publike me 100% të aksioneve shteterore.

Në dhjetor 2015, në Kosovë u bë  inaugurimi i Projekti “Rregullimi Sekondar Frekuencë-Fuqi Kosovë-Shqipëri” dhe përfundimi i punimeve në linjën interkonektive 400 kV deri në kufirin me Shqipërinë. Inaugurimi u bë pasi në “autrstradën” energjetike të Kosovës drejt Shqipërisë u bë edhe energjizimi testues. Në pjesën e Shqipërisë punimet përfundojnë këtë vit dhe bëhet inaugurimi i plotë.

Në Forumin e Nivelit të Lartë me temë “Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë”, dje në Prishtinë, me pjesëmarrës edhe nga Tirana, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe mbështetur nga USAID-i, u vlerësua se një komponentë shumë e rëndësishme për stabilitetin e furnizimit dhe operimit të sistemit është tregu i përbashkët i energjisë elektrike me Shqipërinë.

“Plotësimi i gjenerimit të energjisë elektrike të Shqipërisë – i bazuar kryesisht në hidro dhe i gjenerimit të Kosovës – i bazuar kryesisht në thëngjill, është konsideruar si alternativa më e lirë dhe e sigurt për furnizim të përbashkët të dyja vendeve, duke eliminuar kështu mungesën sezonale”, u theksua në përfundime të Forumit.

 

PRITEN EMËRIME NË DY POSTE NË VEND TË THAÇIT NË QEVERI

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, sot, në anën e djathtë të kryeministrit Isa Mustafa, në vendin ku ulej zëvendëskryeminsitri i parë e ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, ishte i ulur zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviç, nga komuniteti serb.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Mustafa ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri i parë i deritanishëm dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, ditën kur është zgjedhur në postin e presidentit të Republikës së Kosovës ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në qeveri. 

“Unë dëshiroj që në emër timin dhe tuajin ta falënderoj për bashkëpunim, për punë, dhe për kontributin që i ka dhënë punës së qeverisë së Republikës së Kosovës edhe gjatë këtij mandati, edhe mandateve tjera. Në emër timin dhe tuajin i urojmë suksese në pozitën e re më të rëndësishme të vendit, presidentit të Republikës së Kosovës”, tha në mbledhje kryeministri Mustafa.

Në qeverinë e Kosovës priten emërime në dy postet ku ishte Thaçi dhe sipas medias në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme pritet të jetë Enver Hoxhaj, i cili edhe më parë, në mandatin e kaluar, ishte minister i Jashtëm. Nga PDK, partia që deri në zgjedhjen President Republike e drejtoi Thaçi, pritet të jetë edhe zëvendëskryeministri i parë në qeverinë e Kosovës.

QEVERIA E KOSOVËS MIRATON BUXHETET PËR VITIN 2016 EDHE EDHE PËR TRE KOMUNA VERIORE 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar buxhetet komunale për vitin 2016, për komunën e Gllogocit, si dhe për tre komuna veriore me shumicë serbe – Mitrovicën veriore, Zubin Potokun dhe Leposaviçin, pas ri-aprovimit të këtyre buxheteve nga ana e kuvendeve komunale të këtyre komunave në përputhje me Qarkoret Buxhetore.

 Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për Manifestimin gjithëpopullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar është informuar edhe për kërkesën e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë për marrjen e linjës së re kreditore nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

 Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Kryeministri Isa Mustafa foli për ndryshimin dhe plotësimi e Ligjit për Prokurim Publik dhe hyrjen në fuqi pasi që është nënshkruar nga presidentja e vendit dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, zhvilloi sot mbledhjen e 76-të, të 9-tën në vitin 2016, të cilin e nisi me dy mbledhje brenda ditës së 8 janarit.

Qeveria e Kosovës,  e koalicionit të dy partive më të madha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, vazhdon punën në vitin e saj të dytë që nga zgjedhja në 9 dhjetor 2014, në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: marrveshje per Energjine, Shqiperi Kosove

Artikujt e fundit

  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT