• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Marshimet e vdekjes

January 30, 2015 by dgreca

Nga Aurel Dasareti, USA/*
Shkatërrimi i komunizmit dhe “çlirimi” nga Serbia nuk solli ndonjë formë të re më progresive në organizimin shoqëror në Shqipëri-Kosovë… Pseudo-demokratët patën një etje të madhe për t`u pasuruar në mënyra të pista, prandaj ngritën institucione të tilla për t`i realizuar dhe konkretizuar këto etje. Jeta profesionale e tyre si “politikan” përbën një shembull të qartë të interesit personal, kriminalitetit, paditurisë, tradhtisë. Veprimet e tyre tradhtare janë të drejtuara kundër sigurisë shtetërore dhe pavarësisë.
***
Të përkujtojmë viktimat e gjenocidit serb…ndaj shqiptarëve; për të mos harruar tragjeditë masive në të kaluarën dhe të tashmen: jo vetëm për burrat që luftuan trimërisht për vendin e të parëve të tyre, dhe dinjitetin e tyre si qenie njerëzore, por edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë: bijtë e pambrojtur, gratë dhe të moshuarit të cilët humbën jetën e tyre, viktimat e pafajshme të agresionit barbar serb.
***
Në arshivën familjare e gjeta një dokument të shkruar dikur nga një i afërm, dëshmitar i cili në vitet 1912-1913 i shpëtoi Golgotës Shqiptare:
“Marshimet e vdekjes. Ata shqiptarë që nuk vdiqën nën tortura, u detyruan të nisin në marshimet e vdekjes. Gjatë rrugës ata vdiqën si mizat. I nxehti i padurueshëm, torturat dhe mungesa totale e ujit dhe bukës e bënë punën e vet. Edhe kur ushtarët dhe xhandarët serbë kishin ujë të mjaftueshëm me vete e derdhnin por nuk na jepnin neve, ose kur kalonim pranë disa vrimave me ujë, të burgosurve nuk u lejoheshe me pi. Gratë dhe fëmijët zakonisht detyroheshin të shikojnë se si burrat e tyre, baballarët dhe vëllezërit keqtrajtohen dhe vriten përfundimisht. Dhe, vinte radha e tyre të masakrohen. Nuk mund të jetë ndonjë dyshim se qëllimi i dëbimeve ishte që sa më shumë shqiptarë të vdisnin. Gratë dhe fëmijët ishin veçanërisht të pambrojtur ndaj abuzimit para se ata u vranë. Në çdo katund gratë shqiptare u përdhunuan dhe pastaj vrarë më pas. Ato që e kundërshtuan këtë u masakruan menjëherë ose u keqtrajtuan aq keq sa që vdiqën pavarësisht. Vajzat e reja dhe fëmijët ishin dëshmitarë të prerjes me thikë të kokës së prindërve të tyre nga serbët. Pastaj, madje edhe vajzat e reja që në realitet ishin vetëm fëmijë u dhunuan seksualisht, shumica prej tyre më pas u vranë…”
***
Mizoritë e kryera nga serbët kundër shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës 1998-1999 nuk janë të ndryshme nga ato të kryera në 1912-1913, siç përshkruhet në dokumentin “Golgotha Shqiptare” nga Leo Freundlih, humanisti madh, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913 ku serbët vranë më tepër se 500.000 shqiptarë.
Njeriu pa emocione, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së cilës luftojmë.
***
Kosova kalon çaste kritike. Nevojtarët protestojnë, por mes tyre ka edhe disa provokatorë, agjentë (të rekrutuar nga mashtruesi kronik Hashim Thaçi dhe reptili Isa Mu(t)stafa) që shkatërrojnë pronat dhe sulmojnë policinë, me qëllime djallëzore të gatuara në kuzhinat e padronëve serb – të provokojnë kundërveprime.
Ndërkaq, punëtorët e rendit publik, policia e verbët, ka marrë urdhra politike nga tradhtarët dhe rrahin protestuesit paqësor, vëllezërit dhe motrat e veta të gjakut. Më e rrezikshme është kur zjarrfikësit ndezin shtëpitë, atëherë nuk ka kush do t`i shuan zjarret…Kjo sepse protestat mund të kalojnë në luftë qytetare – vëllavrasjeje.
***
Është tragjike-komike që “patriotët / intelektualët e diasporës” në vend që të bashkohen rreth një subjekti të vetëm, të bëhen një model për shqiptarët e trojeve, kontribuojnë edhe më tepër në përçarjet e tyre. Kanë formuar degë ose nëndegë të partive antikombëtare që veç ekzistojnë në Atdhe. Vetëm në Gjermani dhe Zvicër numri i degëve (nëndegëve) të LDK-së dhe PDK-së është më i madh se numri i emigrantëve. LDK-ja e sotme e Mu(t)stafës qysh moti ka devijuar, nuk është më ajo e Rugovës, kjo sa për freskimin e mendjes së fanatikëve partiak.
***
Çfarë kërkesash duhet të përmbushë një individ për të qenë një intelektual i vërtetë?
Patrioti dhe intelektuali i vërtetë nuk është i gatshëm të heqë dorë nga atdhedashuria, ndershmëria, burrëria, liria dhe përgjegjësia për hir të skemave apo programeve, për një shkollë, parti, fe, rrymë apo klan. Si mund një individ të jetë një intelektual i pavarur dhe autonom kur ai ka zgjedhur të regjistrohet në një grup të caktuar të të kuptuarit?!
Intelektual do të thotë të sillesh në mënyrë racionale dhe objektivisht reflektues në mjedisin tënd. Të jesh intelektual nuk do të thotë domosdoshmërish të jesh veçanërisht i zgjuar; ajo më shumë kuptohet si një mënyrë e veçantë për të aplikuar inteligjencën tënde në takimet tua me botën. Intelektuali duhet të qëndroj fortë pas disa vlerave të caktuara, por të ketë mosbesim në ideologjitë dhe partitë më të mëdha shqipfolëse, sepse janë tradhtare.
***
Detyra jonë është jo vetëm të informojmë për sendet dhe ngjarjet por të përcaktojmë cilësitë dhe ndjenjat që duhet t`u zhvillojnë popullatës: dashurinë pa kufi ndaj Atdheut, gjuhës shqipe, zotësisë në punë, disiplinën, thjeshtësinë, cilësinë për të thënë të vërtetën, guximin për të reaguar s`bashku kundër padrejtësisë dhe tradhtisë kombëtare, dashurinë për njëri tjetrin, nderimin për më të mëdhenjtë dhe kujdesin ndaj më të vegjëlve.
Mbi të gjitha kemi nevojë që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit. Ideologji të skajshme, të djathta ose majta, bëjnë të lindë një shoqëri e mbyllur, në të cilën individi i nënshtrohet kolektivit, shoqëria sundohet nga shteti, kurse shteti është në shërbim të një dogme që pretendon të jetë mishërim i së vërtetës përfundimtare. Në një shoqëri të tillë nuk ka liri. Dhe, një shoqëri që ka liri të pakufi tjetërsohet në anarki.
I sfilitur nga vetëdija për pafuqinë e vet, për vetminë e vet, shqiptari në vend që të kërkojë përgjegjësi ose kap për fyti qeveritarët e vet mashtrues – shkaktarët e tragjedisë së tyre, në mënyrë joligjore braktisën Atdheun. Kërkon të kapërcejë barrën e tij ekzistenciale duke arritur një gjendje ekstazike të ngjashme me gjendjen e transit, duke rifituar kështu njësimin e brendshëm dhe njësimin me natyrën. Janë të ndryshme mënyrat për t`ia arritur kësaj, si për shembull kjo puna e “emigrantëve taze”. Ajo pjesë e popullsisë naive të Kosovës që ikën në Perëndim, nuk e din se pas 2-3 muajsh do të dëbohen nga “nikoqirët” dhe do të kthehen prej nga u nisën edhe më të varfër, nuk e kanë kuptuar se shanset për azil, qëndrim dhe punësim në Perëndim janë zero, përveç nëse ndonjë trim prej tyre martohet me ndonjë homoseksual atje. Qeveria kriminele e PDK dhe LDK-së nuk i burgosin pronarët kriminel të autobusëve. Marshimet e vdekjes vazhdojnë…
*ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Dasareti, marshmete e vdekjes

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT