• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Martirizimi antikomunist, pasuri e të djathtës!

July 14, 2013 by dgreca

Shkruan: Luan MYFTIU /
Edhe të majtët e dinë që kjo është epoka e afirmimit të të djathtës. Që e drejta për të realizuar zhvillimin kapitalist i takon kryesisht kësaj alternative. Që aspirata e integrimit europian i takon kësaj ta arrijë. Se dhe individualizmi shoqëror është kryekëput fryma e filozofisë së saj. Se kjo e djathtë e largoi komunizmin nga pushteti! Kjo i shëmbi praktikat utopike dhe antinjerëzore të asaj doktrine kriminale! Kjo e djathtë u martirizua për të ardhur këto ditë! Ndaj kjo do të mbetet ylli polar i synimeve të zhvillimit, legjendë e sakrificave për përparim, flamurtare e lirive demokratike, realizuese e ëndrrave shekullore për një shtet të së drejtës dhe barazi të vërtetë shoqërore!
Kjo e djathtë u masakrua nëpër “katakombet” e mizorisë komuniste për të mbrojtur vlerat e qytetërimit! Kjo u flijua për të ruajtur virtytet kombëtare dhe të drejtat themelore të njeriut! Kjo “shenjtore” u ndesh me të majtën ekstreme dhe po përpiqet të ripërtërijë bashkimin dhe vëllazërimin kombëtar! Sepse e djathta mishëron shpirtin europian të kombit, frymën e pastrimit të qiellit shqiptar nga mbeturinat e ideologjisë vrastare komuniste! Kjo e djathtë po flijohet për të ndërtuar një shoqëri, të panjollosur nga mentalitete dhe paragjykime klasore totalitariste!
Dhe, meqë e djathta ka sot përgjegjësinë kryesore historike për të ardhmen e Shqipërisë, ajo po bën çmos që dhe e majta të rinovohet, duke u ndarë me të kaluarën e duke shprehur, në radhë të parë, pendesë ndaj vuajtjes së atyre, që u martirizuan për liri e demokraci. Prandaj, kjo e djathtë po bën çmos të shuhet fryma konfliktuale, të zhduken praktikat e marrjes së pushtetit me dhunë, të dënohen “marifetet” e zhvatjes së votës së sovranit. Kurse e majta ende nuk po i çmon hovet fisnike të shpirtit patriot të të djathtës, nuk po i kupton ajo ende bukuritë morale të guximit qytetar për përparimin e vendit. Sepse e majta ende nuk ka treguar respekt për vuajtjen e pamerituar njerëzore në diktaturë.
Ende nuk denjon ajo të përfitojë prej fisnikërisë së tyre, duke shprehur ndaj tyre mirënjohje të sinqertë. Sepse ajo ende ka mbetur grykëse, cinike, egoiste, arriviste, mashtruese. Ende ajo është “revolucionare”, delirante, prepotente dhe arrogante. Ndaj ajo dhe alternativat i ngre mbi akuza false, mbi shpifje dhe krijime krizash artificiale. Prandaj, ka dhe alergji ndaj këtyre shtresave, sa nuk u përmend atyre as emrin dhe nuk shpreh as respektin e duhur ndaj dhimbjes së tyre mbinjerëzore. Bile, ajo nuk ka manifestuar asnjë mirënjohjeje ndaj tyre, edhe kur ka “bashkëpunuar” me të djathtën. Përkundrazi! E majta ka ndjekur dhe ndjek me besnikëri korrupsionin moral të së majtës së djeshme ekstreme.
Ajo po “blen” sot vota për t’ua nëpëkëmbur edhe në demokraci këtyre shtresave shenjtërinë e vullnetit të tyre politik. Prandaj priret ajo vetëm për t’i mëshiruar këta martirë si të jenë ca mjeranë, që u dashkan trajtuar me një keqardhje të shtirë. Sepse e majta nuk i duron shtresat, që kanë të drejtë morale të krenohen si pararendëse të demokracisë, si apostuj të shqiptarizmit, si heronj e viktima të diktaturës dhe si flamurtarë të qytetërimit! Ndaj propagandon ajo që shoqëria shqiptare të mos merret me të kaluarën komuniste. Prandaj, mbjell ajo përsëri frymë konfliktuale, ngre “mure” izolimi, shpërfill fisnikërínë e kombit dhe tenton të “rilindë” epokën e diferencimeve klasore dhe të “barazisë në mjerim”. E majta nuk e do integrimin real e të shpejtë të shtresave, që meritojnë të ngrihen në altarin e demokracisë. Se, për të fituar simpatinë e tyre, asaj i duhet të mohojë të kaluarën e saj, të pështyjë mbi veprën gjakatare të të parëve të saj.
Prandaj e majta përpiqet, bile, të infektojë edhe individë, apo segmente të të djathtës me një frymë mospërfillëse ndaj atyre, që duhen çmuar si mishërim i tolerancës, i durimit dhe i atdhedashurisë. Prandaj ajo bën çmos ta shkatërrojë monumentin e veprës së tyre humane, të ulë vlerat e flijimit të tyre, të zbehë rolin historik të luftës së tyre për liri e demokraci. Sepse e majta e di që këto shtresa, pronarët e ligjshëm dhe të përndjekurit e diktaturës, janë “toka e fortë”, ku Anteu (demokracia) merr forcë dhe bëhet e pathyeshme.
Mirëpo e majta nuk e shfaq haptas këtë synim, nuk pranon ajo të përballet me historinë, të ndeshet me dhimbjen e pangushëllueshme. E majta e di që këto shtresa janë betoni, ku ajo thyen kokën. E di e majta se këta “shenjtorë” të humanizmit e bëjnë të pathyeshme të djathtën. Prandaj i shpërfill, duke i mëshiruar dhe i mohon, duke i trajtuar pa respekt e pa mirënjohje. (!) Prandaj vetëm sa shtiret sikur pendohet për mizorinë komuniste, sikur mallkon tepërimet e luftës mizore të klasave, sikur druhet se mos u bën këtyre një “persekutim të ri, pozitiv”, duke i veçuar me anë të lavdërimit të “tepërt”, etj, etj.
Dhe nuk ka denjuar të fusë për to një fjalë përdëllyese në tekstet shkollore, nuk ka pranuar t’u kthehet atyre një pëllëmbë tokë nga pronat e tyre, nuk e ka ngritur një herë kartonin në Kuvend për dëmshpërblimin e vuajtjes së tyre të pamerituar. Prandaj, në këto kushte, i takon të djathtës misioni t’i forcojë edhe më shumë lidhjet me këto shtresa. T’i vërë këto në platformën e saj politike, në thelb të filozofisë së saj të civilizimit. Madje, edhe në ripërtëritjen e saj e djathta duhet t’i ketë në qendër të vet marrëdhëniet me këto shtresa. Të ngrejë lart idealin e flijimit të tyre për demokraci, vuajtjen e tyre si vlerë të paçmueshme morale, të vërë edhe tolerancën dhe durimin e tyre apostolik në themel të humanizmit të saj, të shpallë dhe aspiranten e tyre humaniste si pjesë të alternativës së saj politike, ta ndërtojë rilindjen e vet edhe mbi vlerat e përkushtimit atdhetar të këtyre shtresave. Atëherë, gjithë të majtët e ndershëm kanë për t’u skuqur nga turpi, që “pragmatistët” e tyre, duke blerë votën e sovranit, përqeshën edhe aspiratën e dhimbjes së pangushëlluar të martirëve të demokracísë !…

Filed Under: Analiza Tagged With: Luan Myftiu, Martirizimi antikomunist

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT