• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MATEMATIKA ËSHTË EDHE POEZI

December 11, 2016 by dgreca

1-profesori

Kuvend në paraqitjen e librit të Pertef Zgjanollit/

1-tarelli-grup

Nga Kadri Tarelli/

Përkufizimin letrar, “Matematika është edhe poezi”, e bëri shkrimtari dhe poeti durrsak Vaso Papaj, i frymëzuar nga një takim matematcienësh, në një mbasdite të freskët vjeshte durrsake tw vitit 2016. Ishte Pertef Zgjanolli që me rastin e përurimit të librit të tij “100 + 1. Problema, sofizma, enigma, ushtrime”, i mblodhi kolegët mësues dhe botues librash matematike, të cilët me nderim i quaj “Punëtorë e mbretëreshës së shkencave”. Për të mos u lodhur lexuesi, qëllimisht në ballinë, autori shkruan: “-Për nxënësit dhe studentët, – për mësuesit e rinjë të matematikës. – për dashamirët e matematikës”.

Kuvendin e hapi Agim Shehi, autor i disa librave, duke u shprehur: Libri “100 + 1. Problema….”, është i veçantë që nga idea e ndërtimit, e deri në paraqitjen e problemave dhe zgjidhjeve të tyre. Ky libër ka vlera përdorimi për mësuesit, për përgatitjen e talenteve të reja, sepse veç njohurive matematike, plotson edhe kulturën shkencore e historike. Shumë personazhe, Pitagora, Diofanti, Arkimedi, Apolloni, Euklidi, Herkuli, Enea, etj, si pjesë e problemave, ngacmojnë dhe nxisin kërshërinë te cilitdo nxënës.

Më pas Naim Kërçuku vazhdoi: Urime autorit! Libri më i ri i mësuesit të talentuar të matematikës, kolegut Pertef Zgjanolli, është si një bahçe e gjelbëruar me pemë e lule shumëngjyrshe, ku vendin e tyre e zenë problemat, sofizmat, enigmat dhe ushtrimet matematikore. Shpesh ato janë të lidhura me jetën në qytetin tonë të Durrësit, duke e bërë librin më të ngrohtë, sepse i ka dhënë dritë e gjallëri qytetarie. Autori me ndjesinë e një mësuesi pasionant, i bën heronjët të flasin me gjuhën e matematikës. Besoj se është një meritë e tij dhe një vlerë e shtuar e librit, pasi kjo lëndë e sertë dhe e vështirë për nxënësit bëhet më e pëlqyeshme, më pak e egër.

– Secili prej nesh ka diçka për të thënë. – Kështu e nisi fjalën Eqerem Shehu, -Unë e vlerësoj punën dhe përkushtimin e “Mjeshtrit të konkurseve”, z. Pertef, pasi e kam njohur vite të shkuar kur punonim bashkë në një shkollë. Mundimi ishte i madh, por kënaqësia akoma më e madhe pas konkurseve që organizonte dhe drejtonte kolegu ynë i nderuar. Jam i bundur se kjo përvojë po i shërben autoritë të shkruajë e të botojë rreth 14 libra kushtuar matematikës. Me këtë rast po ngre një shqetësim që na takon të gjithë autorëve që botojmë libra: më shumë kujdes redaktimit dhe korrektimin letrar, pasi kjo është pjsë e kulturës të të shkruarit dhe bukurisë së librave.

– Pavarësisht se është libër matematike, ka brenda edhe letërsi edhe poezi. – Këto ishin fjalë e para të Vaso Papajt, i cili vazhdoi: – Falënderoj autorin që na mblodhi në këtë kuvend të bukur kushtuar matematikës, ku “Mbretëresha” ka bukuri, ka poezi dhe na frymëzon për poezi. Gjykoj që në takimet që organizon “Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve” të Durrësit, të jenë të pranishëm edhe hartuesit e librave të matematikës. Libra të tillë i duhen shkollave, sidomos mësuesve që drejtojën konkurset dhe olimpiadat. Mendoj se duhen gjetur forma, që të tillë libra të bëhen pjesë e fondit të bibliotekave të shkollave.

Në fjalën e tij z. Stavri LLambiri, përmendi: Miku ynë Pertefi nuk i ndahet botimit të librave, një veprim sa idealist aq edhe fisnik, që na ka mundësuar të njihemi më shumë me njëri-tjetrin. Në shumicën e herëve kemi biseduar dhe diskutuar për librat dhe botimet. Kjo punë kaq e madhe shumë vjeçare është një shërbim i madh që i bëhet mësimit dhe nxënësve të talentuar, që ta duan matematikën dhe të guxojnë të merren me të. Tipar dallues në këtë libër është se, nuk ka përsëritje të vetvetes, të ushtrimeve dhe problemave. Duke qënë se këto libra i përkasin në lënde të vështirë, gjykoj se duhen më shumë përpjekje për një publicitet më të menduar, në mënyrë që ato mos të mbeten në raftet e botuesit, por të bëhen pronë e mësuesve dhe nxënësve.

Ka një të vërtetë në këtë mes. Vepra e mësuesit të nderuar Zgjanolli, si metodist dhe botues i librave të matematikës, herë pas here është pasqyruar edhe në mediat e shkruara, me artikuj të ndryshëm. Mbase është pak, por duhet vlerësuar e mbështetur çdo shkrim apo njoftim, jo si reklamë, siç jemi mësuar në këto kohët e reja, por një ngacmim e nxitje më shumë, duke përfshirë edhe mediat vizive. Duke i bërë jehonë librit, si mjet i dobishëm për të gjithë nxënësit, veçanërisht për talentet në matematikë, e vlen të citoj disa prej tyre, si shkrime të merituara e të mirëpritura.

  • Agim Shehi. Gazeta “Mësuesi”. 16 12. 1995. Artikull: “Lojra dhe problema”.
  • E. Adriatika. Gazeta “Republika”. 05. 03. 1998. Shkrimi: “Durrësi kujtohet i pari për “7 Marsin”.
  • Bashkim Minga në dy artikuj në kohë të ndryshme: 1. Gazeta “Mësuesi”. 2007. “Vlera e veprimtarive, zgjojnë interest e nxënësit”, dhe 2. Gazeta “Mësuesi”. 11. Mars 2009. Shkrimi: “Gëzim i përbashkët”.
  • Bashkim Kadiu. Gazeta “Blevard”. 07. 12. 2010. “Pertef Zgjanolli, mësuesi që jeton në botën e matematik-fizikës”.
  • Xhevahir Gradica. 1. Gazeta “Bulevard”. 28. 11. 2014. Shkrimi: Pertef Zgjanolli, mësuesi, metodisti dhe matematicieni, që ushen arsimin me modelin dhe botimet e tij”. 2.  Gazeta “Bulevard”. Mars 2016. Shkrimi: “Pertef Zgjanolli. Mësuesi që furnizon arsimin me metoda dhe libra matematike”.

Në këtë hulli shkrimesh ka edhe të tjerë autorë, si Luan Jaupi dhe Agron Çami, që s’kanë përtuar të shkruajnë me dashuri e nderim për Pertefin si mësues, mjeshtër i organizimit të konkurseve dhe olimpiadave dhe botues librash.

Kur në bisedë e pyeta Pertefin: Pse ke filluar të botosh kaq vonë? Më përgjigjet me modesti: “Librat e mi i pëlqenin, por më nxirrnin lloj-lloj justifikimesh. Nuk e shtyja më shumë interesimin, kur dëgjoja se shumë libra, përfshi këtu edhe të kolegëve durrsak, përcilleshin kështu si unë, ose botoheshin pa emrin e autorit”. Vonë, shumë vonë, në Maj 2013, Bashkia e Durrësit dhe DAR, e vlerësuan me titillin: “Mirënjohje”.

Në këtë takim matematicienësh, me dy fjalë përshëndeta edhe unë. I përkas fushës së historisë, ndaj nuk marr përsipër të flas për cilësinë dhe përmbajtjen e librit. Me të le të merren specialistët, nxënësit, mësuesit, pedagogët dhe prindërit. Ata e kanë detyrën dhe privilegjin për t’u njohur me bukurinë e këtij libri, që ndihmon dhe frymëzon të gjithë shkollarët, në veçanti ata që kanë talent e guxim, durim dhe trimëri, të cilët sulen të ngjisin shkallët e pallatit të “Mbretëreshës”.

E përshëndes z. Pertef edhe për një arsye tjetër: Është çmenduri të hysh në udhën e librave, ku puna nuk shpërblehet dhe më pas duhen edhe ca para  për ta botuar, bukur fort për mësuesit që i kanë xhepat e shpuar. Po lavdi zotit që ka dhe do të ketë edhe kokëkrisur të tillë, sepse ndryshe nuk do të kishim libra dhe vepra kaq të duhura për shkollën dhe shkollarët.

Besoj se nuk gaboj kur them se, poeti luan me fjalën, ndërsa matematicieni luan sinfoni pa pentagram, ku notat janë numrat, simbolet, formulat, drejtëzat, këndet, figurat dhe trupat gjeometrik në hapsirë. Mendim më shtyn më tej akoma. Dijetarët ngulmojnë te idea se, suksesi arrihet me shumë punë, pastaj talenti, ndërsa punëtorit të matematikës i duhet, së pari talent, e më pas punë e durim prej skllavi.

Heroi ynë Pertef Zgjanolli, është në një rradhë me disa nga matematicienët e Durrësit, të cilët gjatë viteve kanë plot botime serioze, që i bëjnë nder shkencës, arsimit dhe qytetarisë durrsake. Janë mjaft të njohur  emrat e mësuesve, Islam Alika, Bardhyl Ballanca, Vangjel Tati, Agim Shehi, Murat Dervishi, Muzemil Osmani, Gjergj Frashëri, Stavri Llambiri, Mihallaq Boshku, Sofokli Garo, Myzafer Begteshi, etj. Ata vlerësohen dhe përmenden, në biseda mes kolegësh, nëpër institucionet arsimore dhe shkencore, këtu në Durrës dhe në Shqipëri, më tej akoma në trevat mbarë shqiptare, madje disa prej tyre edhe nëpër vende të ndryshme të botës. Do të dëshiroja që kësaj liste të matematicienëve që botojnë libra, sot të gjithë në pension, të moshuar e të thinjur, t’u shtonja edhe emra të rinj, por që nuk i gjej dot. Durrësit nuk i kanë munguar as talentet, as punëtorët dhe as dashnorët e matematikës.

Më mbyllje, mësuesi veteran Fiqiri Resuli shprehet: E admiroj kolegun tonë Pertef, për guximin dhe durimin për të botuar libra edhe në këtë moshë të avancuar. Askush nuk mund ta ndalojë në këtë betejë. Mbase për këta lloj idealistësh kokëkrisur e pat fjalën Napoleon Bonaparti, kur pat thënë: “Më të mirët e gjeneralëve mbeten në fushën e betejës”.

Pertefit Urime! Shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për krijimtari të bukur dhe të dobishme. Po shtoj pak fjalë të grabitura nga matematika:

“Jeta e njeriut është një thyesë, vlera e së cilës përcaktohet, nga numëruesi që vendos shoqëria dhe nga emruesi që e vendos vetë autori”.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Kadri Tarelli, Matematika, poezi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT