Renditja e përgjithshme e FIFA-s nuk ka pësuar ndryshime në fillimin e këtij viti. Kështu, kombëtarja jonë gjendet në të njëjtin pozicion ku mbylli edhe vitin 2015, në vendin e 38, në kuotën e 746 pikëve, kjo edhe sepse gjatë javëve të fundit nuk janë zhvilluar ndeshje të kombëtareve. E njëjta situatë është edhe në vendet e para të klasifikimit të FIFA-s.
Në krye vazhdon të jetë përfaqësuesja e Belgjikës, me 1494 pikë, e ndjekur nga afër nga Argjentina me 1455. Vendi i tretë edhe këtë radhë mbahet nga Spanja, që ka lënë pas skuadrën kampione të Botës, Gjermaninë në vendin e katërt. Klasifikimi i FIFA-s vijon me Kilin, Brazilin dhe Portugalinë, ndërkohë që dhjetëshja më e mirë plotësohet nga Anglia dhe Austria, të renditura respektivisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë.
Ramush Haradinaj mbetet në Slloveni
Gjykata në Kranjë ka vendosur se Ramush Haradinaj duhet të mbetet në Slloveni. Kjo pasi Gjykata duhet të procedojë ankesën para se ajo të vazhdojë së trajtuari kërkesën e Serbisë për ekstradim.Gjykata ka deklaruar se e ka marrë “ankesën për mënyrën e zhvillimit të procedurës lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, transmeton B92 raportin e agjencisë sllovene të lajmeve STA.
Gjykata ka vendosur që padia të jetë komplete pasi ajo nuk përfshin autorizimin për avokatin nga ana e ngritësit të akuzës në mënyrë që ajo të mund të të procedohet, thekson STA. Gjyqi njëkohësisht ka sqaruar se “në rast ekstradimit të Haradinaj, personi i arrestuar ka premtuar se nuk do ta braktisë vendin”. Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën pasdite në aeroportin e Lubjanës derisa po kthehej nga Gjermania në Kosovës.
Fletë arrestin për në Interpol me akuzën për krime lufte në Kosovë e kishte dorëzuar Serbia.