Të Dielën me 23 Prill 2017, në mesditë, në Selinë e Vatrës u organizua një takim fondmbledhës nga vatranët në mbështetje të bashkatdhetarit tonë, Mark gjonaj, anëtar i Asamblesë për shtetin e Nju Jork-ut, i cili garon për një vend në Këshillin e Bashkisë së Nju Jork-ut(Councilman, distrikti 13).
Bashkë me stafin e tij ka qenë i pranishëm edhe vetë z. Mark Gjonaj, të cilit ia ka uruar mirëseardhjen Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj.Takimin e ka hapë Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”. Në përshëndetjen e tij të shkurtër, kryetari i Vatrës tha: Pershendetje dhe mirë se vini në këtë takim të thirrur nga VATRA, për të ndihmuar zotin Mark Gjonaj në fushatën e tij për Këshillin Bashkiak të qytetit të Neë York-ut. Sic e dini, z. Gjonaj është antar i Asemblesë së Shetit e Nju Jork-ut, por në legjislaturën e ardhshme ai synon të vijë këtu në qytet, ma afër komunitetit. Dikush mund të pyes:pse VATRA, si organizatë jofitimpruse, përkrah një person që i përket një partie politike? Spjegimi është i thjeshtë, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA (The Hearth), ka një pikë në misionin e saj, e përcaktuar dhe në Kanunore, ku shkruhet se ajo përkrahë intergrimin e shqiptarëvet në jetën amerikane, që të bëhen faktorë të suksesshëm në fusha të ndryshme, si të business-it, të shkencës, të sportit edhe të politikës. Nuk e përkrahim për përkatësinë e tij partiake, por si anëtar i komunitetit shqiptar. Jam i sigurtë se suksesi i Mark Gjonajt do të jetë inkurajues edhe për shqiptarë të tjerë që të ndjekin shembullin e tij. edhe dega e Vatres ne Michigan eshte e perfshire ne fushaten fondmbledhese qe do te organizohet me 7 Maj ne Detroit. (Për më shumë lexoni në Diellin e printuar)