• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA-MBRËMJE GALA ME 1 QERSHOR 2018

May 14, 2018 by dgreca

REZERVOJENI 1 QERSHORIN- MBREMJE GALA E VATRES ME KOMUNITETIN-JO VETEM ATE TE NJU JORK-ut- E PARA E KETIJ LLOJI…./

1 AD VATRA 1 Qershor.JPG

Rezervojeni Datën 1 Qershor 2018, Ora 6.00 pm. Do të jetë një manifestim i shkëlqyer i komunitetit dhe i artistëve të diasporës në nderim të Ditëlindjes së 106-të të Federatës Panshqiptare të Amerikës, Organizatës më të vjetër të shqiptarëve në Botë. Kanë Konfirmuar pjesmarrjen shumë nga Organizatat e Komunitetit shqiptar dhe personalitete të njohur. Bashkohuni me ne!

Do të përjetoni një Mbrëmja Gala të veçantë të konceptuar me shije artistike  nga artistët:

ALBËRIE HADËRGJONAJ, MIRA KONCI, GËZIM NIKA, FREDERIK NDOCI, RIAD YMERI,  VALBONA PERAJ… dhe të tjerë emra do të shfaqen në ditët që vijnë.

Do t’ju argetojne valltaret e Rozafatit dhe Grupi i valleve FRESKIA-Ana e Malit….

Mbrëmja Gala organizohet në një nga vendet me romantike të Bronksit: Marina del Rey, që ndodhet në adresën:

1 Marina Dr, Throgs Neck, NY 10465.

Tel: Phone: (718) 931-6500

ÇMIMI I HYRJES $100.00

Për Menynë dhe pijet është interesuar Komisioni Organizator.

Ju mund të telefoni për rezervimet që tani: Marjan Cubi 914-316- 0045, Besim Malota 203-455-7167, Anton Raja 646-594-4747, Pashko Camaj 516-902-0588.

DREJTUESE TE MBREMJES: AIDA GASHI & ARLINDA BALIDEMAJ

JU MUND T’i SIGURONI BILETAT EDHE ONLINE….https://www.eventbrite.com

 

Filed Under: Featured Tagged With: 1 Qershor, Ditelindja 106 Vjet, Mbrëmje Gala, Vatar

“Albanian Excellence”- Mbrëmje gala në Nju Jork

September 25, 2016 by dgreca

Presidentit Nishani i dorëzohet Çmimi i Anëtarit të Nderit nga Albanian Excellence/

25 shtator 2016-Nju-Jork, SHBA/

Në Symphony’ Space Theater të Manhatanit u zhvillua veprimtaria kulturore-shoqërore e organizuar nga Albanian Excellence nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani, i cili së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani nënshkruan Memorandumin “Imazhi i Gruas Shqiptare në Shekullin XXI”.

Pas ekzekutimit të Himnit të Flamurit dhe atij amerikan nga Lindita Mezini Lole, për të pranishmit u transmetua një etyd homazh kushtuar Nënë Terezës, u luajtën mjeshtërisht disa pjesë muzikore dhe këngë shqiptare, dhe më pas u vlerësuan zonjat me karriera të suksesshme profesionale me Trofeun e Ekselencës.

Gjatë kësaj veprimtarie, Presidentit Nishani iu dorëzua Çmimi i Anëtarit të Nderit nga Albanian Excellence me motivacionin: “Si simbol i unitetit kombëtar dhe për rolin e Tij të pdiskutueshëm në vlerësimin dhe evidentimin e vlerave të suksesit njerëzor të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë. Zoti Nishani, si President i Republikës së Shqipërisë, me personalitetin dhe largpamësinë e Tij, ka ndikuar në forcimin e diasporës shqiptare si një potencial i madh njerëzor, kulturor, shkencor dhe si një mbështetje e fuqishme për zhvillimin demokratik të Shqipërisë.”

Kreu i Shtetit shqiptar, në përshëndetjen e  Tij, u shpreh mes të tjerash: “Ju faleminderit për suprizën e këndshme dhe shumë të veçantë që m’u dha në një eveniment të tillë civilizues dhe emancipues për shoqërinë, dhe pse jo edhe këtë vend të madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndihem shumë i gëzuar, madje sinqerisht dhe i prekur kur shoh se ideja e prezantuar më tepër se një vit më parë nga zonja Flora Nikolla në Zyrën time, është bërë realitet, ide e cila në thelb ka figurën e gruas, të zonjës shqiptare.

Qysh në çastin e parë, e mirëprita menjëherë me entuziazëm idenë, sepse në mendjen time u ravijëzua rëndësia, por dhe bukuria e të bërit bashkë në një format civilizimi, qytetarie, kulture të nënës, gruas, motrës, forcës së traditës dhe reflektimit të saj tek vlerat më të shtrenjta të identitetit tonë kombëtar, të familjes, kulturës dhe fisnikërisë që përcjell komuniteti ynë i nderuar në qytetin që “nuk fle kurrë”, në Nju-Jorkun përherë të ndriçuar, në shtetin-simbol të lirisë, në destinacionin e përbashkët me të cilin kemi fatin që të jemi partnerë strategjikë në shekuj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë dhe Odeta, bashkëshortja ime, së bashku me të gjithë delegacionin që më shoqëron, jemi jashtëzakonisht të nderuar sonte duke qenë së bashku me ju në këtë sallë, në këtë veprimtari që përbën njërën prej etapave më mbresëlënëse të agjendës kur vjen për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Dëshiroj të falënderoj organizatorët e Albanian Excellence pa përjashtim dhe me mirënjohje të thellë, mbi të gjitha për mundin e derdhur, përkushtimin e treguar si dhe për nderimin që po më bëni si dhe atë të mjaft zonjave, të cilat në rrugëtimet e tyre kanë kapërcyer shumë sfida për të arritur drejt suksesit të tyre.

Ju jam mirënjohës, sepse energjia pozitive që kjo sallë përcjell është fryt padiskutim i pasionit dhe dashurisë që njerëz të nderuar si zonja Flora Nikolla, zoti Andis Gjoni, zonjave dhe zonjushave artiste dhe shumë e shumë kolegë dhe bashkëpunëtorë të tyre kanë dhënë përgjatë gjithë kësaj kohe për realizimin e një botimi të vyer, siç është “Zonjat Shqiptare në Nju-Jork” dhe takimit tonë.

Ju keni ditur të bashkoni me mençuri dhe t’i shkrini në një vlerat që mbart emri nënë, grua dhe motër me traditën, familjen dhe sakrificën, dinjitetin njerëzor dhe atdhedashurinë – tipike shqiptare, duke ngritur në piedestalin që i takon në mënyrë të stërmerituar figurën e gruas shqiptare.

Askush më shumë se ju nuk mund të flasë për vështirësitë me të cilat jeta të ballafaqon, por njëkohësisht dhe me kënaqësinë që një familje e shëndoshë, një individ me dinjitet dhe integritet dhe me vlera, të dhuron. Aq më tepër kur jeta, siç është dhe rasti juaj, përjetohet me mijëra kilometra larg familjarëve të afërt, njerëzve dhe miqve të dashur, me të cilët keni ndarë çdo gjë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, vlera të cilat i kemi pasur për vite me radhë duke i lënë trashëgim nga brezi në brez.

Unë nuk kam dëshirë të flas për vështirësitë e jetës, sepse e gjej të pavend dhe aq më tepër që sonte jemi mbledhur për t’u gëzuar. Madje për të shkëlqyer ju dhe vënë në pah xhevahiret rrëzëllitëse të gruas shqiptare si forca, optimizmi, dinjiteti, forca shpirtërore, që shërbejnë si frymëzim për të arritur të bukurën, të mirën, arritjen e suksesshme.

Nuk kam ndërmend ta bëj, sepse edhe duke shfletuar librin “Zonjat shqiptare në Nju-Jork” kuptova se për çdo grua të intervistuar në të nuk kishte fort rëndësi sakrifica apo vështirësia, me të cilat jeni hasur duke i kapërcyer, por forca, rezultat, frytet e suksesit.

Madje as mungesa e barazisë burrë-grua nuk ju ka zmbrapsur, përkundrazi ju keni ditur me sukses që të gjitha këto t’i tejkaloni me mençuri dhe fisnikëri.

Me zemërt e me shpirt çdo ditë e më shumë shkëlqeni si margaritarë me arritjet tuaja profesionale, njerëzore dhe shoqërore, për më tepër prindërore!

Të nderuara zonja,

Të nderuar të pranishëm!

Ne kemi nevojë të marrim shembull nga ju e të frymëzohemi, por gjithashtu kemi çfarë t’i tregojmë mbarë botës dhe komunitetit ku jeta na ka rezervuar fatin të jetojmë.

Me gjak shqiptari në vena, e jona, shtatvogla dhe shpirtmadhja, Nëna Terezë ishte dhe vijon të jetë akoma më shumë shembull frymëzimi për mbarë njerëzimin. Siç dhe ajo ka thënë në një nga shprehjet e saj që personalisht e kam shumë për zemër, jo çdokush prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Sot, duke përfituar nga kjo mundësi, përtej të qenit President, Kreu i Shtetit, zyrtar i lartë, dëshiroj që si qytetar dhe si prind njëkohësisht, t’i bashkohem zërit tuaj për të folur për kontributin që përcjell gruaja dhe nëna shqiptare në ruajtjen me devotshmëri të vlerave më të mira të familjes shqiptare, që me sakrificë dhe personalitet ka ditur të rrisë fëmijë të devotshëm, t’i përgatisë ata për sukses, në një familje të shëndoshë.

Kam dëshirë të flas për ju shumë gjatë dhe bashkë me ju pafundësisht e t’ju them se si President i Republikës ndihem me gjithë mend krenar për të gjitha arritjet tuaja personale dhe profesionale, për faktin që keni ndërtuar me sukses një karrierë të suksesshme në kontinentin e lirisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si profesioniste të vërteta dhe të barabarta në të gjitha drejtimet me bashkëkombaset tuaja amerikane.

Kam dëshirë, por njëkohësisht edhe detyrimin institucional dhe qytetar të vlerësoj gjithçka bëni për lartësimin e imazhit të kombit shqiptar, të cilit i përkasim me nder dhe krenari dhe siç është trashëgimia jonë shekullore. Jeta juaj, shembulli juaj, është dëshmi e padiskutueshme dhe frymëzim i pashtershëm i vlerave të traditës, atdhedashurisë, dëshirës për punë dhe për të ecur përpara me të cilat ne mund dhe duhet të krenohemi anekënd botës.

Ndaj dhe nga kjo foltore, nga kjo sallë, në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju falënderoj secilën prej jush, zonjat dhe gratë shqiptare kudo ndodheni në Diasporën shqiptare për dashurinë dhe përkushtimin që falni çdo ditë për familjen tuaj, për korrektesën, profesionalizmin dhe integritetin në mjedisin ku punoni, për shembullin e mirë dhe për lartësimin e imazhit të gruas shqiptare në vendin dhe shoqërinë ku jetoni.

Të nderuara zonja,

Ju, si pjesë e Diasporës Shqiptare në tërësi, jeni një potencial i jashtëzakonshëm, një mbështetje mjaft e çmuar në interes të përparimit të vendit dhe të kombit tonë, jo thjesht në nocionin numerik, por për kapacitetet tuaja intelektuale, cilësore, për sfidat që keni kapërcyer, prandaj po jua paraqes një kërkesë, si lutje, si mik: Vazhdoni kështu! Vlerat tuaja, cilësitë tuaja përbëjnë pasuri edhe për vendet ku punoni dhe jetoni gjithashtu.

Në përfundim të fjalës sime, dëshiroj që t’i bëjmë një homazh, një nderim, një respekt të veçantë për nënat tuaja, të cilat janë të pashkëputura nga suksesi i rrugëtimit tuaj, që ju sollën në jetë dhe ju mëkuan me vlera, që ju ndihmuan për të kapërcyer sfidat, me bindjen se edhe ju të tillë do t’i rrisni edhe fëmijët tuaj! Urime dhe ju faleminderit!”

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: Albanian Excellence, Mbrëmje Gala, ne Nju Jork

25 TETOR 2015- Albanian American Success Stories; Mbrëmje Gala në Battery Gardens

October 6, 2015 by dgreca

Albanian American Success Stories-së shpejti me një eveniment të rëndësishëm më 25 Tetor, 2015 në Battery Gardens, NYC*/

New York, NY, October 6, 2015.  – Pas përfundimit të suksesshëm të fazës së parë të projektit Albanian American Success Stories (Histori Suksesi Shqiptaro Amerikanë), projekti  që synon evidentimin  dhe promovimin e historive të suksesit dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunues të profesionistëve dhe sipërmarrësve shqiptarë,në një Mbrëmje e tipit Gala, do të hapë siparin për nominime të reja në raundin e dytë, me një event në Battery Gardens në New York më 25 Tetor 2015, nga e cila do të përfitojë dhe Fondi Shqiptar për Fëmijë me autizëm.

Kjo mbrëmje do të moderohet nga aktorja dhe producentja e Hollywoodit Masiela Lusha, me pjesëmarrjen dhe performancë nga Diva e operës ndërkombëtare Ermonela Jaho dhe një panel profesionistësh me zë në fusha të ndryshme si Dr. Dennis Dimitri, President i Shoqatës së Mjekëve të Massachusetts, Bankieri Richard Lukaj, Gazetarja e Fox5 Lidia Curanaj, Profesori Peter Christopher, Stilistja Katerina Bocci dhe Sipërmarrësi në fushën e teknologjisë Donald Leka. Ata do të ndajnë detaje dhe këshilla nga historia dhe rruga e suksesit për të qenë aty ku janë sot. Kjo platformë e nxitjes së bashkëpunimit midis profesionistëve, të rinjve dhe studentëve dhe krijimi i mediumeve dhe eventeve të tilla ku ata mund të lidhen dhe bashkëpunojnë por edhe të frymëzohen është shumë i rëndësishëm.

Mbrëmja është ideuar me ecje në tapetin e kuq, intervista nga mediat, mundesi për të komunikuar me panelin e zgjedhur, argëtim, pjesëmarrje në ankand dhe mundësi për përfshirje direkte në hapjen e procesit të nominimit për raundin e dytë. Procedurat për media do të jenë të njëjta si në eventin e kaluar, xhirime, fotografi dhe intervista do të lejohen vetëm gjatë një orëshit në tapetin e kuq.

Ndërsa vitin e kaluar përfitoi Fondi Kosovar për Arsim, nga kjo mbrëmje do të përfitojë Fondi i Fëmijëve Shqiptarë me Autizem i Dr. Shpresa Xhaklit. Nëpërmjet një ankandi që do të zhvillohet gjatë mbrëmjes nën udhëheqjen e Miss Massachusets 2015 do të promovohen stiliste shqiptare nëpërmjet stilimeve të tyre apo  personazhe nga projekti me produktet e tyre të dhuruara.

Projekti udhëhiqet nga i njëjti Bord, një grup entuziast profesionistësh të fushave të ndryshme, si Mjeshtrti i Fotografisë Fadil Berisha, Sipërmarrësi Giorgio Kolaj, Financieri Nick Markola, Avokatja Beti Beno, Dr. Kujtim Balidemaj, Avni Mustafaj, Etrita Ibroci, Mark Kosmo, Blerta Alikaj, Ismer Mjeku e Simon Vukel dhe Drejtoreshën Ekzekutive Vera Mjeku dhe një staf teknik i gjerë fotografësh, videografe, editorë, stilistë, grimierë, etj.

Impakti nga faza e parë kanë qenë shumë pozitiv dhe konstruktiv dhe kjo ka bërë që projekti të promovohet dhe në Kosovë dhe Mal të Zi. Historitë e suksesit shqiptaro amerikan janë burim frymezimi  dhe bashkëpunimi edhe për shqiptarët në Ballkan dhe për këtë arsye në bashkëpunim me Ambasadat Amerikane në Prishtinë dhe Podgoricë u mbajtën panele në universitete, tryeza të rrumbullakta, vizita në investime shqiptaro dhe amerikane dhe qendra per fëmijë me aftësi të kufizuara për të parë mundësitë se si anëtarë të projektit të inkuadrohen e të ndihmojnë në fusha të ndryshme.  Projekti synon që të krijojë shkëmbime të vazhdueshme grupesh profesionishtësh dhe grupe mentorësh për studentë dhe profesionistë të ri.

Kriteret për nominimet do të jenë së shpejti në faqen e projektit në internet www.AlbanianSuccessStories.com. Sic edhe është cilësuar, këto personazhe duhet të kenë histori suksesi interesante, jo vetem në planin personal, po dhe histori frymëzuese që kanë pasur ose që kanë impakt direkt në botën shqiptare amerikane apo atë amerikane.

Projekti i inkurajon anëtarë të komuntetit të nominojnë personazhet e tyre, duke i nominuar me një histori të shkurtër. Disa nga personazhet që janë nominuar tashmë janë shkencëtarja shqiptare Laura Mersini, Kristjan Sokoli, futbollisti në ligën NFL, Polikseni Manxhari, Miss Massachusets 2015, Murat Myftari, anëtar i Forcave Speciale Amerikane, këngëtarja Bebe Rexha, Mario Ademaj, mjeku nga Wisconsin që ka hapur klinika shëndetësore pa pagesë, Adrian Hadribeaj, kampioni botëror në karate e të tjerë.

Pas eventit të radhës në New York, dhe evenimenteve në Kosovë dhe Mal të Zi, projekti do të promovohet në Washington DC në një mbrëmje me anëtarë të Kongresit dhe Senatit si dhe anëtarë të organizatave të rëndësishme në Washington dhe më pas në Tiranë e Shkup.

*Sipas Komunikates per Media

Ne Foto: Pamje nga sezoni i kaluar

Filed Under: Komunitet Tagged With: 25 TETOR 2015, Albanian, American Success Stories, Mbrëmje Gala, në Battery Gardens

Artikujt e fundit

  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”
  • VATRA PROMOVOI “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999”
  • VATRA MORI PJESË NË PROMOVIMIN “ALBUM” TË NOLIT DHE NDEROI AT ARTHUR LIOLIN
  • VATRA VIZITË NDERIMI TE VARRI I NOLIT DHE MEMORIALI I KONICËS
  • VATRA BOSTON RIORGANIZOHET
  • Kristian Prenga, një fitore spektakolare në New York
  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit
  • KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT