• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Albanian Excellence”- Mbrëmje gala në Nju Jork

September 25, 2016 by dgreca

Presidentit Nishani i dorëzohet Çmimi i Anëtarit të Nderit nga Albanian Excellence/

25 shtator 2016-Nju-Jork, SHBA/

Në Symphony’ Space Theater të Manhatanit u zhvillua veprimtaria kulturore-shoqërore e organizuar nga Albanian Excellence nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani, i cili së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani nënshkruan Memorandumin “Imazhi i Gruas Shqiptare në Shekullin XXI”.

Pas ekzekutimit të Himnit të Flamurit dhe atij amerikan nga Lindita Mezini Lole, për të pranishmit u transmetua një etyd homazh kushtuar Nënë Terezës, u luajtën mjeshtërisht disa pjesë muzikore dhe këngë shqiptare, dhe më pas u vlerësuan zonjat me karriera të suksesshme profesionale me Trofeun e Ekselencës.

Gjatë kësaj veprimtarie, Presidentit Nishani iu dorëzua Çmimi i Anëtarit të Nderit nga Albanian Excellence me motivacionin: “Si simbol i unitetit kombëtar dhe për rolin e Tij të pdiskutueshëm në vlerësimin dhe evidentimin e vlerave të suksesit njerëzor të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë. Zoti Nishani, si President i Republikës së Shqipërisë, me personalitetin dhe largpamësinë e Tij, ka ndikuar në forcimin e diasporës shqiptare si një potencial i madh njerëzor, kulturor, shkencor dhe si një mbështetje e fuqishme për zhvillimin demokratik të Shqipërisë.”

Kreu i Shtetit shqiptar, në përshëndetjen e  Tij, u shpreh mes të tjerash: “Ju faleminderit për suprizën e këndshme dhe shumë të veçantë që m’u dha në një eveniment të tillë civilizues dhe emancipues për shoqërinë, dhe pse jo edhe këtë vend të madh si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndihem shumë i gëzuar, madje sinqerisht dhe i prekur kur shoh se ideja e prezantuar më tepër se një vit më parë nga zonja Flora Nikolla në Zyrën time, është bërë realitet, ide e cila në thelb ka figurën e gruas, të zonjës shqiptare.

Qysh në çastin e parë, e mirëprita menjëherë me entuziazëm idenë, sepse në mendjen time u ravijëzua rëndësia, por dhe bukuria e të bërit bashkë në një format civilizimi, qytetarie, kulture të nënës, gruas, motrës, forcës së traditës dhe reflektimit të saj tek vlerat më të shtrenjta të identitetit tonë kombëtar, të familjes, kulturës dhe fisnikërisë që përcjell komuniteti ynë i nderuar në qytetin që “nuk fle kurrë”, në Nju-Jorkun përherë të ndriçuar, në shtetin-simbol të lirisë, në destinacionin e përbashkët me të cilin kemi fatin që të jemi partnerë strategjikë në shekuj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë dhe Odeta, bashkëshortja ime, së bashku me të gjithë delegacionin që më shoqëron, jemi jashtëzakonisht të nderuar sonte duke qenë së bashku me ju në këtë sallë, në këtë veprimtari që përbën njërën prej etapave më mbresëlënëse të agjendës kur vjen për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Dëshiroj të falënderoj organizatorët e Albanian Excellence pa përjashtim dhe me mirënjohje të thellë, mbi të gjitha për mundin e derdhur, përkushtimin e treguar si dhe për nderimin që po më bëni si dhe atë të mjaft zonjave, të cilat në rrugëtimet e tyre kanë kapërcyer shumë sfida për të arritur drejt suksesit të tyre.

Ju jam mirënjohës, sepse energjia pozitive që kjo sallë përcjell është fryt padiskutim i pasionit dhe dashurisë që njerëz të nderuar si zonja Flora Nikolla, zoti Andis Gjoni, zonjave dhe zonjushave artiste dhe shumë e shumë kolegë dhe bashkëpunëtorë të tyre kanë dhënë përgjatë gjithë kësaj kohe për realizimin e një botimi të vyer, siç është “Zonjat Shqiptare në Nju-Jork” dhe takimit tonë.

Ju keni ditur të bashkoni me mençuri dhe t’i shkrini në një vlerat që mbart emri nënë, grua dhe motër me traditën, familjen dhe sakrificën, dinjitetin njerëzor dhe atdhedashurinë – tipike shqiptare, duke ngritur në piedestalin që i takon në mënyrë të stërmerituar figurën e gruas shqiptare.

Askush më shumë se ju nuk mund të flasë për vështirësitë me të cilat jeta të ballafaqon, por njëkohësisht dhe me kënaqësinë që një familje e shëndoshë, një individ me dinjitet dhe integritet dhe me vlera, të dhuron. Aq më tepër kur jeta, siç është dhe rasti juaj, përjetohet me mijëra kilometra larg familjarëve të afërt, njerëzve dhe miqve të dashur, me të cilët keni ndarë çdo gjë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, vlera të cilat i kemi pasur për vite me radhë duke i lënë trashëgim nga brezi në brez.

Unë nuk kam dëshirë të flas për vështirësitë e jetës, sepse e gjej të pavend dhe aq më tepër që sonte jemi mbledhur për t’u gëzuar. Madje për të shkëlqyer ju dhe vënë në pah xhevahiret rrëzëllitëse të gruas shqiptare si forca, optimizmi, dinjiteti, forca shpirtërore, që shërbejnë si frymëzim për të arritur të bukurën, të mirën, arritjen e suksesshme.

Nuk kam ndërmend ta bëj, sepse edhe duke shfletuar librin “Zonjat shqiptare në Nju-Jork” kuptova se për çdo grua të intervistuar në të nuk kishte fort rëndësi sakrifica apo vështirësia, me të cilat jeni hasur duke i kapërcyer, por forca, rezultat, frytet e suksesit.

Madje as mungesa e barazisë burrë-grua nuk ju ka zmbrapsur, përkundrazi ju keni ditur me sukses që të gjitha këto t’i tejkaloni me mençuri dhe fisnikëri.

Me zemërt e me shpirt çdo ditë e më shumë shkëlqeni si margaritarë me arritjet tuaja profesionale, njerëzore dhe shoqërore, për më tepër prindërore!

Të nderuara zonja,

Të nderuar të pranishëm!

Ne kemi nevojë të marrim shembull nga ju e të frymëzohemi, por gjithashtu kemi çfarë t’i tregojmë mbarë botës dhe komunitetit ku jeta na ka rezervuar fatin të jetojmë.

Me gjak shqiptari në vena, e jona, shtatvogla dhe shpirtmadhja, Nëna Terezë ishte dhe vijon të jetë akoma më shumë shembull frymëzimi për mbarë njerëzimin. Siç dhe ajo ka thënë në një nga shprehjet e saj që personalisht e kam shumë për zemër, jo çdokush prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Sot, duke përfituar nga kjo mundësi, përtej të qenit President, Kreu i Shtetit, zyrtar i lartë, dëshiroj që si qytetar dhe si prind njëkohësisht, t’i bashkohem zërit tuaj për të folur për kontributin që përcjell gruaja dhe nëna shqiptare në ruajtjen me devotshmëri të vlerave më të mira të familjes shqiptare, që me sakrificë dhe personalitet ka ditur të rrisë fëmijë të devotshëm, t’i përgatisë ata për sukses, në një familje të shëndoshë.

Kam dëshirë të flas për ju shumë gjatë dhe bashkë me ju pafundësisht e t’ju them se si President i Republikës ndihem me gjithë mend krenar për të gjitha arritjet tuaja personale dhe profesionale, për faktin që keni ndërtuar me sukses një karrierë të suksesshme në kontinentin e lirisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si profesioniste të vërteta dhe të barabarta në të gjitha drejtimet me bashkëkombaset tuaja amerikane.

Kam dëshirë, por njëkohësisht edhe detyrimin institucional dhe qytetar të vlerësoj gjithçka bëni për lartësimin e imazhit të kombit shqiptar, të cilit i përkasim me nder dhe krenari dhe siç është trashëgimia jonë shekullore. Jeta juaj, shembulli juaj, është dëshmi e padiskutueshme dhe frymëzim i pashtershëm i vlerave të traditës, atdhedashurisë, dëshirës për punë dhe për të ecur përpara me të cilat ne mund dhe duhet të krenohemi anekënd botës.

Ndaj dhe nga kjo foltore, nga kjo sallë, në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju falënderoj secilën prej jush, zonjat dhe gratë shqiptare kudo ndodheni në Diasporën shqiptare për dashurinë dhe përkushtimin që falni çdo ditë për familjen tuaj, për korrektesën, profesionalizmin dhe integritetin në mjedisin ku punoni, për shembullin e mirë dhe për lartësimin e imazhit të gruas shqiptare në vendin dhe shoqërinë ku jetoni.

Të nderuara zonja,

Ju, si pjesë e Diasporës Shqiptare në tërësi, jeni një potencial i jashtëzakonshëm, një mbështetje mjaft e çmuar në interes të përparimit të vendit dhe të kombit tonë, jo thjesht në nocionin numerik, por për kapacitetet tuaja intelektuale, cilësore, për sfidat që keni kapërcyer, prandaj po jua paraqes një kërkesë, si lutje, si mik: Vazhdoni kështu! Vlerat tuaja, cilësitë tuaja përbëjnë pasuri edhe për vendet ku punoni dhe jetoni gjithashtu.

Në përfundim të fjalës sime, dëshiroj që t’i bëjmë një homazh, një nderim, një respekt të veçantë për nënat tuaja, të cilat janë të pashkëputura nga suksesi i rrugëtimit tuaj, që ju sollën në jetë dhe ju mëkuan me vlera, që ju ndihmuan për të kapërcyer sfidat, me bindjen se edhe ju të tillë do t’i rrisni edhe fëmijët tuaj! Urime dhe ju faleminderit!”

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: Albanian Excellence, Mbrëmje Gala, ne Nju Jork

Albanian Excellence ju fton në natën e magjishme të zonjave

September 18, 2016 by dgreca

* Zonjat shqiptare të Shtunën me 24 Shtator 2016, në një mbrëmje Gala, do të vlerësohen për cilësitë e tyre të intelektit dhe dinjitetit që mundësuan integrimin e tyre në këtë kontinent të largët./

* I pranishëm do të jetë Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij Bujar Nishani…./

* Do të performojnë në skenën e teatrit Simphony space, Gjilberta Lucaj , Merita Halili, Hermira Gjoni , Xheni Rroji , Ida Tili Trebicka, Deshira Ahmeti Kërliu, Lindita Lole, e të tjerë artistë, që do të jenë surpriza por edhe magjia e kësaj nate  historike/

24 shtatori 2016 do të jetë një datë e paharruar për shqiptarët e New Yorkut ku për herë të parë zonjat shqiptare do të vlerësohen për cilësitë e tyre të intelektit dhe dinjitetit që mundësuan integrimin e tyre në këtë kontinent të largët. Ky vlerësim ju vjen atyre nga Shqipëria amë, përmes Albanian Excellence projekt ky i cili vjen në këtë stad të katërt të jetës së vet por tashmë në New York duke ngjitur në Simphony Space Theater zonjat shqiptare si modelin e gruas së shekullit 21. Drejtuesit e këtij eventi që do të nderohet nga pjesmarrja e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shprehen se është hera e parë që kjo skenë mu në zemër të Manhattanit do të ketë kaq shumë zonja. Presidentja e Albanian excelence zonja Flora Nikolla është shprehur per Albanian Culture TV  në Nju Jork se hapat e këtij projekti jo të lehtë për tu realizuar do të kurorëzohen me një botim ku historitë e integrimit do të shërbejnë si frymëzim për gratë dhe familjet shqiptare kudo ku ato jetojnë e punojne. Ndërsa drejtori i Bordit zoti Andis Gjoni, njëkohësisht regjizor i mbrëmjes Gala, falenderon artistët që do të performojnë në skenën e teatrit Simphony space, nga ku emra si Gjilberta Lucaj , Deshira Ahmeti Kërliu, Lindita Lole, e tjerë artistë, do të jenë surpriza por edhe magjia e kësaj nate  historike që nderon Zonjat shqiptare, ato që mbajnë gjallë e zbukurojnë jetën tone .

Rrugëtimi i Albanian Exellence do të vazhdojë, kështu shprehen dy nga organizatorët e natës Gala ,Zonja Nikolla  e Zoti Gjoni të cilët ftojnë komunitetin shqiptar të New Yorkut që të bëhet pjesë e kësaj nate të paharruar të 24 shtatorit 2016.

Filed Under: Featured, Komunitet Tagged With: Albanian Excellence, Flora Nikolla

Albanian Excellence Presents – Albanian Women of New York

August 21, 2016 by dgreca

*Albanian Excellence Presents – Albanian Women of New York/

*Me 24 shtator ne Symphony Space, nen kujdesin personal te Presidentit te Republikes,z. Bujar Nishani !!!…

Saturday, September 24 at 5 PM – 8:30 PM/

Simphony Space/

2537 Broadway, New York, New York 10025/

Albanian Excellence Organization under the patronage of the Albanian President presents: “Albanian women of New York” – Success stories of our people.

This magical night is dedicated to all Albanian-American successful women that have excelled in their professions in USA. Albanian Excellence will promote the achievements of our distinguished ladies who have been mothers and teachers of the new generation, but also will present them in their role as activists of the community and emancipation figures. It will be a magical night with stage performances from the finest Albanian artists, congratulatory speeches from leaders of our community and very distinguished guests. A giant video-projection on stage will tell the story of each of the ladies who will receive the medal for excellence from the Albanian Excellence organization. During the event there will be a signing of a Memorandum for the equality of women in every field, including the work place. This memorandum will tour the world for one year and will be signed in every major city where Albanians live.

Albanian Excellence promotes the achievements of successful Albanians in many fields all over the world and promotes success stories of people who are true examples of professionalism and integrity.

You can purchase tickets in the following link:

http://www.symphonyspace.org/event/9421/Other/albanian-women-of-new-york

Albanian Excellence, ne NYC, metropolin e botes ju fton te jeni pjese e mbremjes Gala, kushtuar Zonjave te suksesit dhe dinjitetit njerezor dhe profesional te Nju Jorkut . Ne kete mbremje , promovohet per here te pare, nje liber kushtuar suksesit te tyre, firmezohet per here te pare, imazhi mbareshqiptar i gruas se shekullit te XXI.

Çdo gje do te ndodhe ne NYC , me 24 shtator ne Symphony Space, nen kujdesin personal te Presidentit te Republikes,z. Bujar Nishani !!!…

Kjo ide nisi nga deshira qe zonjat shqiptare te shekullit te XX!, te jene ne nje stad me te larte vleresimi dhe sigurimi te te drejtave te tyre !!!

Albanian Excellence, i fton te gjitha zonjat , pjese e ketij libri te jene pjese e ketij eventi te pazhvilluar me pare ,!!! Nje mbremje e paharruar , kur do te shkelet tapeti i kuq, kur do te firmoset memorandumi i imazhit te gruas mbareshqiptare te shekullite te XXI, kur Zoinjat shqiptare do te ngjiten ne skene me krenarine e suksesit te tyre, kur do te promohet libri qe mban dinjitetin e tyre profesional dh njerezor !!!.

Emocionet dhe surprizat e dites se 24 shhatorit , duke nisur nga ora 17.00 ne Symphoni Space jane vetem per Ju !!!

Biletat shiten ne lidhjen qe vijon:

http://www.symphonyspace.org/event/9421/Other/albanian-women-of-new-york

Filed Under: Emigracion Tagged With: Albanian Excellence, of New York, Presents - Albanian Women

Artikujt e fundit

  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan
  • MË 4 SHKURT 2023 DO THEMELOHET DEGA E VATRËS NË CHICAGO
  • Bibla e parë
  • Portretizimi i Isa Boletinit sipas gazetës “Fremdenblatt”(1916)
  • Charles McGonigal…
  • Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho “Artisja e Vitit 2023” Sonte në Operën Metropolitan
  • ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”
  • Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
  • Department of State Signals Pressuring Kosovo to Discuss the EU Proposal, Vucic “Drama Queen” Says President Osmani
  • ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TEST PËR ATO PARLAMENTARE
  • Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT