Me 2 gusht: Presidiumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin për ekzekutimin e poetit. Një gjest makabër “ç’njerzor”. Me 10 gusht ora 03:30 të mëngjesit lë frymën e fundit Shqipërisë me shpresën se ajo do te ndryshojë dhe zoti ndoshta ja plotësoi dëshirën poetit pas vdekjes. Poeti u denua me metoda mesjetare te egzekutimit-varje ne litar/
Nga Emri Toçilla/*
Havzi Nela është nga ato figura jo të zakonshme, që nganjëherë të befasohem jo vetëm me rrezistencëm e tij të pa mposhtur kundër atij rregjimi satrap, por edhe me poezit e tij prekëse që dalin nga shpirti i tij. Havzi Nela u akon atyre rasteve tepër të rralla, veçanërisht të kohës së tij që në katër stinët e jetës mbetet deri në fund i pamposhtur. Poeti Havzi Nela ka lindur në fshatin Kollovoz të Kuksit ne 20 shkurt 1934. Shkollën fillore e fillon në qytetin e Tiranës dhe mbaron në qytetin e Kuksit, ai vazhdon më tej shkollën pedagogjike në qytetin e Shkodrës. I etur për arsim dhe dije edhe pse në gjendje të vështirë ekonomike, jetim vazhdon arsimin e lartë me korrospondencë shërbyer në dhjetra shkolla në mbarë Shqipërinë.
Ai ishte njëri nga ata njerëz që su pajtua asnjëherë me rregjimin e diktatorit Enver Hoxha,i cili e kishte kthyer Shqipërinë prej 28 mijë kilometra katror. Shqipëria ishte mbërthyer në tela me gjemba kur poeti kërkonte rreze drite liri dhe barazi me frymëzimin e tij dhe poezit e tij. Por përball kishte rregjimin më të egër të kohrava të fundit. Ai s’mundi të bënte më mbrapsht, i kishte dhënë besën liris dhe do të luftonte deri në vdekje për të. I shkolluar, i ndërgjegjshëm për atë që po bënte u përplas për herë parë në fshatin Shishtavec me atë rregjim barbarësh më 22 prill 1967: në fshatin Shishtavec të Kuksit kishte ardhur kryetari i komunitetit të rrethit të Kuksit dhe suita e tij komuniste, për të bërë me dije se do të ndërmerreshin 3 reforma të menjëhershme. Do të prisheshin xhamijat,kishat do të merreshin tokat, bagëtitë, shpitë dhe pasuritë të pasurve dhe do të futeshin ne koperativ buqësore dhe kjo zone patjetër do të ndrronte veshjen. E mori fjalën dhe tha me inteligjensë vetëm këto fjalë. (“…..Populli asht i smurë, 3 gjilpana menjëher nuk i duron trupi i njeriut se i bëjnë rreaksion …..”)
Por nuk ishte i vetëm në mendimin e tij, u mbështet fort nga fshatarët e fshatit Novosej të cilët do të kishin fatin e njejtë me të poetit përndjekje, vrasje pa gjygj, interrnime, burgosje etj. Poeti dhe fshati Novosej i ngjanin njëritjetrit çuditshëm. Sigurimi i shtetit komunist i vihet në ndjekje. Më 26prill 1967 largohet për në Prizeren të Kosovës “ish Jogosllavi“ ku kishte të afërmit e vet. Për të gjithë ata që nuk e dine, kjo trevë pra fshati Kollovoz, Novosej, Shtreze etë tjerë kanë qenë fshatra kanë qenë fshatra të prefectures së Prizerenit deri më 25 korrik 1913 pra i përkasin kulturës së vjetër të Prizerenit. Por të fat të keq poetit i njejti rregjim ishte edhe në Jogosllavi, shqipëtarët në të dy anët e kufirit kishin rënë në kthetrat e një rregjimi sllavo-orthodoks. Më 6maj 1967 pala Jogosllave e dorzon në duart e pushtetit komunist në Shqipëri. Më 9maj 1967 nis proçesi i montuar hetimor me 22 maj 1967 dënohet me 15 vjet me heqje lirie dhe i konfiskohet e gjith pasuria. Poeti në burg ishte i rrethuar dhe i burgosur, po shpirti i tij ishte i lire poeti shkruant poezi muret e burgut i mbushi plot me poezi. Kështu e përshkruajti në një intervist i ndieri Pjetër Arbnori. Shpirti i tij kërkonte liri, demokraci dhe barazi, kur Shqipëria ishte kthyer në një burg të vërtetë njerëzit nuk kishin të kërkonin asnjë të drejtë. Reforna u kishte marrë tokat, bagëtitë, shpitë, pasuritë e gjithçka kishin përveç shpirtit. Burrat shkonin me komandë në punë dhe vinin me komand, grate i merrte në zbor si të skllavëruara i kthente kur të donte vetë.
Shqipëria ishte kthyer në një skllavëri të vërtetë të një rregjim barbar. U ishte kufizuar edhe ushqimi rrinin në rradhë për 1 litër qumësht e një liter bukë me orë të tëra. Orizi, sheqeri, makaronat, kafeja e shum ushqime shpërndaheshin me rracion. Se për mish, veshje apo gjëra qefi zbëhej llaf ishin shfaqe të huaja e pra si mund ta duronte poeti këtë gjë, një njeri i emancipuar i shkolluar, një njeri që dinte se cishte liria, të drejtat e njeriut, një njeri që e dinte se i është europa, një njeri me vision, nuk kërkonte liri dhe demokraci vetëm për veten e tij po për të gjithë shqipëtarët ai kishte guxuar të tregonte se duhej jetuar shumë më ndryshe se ç‘po jetohej se s’kishte dashur të zvarritej si cope mishi me dy sy. Por sigurimi i shteti nuk u kënaq me kaq, më 8gusht 1975 ridënohet dhe i shtohen 8 vite të tjera heqje lirie. Në harkun kohor 1967 -1986 kalon dyer e shumë burgjeve si në Elbasan, Vlorë, Spaç, Rrëshen, Ballsh, Qaf-bari etj. E pra Shqipëria ishte kthyer në burgje e kampe internimi.
U vranë me gjygjë e pa gjygjë 6000 veta, janë burgosur 23000 vetë janë internuar dhe dëbuar rreth 400000 njerëz .Shqipëria ishte katandisur si asnjëherë tjetër në gërhamat e tij të jetës. Por poezitë e poetit kishin filluar të dilnin nga burgu nga i vëllai i Havziut dhe të afërmit e tij sigurisht ata lexoheshin fshehurazi nga student të rij e të reja që u frymëzuar dhe mësuan se përtej kësaj bote ka një jetë më të mire. Por poeti sigurisht që se dint se ai po kalonte 2 vitet e fundit, ai vazhdonte luftën e tij me shpirtin e tij prej luftëtari e guximtari. Me 20 dhjetor 1986 lirohet nga burgu. Me 12 tetor 1987 internohet ne fshatin Arrën. Me 13 qrshor 1988 largohet nga internimi, poeti kishte nuhatur se sistemi kishte filluar te lekundet. Por fatkeqsisht shoqeria shqipëtare po kalonte një krizë të madhe psikologjike. Sigurimi i shtetit kishte hyre ne palce te shoqerise shqiptare ai kishte prishur pothuajse totalisht genin e shoqërisë shqipëtare motra spiunonte të villain, i vëllai spiunonte të motrën, gruaja spiunonte burrin, burri spiunonte gruan, daja spiunonte nipin, nipi spiunonte dajen, mizori të papara.
Ktij dhunimi të kësaj shoqërie nuk mundi ti shpëtoj as poeti. Me 15 qershor 1988 pasi plagosi operativin e zones i dorëzohet policisë së kukësit. Me 22 qershor ora 10:00 e paradites: Formulohet vendimi kapital në gjykatën e Kukësit. Me 24 qershor: zhvillohet gjyqi në orën 16:00 shpallet vendimi, ku dënohet me denim kapital “me vdekje në litar“. 16 korrik: këshilli penal i gjykatë së lartë lë në fuqi vendimin e Gjykatës së rrethit Kukës. Me 2 gusht: Presidiumi i Kuvendit Popullor miraton vendimin për ekzekutimin e poetit. Një gjest makabër “ç’njerzor”. Me 10 gusht ora 03:30 të mëngjesit lë frymën e fundit Shqipërisë me shpresën se ajo do te ndryshojë dhe zoti ndoshta ja plotësoi dëshirën poetit pas vdekjes. Demokracia erdhi dhe sot pas 25 vitesh del në dritë dokumenti dhe e vërteta se kush ishin aktorët e këtij akti anti-njerëzor. Dokumenti i ministrisë së brendshme, që mban firmën e ish-ministrit komunist Hekuran Isait, mban datën 9 gusht 1988 dhe i drejtohet ministrisë së brendshme të Kukësit së cilës i kërkohet dënimi me vdekje i poetit. Ministria njofton degën se, Presidiumi i Kuvendit Popullor nuk ja fali jetën poetit. Vendimi ka edhe emrat e firmëtareve të Presidiumit në mes të tyre edhe Kristaq Rama i ati i krye socialistit Edi Rama. Emrat e këtij aparati famëkeq nisin me ish presidentin Ramiz Alia, Rita Marko, Xhafer Spahiu, Emine Guri, Sahit Tozaj, Eleni Selenicën, Faik Cinaj dhe vijon me emrat e Kristaq Ramës, Lumturi Rexhës, Petrit Gaçes, Rrahman Hankun, Simon Ballabanaj, Sotir Koçollari, Stefan Qirjakon, të gjithë këta persona kërkuan ekzekutimin me varje të poetit Havzi Nela. Vetëm disa muaj para rënies së perdes së hekurt të atij pushteti të kalbur. Sot të gjithë bijtë e atyre kan aderuar në partinë Socialiste me një barrë të rëndë mbi shpatullat e tyre, pa kërkar falje publike njerzve që u shkaktuan kaq shumë dhimbje.
*student me master Gazetari Universiteti UET Tiranë
POEZI NGA HAVZI NELA
(NË INTERNIM… )
O LIRI, O VDEKJE
Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
Si e duron robninë zemra e nji trimi?!
Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Këtë s’ia fali vetes, kjo më ban me u mendue.
Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtypë bukën, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.
Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.
S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.
Arrën, nandor 1987
NUSE MË DHANË ROBNINË
Jo or jo, njizet vjet burg nuk u mjaftuen
S’u ngopën ushunjëzat, xhelatët mendjemarrë;
Më ndoqën kamba-kambës, lakun ma shtrënguen
Më ndoqën gjithë jetën, pse jo deri në varr!
Ma hoqën përgjithmonë, të shtrenjtën, lirinë,
M’i hoqën të gjitha, kot kam mbetë gjallë
Shtëpinë ma rrënuen, nuse më dhanë robninë
Më lanë pa vajzë e djalë, më lanë të qaj me mall.
Gjithë jetën vetmue, larg prej njerzve t’mi
S’paç me kë lazdrohem, kujt t’ia them nji fjalë
Trup e shpirt plagosur, s’gjeta kurrë qetësi,
Sot në moshë të shkueme, maleve kam dalë.
Nëpër male t’Arrnit, pa anë e pa fund,
Në këto shkrepa e thepa që s’ke ku ve kambën
Më përplasën, më rrëzuen, ma randë se gjithkund,
Më rrëzuen mos me u çue, o zot banu gjamën!
E prap s’kanë të nginjun, xhindosen kur më shohin,
Thue se u zuna fronin, u prisha humorin,
Më vrejnë me inat e fort mirë më njohin,
Nuk më thyen kurrë, jetën krejt ma nxinë.
Arrën, tetor 1987
MALET E ARRNIT
Male dhe male dhe male gjithkund
Male të pasosun janë pa anë e fund;
Gjithkah hedh vështrimin veç shkëmbinj e male
Kodrina e lugina, me bjeshkë, prroje, zalle.
Vendi i thatë, pak ujë, rrallëkund sheh burim,
E rezervuarë të gatshëm që mbledhin vërshimet,
Përgjojnë bagëtinë e mjerë, etjen me ua shue,
Jo gjithmonë kënaqen, i gjejnë bosh, shterrue.
Lisa të mëdhenj, viganë, çojnë kryet përpjetë
Sikur prekin qiellin, përleshen me retë.
Lisa gjithfarlloj, të moçëm, shekullorë,
Lisa që u bëjnë ballë stuhive në shi e në borë.
Lisa që nuk i shtruen as rrufetë e qiellit,
Lisa që rriten e plaken, kërkojnë dritën e diellit,
I mposht, i lëshon përdhé dora e sharrtarit
Zvarrë i çon traktori si kufomat drejt varrit.
Arrën, nandor 1987
ARRNIT ME ARNA
Arrën të thonë dhe me arna je
Syni s’të sheh tjetër veç shkëmbinj e male.
Shkëmbinj, thepa e grepa, ma shumë gurë se dhé,
Arrnor, ti në shekuj vendit tand iu fale.
Mbi themele t’fortë vendose shtëpinë
Nji copë arë nën të, koshin, pak misër.
Si burim jete ti kishe bagëtinë,
Mish e bulmet pate, me ta bleve drithin.
Shit andej e blej këndej, veten ke arnue
Nuk ta pati kush lakminë, ato kohë hardalle.
Me mund e me zor, me t’keqe ke jetue,
Siç jetohej jeta dikur në këto male.
Vueje për shumë gjana, për bukë e për krypë
Për sapun e gaz, për rrugë, ujë e dritë;
Nuk t’i sillte kush, vinin veç me të lypë.
Gjithë jetën mbas tufës, natën e bane ditë.
Pagueje e s’pagueje “të dhjetë” e “xhelep”
Pagueje “xhelepin”, por e kishe mallin,
Kur u thoje: “S’kam”, sturreshin me të rrjepë,
S’i doje, as të donin, vetë e qaje hallin.
U përmbys e vjetra, erdhën kohë të reja,
Qytetnim e dije u ngjitën mbi maja,
Po mbi malet tua s’pushoi kurrë rrufeja
Nuk t’u hoqën dertet, e keqja, belaja.
Bagëtinë krejt t’i morën, shekat mbetën bosh,
Çoban i të tjerëve u bane, o arrnor,
T’lanë nji lopë për bishti, gomarin balosh,
S’të mbeti as mali, veç sopata në dorë.
Këputesh, dërmohesh, tan ditën e gjatë,
Pesë lekë t’paguejnë, “Kaq”,- thonë, – “jepka vendi”.
Burrat morën malin, në parcela gratë,
Punojnë e robtohen vetëm për bukë thatë.
Arrën, tetor 1987