Bruksel,16 tetor 2016- Mbi 250 bashkatdhetarë morën pjesë në tubimin e organizuar nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Belgjikë me pjesëmarrjen e Visar Ymerit, Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës, Albin Kurti, deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Gurjeta Zekën, koordinatore e Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë. Ky delegacion ka mbërritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën Parlamentare të Aleancës Progresive të Social Demokratëve të Parlamentit Evropian, dhe e nisi këtë vizitë me mërgatën shqiptare. Tubimi u hap nga Bujar Krasniqi dhe Arben Fetai, përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Bruksel të cilët shpjeguan mbi organizmin në Belgjikë dhe mbi problemet me të cilat ballafaqohet mërgata shqiptare. Të ftuarëve ia uroi mirëseardhjen edhe deputeti me origjinë shqiptare në Parlamentin e Belgjikës, Ahmet Gjana, i cili theksoi nevojën për bashkimin e shqiptarëve në mërgatë dhe në Ballkan.
Në fjalën e tij, Albin Kurti, ngriti tre pika të Alternativës Qeverisëse në lidhje me mërgatën shqiptare: (1) njohja dhe regjistrimi i statusit të refugjatit që kanë marrë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, status i cili nuk është shënuar në shtetin e Kosovës, (2) të drejtën e votës së lirë për zgjedhjet në Kosovë aty ku jeton mërgata jonë, (3) nisjen e negociatave bilaterale për nënshtetësi të dyfishtë për mërgatën e Kosovës që jeton në ato shtete që për momentin nuk e mundësojnë këtë gjë. Më tej ai foli edhe për planin për lehtësime bankare tatimore dhe administrative për investimet që mërgata sjell në Kosovë.
Shpend Ahmeti tha se është e çuditshme, në kohën kur shumë vende të Evropës po kërkojnë të ndahen, që perceptohet si problem për dikë fakti që shqiptarët kërkojnë të bashkohen. Ai bëri një përmbledhje të luftës kundër korrupsionit të trashëguar në Komunën e Prishtinës nga qeverisjet e mëhershme, si dhe nënvizoi punën që është bërë nga Lëvizja
VETËVENDOSJE! për shujtat për nxënësit në shkollat fillore, transformimin pozitiv të qendrave të mjekësisë familjare, mbi 190 km të reja rrugë, kursime duke eliminuar lluksin, si dhe projektin për 51 autobusët dhe linjat e reja urbane në Prishtinë.
Ndërkaq, Visar Ymeri deklaroi se: “Qeveria e Kosovës i shpërfill nevojat e qytetarëve dhe të mërgatës shqiptare, por ajo tregohet dorëlëshuar ndaj aspiratave të Serbisë karshi Kosovës. Ai shpjegoi dëmet që i ka shktaktuar Qeveria e Kosovës sovranitetit të shtetit dhe popullit të Kosovës që prej fillimit të bisedimeve në vitin 2011. Më tej, ai u ndal te marrëveshja për “Zajednicën” dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi duke e vënë theksin te rezistenca qytetare dhe opozitare, me në krye
Lëvizjen VETËVENDOSJE!, që arriti t’i ndalë këto marrëveshje të padrejta. Ymeri sqaroi se zhvillimi ekonomik është prioritet përmes ngritjes së një modeli të ri ekonomik, që jo vetëm rrit prodhimin dhe punësimin por edhe bën një rishpërdnarje më të barabartë të të ardhurave në shoqëri, duke ngritur cilësinë në shëndetësi, arsim, si dhe duke sjell realizimin e plot të të drejtave të punëtorëve.
Në fund, u mbajt një dikstuim me pyetje=përgjigje dhe tubimi u mbyll me anëtarësime të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Vizita do të vazhdojë në ditët në vijim me takime me funksionarë të lartë të BE-së, me partitë
socialiste belge dhe me përfaqësues të partive social demokrate nga e gjithë Evropa.

16 tetor 2016
Lëvizja VETËVENDOSJE!