
MË E KEQJA KA KALUAR, POR DUHET TË RRIJMË ZGJUAR…
Pak a shumë kështu e përcolli mesazhin e tij gjatë ditës së Hënë guvernatori Cuomo. Por ai e vendosi kumtin e tij në fjali kushtore: Më e keqja ka mbaruar nëse vazhdojmë të jemi zgjuar’!Pra, hapni sytë, beteja nuk ka mbaruar. Qëndroni në shtëpi!
Dhe pas asaj fjalie kushtore, ai pohoi realitetin përmes shifrave: njerëzit akoma po vdesin dhe ne po shohim shifrat e tmerrshme, ndërkohë që numri i vdekjeve në rang shteti i tejkaloi 10 mijë, shifër kjo që përbën rreth 43 për qind të totalit të vdekje në SHBA(23 mijë 640), ndërsa numri i të infektuarëve 195 mijëe 655, nga 586 mijë e 866 që është shifra e përgjithshme e të infektuarëve në SHBA(të dhenat e mbrëmjes së vonë të Universitetit John Hopkins). E dhimbshme!
Optimizmin e tij guvernatori e mbështeti tek fakti se numri i të shtruarëve në spitale është ulur nën 19 mijë, ndërkohë që numri i të shtruarëve të rinj është në ulje, ndërsa numri i të shëruarëve ka ardhur në rritje.
Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio tha të Hënën se niveli i rasteve të koronavirusit, shtrimet në spitale dhe rasteve të ICU në New York City janë ulur të gjitha.
Si zyrtarët e Shtetit ashtu dhe ata të New York City-t e vlerësuan pozitivisht situatën nëpër spitale dhe e përcollën këtë si shenjë shpresë për javët pasuese. Guvernatori tha se situate do të ishte në kontroll përsa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të ndjekin kufizimet e qëndrimit në shtëpi. Do të mjaftonte një kthim i vogël pas, dhe ata numra, që ne pamë në ditët e kaluara mund të kthehen shumë shpejt.
6 SHTETE, BASHKËPUNIM PËR HAPJEN GRADUALE TË EKONOMISË
Gvernatori i shtetit të New Yorkut njoftoi të Hënën se gjashtë shtete do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin me qëllim që t’i bëhet ball bashkërisht COVID-19 dhe të rihapet ekonomia.
Bashkëpunimi ndërshtetror përfshin New York-un, New Jersey, Connecticut, Pennsylvania, Delaware dhe Rhode Island. Cdo shtet do të emërojë një zyrtar të shëndetit publik dhe një zyrtar të zhvillimit ekonomik, dhe shefat e personelit të guvernatorve dhe menjëherë do të fillojë të funksionojë si një grup i përbashkët pune për të dalë me një plan të rihapjes ekonomike bazuar në të dhënat më të fundit.
Cuomo raportoi se numri i viktimave gjatë ditës së Hënë ishte 671(nga 758 që ishin të vdekurit të Dielën e Pashkës). Kjo bëri që numri i të vdekurve në shtetin e New York-ut arriti në total 10.056. “Ne do të ri-kalibrojmë atë që është thelbësore,” tha guvernatori duke njoftuar rihapjen e ngadaltë të ekonomisë. Ai bëri thirrje për më shumë testime dhe më shumë masa paraprake.
Departamenti i Edukimit në New York njoftoi të Hënën me 13 Prill se 21 mësues, në mes të 50 punonjësve të arsimit në shkollat publike, kanë humbur jetën nga Coronavirusi.
Në deklaratën e Departamentit të Edukimit theksohet keqardhja për humbjet e jetëve dhe solidariteti me familjet e mësuesve dhe punonëjsve të tjerë të shkollave publike.
Ndërkohë që debatet mes Governatorit dhe kryebashkiakut për shkollat, të hapen a të mbyllen, vazhduan në fundjavë, Presidenti Donald Trump, tha të hënën, se ai është vendim marrësi përfundimtar për përcaktimin se si dhe kur do të rihapet vendi i goditur nga koronavirusi.Në fakt vendimet për mbylljen e bizneseve jo thelbsore, shkollave etj. janë marrë nga qeveritë lokale. Sipas Kushtetutës, shëndeti dhe siguria publike janë kryesisht në juridiksionin e zyrtarëve shtetërorë lokalë. Dhe shumë prej liderëve të shteteve kanë shprehur shqetësimin se plani i Trumpit për të kthyer vendin në jetë normale më shpejt, do të kushtojë jetë të humbura, dhe do të rrisë kohëzgjatjen e Pandemisë.
Presidenti u shpreh: Disa po thonë “se është vendim i Guvernatorëve për të hapur ekonominë, jo i Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë Federale. Le të kuptohet plotësisht se kjo është e pasaktë … është vendimi i Presidentit, për shumë arsye “. Ai shtoi: Administrata dhe unë po punojmë ngushtë me Guvernatorët, dhe një vendim nga unë në bashkëpunim me guvernatorët do të merret së shpejti!(Dielli)
***
Media po merret gjithnjë e më shumë me viktimat e panumëruara nëpër shtëpitë e pleqëve.Raporti më i fundit vjen nga Associated Press. Më shumë se 3,300 amerikanë kanë vdekur në shtëpitë e pleqve nga COVID-19 – por ekspertët thonë se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ekspertët thonë se numri i lartë i vdekjeve në institucionet e kujdesit afatgjatë ka të ngjarë të vazhdojë të rritet.
Mbledhja e shifrave prej Associated Press vijnë nga raportet e mediave dhe departamentet e shëndetit.
Sidoqoftë, ekspertët parashikojnë se, sipas përllogaritjeve të ndryshme të mbajtura nga disa burime lajmesh, ka të ngjarë që këto shifra të jenë “maja e ajsbergut” e numrit të vërtetë të COVID-19 në këto Shtëpi Pleqsh.
Në shumë shtete që ende përpiqen të kenë qasje të gjerë në testime, vdekjet e lidhura me koronavirusin në këto institucione ka të ngjarë të mos raportohen.
Sidoqoftë, pas presionit të dy senatorëve demokratë, qeveria federale ka filluar ta bëjë këtë raportim.
Në fakt ky nuk është një problem i ri, as i panjohur. Media edhe më herët e ka trajtuar dhe ka hedhur akuza për mosdeklarimin e vdekjeve të ndodhura në shtëpitë e kujdesit. Me 11 Prill psh NBS NEWS njoftonte se kishin vdekur më shumë se 2 mijë e 200 pacientë prej koronavirusit në shtëpitë e pleqve dhe përcillte një raport të detajtuar nëpr shtete të ndryshme. Koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë për Koronavirusin Dr. Deborah Birx tha të Hënën se testimi për të moshuarit duhet të jetë një përparësi.
Pergatiti per Diellin:Dalip greca