• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Noli: “Më ka zënë shqipja”

March 10, 2017 by dgreca

13 Mars 1965 vdiq Fan Noli – Ta përkujtojmë */

1-Noli1-234x300

« Në një rast pyeta Nolin se si kish duruar me Shqiptarët një jetë të tërë ? M’u përgjiq me katër fjalë : « Më ka zënë shqipja. » Pastaj shtoi : « Shqipëria, si një popull i vogël dhe i shtypur prej armiqve të jashtmë dhe të brëndëshme, ka nevojë për njerës idealistë që janë gati të bëjnë sakrifica personale për një qëllim të shënjtë dhe të lartë. »- Qerim Panariti/

4anton-cefa

Nga Anton Çefa/

Nuk mund të përfshihet në një portret personaliteti i Nolit, veprimtaria e të cilit shtrihet në aq e aq rrafshe : rrafshi i atdhetarizmit, i besimit, i burrit të shtetit, i politikanit, i diplomatit, i historianit, i publicistit, i oratorit, i poetit, i letrarit, i kritikut letrar, i përkthyesit, i muzikantit, i muzikologut, i të gjithave, i universales.

Veç kësaj, në veprimtarinë e Nolit këto nuk janë rrafshe, po janë maja malesh që shakëlqejnë me madhërinë dhe madhështinë marramendëse mbi botën shqiptare dhe përtej saj, duke e përndezur e  flakëruar me idealet më të fisme dhe me ndjenjat më të ngrohta.

U lind dhe jetoi jashtë Atdheut, por Atdheun e kishe gjithmonë me vete. Atdheu qe dashuria e tij zjarrpërvëluese, që i gufonte në shpirt e i përvëlonte në zemër. E digjte në kraharor “Zjarri i shenjtë”, si e quante dashurinë për Atdheun dhe veprimtarinë deri në flijim për t’i shërbyer. “E kishte zënë shqipja”.

Po, e kishte zënë shqipja, shqipja e fjalës, shqipja e veprës, shqipja e zemrës, shqipja e mendjes, shqipja e ditës, shqipja e kohës.

Si “Kalorës i Skënderbeut”, siç e quajti veten, ndezi një Diell për ta shëndritur Atdheun, dhe krijoi një Vatër  për ta ngrohur.

Si “Misionar i Krishtit”, ndërtoi Kishën, dhe Kisha foli shqip. E shkëputi nga kthetrat e përgjakshme të Patrikanës, që vollën helm, kallën zjarr, kulluan gjak; ndërsa na sot me mënçurinë tonë të çoroditur, me vullnetin tonë të hallakatur, ia kemi dorëzuar përsëri asaj.

Si Mojsí i tregoi popullit rrugën drejt një oazi të bleruar, të lirë, të qytetëruar, demokrat; por ishte shumë heret, tepër heret. Mollës së demokracisë jo vetëm nuk i ishin pjekur frutat, por nuk i kishin çelur as lulet.

Kur u përpoq të mbillte demokracinë, Atdheu ishte vetëm një shkretëtirë anadollake, shkretëtirë e thatë  varfërie e paditurie, dhe ishte i vetëm, me shumë pak shokë, me një Gurakuq , “shpirt i bardhë si dëborë”; me një Bajram, “trim, tribun i vegjëlisë”, dhe me një Vinjau, “mikun dhe kolegun”. Avniun, udhëheqësin e dashur të rinisë e vranë, kur Atdheu kishte më shumë nevojë për të; Gurakuqin e vranë, “me tre plumba na i ranë”; Bajrami u vra, “as je vrarë e as po vritesh”.

U mundua të mbillte demokracinë në shkretëtirën e thatë të varfërisë e të padijes, mes atyre që nuk e kuptonin dhe atyre që nuk donin ta kuptonin, dhe sidomos të atyre që e luftonin.

Kishte qëllim të krijonte një qeveri të popullit, prej popullit, për popullin, kur ndërgjegjja shqiptare ishte një truall i papunuar, kur asaj i mungonte humusi i atij ideali të lartë, që e   digjte në  kraharor.

Si mësues i vyer na la porosinë: “Shqipërinë, të mirë a të ligë, ne e bëmë, dhe jua lëmë të tjerëve që ta mirësojnë.” Por ja që ne të tjerët, jo vetëm nuk po e mirësojmë, por përkundrazi po e keqësojmë, dhe sot Shqipëria është në duar të atyre që janë mjeshtër të  keqësimit.

Njohës i thellë dhe vlerësues i paanshëm i kulturave e qytetërimeve botërore, të lashta e të reja, perëndimore e lindore, ia shtroi mjeshtërisht popullit në sofrën e dijes, të kulturës dhe të artit, i ushqyer nga një dhimbje e thekshme atdhetari idealist. Në verbin e blertë të shqipes çeli lule fjala e sa e sa gjuhëve botërore të gjalla e të vdekura.

Ithtar i flaktë i “mejtimit të lirë”, i pashembullt në energjitë shpirtërore; u bë një gjenerator i fuqishëm i lëvizjes mendore të kohës, që vazhdon e do të vazhdojë të ndikojë gjithnjë mbi inteligjencien shqiptare, një kultivator i mendimit demokratik, duke e futur popullin tonë në rrugën e gjerë e të vështirë të çlirimit shpirtëror e shoqëror, rrugë në të cilën, Ai qe njëri nga prijësit më të shkëlqyeshëm.

Sot ngrihet para nesh madhështor, vigan në  bëmat e Tij,  sot që kemi më shumë nevojë se kurrë për idealin e Tij, për mendimin e tij, për fjalën dhe për veprën e Tij. Nuk ndoqëm porositë e Tij, prandaj bëmë gabime të pafalshme. Sot jo vetëm nuk i ndjekim, por i mohojmë, bile i luftojmë.

Na flet e na flet, sot e mot, na flet nga Panteoni i atdhetarit idealist, na flet nga Pulpiti i predikatarit të devoçëm, na flet nga kathedrat e shkencës, të kulturës e të arteve; na flet me ndjenjë, na flet me erudicion, na flet me urti. Na të dëgjojmë, përpiqemi të ecim në rrugët që na mësove, po na  merren këmbët dhe ecim kuturu.

Gjithsesi, duke u munduar të ecim në gjurmët Tua, do të na zërë edhe ne shqipja dhe do të ndizet në kraharorët tanë Zjarri i Shenjtë. Është me fat ai që digjet në këtë Zjarr.

*Shkrim i redaktuar

“Më ka zënë shqipja”

(Fan Nolit)

Fjala shqipe si zjarri i shejtë

në gjoks të digjte.

Gjuhët e botës te fjala shqipe.

Me zjarr të shejtë ngroh e ndriçon

skutina të errta gjoksesh të plogshta.

Të zuni shqipja me anarkitë,

na zuni ne zi e ma zi,

antropofagë, kolltukufagë

zi e ma zi.

Filed Under: Featured Tagged With: “Më ka zënë shqipja”, Anton Cefa, noli

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT