• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRISHTINA BËHET ME LIGJ TË VEÇANTË

October 6, 2017 by dgreca

-Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Kryeqytetin dhe Strategjinë e Energjisë/1Prishtine

 PRISHTINË, 6 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, bëhet me ligj të veçantë, sipas vendimit të sotëm të mbledhjes së Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, të shtatën që nga marrja e detyrës në 11 shtator.Projektligji për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, i cili rregullon funksionimin dhe statusin juridik të kryeqytetit, i miratuar pasditën e sotme nga Qeveria do procedohet në Kuvend.

Kryeqyteti përkufizohet territorialisht ashtu siç është përkufizuar territori i Komunës së Prishtinës me Ligjin për ndarjen administrative të komunave në Republikën e Kosovës.Dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale zbatohen edhe në kryeqytet vetëm në rastet kur kjo është e rregulluar ndryshe në Ligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.Në mbledhjen e sotme është aprovuar edhe Strategjia e Energjisë në Republikën e Kosovës 2017-2026. Kjo strategji përcakton objektivat themelore të Qeverisë për zhvillimin e sektorit të energjisë duke marrë për bazë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ruajtjen e mjedisit, furnizimin e sigurt dhe cilësorë të konsumatorëve dhe shfrytëzimin efiçient të energjisë.

Në strategji janë evidentuar edhe objektivat për zhvillimin e kapaciteteve të reja gjeneruese konvencionale dhe të ripërtëritshme, krijimin e tregut konkurrues, zhvillimin e sistemit të gazit natyror dhe krijimin e vendeve të reja të punës që ndërlidhen me sektorin e energjisë.

Strategjia vazhdon mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike me termocentralin “Kosova e Re” si dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë së ripërtëritshme.

Kabineti qeveritar miratoi vendimin për aprovim të kërkesës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për konfirmimin e interesit të përgjithshëm për shfrytëzimin e thëngjillit nga Korporata Energjetike e Kosovës.

Qeveria miratoi edhe Koncept dokumentin për ndërmarrjet publike me qëllim përmirësimin e performancës dhe rritjen e vlerës së aseteve.

Me qëllim të përmbushjes së kontributit vjetor financiar të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2017 në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, Qeveria ndau 40 mijë euro. Republika e Kosovës bënë pjesë  në grupin prej 4% të shumës totale të vendeve të Evropës Juglindore, të përcaktuar  në takimin e tryezës Rajonale të Paktit të Stabilitetit në Bukuresht, në nëntor të vitit 2006.

Është miratuar edhe vendimi për miratimin e nismës për marrëveshje ndërkombëtare për bashkëpunim teknik në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Federale të Gjermanisë, për fonde shtesë për vitin 2017.

Edhe vendimi për miratimin e nismës për  negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Federale të Gjermanisë, të përfaqësuar nga Banka Gjermane për Zhvillim, për rritjen e kapitalit të garancisë së Fondit Kosovar për garanci kreditore në vlerë 5,45 milionë euro, është miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Poashtu u miratua edhe nisma për marrëveshjen ndërkombëtare për negocimin  e marrëveshjes së grantit për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10. Marrëveshja është në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Linja Hekurudhore 10 është 148 kilometërshe nga Hani i Elezit, kufiri jugor me Maqedoninë, deri në Leshak, kufiri verior me Serbinë, duke kaluar nëpër Fushë Kosovë e Mitrovicë, ndërsa është e rëndësishme edhe për rajonin.

Miratimin e Qeverisë e mori edhe nisma për marrëveshjen ndërkombëtare për rritjen kapitalit të garancisë së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në vlerë prej 2 milionë euro. Marrëveshja është nënshkruar me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW).

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, informoi anëtarët  e kabinetit qeveritar për procesin e funksionalizimit të gjykatave në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ndërsa ministri i financave, Bedri Hamza, për procesin e bisedimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, ME LIGJ TË VEÇANTË, PRISHTINA BËHET

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT