Sot telefonatën e pare ia bëra Durit. Kështu e thërras shokun tim të ngushte me të cilin kam kaluar adoleshencën time e prej asaj kohe jemi ende shoke! Ai feston sot bashkë me familjen e tij Bajramin, madje edhe djalit të parë ia ka vu emrin Bajram, thotë prifti katolik, Dom Gjergj Meta.
“Kur mendoj shpesh për ekstremizmin fetar me shkon mendja menjëherë te Durimi dhe them me vete: Sido të jetë puna edhe në qofshin të gjithë përreth meje ekstremistë, myslimanë apo katolikë qofshin ata, që presin koka a vrasin me kallashnikov, Durimi (e bashkë me të edhe Romiri, Luani, Genti etj.) do të vdisnin bashke me mu dhe ne nuk do ta linim njëri-tjetrin vetëm. Në Xhenet apo në Parajsë, ta quajmë si të duam, do të donim te shkonim bashkë sepse edhe jetën e jetuam bashkë…! Të kesh guxim të jetosh jetën me të tjerët, është mënyra më e mirë për t’i thënë jo edhe te keqes, ekstremizmit, përjashtimit, inatit dhe urrejtjes”, thuhet në urimin e tij.