-Qeveria e Kosovës-miraton Projekt-Statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça” dhe e dërgon në Kuvend/
– Para kabinetit qeveritar është prezantuar ideja për zhvillimin e Projektit “Ndërtimi i Kompleksit Qeveritar (Rezidencave)” në Prishtinë/
– Speciale- Sa Ar e Argjend prodhonte Trepça
-Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës edhe Pallati Rilindja, 18 katësh në qendër të Prishtinës, u shpronësua e rinovua dhe u shndërrua në ndërtesë qeveritare. Në 23 Tetor 2018 Qeveria e Kosovës mori vendimin për kryerjen e pagesës për shpronësimin/
-Punëtorët e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja presin që në 2019-tën Qeveria të bëjë pagesën për shpronësim dhe të realizojnë të drejtën e ligjëshme për 20 përqindëshin. Dhe Gazeta Rilindja të ridalë e privatizuar, duke pasur edhe shembullin e gazetave tjera në rajon që kishin status të njejtë si ndërmarrje shoqërore e që vazhdojnë të dalin të privatizuara/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
PRISHTINË, 25 Janar 2019/ Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të 86-të, miratoi Projekt-Statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”, i propozuar nga Bordi Mbikëqyrës. Versioni i ri i Projekt-Statutit dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili në 8 Tetor 2016 ka shqyrtuar edhe për herë të dytë dhe ka miratuar Ligjin për “Trepçën”.
Statuti përcakton themeluesit e shoqërisë aksionare, aksionet e tyre, veprimtarinë, strukturën organizative, kapitalin themeltar, menaxhimin, afarizmin dhe të gjitha çështjet organizative që lidhen me kompaninë.
Emërtimi i shoqërisë aksionare është “Trepça” Sh.A dhe selia e saj është në Parkun Industrial të Mitrovicës.
Miratimi Statusit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A. do të mundësojë zbatimin e Ligjit për Trepçën dhe versioni i miratuar sot është në pajtueshmëri të plotë nga të gjithë akterët që ndikohen nga kjo kompani, u theksua në mbledhjen e Qeverisë.
Poashtu, Qeveri miratoi Strategjinë shtetërore kundër krimit të organizuar me planin e veprimit 2018-2022.
Strategjia është hartuar bazuar në vlerësimet e brendshme vjetore të zbatimit të strategjisë së kaluar 2012-2017. Janë përdorur edhe vlerësimet e jashtme siç janë raportet e Departamentit të Shtetit Amerikan, raportet e EUROPOL-it për Krimin e Organizuar dhe trendët në BE, raportet e Komisionit Evropian dhe dokumente tjera.
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe Raportin e punës të vitit 2018 dhe Planin e Veprimit të Koordinatorit nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2019, të prezantuar nga koordinatori Rexhep Hoti.
Raporti paraqet të përmbledhura aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit 2018, ndërsa Plani i Veprimit për vitin 2019 adreson disa problematika që ndërlidhen me kapacitetin e mësim nxënies për metodat e avancuara për të komunikuar me njohurit për rininë. Programi Nacional për Rininë mbështetet në tre lloje të aktiviteteve: Garat për dituri; Garat për kreativitet kulturor dhe mendim kritik; dhe Garat në sport. Kjo do të realizohet e mbështetur në dy parime themelore: në parimin e gjithë përfshirjes; dhe në parimin e vijueshmërisë.
Aktualisht në Kosovë janë rreth 370 mijë nxënës (rreth 340 mijë në nivelin fillor dhe të mesëm) dhe rreth 110 mijë studentë. Me Programin Nacional për Rininë synohet zhvillimi aftësive të tyre me aktivitete të përditshme garuese.
Programi pritet të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së mësim nxënies, do të identifikojë talentet e reja dhe do të ofrojë përkujdesen e nevojshëm për ta.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës miratoi edhe Strategjinë shtetërore kundër krimit të organizuar me planin e veprimit 2018-2022.
Strategjia është hartuar duke u bazuar në vlerësimet e brendshme vjetore të zbatimit të strategjisë së kaluar 2012-2017.
Janë përdorur edhe vlerësimet e jashtme siç janë raportet e Departamentit të Shtetit Amerikan, raportet e EUROPOL-it për Krimin e Organizuar dhe trendët në BE, raportet e Komisionit Evropian dhe dokumente tjera.
Para kabinetit qeveritar është prezantuar ideja për zhvillimin e Projektit “Ndërtimi i Kompleksit Qeveritar (Rezidencave)” në Prishtinë. Sipas projektit të prezantuar, Qeveria në bashkëpunim me investitorë të ndryshëm mund të zbatojë një projekt që parashihet të finalizohet brenda 7 vjetëve, nga i cili Qeveria dhe institucionet tjera të Kosovës do të fitonin më shumë se 1 milion metra katrorë për akomodimin e tyre.
Kryeministri Haradinaj theksoi se kjo ide do të shërbejë për një nxitje më të fuqishme që të realizojë objektivat e saj për akomodim të të gjitha institucioneve në objekte publike.
Para afër një viti, në 13 Prill 2018, Qeverita e Kosovës, miratoi vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat do të preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Kompleksit Rezidencial Qeveritar” në zonat kadastrale të Prishtinës dhe Graçanicës.
Ndërtimi i Kompleksit Qeveritar që parashihej të bëhet në lagjen “Prishtina e Re” në periferi të kryeqytetit, në lokalitetin Hajvli ishte ide e para 11 viteve, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurtin historik 2008.
Në prill 2008, në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës paralajmërohej se shteti i ri do të bëhet me objekte të reja qeveritare, ndërkohë që disa ministri ishin të vendosura nëpër shtëpi private në mungesë të ndërtesave publike.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës edhe Pallati Rilindja, 18 katësh në qendër të Prishtinës, u shpronësua e rinovua dhe u shndërrua në ndërtesë qeveritare.
Në 23 Tetor 2018 Qeveria e Kosovës mori vendimin për kryerjen e pagesës për shpronësimin e Ndërtesës së ish-Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja – Pallatit Rilindja.
“Punëtorët e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja presin që në 2019-tën Qeveria të bëjë pagesën për shpronësim dhe të realizojnë të drejtën e ligjëshme për 20 përqindëshin, se tepër shumë gjatë presin të drejtën – 17 vjet nga dëbimi i dhunëshëm, i padrejtë e i kundërligjshëm nga adminisrata e UNMIK-ut në 21 Shkurt 2002 nga Pallati Rilindja, ku pastaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka 10 vjet që janë vendosur disa ministri të Qeverisë së Shtetit të Kosovës”, theksohet në një deklaratë.
Gazeta Rilindja, e përditshmja e parë shqiptare në Kosovë, e cila ka nisë të dalë para 74 viteve, në 12 Shkurt 1945 në Prizren, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, edhe në një ridalje simbolike protestuese në prag të Vitit 2019 ka kërkuar e paralajmëruar të ridalë e privatizuar, duke pasur edhe shembullin e gazetave tjera në rajon që kishin status të njejtë si ndërmarrje shoqërore, e që vazhdojnë të dalin të privatizuara…
Gazeta historike Rilindja nuk u ndal edhe kur u mbyll, nuk është ndalur edhe kur ishte ndaluar në kohë okupimi e të luftës për liri e pavarësi të Kosovës.
Pas luftës, pas mbylljes – dëbimit që i bëri administrata e UNMIK nga shtëpia e saj, në ngjarje historike të lirisë e pavarësisë Rilindja vazhdoi të jetë histori e Kosovës duke dalë me numra specialë e të jashtëzakonshëm, edhe protestues, të kohëpakohshëm.
Numri i parë i pas dëbimit – i jashtëzakonshëm i gazetës Rilindja ka dalë në 5 Mars 2002 me raportime për zgjedhjen e presidentit e qeverisë në seancën e një dite më parë të Kuvendit të Kosovës të zgjedhjeve të para në liri.
Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e mëse 40 numrave të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm në 30 Dhjetor 2008, me numrin festiv të Vitit të Ri 2009, me paralajmërimin në ballinë: DUKE BESUAR NË SUNDIMIN E LIGJIT NË SHTETIN E KOSOVËS PRESIM QË NGA NUMRI I ARDHSHËM RILINDJA TË DALË PËRDITË.
***
Dielli-Arkiv- Speciale- Sa Ar e Argjend prodhonte Trepça
-Dhe historiku i gjigandit ekonomik të Kosovës
-Çka raportoja para 20 viteve, në 9 tetor 1996, dhe para 19 viteve, në 16 shtator 1997, për arin, Trepçën e thëngjillin e pasurive nëntokësore të Kosovës dhe shfrytëzimin kolonial të tyre/
– SPECIALE – Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
PRISHTINË, 15 Tetor 2016/ Brenda 45 viteve, nga viti 1945 deri në 1990, në Trepçë janë prodhuar gjithsej 10.710 kg ari i pastërtisë së lartë. Mesatarja ishte 238 kg ari për një vit, sipas të dhënave të ekspertëve, njohësve të gjigandit ekonomik të Kosovës. Edhe 113 tonë argjend të pastër brenda një viti është një nga të dhënat e prodhimit në Trepçë në atë kohë.
Në faqen zyrtare të Ndërmarrjes Trepça shkruan:
HISTORIKU
Miniera Trepça në Stantërg i përket qytetit të Mitrovicës. Mitrovica është pa dyshim ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë Gadishullin Ballkanik e më gjerë, për nga pasuritë minerare. Shtrihet në fushën aluviale të lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lushtë ,si dhe në shpatet e kodrave që e rrethojnë. Mitrovica gjendet në lartësinë mbidetare 508 – 510 m dhe ka pozitë të mirë gjeografike.
Vendi ynë është i begatë me pasuri natyrore, veçanërisht është i njohur për mineralizimet e Pb – Zn – Ag, për të cilat dihet që nga kohërat e lashta.
Që atëherë, pasuritë e Kosovës shfrytëzoheshin nga paraardhësit tanë ilirët, më pas nga bizantinët, sasët, turqit dhe së fundi nga okupatori serb. Që në kohërat e lashta është ditur për vendburimet polimetalore të sulfureve të Pb, Zn, Ag, Au, në Kosovë. Këtë e kanë vërtetuar zbulimet e shumë punimeve të vjetra minerare: galeri, puse, vegla të punës, që janë përdorur në kohëra të ndryshme gjatë shfrytëzimit të mineralizimeve të këtij lloji, si dhe mbetjet nga shkrirja e tyre. Disa nga vendburimet sulfure (Trepça në Stantërg, Belo Brdo, Cërnac, Përroi i ngjyrosur – Artanë), edhe sot pas luftës së fundit në Kosovë (1998/99), gjenden në shfrytëzim. Ndërkaq vendburimet si: Hajvalia, Badovci dhe Kishnica janë të zhytura në ujë dhe kanë mbetur pa kurrfarë mbikëqyrje edhe pse para luftës (periudha 1988/99), ishin prodhues të rëndësishëm të xehes së Pb, Zn dhe Ag etj.
Për herë të parë në literaturë emri Trepca përmendet më 1303, në dokumentet që ruhen në arkivin e Dubrovnikut (Republika e Kroacisë), si dhe në arkivat osmane në vecanti për rajonin e Artanës.
Për zhvillimin e xehetarisë në territorin ku gjenden minierat e Trepçës, dihet qysh në kohën ilire e romake, e që vazhdon deri në Mesjetë. Ndërkaq, më vonë zhvillimin më të vrullshëm xehetaria e arrin në shekullin e XIII.
Hulumtimet e para gjeologjike filluan në vitin 1924, atëherë kur gjeologët anglez filluan kërkimet gjeologjike për mineralizimet polimetalore sulfure të Pb – Zn, në suaza të fushës xeherore të Trepçës në Stantërg. Më vonë saktësisht në vitin 1926, në Londër formohet një shoqëri aksionare e njohur me emrin Trepca Mines Limited e cila merr me koncesion shfrytëzimin e këtij vendburimi për 50 vjet.
Në vitin 1930, fillon prodhimi provues i mineralizimeve sulfure të Pb – Zn në këtë vendburim. Gjatë luftës së dytë botërore gjermanët e mbajnë minierën e Trepçës në Stantërg në gjendje pune, por me një nivel të zvogëluar të prodhimit. Ndërsa nga vitin 1945 e këndej, deri më 1990, miniera ka punuar pa ndërprerë, me një kapacitet mesatar të prodhimit rreth 600 000 ton në vit. Gjatë kësaj periudhe në shfrytëzim ishin këto minera: Stantërg, Cërnac, Belo Brdë, Koporiq dhe Zhuta Perlla – Albanik (ish Leposaviq); Kishnica, Hajvalia, Badovci dhe Përroi i Ngjyrosur – Artanë. Bazuar në statistikën e prodhimit miniera e Trepçës në Stantërg, nga viti 1930 deri në vitin 2000, ka pasur këtë ecuri të prodhimit.
Ndërkaq, pas luftës, gjatë periudhës 2000 – 2004, miniera nuk ka prodhuar, por ka qenë në permanizim, hulumtim dhe përgatitje të punishteve për prodhim. Kështu në vitin 2005 miniera ka filluar me prodhimin e xehes së Pb dhe Zn me kapacitet minimal.
Suksesi më i madh i kombinatit të Trepçës u arrit në vitin 1983, atëherë kur Trepça eksportoi mallra me vlerë prej 103 milion dollarë, duke u radhitur në vetin e 5 të eksportuesve në ish Jugosllavi. Për 58 vjet të punës prodhuese, kombinati i Trepçës ka prodhuar 33 milion ton xeheror me përmbajtje mesatare 9% (Pb dhe Zn), apo rreth 3 milion ton metal (Pb dhe Zn).
Përveç kësaj në metalurgjinë e Trepçës dhe fabrikën e pasurimit, në kohëzgjatje të ndryshme, janë prodhuar këto sasi të metaleve të çmueshme:
argjend (Ag)
ar (Au)
bismut (Bi)
kadmium (Cd)
Në periudhën dhjetë vjeçare: 1975 – 1985, prodhimi mesatar vjetor në kombinat ka qenë:
plumb i rafinuar
zink elektrolitic
argjend i pastër
ar
bismut
kadmium
pirit dhe pirrotinë
acid sulfurik
Vendburimi polimetalor i Pb, Zn, Ag dhe Au në Stantërg, është ndër vendburimet polimetalore më të njohura në Evropë, për nga madhësia dhe më atraktivi nga shumë llojshmëria e mineraleve dhe bukuritë kristalore që ka ky vendburim. Bazuar nga bukuritë mahnitëse të kristaleve ka ekzistuar ideja e themelimit të muzeut të kristaleve në Stantërg. Kështu, në vitin 1964 u themelua Muzeu i Kristaleve të Trepçës në Stantërg. Në atë kohë kishin filluar grumbullimet e para të mineraleve dhe më pas, vendosja e tyre në muze. Fillimisht numri i nxjerrur i kristaleve ishte i vogël, mirëpo me kalimin e kohës ky numër erdhi duke u rritur deri në ditët e sotme. Numri i kristaleve të nxjerruar nga vendburimi Trepça është i madh dhe vështirë të dihet numri i saktë i tyre. Mirëpo, në fondin e muzeut të kristaleve Trepça, aktualisht gjenden të ekspozuara 1560 eksponante.
DY RAPORTIME, PARA 20 E 19 VITEVE
Dy raportime që kam bërë në Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë (ATSH-ATA), njëri para 20 viteve, në 9 tetor 1996, dhe tjetri para 19 viteve, në 16 shtator 1997, për arin, Trepçën e thëngjillin e pasurive nëntokësore të Kosovës dhe shfrytëzimin kolonial të tyre:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1996/96-10-09.ata.html
[16] KOSOVA WANTS ITS GOLD FROM FORMER YUGOSLAV RESOURCES
PRISTINA, OCT 9 (ATA)- By B.Jashari, Kosova is asking its own gold from the former Yugoslav resources, in the context of its right to inherit assets of the federation, where it had an equal status with six other federal units.
Last week President of the Republic of Kosova, Dr. Ibrahim Rugova, asked Switzerland to block in its own banks the gold reserves of former Yugoslavia, until Kosova’s right to inheritance is accepted.
The gold reserves of former Yugoslavia continue to be a state secret but Albanian experts say that approximately it can be estimated as Kosova’s share. Figures what Trepce’s output can be or has been in a year are very well known.
According to a scientific analysis on Kosova’s resources, academician Minir Dushi has jumped to the conclusion that some 686 kg of gold and 204 tons of silver can be turned out in one year by “Trepce”.
Former director of “Trepce”, Aziz Abrashi, has admitted that in cases of “low productivuty”, Trepce’s annual output was 270 kg of gold and 113 tons of silver, of great purity.
According to experts and witnesses the whole gold extracted from the Kosova mines whose quantity has always been kept secret during the whole existence of former Yugoslavia, has been taken and sent to Belgrade, to the state’s treasury, under a tight surveillance.
The return of gold, which is an unalienable asset of Kosova, is an important segment of former Yugoslavia’s inheritance. But without Kosova there can be no inheritance, and for this correct approach, the state and political leadership of Kosova demands and expects internationally backing as well as support from the former Yugoslav republics. p.pa/jz/lm/Z/
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-09-16.ata.html
[05] BELGRADE AIMS TO INTENSIFY EXPLOITATION OF KOSOVA RESOURCES
PRISHTINE, SEPT 16 (ATA)-Discovery and intensive exploitation of coal resources of Kosova is at the centre of a study undertaken by the Mineral-Metallurgical Faculty of Belgrade, for the supply of the whole energy system in rump Yugoslavia.
The project envisages the construction of nine heat-power stations, with a 2 800 Megawatt capacity, which will be added to the seven heat-power-station block set up earlier, with a 1.500 Megawatt capacity.
According to the above project there are 20 billion tonnes of coal reserves, which would be enough for a 1 500 year period. B.J. P.Ta/pas/lm/sh/
NJË SHKRIM SOT I SHTYPIT TË KOSOVËS, KRYETITULL E KRYEARTIKULL BALLINE:
“Trepça” hyn në qorrsokak/
Tri njësitë thelbësore të “Trepçës” – minierat me flotacion në Stan Tërg, minierat me flotacion në Kizhnicë dhe Artanë dhe minierat me flotacion në Leposaviq – rrezikojnë të shkojnë në likuidim nga 2 nëntori, në rast se deri atëherë Gjykata Kushtetuese nuk e nxjerr verdiktin përkitazi me kontestin e ngritur nga deputetët e Listës Serbe ose nuk vendos për masë të jashtëzakonshme.
Kjo për shkak se ligji me të cilin ato njësi janë transformuar në shoqëri aksionare, nuk mund të hyjë në fuqi pa e dhënë verdiktin final Kushtetuesja, shkruan sot Koha Ditore.
Ligji është miratuar në fund të javës së shkuar dhe e bën Qeverinë pronare të 80 për qind të aksioneve në këto miniera e flotacione.
Por, një ditë më parë, atë e kanë bërë lëndë të Kushtetueses deputetët e Listës Serbe, të cilët kanë kundërshtuar ligjin si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën nëpërmjet së cilës është miratuar.
Shkaku i kësaj, ligji nuk do të hyjë në fuqi brenda afatit të rregullt kushtetues.