Shoqata Humanitare e Medvegjës nga Zvicra, mysafire në VATËR/
Të shtunën në mesditë, me 1 Mars, kryesia e Shoqatës Humanitare MEDVEGJA nga Fully i Zvicrës ishin në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA.
Dërgata e Shoqatës Humanitare të Medvegjës përbëhej nga Kryetari i Shoqatës Zenel Neziri, Ismet Selmani-ish kryetar i Shoqatës, Fadil Selmani-sekretar, Jonuz Fetahu, si dhe gazetarët Llukman Halili & Dashnim Hebibi, autor të librit”30 Vjet në Shërbim të Kombit”- Monografi kushtuar Shoqatës Humanitare Medvegja-Fully. Mysafirët shoqëroheshin nga kryetari i Shoqatës “Kosova Lindore” në SHBA, si dhe gazetari i RTV 21, Halil Mula.
Mysafirët u pritën nga kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Bucaj, zv/kryetarët Agim Rexhaj,dhe Asllan Bushati, anëtari i Kryesisë Marjan Cubi, anëtarët e Këshillit Zef Përndocaj dhe Ramiz Mujaj, si dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Kryetari Bucaj u uroi mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës, shtëpi kjo, sic theksoi ai, është e hapur për të gjithë ata që janë në shërbim të cështjes Kombëtare.
Ju, tha z. Bucaj, jeni punëtorë të palodhur të cështjes Kombëtare. Po punoni me përkushtim për një trevë që është plagë e Kombit që rrjedh gjak, ajo po boshatiset dhe politika serbe, fatkeqsisht ka pasë sukses në zbrazjen me dhunë. Platforma e tyre ka rezultuar e suksesshme, pasi kanë kombinuar dhunën me izolimin e kësaj treve, duke e lënë pa infrastrukturë, pa investime dhe në pasiguri për jetesë.
Kryetari i Vatrës e cmoi maksimalisht punën 30-vjecare të Shoqatës Humanitare të Medvegjës në Zvicër, e cila është përpjekur ta mjekoi sa kanë mundur për ta mjekuar këtë plagë të përgjakur të Kombit Shqiptar. Vatra, kjo shtëpi Kombëtare, do të jetë përherë e hapur për ju, sic është e hapur për Preshevën e Bujanovcin, për Camërinë dhe të gjitha trevat shqiptare, që vuajnë nën okupatorët që u shkelin të drejtat elementare, njerëzore.
Z. Bucaj këshilloi mysafirët që nuk ka kohë për të humbur, duhet ndalur hemoragjia sot se nesër do të jetë vonë. Në këtë përpjekje kombëtare, do të keni ndihmën e Vatrës, tha dr. Bucaj.
Kryetari i shoqatës Humanitare Medvegja, z. Zenel Neziri, falenderoi për mikpritjen e Vatrës, e cila ka shërbyer si frymëzim për shoqatën që ai drejton. Vatra, tha ai, ka qenë isnpirim për shoqatën tonë humanitare Medvegja. Të gjithë duhet ta konsiderojmë veten shërbestarë të Kombit tonë. Medvegja, komentoi ai, është në zgrip të mbiejtesës. Cështja qëndron:Do të jetë a jo? Ne po përpiqemi që me shërbesën tonë kombëtare ta ndalojëm atë që ka mbetur. Më pas ai renditi disa nga veprimatritë e Shoqatës në shërbim të komunës së Medvegjës.
Z. Jonuz Fetahu, ish mësues në Medvegjë, tani me banim në Prishtinës, si njohës i mirë e cështjes së bashkvendasve të vet, dha alarmin për atë c’ka po ndodh atje. E gjithë Lugina e Preshevës e Bujonvcit, janë në hall të madh, por Medvegja , tha ai, është në mjerim të plotë, ku dhe shpresa për të është në pikëpyetje. Medvegja është dhimbje Kombëtare , e nesërmja është e rrezikuar. Ai solli shifra tronditëse për zbrazjen e komunës nga shqiptarët; dikur kishte 34 mijë shqiptarë, shifra shkoi e sot vetëm 450 sipas statistikave serbe! Represioni serb është në rritje. Në Medvegjë ka pasiguri për jetën e shqiptarëve. Huliganët serbë duan me cdo kusht t’ua bëjnë të pamundur jetesë shqiptarëve. Dikur atje shkollat shqipe kishin edhe klasa paarlele, sot edhe ne ndonjë fshat që ka mbetur ende hapë, gjenë klasa me 2 -3 nxënës! Nëse vazhdon kështu natyrisht do të jemi përballë faktit të mbylljes së plotë të klasave në gjuhën shqipe, do të jetë gati e pamundur për t’i rihapur sepse ligji serb kërkon 18 nxënës për t’i rihapur.
Për pasigurinë, ai përmendi rastin e kryetarit të komanduar të Komunës, shqiptarit Florim Sahiti, që mbante postin zv/kryetarit të komunës, dhe një ditë pas vdekjes së papritur të kryetarit serb, Sllobodan Drashkovic, kaloi në drejtimin e komunës.Kur kryetari shqiptar po kryente detyrën në zyrën e tij hyri një grup huliganësh serbë dhe e dhunuan fizikisht. Pasiguria është një nga armët e shumta që po përdorin serbët. Medvegja është në rrudhjen përfundimtare, duhet të luftojmë për të shpëtuar c’ka mbetur. Kemi nevojë për ndihmën e Vatrës së Nolit dhe Konicës, apeloi ai.
Edhe folësit e tjerë bënë apel për bashkrendim forcash për këtë cështje të ndjeshme të Kombit tonë. Gazetari njohur, Llukman Halili, bashkautor i Monografisë”30 vjet në Shërbim të Kombit”, apeloi për një kontribut të drejtëpërdrejtë të Vatrës për sensibilizimin e opinionit mbarëkombëtar, si dhe të dy shteteve shqiptare, mundësisht të Ëashingtonit dhe OKB-së. Një deklaratë e Vatrës do të kishte efekte të ndjeshme. Nuk ka kohë për të humbur. Duhet të luftojmë të gjithë së bashku, tha z. Halili.
Ismet Selmani informoi për gjendjen reale dhe shqetësimet në rritje të shqiptarëve të Medvegjës. Ai tha se do të jetë mirë që situate të shihej dhe të monitorohej nga afër nga organizata Ndërkombëtare. Për këtë qëllim ne kërkojmë ndihmën me shqiptarëve të Amerikës, tha ai.
Zv/Kryetari I vatrës Agim Rexhaj, pasi falenderoi mysafirët dhe shoqatën e tyre Humanitare për cfarë kanë bërë deri tani. Ju, tha ai, me hollësitë që sollët për Komunën e Medvegjës, na e shtuat dhimbjen dhe na e rritët e përgjegjësinë. Është detyrë jona kombëtare që t’i ndodhemi pranë vëllezërve Medvegjas. Ai tha se një deklaratë e Vatrës, është gjëja më e pakët, që duhet të bëjë Vatra. Z. Rexhaj, këkroi nëj mëbshtetje më të drejtëpërdrejtë të Qeverisë së Tiranës, por vecanërisht asaj të Kosovës. Ai tha se, delegacioni qeveritar I Kosovës në bisedimet me Beogradin, duhet të kërkoj të drejtat e shqipatrëve të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit, me të njëtën forcë që kërkon Beogradi për Serbët e Kosovës.
Edhe zv/Kryetari Bushati, pasi u uroi mirëseardhjen mysafirëve, shprehu gatdishmërinë për të dhënë kontributin si intelektual dhe vatran.
Autorët e Monografisë dhuruan librat për bibliotekën e Vatrës. Në fund u bënë fotografi në mjediset e Vatrës.
Gjendja në këtë komunë, kur diku ksihte shumë shqiptarë, është alarmante. Kjo komunë, që ka nëj sipërfaqe territoriale të konsiderushme; prej 524 km.2, nëse dikur kishte 43 mijë shqiptarë, në vitin 1991 numëronte vetëm 3832 shqiptarë, në vitin 2002 kishte 2816, shqiptarë, sot ka vetëm 450? Cfarë ka mbetë? S.SO.S-I ëhstë dhënë. Shqiptarët nuk aknë c’presin. Fatkeqssiht dhe intelektualët me origjinë nga Lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, duken shumë të largët, kur bashkvendsit e tyre vijnë në Amerikë për veprimtari sensiblizuse. Me përjashtim të Adnan mehmetit, REM-it, kryetarit të Shoqatës”Kosova Lindore” Shaban Mehmeti, të tjerët nuk vijnë fare në këto veprimtari. Po si do të sensibilizohet opinion amerikan, kur vete ata qëndrojnë indifferent?(Korresp i Diellit)
NJE VEPRIMTARI NE MONROE COLLEGE NGA SHOQATA HUMANITARE “MEDVEGJA”
Ftohen bashkatdhetaret që me 1 Mars t’i bashkëngjiten kësaj veprimtarie për të mësuar rreth kësaj shoqate dhe për t’i mbështetur bashkëkombasit tanë të Medvegjës/
Shoqata Humanitare Medvegja, që vepron me dekada në Zvicër dhe që ka selinë e vet në Fully te kantonit Valis në Zvicër, organizon promovimin e Monografisë së kësaj Shoqate. Monografia përshkruan 30 vjet angazhim të kësaj shoqate në të mirën e kombit.
Monografia do të promovohet me 1 Mars në Monroe College dhe për këtë qëllim nga Zvicra , Kosova dhe Medvegja vjen delegacioni i Shoqatës.(Foto nga veprimtarite ne Monroe College:Arkiv-Dielli)
Llukman Halili
Zürich 19.02.2015