• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MEMISHA GJONZENELI TREGON…

January 27, 2020 by dgreca

Shkruan: HARALLAMB  FANDI/

          Dikur, një i ri i rikthyer në jetën që po e quajmë të zakonshme, ndonëse për  të   nuk ishte e tillë, se vinte nga burgu ku ishte futur në moshë fare të re, u  ul përsëri në bangat e shkollës. Mundësia e vetme për të mësuar  ishte “shkolla e natës” meqë gjatë ditës i duhej të punonte si ish “i burgosur politik” në punët më të rënda  dhe më të vështira. Por ai ishte kalitur tashmë dhe i bënte shkëlqyeshem si punën edhe shkollën. Dhe nuk vonoi shumë për t’u shquar ndër të tjerët, sidomos në letërsi:  në një prej mbrëmjeve, kur mësuesi i letërsisë nisi të lexonte hartimet më të mira, i  riu priste gjithë ankth rezultatin. U lexuan njëri pas tjetrit 3-4 hartime të shokëve dhe ai e mblodhi mendjen që nuk kishte për t’i dalë emri midis më të mirëve. Mësuesi e përmendi të fundit, vërtet, po tërë kënaqësi, për hartimin më të bukur ndër të gjithë. Ndonëse e kishte të qartë se ajo që ndodhi në atë çast ishte “përjashtim nga rregulli”, sepse edhe shkollën ”e kishte tepër”, palè lavdërimin ai, ish i burgosuri politik, mezi gjeti forca ta fshihte gëzimin. Por prirjen e tij i riu nuk nguroi ta zhvillonte  dhe, pasi lexoi dhe studioi pa rreshtur, shkruajti shumë për gjithçka përjetoi në rrugëtimet e tij  të jashtëzakonshme gjatë jetës.

       Përpara se të më binte në dorë libri i tij “Pendimi”, qëlloi që t’i  lexoja tregimin “Oxhaku”, të publikuar nga ai në facebook. E vërteta është se për ta lexuar me ëndje më shtynte edhe dëshira  për të gjetur diçka të bukur te një njeri që, si bashkëqytetar me emër të mirënjohur për aftësitë, guximin dhe thjeshtesinë e tij, po i shtohej me dinjitet edhe komunitetit tonë letrar, ne Vlorë, në Shqiperi e deri ne Amerikë, ku jeton me familjen e vet. Kur pak më sipër shkruajta që ai mundohej ta fshihte gëzimin për sukseset e arritura, mendova se  sot, atyre që nuk e kanë përjetuar atë kohë, kjo do t’u dukej disi e çuditshme. E lashë sqarimin për të mos u zgjatur apo si diçka që mund të merrej me mend, sidomos nga ata që kishin lexuar “Oxhaku”-n,  ku çdo njeri merr nje goditje te fortë emocionale nga ajo çka lexon. E ç’ishte fshehja e një gëzimi përpara poshtërimit të një njeriu që, po të ishte komunist, do ta kishin bërë 10 herë hero për rreziqet,  teksa mori përsipër dhe bëri një punë që askush nuk guxonte  ta bënte? Dhe jo vetëm poshtërim, por edhe kërcënim, të pasuar  me masa të rrepta edhe për drejtuesit që ia besuan “armikut të klasës”punën më të rëndësishme.  Ajo punë delikate dhe njëkohësisht e rrezikshme kërkonte edhe nerva të qeta dhe drejtuesit “miopë” u qortuan se e kishin dërguar “për qetësi” atë që duhej të vuante pasburgimin dhe ku ?…  Në Kampin e Punëtorëve !!! 

       “ Në një prej darkave, – shkruan heroi- kur u ula për të ngrënë, shikoj pak më tej  edhe komisarin që kisha patur dikur në burg. E quanin Qemal Nallbani. Bashkë  me disa kampistë ai, gjithashtu, po hante . Kur më pa mua shqeu sytë i çuditur, u drodh dhe u ngrit në këmbë. U mat  një herë të vinte te unë, po u pendua dhe u ul sërish në vend, ndërsa  bukë nuk vuri më në gojë. Menjëherë pas kësaj,  të nesërmen në mëngjes, përpara derës më priste një pastruese. Sa dola,  ajo  më tha si me frikë, po dhe me keqardhje: Të lutem, mos u largo, se në orën  8 do të vijë këtu të të kërkojë shoqja  Jorgjije Peçini. Mendova  njëherë të mos paraqitesha, po m’u duk paburrëri dhe thashë me vete “S’kam bërë asgjë. E  ç’do  më thotë?..” Unë nuk e dija që një grua e veshur me pushtet do të sillej kaq brutale. Kur në oren 8 erdhi gazi i Komitetit të Partisë, një burrë i veshur me të zeza dhe serioz, që doli i pari, i hapi  derën dhe Jorgjies. Sapo e drejtuan te unë ajo m’u turr me gjithë trupin e saj kabà:

     – Ç’ kërkon ti këtu, nuk e njeh veten kush  je?- më ulëriu. Nuk u ndjeva dhe ruajta qetësinë, se isha mësuar me këto gjëra, ndërsa ajo vazhdoi me të bërtiturat: “Zhduku që këtu!” Gjithë kampistët dolën jashtë, ndërsa unë vazhdoja të mos lëvizja. Siç duket, kjo e nervozoi atë më  tepër: – Armik populli! –shfryu. Unë hiç. E shihja në sy dhe nuk flisja. Më së fundi,  nuk durova më dhe i thashë: “ Ky është kampi i punëtorëve! Unë jam punëtor dhe me takon të pushoj këtu. Të gjitha detyrat që më janë ngarkuar i kam realizuar dhe tejkaluar!” Ajo ndofta do të vazhdonte të më shante e bërtiste, po burri me rroba të zeza se çfarë i tha në vesh dhe e largoi. Duke ikur, s’pushoi së  ulërituri si bishë dhe, para se të hynte në makinë, tha gjithë egërsi: “Ik, mos të të shoh më këtu!  Shporru! “

      Pak më tej , lexova që heroi ynë, për të mos u rënë në qafë të tjereve dhe për të ruajtur qetësinë e nevojshme për  punën, e cila për këdo ishte “si hedhja e zareve”për jetë a vdekje, fjeti katër netë rresht në një mullar, buzë detit. Parafytyrimi i këtij episodi, kurrësesi episodik, më la një buzëqeshje të hidhur, që heraherës vijoi si lajtmotiv në mjaft tregime që lexova. I hidhur, ka qënë vërtet fati i autorit, po ai nuk ia helmoi gjakun deri në masën e kalimit nga urrejtja në hakmarrje dhe as në kthimin e shikimit të gjërave vetëm bardhë e zi. Libri i tij “Pendimi” vlerën më të madhe e ka pikërisht te gjerësia e këtij këndvështrimi, përmes të cilit ngjyrat dhe nuancat e shumta sjellin ndjenja pasuruese humanizmi të rrallë te lexuesi. Komisari katil i tregimit të mësipërm dhe të tjerë si ai s’ka se si të mos jenë të shumtë në tregime të njerëzve që janë goditur barbarisht prej tyre, por autori nuk harron  të përshkruajë edhe nga ata që, ndonëse në po ato role, janë sjellë ndryshe, madje, pavarësiaht se  rrallë, kanë shprehur edhe pendesë të sinqertë. Ndërsa te tregimi “Armiku”psh. na vizatohet me pak penelata, po saktë, një punonjës sigurimi si mosmirënjohës i pandryshueshëm, për të cilin shpëtimtari i jetës së të birit mbetet  “armik i popullit”, diku tjetër shohim  një djalë të ri që, ndryshe nga i ati, sheh te shpëtimtari jo armikun, po njeriun që meriton gjithe dashurinë e botës. I tillë paraqitet edhe oficeri i lartë Reshati, që e sheh dhe e mbron si vëllanë e vet arixhiun shpëtimtar te jetë së tij.

     Autori i “Pendimi”-t nuk e mban në kufij të ngushtë  tematikën e tij. Kujtimet dhe mbresat e kohës së burgut  si dhe të asaj pas tij, ku internimi kishte pjesën e vet të torturës ndaj  njerëzve, mbeten parësore në përcjelljen e emocioneve. Por  në tregimet e librit shohim edhe plot motive e ndjenja ku, si bir Vlore, ai bën që deti të shpaloset me kaltersinë, gjerësine dhe dritën e vet. Pavarësisht nga varfëria dhe nga kufizimet e kohes së diktaturës, të rinjtë i shohim të mësojnë, të punojnë e ëndërrojnë,  duke pritur me padurim ditët e mira të lirisë , nga të cilat edhe më të vjetrit u gjallëruan. Mërgimi, si shpëtim, po dhe si plagë, trajtohet me realizëm nga autori që, ndryshe nga shumë të tjerë, nxjerr në plan të parë cilësitë më të mira që i kanë bërë bashkëatdhetarët e tij të shquhen e të vlerësohen për merita që të tjerët nuk i kanë. Për t’i zbuluar këto dhe për të sjellë larmi  tematike, detaje të freskëta e mirësi njerëzore, duhen sy të mprehtë e këndvështrim i veçantë. Memisha Gjonzeneli  me ato që shkruan  tregon se e ka dhe e shpërndan me kënaqësi një pasuri të tillë.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Memisha Gjonzeneli-tregon-Harallamb Fani

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT