Kancelarja e Gjermanisë, Merkel uron kryeministrin e Kosovës Haradinaj/
PRISHTINË, 13 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/
Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin Ramush Haradinaj për zgjedhjen, duke i dëshiror fat dhe sukses.
Në urimin e Kancelares Merkel thuhet:
I nderuari Zoti Kryeministër,
Ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryeministër,
Para Jush dhe Qeverisë suaj dalin detyra të rëndësishme dhe të vështira. Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj. Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives evropiane të Kosovës. Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë.
Për mandatin tuaj të dytë ju dëshiroj fat dhe sukses.
Me nderime,
Angela Merkel,
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë