Nga Merlinda Tahiri/
Fotografia eshte vetem njera forme e shperfaqjes se momenteve tona jetesore. Por nuk dua ta le me kaq ndjenjen e bukur te perjetuar dy jave radhazi.
Edhe sikur ta imagjinoja, nuk do te mund te ishte me e kompletuar se realiteti qe perjetova dy jave ne Washington DC, gjersa ndoqa “Washington Winter School” ne Trinity University, organizuar nga “Bislimi Group Foundation ” gjegjesisht profesor Faton Bislimi.
Dikush mund te thote se zhvillimi kapitalist amerikan me ka lene gojehapur. Dicka nga kjo edhe eshte e vertete. Por, ka shume me shume se kaq.
Jo e gjithe bukuria e ketij vendi pasqyrohet ne ndertesat dhe infrastrukturen e saj moderne. Kjo eshte vetem njera ane e saj e bukur. Ana tjeter eshte deshmia e arritjes se kombit ne krijimin e kulminacionit magjik; ate te butesise, dashurise dhe humanizmit – Njeriut.
Njeriut – qytetarit te rendomte dhe atij politikberes.
Tani, e kuptoj medyshjen tuaj te lidhshmerise ndermjet njeriut te bute, te dashur dhe humanist me politikberesin kosovar pershembull. Edhe une i bashkengjitem medyshjes suaj.
Nga takimet qe kishim me disa sosh, realisht kuptova ekzistencen e lidhjes se fuqishme te ketyre elementeve njerezor ne vete politikberesin amerikan. Edhe te atyre shqiptare qe jane formuar dhe veprojne atje, e qe nuk jane pak.
Takimet tona me diplomatet amerikane te aranzhuara per 15 minuta zakonisht zgjatesishin deri ne 1 ore. Nga ketu kuptoja rendesine e studentit dhe dashamiresine qe shprehnin me rastin e takimit.
Nga takimet e shumta qe kishim sikurse me Ish sekretaren e shtetit znj. Albright, senatorin nga Arizona Z.Flake, Zv. Ambasadoren e BE-se ne Washington Znj.Hehlen, Konsullen e Shqiperise Znj. Nesho dhe Ambasadoren e Shqiperise Znj. Toska, do ta mbaj gjate ne mendje takimin me ish kongresistin republikan Joseph DioGuardi dhe ate per disa arsye:
1.Te jesh zeri i shqiptareve per njezet vite me radhe ne SHBA per arritjen e lirise dhe pavaresise se tyre dhe te ndjesh se ende misioni nuk ka perfunduar edhe pse ne moshe te shtyer, do te thote vullnet dhe dashuri e madhe per kete vend.
2.Te flasesh me gjuhen e butesise dhe ngrohtesise per vendin dhe popullin deri ne ate mase sa syte here pas here mbusheshin lote, do te thote te jesh njeri me zemer te madhe.
I tille eshte me te vertete DioGuardi – Njeri me zemer te madhe.
Duke u rikthyer ne kohe dhe duke pare vepren e tij te vlefshme dhe kontributin e tij, nuk mund te ndahesha nga ai pa i thene se: “Me te veretete i ngjante babait te mire te kombit”.
Nga modestia e tij e madhe, e pash qe trupi iu kerrus.
Ndersa ne, dikush ne heshtje e dikush me ze, shprehnim falenderimin tone per perpjekjet e tij te vazhdueshme ne ceshtjen shqiptare dhe per te qenurit zeri i pare i lobit shqiptar ne SHBA.
Po ambasada e Kosoves ne Washington? Cfare ben? Lobon? Krijon lidhje te reja me institucionet ne SHBA? Implementon projekte?
Asnjehere nuk e morem vesh.
Takimin e pare qe uruam ta kishim ishte pikerisht me Ambasadorin e Kosoves ne ShBA.
Do shkonim ne shtepine tone – thonim ne. Por ja qe shtepija jone nuk na ktheu pergjigje per dy jave te tera. Edhe atehere kur te gjithe diplomatet nderkombetare caktuan takimet, ne ishim ne pritje te pergjigjes se ambasadorit tone, i cili nuk mirrte mundin te na kthente qofte edhe pergjigjen negative.
Me ne fund na ftoi ne takim. E beri dy dite para se te ktheheshim ne Kosove. E beri sa per ta bere. Sic behen edhe te gjitha punet tjera ne Kosoves. Sa per t’i bere.
Per te mos komentuar me shume mbi takimin nga I cili morem vetem pergjigje “biznesore” ajo cfare na cuditi te gjitheve, ishte mungesa e flamurit ne ambasade.
Mungonte flamuri i Kosoves ne Ambasaden e Kosoves ne Washington.
Edhe ne foton tone te perbashket mungon flamuri. E c’kuptim mund te kete ajo foto ne Ambasaden e Kosoves ne SHBA pa flamurin tone shteteror? Mua personalisht, nuk me hyn ne pune.
Per ta perfunduar eksperiencen time, ky udhetim ishte dhurata me e bukur qe kam marre ndonjehere. Une e quaj dhurate Krishtlindjesh.
Nuk e kompletuam ne vete kete udhetim te bukur. As une dhe asnje nga anetaret e grupit, nuk do te mund t’i realizonim takimet e lartpermendura pa ndihmen e profesor Faton Bislimi. Qasja e tij e lehte ne institucionet e lartpermendura dhe marredheniet e tij te aferta me perfaqesues politik atje, linte te nenkuptonte se marredheniet institucionale ne fund te fundit ndertohen mbi bazen e marredhenieve njerezore – virtyteve njerezore.
Ndjehem e lumtur qe takova dhe mesova nga studenti i Harvardit, ai i cili na ben krenar te gjitheve per ballafaqimin e tij me ish presidentin serb Boris Tadiq dhe per perfaqesimin e shtetit tone ne menyre kaq dinjotoze.
Shembull per t’u ndjekur!
Faleminderit profesor!