Me rastin e Festës së Bajramit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
“Populli amerikan bashkohet me mua dhe Michelle teksa shprehim urimet tona më të mira për ju dhe popullin e vendit tuaj, ndërsa festoni Fiter Bajramin.
Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët anembanë botës – përfshirë bashkësinë tonë të fortë dhe energjike të myslimanëve amerikanë, – janë përpjekur të afrohen më pranë Perëndisë përmes ripërtëritjes shpirtërore dhe veprave të përkushtimit”, thuhet në mesazhin e urimit.
Obama shkruan më tej se “kjo ka qenë një mundësi për të kaluar kohë me personat e tyre të dashur, për të ndihmuar ata që janë më të pafat e për t’u përsiatur mbi urtësinë dhe paqen që vjen me besimin”.
“Kjo ka qenë gjithashtu një kohë, gjatë së cilës ritualet e agjërimit dhe të lutjes na kanë ndërmendur për vlerat që të gjithë ndajmë dhe për njerëzoren e përbashkët. Paçi gëzim, begati dhe mirëqenie përgjatë vitit në vazhdim! Gëzuar Bajramin!” – shkruhet në mesazhin e Presidentit amerikan Obama drejtuar Presidentit të Republikës