*NGA SELIA E VATRES- MESHTARI DOM MIRGET GEGAJ I DIOQEZËS DURRËS-TIRANË U APELON SHQIPTARËVE TË AMERIKËS PËR FAMILJET E TË BURGOSURVE/
*ME MISION HUMAN TEK SHQIPTARET E AMERIKËS PER TË NDIHMUAR TË BURGOSURIT DHE FAMILJET E TYRE NË DIOQEZËN DURRËS-TIRANË /….
Meshtari Dom Mirget Gegaj nga Dioqeza e Durrës-Tiranës,anetar i Këshillit Presbiterial të kësaj dioqeze, ka ardhë me mision human në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka vizituar institucione fetare, organizata e fondacione te komunitetit shqiptar dhe ka bere apel per shqiptaret pas hekurave, të qelive te burgut në Shqipëri, te cilet vuajne denimin ne kushte te veshtira, shume prej te cileve perballen dhe me semundje të rënda dhe mungesen e ilaceve për t’u mjekuar. Në apelin e tij bëhet thirrje për të ndihmuar edhe familjet e fëmijët e të burgosurëve, që përballen me vështirësi të panumnërta në jetëne përditshme plot halle të Shqipërisë….
– Nuk kam ardhe të lyp, por dua qe t’ju informoj, t’ju prek në shpirt, të mësoni se si është gjendja e vërtetë, se cfare dhe si vuajne shpirtrat e te burgosureve ne Shqiperi si dhe familjet e tyre të zhytura në varfëri. Vetem ne Dioqezen Durres-Tirane jane me shume se 4 mije te burgosur, qe kane nevoje per ndihmen tone…-tha dom Mirget Gegaj, ne takimin qe pati ne Seline e Federates Panshiptare të Amerikes VATRA në Nju Jork, te Marten me 24 prill 2018.
Ai vizitoi Vatren dhe përcolli mesazhin e një misionari, që lutet dhe apelon për ndihmë tek shqiptarët e Amerikës dhe tek Vatra.
Në vizitën e tij dom Mirget Gegaj u prit nga Zef Balaj, anëtar i kryesisë dhe Këshillit të Vatrës, atudiuesi dhe ish Gazetari i zerit te Amerikes, anetar i Keshillit te Vatres-Idriz LAMAJ, Anton Raja, bizneesmen dhe anëtar i Këshillit të Vatrës, nga Editori i Diellit Dalip Greca, nga Ndrec Gjergji-anëtar i këshillit të të Urtëve në Vatër dhe ish nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati. I pranishëm edhe nipi Anton Gegaj si dhe biznesmeni vatran Zef Berisha.
Në fund të takimit, dom Mirget Gegaj tha për Diellin: Ishte një takim i përzemër në Selinë e Vatrës së Shqiptarëve të Amerikës. Është hera e parë si meshtar që hyj në këtë Tempull të shqiptarizmit, që më kthjelloi më shumë Historinë e Shqiptarëve të Amerikës. Sic ua thashë bashkëbiseduesëve, arsyeja e vizitës në Vatër, ashtu si dhe takimet me shoqatat e tjera, është apeli për mbështetje për të burgosurit dhe sidomos fëmijët e tyre në Dioqezën Durërs-Tiranë…
Me besim dhe shpresë në Zotin
Dom Mirget Gegaj….
Për ta ndihmuar në Misionin e tij human, Ju të dashur bashkatdhetarë, mund të lidheni dom Mirget Gegaj edhe përmes facebook-ut.