• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U MBAJT KONFERENCË PUNE E MËSUESVE SHQIPTARË NË SUEDI

September 29, 2021 by s p

Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi

Hazir MEHMETI, Malmö    

       Duke e kuptuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe nivelin aktual të komunikimit elektronik në shkolla, ngritja e nivelit analitik dhe gjykues rreth shkollës, u mbajt me sukses konferencë pune në Malmö. Konferenca u organizua nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria” në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në  Suedi dhe NBV. Projekti i konferencës ishte, “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi”. 

 Temat ishin gjithëpërfshirëse për gjithë mësimdhënësit e të gjitha niveleve shkollore. Drejtues i realizimit të konferencës ishte Murat Koci, mësues i rrethuar nga aktivistë të njohur të shoqatave shqiptare. Ai në emër të organizatorit përshëndeti dhe mbajti fjalën e tij rreth rolit duke paraqitur gjithashtu synimin e konferencës dyditore. Programi u drejtua me përgjegjësi nga mësuesja Anila Velaj.  Ligjëratat ishin të larmishme dhe me vlera praktike dhe organizative. duke shtuar se sa është mësimdhënia nxitëse dhe sfiduese në praktikën tonë, metodologjia e didaktike në rrethanat aktuale sociale e teknologjike. Në emër të Ministrisë së Arsimit të Kosovës përshëndeti Edona Maloku Berdyna, zëvendësministre. 

Konferenca nisi me   Sara Vettergren, kryetare e Entit Shkollor në Malmö me temën nga politikat arsimore në Komunën e Malmö-s, me theks gjuha amtare. Shpend Rukiqi, mësues e pedagog me temën: “ Kompetenca, kreativiteti dhe çasja racionale, çelës i suksesit në mësimdhënie”. Direkt në lidhje elektronike nga Shqipëria realizoi temën e saj Olimbi Velaj, “Udhëzime didaktike në mësimdhënie me grupet heterogjene”. 

Temë nga praktika mësimore sipas standardeve bashkohore në formën drejtpërdrejtë me nxënës, e mbajti Xhevat Isufi, mësues. Një praktikë e nevojshme për mësimin e gjuhës amtare përmes internetit në platformën e Modesmalalbanska në Komunen e Ängeholmit, ku kanë qasje nxënës e prindër.  Desara Beqari Gjonaj, mësuese nga Vjena, prezantoi tri librat e saja dhe koncepti didaktik në praktikën mësimore. Shyhrete Reqica, zyrtare në MASH, Kosovë, mbajti kumtesën e saj “Bashkëpunimi mes mësuesve në mërgatë dhe institucioneve arsimore në atdhe jetik për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare. Rexhep Jashari, profesor i letërsisë shqipe prezantoi librat e tij të rinj nga puna dhe veprimtaria e tij hulumtuese. Drita Kadriu, Universiteti i Gjakovës, drejtpërdrejtë paraqiti temën e saj “Të mësuarit përmes të të menduarit, shkruarit dhe lexuarit”. Drejtpërdrejtë nga Shkodra, mësuesja Elida Halilaj  paraqiti “Jeta dhe vepra e Ndre Mjedës”, e cila nuk u realizua e plotë nga shkaku i problemeve teknike. Dr. Nuhi Bajqinca, ligjërues në Shkollën e Lartë, Boräs, ligjëroi temën: “Afër 40% e fëmijëve shqiptarë nuk ndjekin mësimin e gjuhës amtare, pse? Çfarë duhet bërë që të rritet vijueshmëria e nxënësve që të rritet vijueshmëria”. Ishte kjo në temë konkrete dhe e përgatitur në baza shkencore e cila u vlerësua nga pjesëmarrësit.  Hazir Mehmeti, mësues nga Austria doli me temën nga praktika e tij mësimore: “Orë mësimore në klasat e përziera”.  Nga Greqia erdhën me temën e tyre mësueset Eva Paloka dhe Merita Ymeri me temën e tyre interesante mbi aktivitet arsimore e kulturore të organizuara me nxënësit e tyre. Nga Greqia ishte e pranishme edhe Jonida Koci Mema, mësuese me përvojë. Mësueset nga Greqia me emocione rrëfyen mbi vështirësitë e të qenit dhe jetuarit si fëmijë shqiptar në Greqi. Nacional shovinizmi grek me urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve është pjesë e theksuar e shoqërisë greke.  Isuf Bajraktari, mësues e krijues,  prezantoi krijimtarinë e tij letrare në dy veprat e tij të fundit. “Folklori ynë i pasur në funksion të mësimit të gjuhës amtare”, ishe tema e mësuesit Sinan Kastrati. Qerim Raqi, mësues, autor,  prezantoi librat e tij të rinj të përkthyer.     Konferenca u karakterizua me dialog të haptë njohës dhe kërkues në rrugëgjetjet e formave të reja në mësimdhënie dhe veprimtari në afirmimin e mësimit shqip në diasporë, me theks në Suedi. Veç ligjëruesve me praninë dhe  diskutimet e tyre ndihmuan edhe Dr. Muhamet Shatri, Nuhi Mazreku, Hazbi Lalinca, Zyrafete Losha, Shaban Gashi. Adem Qerimaj, Sanije Selmani, Mejreme Gubetini, Qefsere Tahiri, Dinore Loshi, Ismail Rugova, Mirela Bicaku etj. Aktivistë të zellshëm të rrethit shqiptar ndihmuan në mbarëvajtje të konferencës, mes tyre aktiv ishte Isuf Topilla etj. Stafi i Radio Dardanisë në Malmö, ofroi mundësi komunikimi me dëgjuesit nga mësues e aktivistë vendesh të ndryshme. 

Për Pjesëmarrësit në mbrëmje u organizua aktivitet kulturore me këngë e valle shqipe të kënduara nga këngëtarja Afërdita Xani dhe grupi muzikor. Ishte për të mos u harruar, një orë muzikore e cila dha shije në shuarjen e mallit mërgimtar. Nuk munguan as vallet të cilat nxorën energji kohe e malli në jetën gurbeçare me shpresën për progres në vendlindjen për ku gjithmonë jetojnë ëndrrat. 

Filed Under: Kulture Tagged With: Hazir Mehmeti, Mesuesit ne Suedi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT