• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Romani “Bisha prej qelqi” e shkrimtares Eliona Gjergo dhe bota delikate e fëmijëve në prag të adoleshencës

June 30, 2019 by dgreca

Nga Mëhill Velaj*/

Shpesh flitet që shkrimtarët dhe  poetët në jetën e tyre shkruajnë vetëm një libër. Sepse në jetë ka ëndrra dhe dëshira. Mund të kesh dhunti e pasion për sportin, dikush tjetër ka për pikturën, muzikën  dhe gjithcka që përmblidhet brenda botës së bukur të artit e kulturës, mes tyre edhe arti i të shkruarit që është  talent, vullnet, durim, këmbëngulje dhe prirje. Të botosh një libër për fëmijët dhe adoleshentët, për ardhmërinë në ditët e sotme, është shërbimi më domethënës që i bën shoqërisë në progres dhe kombit. Nënkupton të vërtetën sublime,  që nëpërmjet librit, i cdo lloj zhanri; prozë, poezi dhe publicistikë, autorët  shprehin shpirtin mitik, me rrjedhën e vetkzistencës dhe butësinë e të bukurës, universales, alfabetit të gjuhës , – të dyja të dëgjuara apo të padëgjuara.Unë vetë si autor kam pasur një fëmijëri interesante, një familje e madhe e varfër, por dhe fëmijë të shumtë. Kjo si pasojë edhe e vendit ku unë u linda dhe u rita, aty në Gllogjanin e Pejës, buzë Lumëbardhit, degë e Drinit të Bardhë. Flija cdo natë dhe zgjohesha cdo  mëngjes duke dëgjuar gurgullimën e Lumëbardhit, dhe kur hapja frëngjinë e odës sime, para meje cfaqej një pamje magjepsëse me drurët e lartë shekullore në Bjeshkët e Nëmuna të  Rugovës dhe lëndinat e blerta, përreth rrjedhës së Lumëbardhit. Packa se ishim të varfër, kjo lloj fëmijërie mbeti një muzë shpirtërore  tek unë, më inkurajoi ëndrrën për t’u bërë mësonjës, dhe u bëra dhe pasione të tjera të bukura. Ishte po kjo fëmijëri e varfër dhe jeta prej mësonjësi, unike dhe bukur, që më motivoi të hedh vargje për fëmijë, ku në këtë atmosferë interesante dhe dashamirëse, botova librin e parë me poezi për fëmijë, të titulluar “Gërshetat e Aulonës”. Në një vështrim të përgjithshëm,  autorët që shkruajnë edhe letërsi për fëmijë, njohin dhe vlerësojnë mbi bazat e subjektivizmit krijues hapësinor, me të cilat shpirti i fëmijëve merr frymë, c’ka më motivoi gjithashtu të shpreh edhe unë këndvështrimin tim për novelën e autores Eliona Gjergo.

*****

“Bisha prej qelqi” titullohet romani i autores Elion Gjergo, i cili për fatin e mirë të admiruesve, dashamirësve dhe lexuesve të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë, suksesi i kësaj novele pati qenë  i menjëhershëm. Ndoshta edhe vetë autorja Gjergo, kurrë nuk e pati besuar se kritika moderne e kohës do e vlerësonte  suksesin kryesor të kësaj novele, e cila endet mes letërsisë artistike dhe publicistikës, dhe është një libër vërtet i merituar,  vecmas për moshën e adoleshencës. Lexova gjithashtu edhe disa përsiatje të disa autorëve –kolegë, ku edhe ata ashtu si unë,  i mëshonin faktit se “Bisha prej qelqi”, -aq me tepër që ky “etiketim” lindi nga mëncuria dhe urtia  fisnike e gjyshes së Veronikës, heroinës kryesore të novelës, e cila gjatë gjithë zhvillimit të  romanit rrëfehet në vetën e parë. Novelë intersante për fëmijë, e cila në sajë të tematikës që ajo trajton, është bërë bisedë letrare në disa shkolla nëntëvjeçare në Shqipëri, Greqi, Itali, dhe në shkolla të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë.

Teksa e lexon novelën, autorja krijon  atmosferën e një institucioni arësimor, -shkollën,- ajo krijon një sërë personazhe, të rritur, fëmijë, adoleshentë, –mësonjësit, prindërit, gjyshja, rrjeti social, librat, mësimet, etj. Pra, autorja bëhet protagoniste e një fëmije adoleshente që ka ëndrra dhe dëshiron të bëjë gjëra të bukura dhe intersante, me qëllim që jeta e saj dhe e personazheve të tjera të ndjehet, porse ajo dëshiron edhe vëmendjen e familjes, që nga gjyshja, nëna e babai, shkolla dhe mësueset e saj, shokët e shoqet e shkollës, dhe të shoqërisë në të cilën ajo/ata  jetojnë e rriten. Veronika,  shokët e shoqet e shkollës janë në prag të adoleshencës dhe gjithkush prej tyre është me të mirat e të metat e tyre, me bëmat e tyre prej adoleshenti, të fajshëm kundrejt së pafajshëmes, kështu që ata ecin krah për krah njëri -tjetrit. Të gjithë së bashku, duan në një mënyrë a tjetër të realizojnë ëndrrat e tyre, duke u dhënë krahë dëshirave dhe shpresave, për të kapërxyer dhe sfiduar pengesat dhe vështirësitë e adoleshencës dhe jetës. Edhe Veronika edhe Marta e heshtur me dramën e saj sociale në familje, ecin krah për krah njera –tjetrës, por edhe  me mësuesen e vjetër në arësim, Athinanë thatuqe e shtatvogël, e cila gjithmonë mbantë anën dhe i kushtonte më tepër vëmendje  Anjezës a Natalies: “Dëgjoni të zgjuarat e klasës dhe mësoni edhe ju prej tyre”!! 

Autorja Gjergo, me përshkrimin fizik të  mësuese Athinasë, këkon të na japë formën, përmbajtjen dhe funksionin e një mësuese, që edhe kur ajo është në rolin e mësimdhënëses, me c’rast  simbolizon fenomenin grotesk dhe mediokritetin në arësim, vetëgjymtimin dhe vetëvrasjen intelektuale të disa prej tyre. Veronika, heroina e romanit, një vajzë e shkathët, ëndërrimtare, e ciltër dhe kurreshtare e cila po përjeton edhe ajo si moshatarët e saj pragun e adoleshencës, përpiqet me të gjitha mënyrat të mbështesë, përkrahë dhe të gjejë ura komunikimi me të gjithë shokët e shoqet e klasës të cfarëdo niveli dhe shtrese të shoqërisë i përkasin. Veronika me hartimet e saj dëshiron të komunikojë  me mësuese Athinanë, megjithëse ajo  kurrë nuk e vlerësoi me notën që meritonte, me Drejtoreshën e Shkollës që zbuloi personalitetin admirues e dashamirës të Veronikës, por vecmas ajo mbështet Martën e heshtur, e ndihmon atë për ecurinë dhe  e mbron nga “Bully-ing konsiderohej si pjesë e rritjes së të rinjve”-shkruan autorja. Mposhtjen e kulturës së dhunës psikologjike, fizike dhe verbale, teksa Veronikës i tërheqin vëmendjen: “Të bërtiturat dhe fjalët ofenduese të disa vajzave….” , “Ajo vuri re se vajza që po keqtrajtohej ishte Marta e heshtur!” 

Autorja mjeshtërisht ka  rizbuluar fuqinë e karakterit, personalitetit dhe ndjeshmërisë së një adoleshenteje (Veronikës) ndaj ngacmimeve (“bullying at school”), në  paraqitjen e një  incidenti e ndodhie, deri në grindje e keqtrajtimin ekstreme, derisa Veronica  rrezikon me vetëdije të plotë për shpëtimin e Martës nga kthetrat e bully-ing. Por Veronica nuk ndalet këtu, megjithë ngjasimet e forta, ajo bëhet  heroinë duke shpëtuar shoqen e saj të ngushtë Martën, nga një abuzimi aspak i këndshëm që e kanos miken e saj të fëmijërisë. E gjitha kjo motivohet me dashurinë dhe respektin që Veronica ka, për botën e Martës së heshtur dhe  të pafajshme. 

Më e rëndësishme në novelë,  është ndryshimi i botës së adoleshëncës larg dhe afër devotshmërisë dhe mirësisë morale, burimi kryesor i ndikimit me forcën absolute të personalitetit të heroinës adoleshente së novelës (Veronikës). Autorja Gjergo edhe pse ndërmjetëson  përmes një heroine të gjallë dhe të papërmbajtëshme, ajo  rikthen mirësinë morale, miqësinë dhe dashurinë, vlera edukative dhe aspirata shprese këto për ardhmërinë.   

Veronica dhe Marta, me të dyja këto personazhe, autorja Gjergo dëshiron  të lerë gjurmë se kujdesi dhe edukimi i fëmijëve duhet të jetë primar dhe interesi kryesor në jetën e familjes dhe shoqërisë në përgjithësi. Zhvillimi i aftësive fizike, psikologjike dhe intelektuale te fëmijët, edukimi i tyre, janë  garancia  e së ardhmes e një familje e shoqërie të shëndetshme fizikisht, moralisht e mendërisht si qytetarë të devotshëm. Pra shoqëria, mësonjësit, shkrimtarët dhe të gjithë ne së bashku, përfshi këtu edhe mjetet e informimit masiv e mediatik, rrjetin social, vecmas atë “Bisha prej qelqi”,(kompjuterin) duhet të bëjmë  përpjekje e sakrifica, t’i mbrojmë fëmijët dhe adoleshentet nga “Strange Profile” që krijohen enkas për të abuzuar me vajzat e djemtë adoleshentë online, por  të  mbështesim kujdesin, ngrohtësinë, edukimin dhe dashurinë ndaj tyre dhe t’i themi: Stop Bully-ing! Stop Dhunës dhe abuzimit me fëmijët dhe adoleshentët! Romani “Bisha prej qelqi”, është një klasifikim tejet i dobishëm i librit si pjesë e zhanrit  të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë, i “leximit familjar dhe atij shkollor”,  njësoj për të rriturit, adoleshentët dhe fëmijët; një roman tipik i traditës shqiptare në edukimin e brezit të ri. Popullariteti i vazhdueshëm me një audiencë të tillë “familjare dhe shkollore” dhe angazhimi i autores në letërsinë për fëmijë, motivohet me dashurinë që ajo ka  për fëmijët dhe respekti për botën e tyre të pafajshme, respekti për nxënësit e vegjël dhe adoleshentë, c’ka na sugjeron forcën e shkrimtarisë së autores, Elona Gjergo.

*Ligjëratë e mbajtur nga Shkrimtari Mhill Velaj në promovimin e veprës letrare të shkrimtares Eliona Gjergo, organizuar nga Shoqata e Shkrimatrëve Shqiptaro-Amerikanë dhe VATRA në sallën e Vatrës me 29 Qershor 2019

Filed Under: LETERSI Tagged With: Mhill Velaj-Bisha prej Qelqi

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT