• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PUBLIKU I MERGATES BARTES I DENJE I IDENTITETIT KOMBETAR

December 4, 2015 by dgreca

INTERVISTE EKSKLUZIVE PER GAZETEN”DIELLI” I KENGETATERES,MIHRIJE BRAHA/
NGA: LULZIM MULLIQI/
Nje nga kengetaret me te njohura kosovare,e cila dallohet per menyren e interpretimit te kenges popullore dhe asaj te muzikes së lehte eshte padyshim kengetarja e mirenjohur,Mihrije Braha.Ajo ne kete interviste ekskluzive rrefen per fillimin dhe hapat e pare ne karrieren muzikore,pershtypjet e saj per publikun shqiptaro-amerikan,lidhjen e saj magjike me muziken,angazhimin e saj ne spektaklin televiziv “ODEON” ne RTV-21 dhe së fundmi per koncertet festive te shfaqura ne SHBA,me rastin e shenimit te 103 vjetorit te Dites së Flamurit dhe te Pavaresise së Shqiperise.Zeri i mrekullueshem,melankolik,dhe karakteristik i kengetares së mirenjohur,Mihrije Braha dhe popullariteti i saj gjithmone ne rritje
e  ben te mundur qe Ajo te jete e pranishme kudo,si ne Kosove ashtu edhe jashte saj.Pas performances së saj te sukseshme ne disa qytete amerikane me rastin e shenimit te festes së Pavaresise së shtetit shqiptar,si ne Hamilton te Kanadase,Ajo ishte e pranishme me shfaqjen e koncerteve te saj ne qytetet me te njohura amerikane si ne Nju Jork,Cikago,Dallas,Feniks(Arizona) etj.
Kur keni filluar te kendoni per here te pare?
Mihrije Braha: Une kam kenduar per here te pare qe kur isha femije ne nje moshe fare te re,duke filluar aktivitetet muzikore ,ne koncertet e para te shkolles.me kujtohet arsimtarja e shkolles i vinte re talentet e rinj dhe i aktivizonte ne korin e  shkolles.Mbaj mend qe kur isha femije,qe para publikut te shkolles jam paraqitur me dy kenge te cilat i kishte interpretuar shume vite me pare,e madhja-Nexhmije Pagarusha.Keshtu nisa edhe hapat e pare me kengen e bukur popullore shqiptare.
Cili eshte zhanri muzikor me i preferuar per Ju dhe qe e kultivoni me teper?
Mihrije Braha:Te jesh kengetare dhe te kendosh te gjitha zhanret eshte dhurata me e madhe qe mund t’i behet nje kengetari.Une ne fillim kam interpretuar muziken popullore dhe isha soliste e rregullt e SHKA” Bajram Curri” ne Prishtine së bashku me kengetaret e mirenjohur: Naim Abazi,Shaqir Cervadiku,Mahmut Ferati etj.Muzika popullore ne vitet e 90-ta,kishte ndikim te madh ne Kosove dhe kultivohej me teper gjate koncerteve te ndryshme ne trevat shqiptare.Me vone kam performuar me suksese edhe ne skena te ndryshme te muzikes së lehte.
Kur keni marrur pjese per here te pare ne festivalin e kenges ne RTSH?
Mihrije Braha:Pjesemarrja ime ne festivale kombetare,vecanerisht ne Shqiperi,ishte nje enderr e kahmotshme per mua dhe per te gjithe kengetaret e tjere nga Kosova.E mbaj mend ka qene viti 1992 dhe Une po xhiroja nje vidoeklip ne Shqiperi dhe pas pak kohe me erdhi nje ftese nga disa kompozitore,te cilet me kishin ftuar qe te merrja pjese ne festivalin e kenges ne RTSH,ne vitin 1992,ku Une u paraqita me mjaft suksese me kengen e titulluar”Ta fala zemren time”,kenge e cila u vleresua me cmimin e trete te atij festivali.Me pas kam qene pjesemarrese edhe ne festivale te tjera dhe jam vleresuar edhe me vendin e dyte dhe me shume cmime te tjera te festivaleve te kenges ne RTSH dhe festivale te tjera.
Cili eshte mendimi i juaj per publikun muzikedashes te mergates ne Amerike?
Une per publikun e mergates shqiptare te Amerikes kam vleresime maksimale,per menyren e organizimit te koncerteve dhe ruajtjes së gjuhes,traditave dhe kultures shqiptare ne pergjithesi.Publiku i mergates shqiptare ne vecanti eshte nje bartes i denje i identitetit kombetar dhe kulturor.Kudo neper koncertet e shfaqura ne qytete te ndryshme ne SHBA,mergata shqiptare ishte e organizuar dhe me plot ndjenja kombetare,ku keto ndjenja po barten edhe te brezat e rinj,duke u bere trashegimi e rendesishme kulturore dhe kombetare per,te gjithe brezat.
Ju pos kengetare jeni angazhuar edhe si moderatore ne spektaklin televiziv “Odeon” ne RTV-21,së bashku me bashkeshortin tuaj,showmenin,Naim Abazi?
Mihrije Braha: Ka nje kohe qe së bashku me kengetarin  dhe bashkeshortin,Naim Abazi,jemi moderatore te nje spektakli televiziv “Odeon Show” ne RTV-21,ku Krahas kenges merrem edhe me moderim,madje Koheve te fundit së bashku me nje grup te humoristeve po marr pjese dhe po e provoj veten edhe ne komedi.
Cili do te ishte mesazhi i juaj per shqiptaret e mergates tone ne Amerike?
Mihrije Braha:Te vazhdoni ti ruani keshtu traditat shqiptare,kudo qe Jeni sepse Ju mergata jeni pjese e pandare  e kombit shqiptar,si nje komb i lashte ne Ballkan dhe ne Evrope,si dhe ta ruani me kujdes gjuhen dhe kulturen tone shqiptare.
Cilat jane planet dhe projektet tuaja gjate ketij  fundviti?
Mihrije Braha:Ndonese,angazhim te madh kam edhe ne turet e koncerteve te shfaqura ne prag te festave tona kombetare,nje kohe e shpenzoj edhe per Xhirimet e vidoeklipeve dhe kengeve te reja per programin festiv te Vitit te Ri.
Ne fakt, me keto projekte si dhe moderatore  do ta permbylli kete fundviti. Ishte nder per ne t”Ju kishim ne interviste dhe ju urojme shendet,suksese ne  karrieren tuaj muzikore dhe ne rrugetimin e bukur te kenges shqiptare!
Mihrije Braha:Ishte kenaqesi t’ju pergjigjem pyetjeve tuaja.Njeherit,te gjithe  shqiptareve Ju uroj nga zemra Diten e Flamurit dhe te Pavaresise së Shqiperise,shume shende,lumturi e gezime neper familjet tuaja!
Click here to Reply or Forward

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, Lulzim Mulliqi, Mihrije Braha

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT