Hajrizi : Aktori në fjalë, shkruan Hajrizi, edhe pse në këtë film tregon se është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, siç vështrohet ka bërë një gabim të madh në këtë film, i cili pa dashje fyen femrat shqiptare./
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK : Filmi me metrazh të gjatë( 85 minuta) Mikey Boy, i zhanrit – Komedi dhe Aventur me regji dhe skenar të Mikel Dusit, me aktorë: Mike Dusi, Chris Wylde, Kristen Mallette, Robin Charters, Kresh Novakovic, Scott Reed, Maxine Hupy, i promovuar kohë më parë në qytetin e Manhaten New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shafqur edhe në kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranë, dhe atë të Kosovës – Prishtinë, ka kaluar “në një dushë të ftohët” në Prishtinë
Ndërsa, në Nju Jork dhe Tiranë, filmi Mikey Boy, është pritur mirë dhe është duartrokitur , kështu ka ndodhur edhe në Prishtinë, veçse me një ndryshim që nuk është “vënë” re, më parë, pjesa ku aktori me origjinë shqiptare, Mikel Dushi – alias Mikey Dusi, me orgjinë shqiptare nga Gjakova, një djalë shqiptaro-amerikan nga Queensi në New York, jeta e të cilit ka patur shumë të përpjeta dhe të tatëpjeta, që kur ai mësoi se i duhej të udhëtonte për në Shqipëri për të rregulluar një martesë, ka “përdour dy epitet fyese për femrën shqiptare” duke ia dhënë epitetin ‘dhi’ dhe ‘lopë’.
Në rrejtin social mbas këti shkrimi kan “plasur” pakënaqësira ku disa shqiptarë si rëmndomtë nuk kan kursyer as fjalët ofenduese, kësaj radhe i kan “hedhur me topuz” që të godasin aktorin me origjinë shqiptare, Mikel Dushi – alias Mikey Dusi, me orgjinë shqiptare nga Gjakova, një djalë shqiptaro-amerikan nga Queensi në New York,
Kështu të paktën shkruan sot Bota sot, ‘Mike Boy’, me dy epitete fyese për femrën shqiptare, në një shkrim i botuar sot në këtë gazetë nga Mentor Hajrizi, ku vihet në pah se aktori shqiptaro-amerikan, ka përdorur epitete ofenduese për femrën shqiptare.
Aktori në fjalë, shkruan Hajrizi, edhe pse në këtë film tregon se është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, siç vështrohet ka bërë një gabim të madh në këtë film, i cili pa dashje fyen femrat shqiptare.
Kjo, sipas tij teksa në filmin e tij shihej se babai dhe nëna e tij po ia impononin që të marrë një nuse shqiptare, gjë që “Mike Boy”, sikur po e ofendon rëndë nusen shqiptare, duke ia dhënë epitetin ‘dhi’ e ‘lopë’.ka shkruar Mentor Hajrizi.
Ky film komik, kohë më parë është përuruar në Manhaten të SHBA-ve, në Shqipëri (Tiranë), tani në Kosovë (Prishtinë) dhe gjatë ditëve në vijim në Maqedoni e shtete të tjera shkruan ai.
Kurse, aktori Dusi është shprehur për median në Tiranë, se është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, ndaj dhe tregimi në film është shqiptar. Ai thotë se “Mike Boy” është fëmijëria ime, është një tregim shqiptar. Mund të mos jetë tregim për të gjithë, por është i imi. Jam rritur me traditën dhe kulturën shqiptare. Prindërit e mi më kanë thënë gjithnjë se duhet të martohesh, të bësh jetën tënde. Pra, kështu rrjedh jeta, duhet ta bësh atë më “funny”, t’i bësh të gjitha këto”, pohon aktori Dusi për gazetat shqiptare.