• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mike Dusi, ka përdorur epitete ofenduese për femrën shqiptare!

December 6, 2013 by dgreca

Hajrizi : Aktori në fjalë, shkruan Hajrizi, edhe pse në këtë film tregon se është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, siç vështrohet ka bërë një gabim të madh në këtë film, i cili pa dashje fyen femrat shqiptare./

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK : Filmi me metrazh të gjatë( 85 minuta) Mikey Boy, i zhanrit – Komedi dhe Aventur me regji dhe skenar të Mikel Dusit, me aktorë: Mike Dusi, Chris Wylde, Kristen Mallette, Robin Charters, Kresh Novakovic, Scott Reed, Maxine Hupy, i promovuar kohë më parë në qytetin e Manhaten New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shafqur edhe në kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranë, dhe atë të Kosovës – Prishtinë, ka kaluar “në një dushë të ftohët” në Prishtinë

Ndërsa, në Nju Jork dhe Tiranë, filmi Mikey Boy, është pritur mirë dhe është duartrokitur , kështu ka ndodhur edhe në Prishtinë, veçse me një ndryshim që nuk është “vënë” re, më parë, pjesa ku aktori me origjinë shqiptare, Mikel Dushi – alias Mikey Dusi, me orgjinë shqiptare nga Gjakova,  një djalë shqiptaro-amerikan nga Queensi në New York, jeta e të cilit ka patur shumë të përpjeta dhe të tatëpjeta, që kur ai mësoi se i duhej të udhëtonte për në Shqipëri për të rregulluar një martesë,  ka “përdour dy epitet fyese për femrën shqiptare” duke ia dhënë epitetin ‘dhi’ dhe ‘lopë’.

Në rrejtin social mbas këti shkrimi kan “plasur” pakënaqësira ku disa shqiptarë si rëmndomtë nuk kan kursyer as fjalët ofenduese, kësaj radhe i kan “hedhur me topuz” që të godasin aktorin me origjinë shqiptare, Mikel Dushi – alias Mikey Dusi, me orgjinë shqiptare nga Gjakova,  një djalë shqiptaro-amerikan nga Queensi në New York,

Kështu të paktën shkruan sot Bota sot, ‘Mike Boy’, me dy epitete fyese për femrën shqiptare, në një shkrim i botuar sot në këtë gazetë nga  Mentor Hajrizi, ku vihet në pah se aktori shqiptaro-amerikan, ka përdorur epitete ofenduese për femrën shqiptare.

Aktori në fjalë, shkruan Hajrizi, edhe pse në këtë film tregon se është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, siç vështrohet ka bërë një gabim të madh në këtë film, i cili pa dashje fyen femrat shqiptare.

Kjo, sipas tij  teksa në filmin e tij shihej se babai dhe nëna e tij po ia impononin që të marrë një nuse shqiptare, gjë që “Mike Boy”, sikur po e ofendon rëndë nusen shqiptare, duke ia dhënë epitetin ‘dhi’ e ‘lopë’.ka shkruar Mentor Hajrizi.

Ky film komik, kohë më parë është përuruar në Manhaten të SHBA-ve, në Shqipëri (Tiranë), tani në Kosovë (Prishtinë) dhe gjatë ditëve në vijim në Maqedoni e shtete të tjera shkruan ai.

Kurse, aktori Dusi është shprehur për median në Tiranë,  se është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, ndaj dhe tregimi në film është shqiptar. Ai thotë se “Mike Boy” është fëmijëria ime, është një tregim shqiptar. Mund të mos jetë tregim për të gjithë, por është i imi. Jam rritur me traditën dhe kulturën shqiptare. Prindërit e mi më kanë thënë gjithnjë se duhet të martohesh, të bësh jetën tënde. Pra, kështu rrjedh jeta, duhet ta bësh atë më “funny”, t’i bësh të gjitha këto”, pohon aktori Dusi për gazetat shqiptare.

 

Filed Under: Featured Tagged With: fjale fyese, Mike Dusi, per femren shqiptare

Filmi i parë shqiptaro-amerikan MikeyBoy në teatrin e famshëm të Manhattanit

November 2, 2013 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në teatrin e famshëm të Manhattanit AMC u shfaq premiera e filmit të parë komik shqiptaro amerikan MIKEYBOY. Rolin kryesor në këtë film e ka aktori shqiptaro amerikan i Hollivudit Mike Dusi.  Në hyrje të teatrit shpërndanin biletat dhe flyer për Majkun Marko Kepi, president i organizatës “Rrënjët” të cilët vazhdimisht mbështesin aktivitete të ndryshme.  Ajo që do më bënte përshtypje në hyrje ishte dhe takimi me gazetaren Enid Alvarez e gazetës së mirënjohur amerikane “Daily News” e cila kishte ardhur enkas për të parë premierën dhe për ta publikuar në gazetë.  Para se të shfaqej premiera e filmit Mike Dusi dhe familja e tij iu uronte mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve dhe i ftonte për të bërë një foto së bashku në karpetin e kuq që ishte shtruar enkas për aktorin e Hollivudit Mike Dusi.  Për të parë shfaqjen e premierës kishin ardhur artistë, aktorë amerikanë dhe shqiptarë, regjsorë filmash, producentë amerikane dhe shqiptarë, aktivistë të Diasporës dhe njerëz të thjeshtë.  Producenti i filmit MikeyBoy amerikani z.Ron Singer tha se ndihej krenar per bashkëpunimin me Majkun dhe është kënaqësi e veçantë të punosh me këtë aktor i cili premton dhe më shumë në të ardhmen. Dallonte në këtë pjesëmarrje të shumtë aktorja e Hollivudit Liza Dushku, e cila gjatë intervistave të shumta që dha si dhe për TV Alba Life u shpreh se jam krenare me Mikun për çfarë ka arritur dhe është bukur kur dy shqiptarë janë së bashku në Hollivud.  Ajo tha se ndihem shkëlqyeshëm që kam pashaportë shqiptare ku gjaku im është në deje shqiptar.  Artistja plot sharm dhe elegancë pozoi së bashku me Makkun me shqiptarë të shumtë, të cilët ishin vënë në radhë për të pasur një kujtim të bukur me dy aktorët e Hollivudit. 

          Shumë emocionante ishte kur në tapetin e kuq u shfaq babai i Majkut së bashku me një shqiptar tjetër të veshur me kostumin kombëtar dhe me çiftelinë në dorë.  Babai i Majkut këndoi nga zemra vargje nën tingujt e çiftelisë që i thureshin Shqipërisë dhe Gjergj Kastriotit, ishin momente e gëzueshme të një prindi dhe krenaria e ligjshme e tij për arritjen e të birit në Hollivud. 

          Mbështetja për Majkun ishte nga e gjithë Diaspora shqiptare në Amerikë ku kishte njerëz të shumte që kishin udhëtuar nga larg.  Regjisori dhe aktori i mirënjohur Xhevat Limani tha se ndihej krenar që ndodhej në këtë aktivitet të rëndësishëm.  Ndërsa sopranoja e shquar Lindita Mezini Lole e cila ishte takuar një javë më parë me Majkun nga vizita e tij në shkollën shqipe “Alba Life” ne Staten Island tha se nuk ka më kënaqësi kur shikon artistë shqiptarë që të të prezantojnë plot kulturë në skenat botërore.  Drejtori i festivalit të filmit shqiptar që do të organizohet javën tjetër z.Ariot Myrtaj shprehu kënaqësinë e tij dhe i uroi Majkut suksese të mëtejshme në botën e artit.  Profesori i pianos Petrika Melo e vlerësoi punën e Majkut dhe tha se arritja e tij në Hollivud është nder për ne si shqiptarë.  Ish kongresisti Joe Dio Guardi i intervistuar nga zonjusha Arlinda Balidemaj tha se Majku është një djalë energjik, plot talent dhe shpresoj shumë për të ardhmen e tij të shkëlqyer.  Qysh në bisedën e parë që pata me të u ndjeva i ngazëllyer nga energjia pozitive që ai çlironte dhe thashë se ky djalë do të eci shumë.  Më vonë aktori Dusi i ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit të shkojnë në sallën e kinemasë për të parë filmin Mikeyboy”.  Salla ishte e mbushur plot e përplot, kishte dy ditë që ishin shitur biletat para se të shfaqej premiera e filmit.  Subjekti i filmit ndonëse ka pjesë të shumta nga jeta e tij ka arritur mjeshtërisht ta ngrejë në art punën që ka bërë qysh fëmijë në Piceri, ku pronarë janë prindërit e tij Maira dhe Zef Dusi në Ozone Park në Quins, Nju Jork.  Ajo që të bënte përshtypje ishte se në film luanin dhe njerëz realë si prindërit, vëllai apo dhe shokë fëmijërie, ku prindërit e tij donin që djali i tyre Majku të gjente një nuse shqiptare me mblesëri.  Në fakt në film Majku nuk pranoi rrugën e mblesërisë, por me ndihmën e mikut të tij Robin rigjeti të dashurën e tij amerikane dhe zgjodhi rrugën e vështirë por të mahnitshme të artit.  Ndërsa vëllai i tij Tomi një jetë të thjeshtë, normale dhe një nuse me mblesëri shqiptare.  Humori dhe pjesët komike të realizuara plot art dhe profesionalizëm në film nga Majku bënë që herë pas here filmi të duartrokitej nga salla.  Në film me krenari babai i tij i tregoi dhe artikullin që ishte shkruar për Majkun në gazeten e mirënjohur “Illyria”, si dhe pati dialogje në gjuhën shqipe që përktheheshin në anglisht. Pas shfaqjes shikuesit shqiptarë dhe amerikanë u larguan me përshtypje nga më të mirat dhe mjaft mbresëlënëse.  Mjaft shqiptarë dhe amerikanë thanë se ne do t’ju themi të gjithë miqve tanë për të ardhur dhe parë filmin “Mikeyboy” një film që do të na ngelet gjatë në kujtesën tonë.  Filmi MikeBoy së shpejti do të shfaqet në Kosove, Maqedoni, Shqipëri dhe ne i urojmë shumë suksese aktorit të Hollivudit Mike Dusi.

1 Nëntor, 2013

Manhattan, New York

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: film shqiptaro-amerikan, Keze Zylo, Mike Dusi, MikeBoy

Aktori i Hollivudit Mike Dusi midis nxënësve të shkolles Shqipe në Staten Island

October 28, 2013 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Midis nxënësve të shkollës Shqipe në Staten Island në një shkollë publike amerikane erdhi aktori i Hollivudit z.Mike Dusi.  Nxënësit e pritën aktorin shqiptar me brohoritje dhe dashuri të theksuar.  Ata dëshironin të shkruanin në dërrasë përshëndetjen si: Mirë se erdhe Mike Dusi!  SHQIPE!  We are proud of you!  Nga nxënësit e shkollës Shqipe në Staten Island.

Kur i pyeta nxënësit se pse donin ta shkruanin fjalinë në anglisht “We are proud of you”!  ( Ne jemi krenarë me ty), ata m’u përgjigjën se aktorët në Hollivud nuk flasin shqip dhe ne duam që ata ta lexojnë se sa krenarë jemi ne si shqiptarë në Amerikë me Majkun.

Prof.Dr.Valbon Zylo Watkins ka prezantuar aktorin Mike Dusi dhe i ka uruar atij mirëseardhjen pranë shkollës shqipe.  Majku u takua me të gjithë nxënësit dhe mësuesit shumë përzemërsisht dhe bisedoi me ta kokë më kokë.  Shumë prej tyre kanë ëndrra të ndryshme per të ardhmen, por ka dhe disa që ëndërrojnë të bëhen aktorë, artistë etj.  Ja tha Kristina Melo pianistja dhe artistja e vogël shqiptare në Diasporë që ka kënduar nëpër skena të ndryshme në Amerikë, unë dua të bëhem si ty Majk.  Majk me të qeshuren e tij karakteristike dhe që është pjesë e karakterit të tij si komedian i tha se në Amerikë në se punon fort i realizon ëndrrat e bukura dhe pse jo dhe për ty shpresoj shumë.  Ndërsa dy nxënës të rinj motër e vëlla Julia dhe Eduard që ishin veshur me bluzat e kuqe dhe me shqiponjën e zezë Majku u foli: Hej SHQIPE!  është një emër tepër përshëndetës që përdoret shpesh midis shqiptarësh në Diasporë kur takohen me njeri-tjetrin dhe që Majku duket sikur e ka pronë të tij, ngase në se flet dhe në telefon me të ai të përshëndet: HEJ SHQIPE!  Majku u foli nxënësve midis të tjerave dhe për drogën dhe njëkohësisht i këshilloi ata të dëgjojnë prindërit e tyre, mësuesit dhe të studjojnë sa më shumë.  Ne duhet t’i themi stop drogës, stop alkolit pasi ato shkatërrojnë jetën e njeriut.  Asnjëherë nuk kam pranuar në jetën time të merrem me alkohol vazhdoi Majku, unë pas mësimit kam ndihmuar prindërit në piceri të cilët kanë restorantin e tyre në Quins.  Nga puna e tyre dhe ndihma që ju kam dhënë kam mësuar shumë dhe kam kuptuar se në se njerëzit janë të zënë me punëra të mira, gjithmonë në jetë do të kenë rezultate.  Të gjithë e dëgjonin me vëmendje të posaçme, ndërsa dy nxënësit i treguan Majkut dorën e djathtë, në të cilën kishin vënë dy byzylykë simbole që shprehnin simbolikisht stop drogës dhe alkoholit, jua kishin dhënë në shkollat e tyre.  Pyetjet e nxënësve si të Aurorës, Aaronit, Albës, Almirës, Dautit, Marvinit, Fitimit Arit dhe bisedat e tyre me aktorin e Hollivudit rridhnin të pastra si ujët e Bjeshkës, ishin biseda nga bota e magjishme e fëmijëve shqiptarë të cilët i regjistrojnë për të mos i harruar kurrë në kujtesën e tyre.  Ndërsa gjyshi i Aurorës dhe Aaronit z.Shaban Suka i emocionuar nga takimi i nxënësve me aktorin më tregoi se një foto të tyre në vallen shqiptare sapo e kishte hedhur në facebook.

Në pjesën e dytë të mësimit sopranoja e shquar shqiptare Lindita Mezini Lole me origjinë nga Vlora e cila ka dhënë koncerte në vende të ndryshme të botës si dhe në Carnegie Hall në Manhattan, filloi t’ju mësonte fëmijëve këngë shqiptare.  Të dy artistët Dusi dhe Lole u ulën përballë fëmijëve dhe ata të gjithë i shikonin në dritën e syrit.  Lindita Mezini Lole është nga ato intelektuale artiste që është integruar plot kulturë në botën amerikane.  Ajo është e lincensuar si mësuese muzike nga shteti i Nju Xhersit dhe jep mësin në shkollë.  Zëri i saj duke intepretuar këngën “Ja na erdhi Viti i Ri” duket sikur i rrëmbeu zemrat e fëmijëve dhe ata shpërthyen fuqishëm në kor duke e shoqëruar atë.  Mësimi kulmoi kur së bashku artistë dhe nxënës u ngritën në valle shqiptare dhe këndonin së bashku SHQIP të udhëhequr nga Lindita.

Pas mësimit përgjegjësi i shkollës amerikani që vjen çdo të shtunë vetëm për nxënësit e shkollës shqipe tha se jam befasuar me zërin e Linditës dhe aktorin e Hollivudit Mike Dusi.  Unë lashë punën dhe u mahnita nga zëri i saj që u përhap si jehonë në gjithë shkollën.  Ata të dy ndrijnë si dy yje amerikane.  Pranë TV Alba Life, Mike Dusi u prezantua nga zonjusha Arlinda Balidemaj, bashkëpunëtore e TV Alba Life, një vajzë e talentuar shqiptare që premton shumë për të ardhmen.  Aktori i Hollivudit pasi ka përshëndetur ka ftuar nga ekrani të gjithë shqiptarët në Manhattan se më 1 Nëntor do të shfaqet premiera e filmit të tij MIKEY BOY “The movie”!        Nxënësit shqiptarë kaluan një të shtunë të bukur me aktorin e Hollivudit Mike Dusi dhe takimi me të do t’ju ngelet gjatë në kujtesën e tyre, veçanërisht Hej SHQIPE!

26 Tetor, 2013

Staten Island, New York

Filed Under: Featured Tagged With: Hollivud, keze, Mike Dusi, Qemal, Shkolla shqipe, Zylo

Artikujt e fundit

  • Pika e Ujit
  • DR. ELISABET PERAJ IU BASHKUA VATRËS
  • VATRA NDEROI LEGJENDËN E BOKSIT SHQIPTAR XHEVDET PECI
  • MARK MRNAÇAJ: DALIP GRECA, LAMTUMIRË NJERI MODEL
  • TRASHËGIMI NGA DIASPORA KRAJANE
  • Xhaketa e Xhaferit
  • NEW YORK HERALD TRIBUNE (1939) / RRËFIMI I MBRETËRESHËS GERALDINË NË VERSAJË : EDUKIMI I DJALIT, SIMBOLIKA E KURORËS MBRETËRORE, SKËNDERBEU, DHOMA E PREFERUAR NË KËSHTJELLË…
  • Historia e Urës së Matit, një ndër më të bukurat në Ballkan
  • Shqipëria në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino
  • Congratulations Albania. Congratulations Roma
  • Urdhëri i Lirisë për patriotin e palodhur Jim Xhema
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” përjetësohet në New York
  • Kundër simboleve të diktaturës komuniste
  • Reagim për ndërprerjen nga Serbia të gërmimeve për mbetjet mortore të personave të zhdukur
  • Haris Vongli dhe Stela Bermema i bashkohen Vatrës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT