


Dr. Rudina Luçka Uruçi/
Monumentet e natyrës janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë natyrore kombëtare, të papërsëritshme dhe të pakthyeshme për natyrën dhe shoqërinë tonë. Janë burim i pazëvendësueshëm informacioni për shumë shkenca, burim për kërkime shkencore, burim kulture për njerëz të profesioneve dhe të moshave të ndryshme, burim të ardhurash, mjete të pazëvendësueshme didaktike. Duke u mbështetur në politikat e strategjitë e përcaktuara nga UNESCO për mbrojtjen e Trashëgimisë Natyrore Botërore, çdo shtet harton politikat e strategjitë për vlerësimin, mbrojtjen e menaxhimin e trashëgimisë së vetë kombëtare, për të evidentuar dhe mbrojtur këto vlera të trashëguara dhe për t’ua përcjellë ato brezave të ardhshëm.
Bashkia Kolonjë ka gjithsej në administrim 21 monumente natyre(gjeomonumente, hidromonumente, biomonumente) nëbazë të vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 10.5.2019.Këto monumente janë: Propozim për tu futur në listë ështëdorëzuar edhe për: 1. Vakëfi Psar i Zi; 2. Mecka e Bënjëzit; 3. Liqeni akullnajor i Gramozit . 4. Krojete Kishës së Podës. Këto monumente janë 1.Banjat e avullit Postenan. 2. Bokërimat e Piskalit. 3. Bredhi i Shtikës. 4. Burimet termale Vronomer. 5. Dafina e Cerckës.6. Dritare e mbulesës tektonike Qinam Vodicë. 7. Grumbulli i plepit të egër Varishtë. 8. Kanioni i Virkës. 9. Koria e Shën Kollit Vodicë. 10. Koria e Mullirit Gostivisht. 11. Lisat e Shën Kollit Lëngës. 12. Pisha e Pogonicës Sotirë-Radanj. 13. Rrapi i Leskovikut. 14. Rrapi i Mbreshtanit. 15. Rrepet e Glinës. 16. Rrobujt e Badres. 17. Selvit e Radovës. 18. Shpella e Podës.19. Tisi i Golos. 20. Travertinat(Cmërset-Blush). 21.Ujëvara e Rehovës. Rrapi i Leskovikut, gjendet në qendër të qytetit të Leskovikut në Bashkinë Kolonjë. Përfaqëson një lloj të veçuar rrapi (Platinius Orientalis) me kurorë në trajtën e një kupole me një moshë 300 vjeçare, lartësi 18m, diametër të trungut 140cm, perimetër 440cm.
Monumentet e natyrës në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” ndodhet në jug – lindje të Shqipërisë, midis Leskovikut dhe Përmetit, në lindje të lumit Vjosa dhe është shpallur park kombëtar (VKM nr. 1631, datë 17.12.2008.) Sipërfaqja e këtij parku është gjithsej rreth 34363 ha nga të cilat, sipërfaqja prej rreth 33167 ha shtrihet pjesërisht në bashkinë e Përmetit ndërsa sipërfaqja tjetër prej rreth 1196 ha është në bashkinë e Kolonjës. Ky park ka një florë të pasur e cila përfaqësohet nga: Bredhi i Maqedonisë, shparthi, qarri, panja, shkoza e bardhë, frashri, dëllinja, mareja etj, ndërsa fauna që është po kaq e pasur përfaqësohet nga: ariu i murrmë, kaprolli, derri i egër, lepuri i egër, ujku, dhelpra, ketri, shqiponja e malit, bufi, etj. Në këtë park ndodhen dhe disa monumente natyre që janë; Pylli i Rrapushës, Bokërimat e Dangëllisë, Gështenja e Teqesë, Frashër, Bredhi i Kokojkës, Kanioni i Kamenicës, Kanioni i Borockës (Guri i Bletës), Ujërat termale të Bënjës, Kanioni i Langaricës, Shpella e Pëllumbave, Bredhi i Petranit, Arra e Llukanit Frashër ( njëpjesë e tyre ei perkasin Përmetit). Monumentet e natyrës në Parkun Kombëtar i Gërmenjit-Shelegur, ndodhet midis Leskovikut dhe Ersekës, në zonënpyjore e mbrojtur, prej 7.300 ha, është i mbushur me kafshë të egra të ndryshme. (VKM. NR 303.2019) Kjo zonë ka një pejsazh befasues dhe e bën Kolonjën një vend shumë tërheqës për turizmin alpin dhe aktivitetet në natyrë. Liqeni i Shelegurit është një tjetër pasuri natyrore që nuk duhet lënë pa vizituar. Gjatë verës organizohen një kampe verore dhe veprimtari të tjera në natyrë në të cilat mund të marrin pjesë vizitorë dhe turistë të ndryshëm. Ndodhet në kurrizin malor Kamenik-mali i Vashës, në një lartësi që fillon nga 1000m deri në 2023m. Eshtë vend i pasur me burime të mëdha të ftohta me vlera shkencore, turistike e çlodhëse që përbëjnë burimë tëardhurash ekonomike për popullsinë vendase. Ka një mbulesëbimore shumë të dendur si halorë dhe ahishta të përziera dhe kullota malore. Në të gjenden gjitarë si ariu, ujku, kaprolli etj. Dy biomonumente që gjenden në të janë Tisi i Golos (20 drurëTisi) dhe pishat e Pogonicës në Radanj (pishë e zezë mbi 130 vjeçarë). Problematika në këtë park janë; prerjet e drurëve, zjarret, dëmtime, ndërtime. Rrezikojnë dhe dy biomonumentet e sipërpërmendura. Monumentet e natyrës në Zonën e mbrojtur e burimeve tëmenaxhuara Piskal Shqerri. Ndodhet midis çarshovës dhe lumit Osum. Dallohet për një larmi dhe kompleksitet natyror. Ka bimësi të dendur si dushqe kserofile të bulgrit, mënishte, dëllinja e kuqe, shparthi, qarri, etj. Fauna e egër përfaqësohet nga derri i egër, gjenden disa monumente natyre si Bokërrimat e Piskalit, rrapi iMbreshtanit, selvitë e Radovës. Problemet janë mbikullotja zjarret prerjet masive ku rrezikohen dhe biomonumentet e sipërpërmendura. Këto biomonumente mbartin vlera natyrore, shkencore, turistike etj. Pellgu i Vjosës dallohet për burime të shumta termominerale. Dajet e tij janë në Bënjë të Përmetit, gazrat sulfurore të Postenanit dhe ato të Vromonerit në Sarandapor tëLeskovikut. (dy të fundit përfshihen në bashkinë Kolonjë) Gazrat sulfurore të Postenanit. Dalin në pjesën juglindore të masivit shkëmbor të malit të Postenanit. Ka sipërfaqe 30m2 dhe lartësi 1400m. Janë tëvetmet në vendin tonë që dalin në formën e rrymave tëngrohta të ajrit. Ujërat që rrjedhin në thellësi dhe që nuk arrijnë të dalin në sipërfaqe shëndrohen në rryma avujsh tëngrohtë. Avujt e ngrohtë mund të thithen me anë të hundës për kurimin e rrugëve të frymëmarjes (insolacin), por mund tëpërdoren edhe për kurimin e reumatizmës apo kyçeve. Nëse do të ndërtohen salla të veçanta apo zgavrime të ngopura me avuj uji do të ishin shumë më të efektëshme ku temperatura arin nga 25-28 oC. Vetë banorët e zonës së fshatit Postenan qëndodhet rreth 1km larg qytetit të Leskovikut kanë mundur tëndërtojnë një dhomë primitive të suvatuar nga ana e brendëshme dhe qëndrojnë jo më shumë se 10min, duke e përsëritur këtë veprim për disa herë. Edhe kjo pasuri është në objekt termal me rëndësi të veçntë. Rëndësia është shumë e madhe për zhvillimin e turizmit kurativ. Burimet e Vronomerit, Sarandapor Burimet termale kanë vlera shkencore (gjeologjike, hidrologjike), mjekësore, estetike, turistike e ekonomike.Sfida e sotme është ofrimi i një shërbimi cilësor dhe mundësia e zhvillimit bashkëkohor të turizmit kurativ dhe blanear i cili do të sjellë premisë për zhvillimin ekonomik sadopak të zonës. Në fund të kanionit të lumit të Lengaricës, në të dy anët ëluginës dalin burime termominerale të nxehta me temperaturërreth 30 oC dhe me prurje të konsiderueshme. Zakonisht thyerjet e thella tektonike bëjnë të mundur dhe daljen e gazrave në trajtë avujsh të nxehtë rrëzë malit të Postenanit dhe të gryka e Vromonerit, Sarandaporit. Zakonisht në çarjet tektonike dalin ujëra të tilla. Burimet termale minerale gjenden 10-12 km në jug të qytetit të Leskovikut. Janë burime termale të pasura me kripëra, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh. Përmbajnë sasi të vogla të Ca, Na, Cl, dhe H2CO3. Temperatura e ujërave varion nga 280-400 oC të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh. Burimet termale gjenden pranë fshatit Kuqesh të komunës Leskovik, në bashkinë e Kolonjës, në buzë të lumit të Sarandoporit, degë e Vjosës, 430 m mbi nivelin e detit dhe 4 km larg pikës doganore të Tri Urave. Ato dalin në krahun e djathtë me shumë vrull rreth 20-30 m mbi shtratin e lumit rrëzë shkëmbinjve gëlqerorë. Temperatura e ujit në burim shkon deri 28 oC dhe dalin me presion.
Qysh në kohët antike është njohur fenomeni i banjave termale. Nga burime të ndryshme rezulton se ato janëshfrytëzuar që 3-4 shekujve më parë në mënyrë sporadike. Vetëm pas shek 18-të frekuentimi ishte më i rregullt dhe mësistematik. Rreth 3 km larg nga burimi buzë lumit Sarandapor në vitin 1973, u ndërtua qendra kurative (stacion hidrotermal) dhe hoteli me kapacitet 50 shtretër dhe deri në fund të viteve ‘80 arriti deri 100 shtretër. Uji sillej me tubacion dhe furnizonte këtë qendër kurative e cila u pajis me ambiententet e nevojëshme që nga bufe, restorant, dhoma gjumi, ambiente çlodhëse etj. Cilësitë kurative të këtyre ujërave janë të njohura për shërimin e shumë sëmundjeve duke filluar nga ato të lëkurës, reumatizmale deri në ato të organeve të brendshme (stomaku, zorrëve, gastritit, veshkat, tëmthi etj), si dhesëmundjeve gjinekologjike. Sipas të dhënave zyrtare, në këto mjedise, frekuentimi ka arritur mbi 1200 pacientë në vit. Nga zona të ndryshme të Shqipërisë shtroheshin pacientë për t’u kururar. Vetia e ujit është që ai mund të konsumohet edhe për tu pirë por edhe për tu gatuar, (hidropinik). Hetoterapia është kurimi me anë të baltës që ka temperaturë nga 40-45 oC, i cili praktikohej në këtë qendër.
Në ditët e sotme kjo qendër është jashtë funksionit pasi që pas 1997 u dëmtua rëndë. Është blerë nga një investitor shqiptaro-amerikan i cili përvëçse disa rregullimeve për përdorim vetjak nuk ka bërë asnjë investim tjetër për ta rivendosur në funksionim. Funksionimi i ujërave sot është tepër primitiv. Vetëm gjatë muajve korrik dhe gusht ku frekuentohet nga vizitorët që nuk mungojnë për tu futur në vaskat natyrale të improvizuara përgjithësisht nga banoret e Leskovikut dhe Përmetit e zonave përreth. Përgjithësisht ata janë turistë ditor të cilët qëndrojnë për disa orë afër burimit te gryka e Vronomerit. Këto ujëra janë një dhuratë dhe pasuri e falur nga nëna natyrë.