Qofsh për herë në paqe mikja jonë e mirë Rukie Ndreu!/
Nga Mimoza Djaçi – Garfield – NJ/ Rukie Hoxha – Ndreu, u lind në Tropojë, në vitin 1940, në një familje të shquar për patriotizëm, atdhetarizëm, dhe e njohur në Malësinë e Gjakovës, dhe në të gjitha trevat shqiptare. Ajo, rrjedh nga familja e njohur Hoxhat e Tropojës.
Rukija, megjithëse e re, e vazhdojë traditën historike të familjes, dhe së vendlindjes së saj – edhe në Derën e Madhe, të patriotizmit shqiptarë, tek familje Ndreu e Dibrës, familja e Elez Isufit dhe Suf Xhelilit. Shtëpinë, ku kaloi edhe pjesën më të madhe të jetës së saj – për afro 60 vjet nga 76 vjet të jetës së saj deri sa edhe vdiq këto ditë në Yonkers Nju Jork, e rrethuar nga vëllai Elezi, dy djemtë, me nuset e tyre, dhe plot nipa e mbesa.
Rukia – ishte dhe mbeti deri në vdekje, një grua fisnike, qëndrestare e madhe, trime, burrnesh e thjeshtë dhe e ndershme, e cila jo vetëm në atë kohë me nënën e saj Vocërr Hoxha, që dalloheshin të ishin kundërshtare të regjimit, por edhe pas 90’ ajo dhe nëna e saj, së bashku me bashkëvuajtëset, në kapmet e interrnimit, u bënë të parat, që iu bashkuan Partisë Demokratike, dhe shoqatatve të ish Përdjekurve politikë, në Shqipëri, pjesë e së cilës isha edhe unë autore e këtij shkrimi.
Ajo në kohë e lëvizjeve të para për liri e demokraci në Tiranë, në vitin 1992, udhëhoqi dhe mori pjesë në Forumin e Grave të Presekutuara , qysh në themelimin e saj – Duke u bërë edhe protagoniste dhe frymëzuese e lëvizjes së grave të presekutuara, në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, së bashku me bashkëvuajtset e veta – shoqet e saj që vinin edhe ato nga burgjet politike, dhe kampet e interrnimit në Shoqatën e Grave të Presekutuara.
Kushdo, që pati fatin ta njohë atë, nga kampet e interrnimit, me rradhë nga Kuçova, e deri në Tepelenë, Savra dhe Shtyllasi, e njohin Rukien Hoxha -Nderun, sidomos për virtytet e larta të saj, në karakterin e fortë.
Mbasi, ajo ishte edhe një Nënë e madhe, e cila rriti me sakrifica dhe krenari dy djemtë e saj – Kastriotin dhe Shkelzenin, dy fëmijët e saj si dy pllumat, edhe nëpër kampet e interrnimit, e të vujatjeve të pa fund të regjimit të Enver Hoxhës, së bashku me burrin e saj, edhe ai tashmë i ndjerë, Xhaferr Ndreun.
Ajo fare e re, shkoi nuse nga njëri kamp internnimi – Savra me barangat me kashtë në kampin e të interrnuarve në Shtyllasin, për krijuar jetën e saj në atë kohë, duke u martuar me Xhaferr Ndreun të birin e Beshirë Ndreut , djalin e Sufë Xhelilit dhe- nipin e Elez Isufit “Arshushës së Malit”, si kanë thirrur burrat e këtyre anëve.
Mirëpo, Rukien, do t’a kujtojë gjatë së sëbashku me të, dhe shoqet e saj e të mijat njëkohësisht, qysh në fillimet e angazhimit tim pranë shoqatës së ish të përndjekurve politikë të Shqipërisë, më tërhoqi komunikimi me miken time të mirë Rukie Ndreu.
Ajo ishte e dashur e gojë ëmbël me të gjithë.
Të gjithë i donte, i afronte, i këshillonte e i dëgjonte me vëmendje pavarësisht moshës që kishin. Ishte grua me karakter të rallë, vitale që diti të përballojë me guxim hallet e jetës, internimet, burgjet e familjarëve dhe arratisjen e djemve Kastriotit, Shkelzenit e vëllait të saj Elezit.
E heshtur por kryelartë, e krenare si malet e shqipes. Po të njëjtin mesazh dashamirës merte Rukia nga çdo grua apo vajzë e persekutuar politike që takonte e bashkëpunonte me Shoqatën e Grave ish të persekutuara politike, ku ajo ju bashkua që në fillimet e saj. Pata rast të njoh nga afër edhe nënën e Rukies, stoike e me virtute të larta, kundërshtare e flaktë e rregjimit komunist njësoj si Rukia.
Me ardhjen në Amerikë, pata rast ta takoj përsëri, vizituam edhe njëra tjetrën nëpër banesat tona. Vura re se u gëzuam të dyja kur u takuam, kujtuam sakrificat tona për demokracinë në Shqipëri, shoqet e hershme të shoqatës, kush jetonte, e kush jo, kujtuam ish të burgosurat politike Vera Dema, Marie Dvorani, Lili Mitrovica, e të tjera aktiviste të flakta në mbrojtje të kauzës për liri e demokraci për shtresën ish të përndjekur politike të Shqipërisë.
Kur Rukia ishte sëmurë e vizituam edhe në spital disa gra e vajza – anëtare të organizatës së gruas “Hope & Peace”. U prek kur na pa. U befasua dhe emocionua pa masë. Por nuk mund të qëndronim pa e takuar e dhënë kurajo për shëndetin mikes tonë të dashur e heroinës së heshtur Rukie Ndreu. I dhuruam një buqetë me lule të freskëta dhe një “Proklamatë Mirënjohje” për nder të punës së saj të palodhur për demokracinë në Shqipëri. Ishim së bashku me Dava Mirakën, ish e internuar politike.
U përqafuan të dyja me mall, folën për familjet e tyre, fëmijët, jetën sot, e të kaluarën e hidhur nëpër internime. Njëra nga anëtaret e organizatës tonë amerikania Shawnee Motos që është motër medicinale ja vendosi “Proklamatën” dhe vazon me lule tek koka e krevatit.
– Sa mirë – tha Rukia – ja këtu i dua që t’ju kujtoj edhe juve çdo ditë.
Donte të ngrihej për respektin tonë, por jo i thamë, se ulemi ne tek ty. Në këtë vizitë ishim edhe me kushërirën e saj, Mjafturie Daci, mbesë nga dera e madhe dhe e nderuar e Ndre-ve. Në spital afër saj gjetëm edhe Nexhin, nusen e njërit prej djemve – Kastriotit, i cili punon pedagog në një prej kolegjeve të njohura në New York. Edhe qeshëm pak aty sëbashku, edhe Rukia u mundua të buzëqeshë, paçka se sëmundja e vuajtjet e jetës e kishin lodhur shumë.
Ndërsa sot, me dhimbje në zemër po përcjellim për në banesën e fundit miken tonë të dashur e të paharuar Rukie Ndreu. Mes luleve e kurorave të shumta mbi arkivolin e trupit të saj zuri vend dhe kurora me lule e organizatës së gruas “Hope & Peace”. U prekëm, derdhëm edhe lot. Lot dhimbje dhe respekti për nder të Rukie Ndreut, heroinës së heshtur shqiptare në mërgim.
Në nderim të Rukie Ndreut e familjes së saj Hoxha e Ndreu kishin ardhur qindra ish të persekutuar politikë nga rregjimi komunist në Shqipëri, bashkëvuajtës në kasollet me baltë të internimeve, anëtarë të familjeve të nderuara – patriotike si Lek Mirakaj me bashkëshorten Lolën dhe kunatën Dava Mirakaj, Sokol Kupi, Sokol Ndreu me të shoqen Vojsavën. Vëllai i Rukies, Elezi me bashkëshorten Nexhin dhe vajzën, Astrit e Shpëtim Ndreu me bashkëshortet e fëmijët, pjesëtarë të familjeve Ndreu, Hoxha, Kaloshi, Mena, Halit Daci me bashkëshorten Mjaftuire Daci, gazetari i njohur Beqir Sina, e plot të tjerë.
Ndërsa, drekën e lamtumirës për nënën e tyre të dashur djemtë Kastrioti dhe Shkëlzeni së bashku me familjet, e shtruan në Restoratin luksoz buzë lumit – Michele’s Restaurant në New Jersi, ku morën pjesë rreth 500 persona. Vlen për tu theksuar kujdesi e shërbimi tepër i veçantë e i ngrohtë që treguan ndër vite për nënën e tyre, vjehrën e gjyshen e tyre, djemtë, nuset e mbesat e nipërit e saj të mrekullueshëm, të cilën asnjë herë nuk e lanë vetëm, por për çdo ditë i qëndruan tek koka deri në momentin e fundit të jetës së saj.
Varrimi i të ndjeres u bë ditën e djelë, duke u nisë me lutjen fetare në Xhaminë shqiptare në qytetin Garfiled NJ, “Qendra Islame Shqiptare”, nga Imam Muahmet Osmani, në orën 10,00.
Në Qendrën Islamike Shqiptare Amerikane në Nju Xhersi, lutjet e rastit i kreu Imami i kësaj Qendre Muhamet Osmani. Në emër të familjes përshëndeti i biri i të ndjerës Kastriot Ndreu.
Kurse, ceremonia e varrimit u bë në Laurel Grove Cemetery, ku të gjithë me rradhën hodhën nga një grusht dhe, mbi arkivolin trupit të pa jetë të Rukie Ndreut, e cila u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare.
Kortezhi mortor i qindra njerëzve, familjareve, fisit, të afërmëve, miqve dhe shokve, bashkëvuajtësve, pra autokolona e makinave u shoqërua me nderime, dhe respekt gjatë gjithë rrugës nga 4 skuadra të makinave të Departamentit te New Jersey Sherif Police, rajoni i Passaic, me kujdesin e treguar prej sherifit të dalluar shqiptarë, dhe krenaria e shqiptarëve të Amerikës, Lirim Kaba, ( një aktivist i dalluar i çështjes kombëtare në SHBA, sidomos, në kontributin e tij, në ndihmën për UÇK-ën,) u nisën për në varrezat qytetare Laurel Grove Cemetery në Totowa, Nju Xhersi, ku ju dha dhe lamtumire e fundit.
Aty ku tani prehet përgjithmonë në jetën e amnueshme, Nëna e saj Vocrra, burri Xhaferri tani edhe Rukia.
Qofsh për herë në paqe mikja jonë e mirë Rukie Ndreu!
Dhe dhe’u i lentë mbi trupin tënd!