• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA ËSHTË GJITHMONË E PARA

September 14, 2018 by dgreca

1 qeveria Kos Bushati-Vizita në Prishtinë, Bushati: Kosova është e para/

1 veseli

-“Deviza jonë është që Kosova është gjithmonë e para dhe kësaj devize besoj se i jemi përmbajtur me besnikëri pavarësisht pozicioneve të ndryshme politike që aktorë të ndryshëm në Shqipëri mund të kenë për çështje të karakterit lokal. Kur vjen puna për këtë çështje kemi demonstruar unitet dhe solidaritet”, nënvizoi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati/

1 ramushi Bushati

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 14 Shtator 2018/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ndodhet në Kosovë ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Ministri Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, Zëvendëskryministrin e parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Kosoves Behgjet Pacolli, si dhe përfaqësues të spektrit politik në Kosovë.

Ministri Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli me të cilin diskutuan mbi bashkëpunimin mes dy vendeve tona por dhe rolin e parlamentit në zhvillimet e vendit.

Gjatë takimit me Kryeministrin Haradinaj, biseda u fokusua kryesisht në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin rajonal dhe atë shumëpalësh, zhvillimet në rajon dhe dialogu Kosovë- Serbi.

Në takim me Zëvëndëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, Ministri Bushati u ndal tek çështjet e bashkëpunimit dypalësh, intensifikimi i punës së përbashkët për rritjen e përfaqësimit të Kosovës në organizatat rajonale dhe më gjerë, mbledhja e përbashkët e dy qeverive si dhe dialogu Kosovë-Serbi. Ministri Bushati nënvizoi mbështetjen e padiskutuar dhe të qëndrueshme të Shqipërisë për Kosovën.

“Deviza jonë është që Kosova është gjithmonë e para dhe kësaj devize besoj se i jemi përmbajtur me besnikëri pavarësisht pozicioneve të ndryshme politike që aktorë të ndryshëm në Shqipëri mund të kenë për çështje të karakterit lokal. Kur vjen puna për këtë çështje kemi demonstruar unitet dhe solidaritet”, nënvizoi Ministri Bushati.

Duke iu referuar dialogut, Ministri Bushati nënvizoi nevojën “për të vijuar në këtë proces me durim strategjik, kreativitet dhe me vendosmëri për të konsoliduar Kosovën dhe arritjen e mundimshme të saj”.

Ndërsa në takimin me Zëvëndëskryeministrin Fatmir Limaj, u diskutua mbi axhendën e mbledhjes së ardhshme të dy qeverive në Pejë në funksion të konkretizimit të marrëveshje sidomos në fushën ekonomike.

Gjatë qëndrimit në Kosovë Ministri Bushati, zhvilloi takime edhe me krerët e partive politike parlamentare.

 

VESELI TAKOI MINISTRIN E JASHTËM TË SHQIPËRISË, DITMIR BUSHATI

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin midis dy vendeve, i shtrirë tashmë në të gjitha fushat, për proceset politike në shtetet respektive dhe me theks të veçantë, për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

 

Kreu i Kuvendit të Kosovës konfirmoi edhe njëherë qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacenueshme.

 

Veseli tha se në fund të procesit të dialogut, Kosova do të fitojë ulësen e saj në OKB, brenda kufijve me të cilët ka shpallur pavarësinë dhe është njohur ndërkombëtarisht.

 

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, nga ana e tij, konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat ajo po kalon.

 

Veseli e Bushati theksuan nevojën që spektri politik i Kosovës të dalë me një qëndrim të përbashkët para fillimit të dialogut final.

 

KRYEMINISTRI HARADINAJ: KOSOVA DHE SHQIPËRIA DUHET T’I NDRYSHOJNË PARAMETRAT EKONOMIK DHE T’I HEQIN BARRIERAT BUROKRATIKE

 

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin Bushati për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, Agjendën e Reformave Evropiane, zhvillimin ekonomik,  fuqizimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve të MSA-së, dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe çështje tjera me rëndësi për vendin.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbështetjen e Kosovës në procesin shtetformues dhe proceset tjera me rëndësi për vendin, duke thënë se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të thellohet edhe më tutje, në fushën e zhvillimit ekonomik, të këmbimeve tregtare, arsim, kulturë, shëndetësi dhe fusha tjera të interesit të përbashkët.

Gjatë takimit kryeministri Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e integrimit euroatlantik, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, dhe në organizata tjera të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

“Mbështetja që ka dhënë Shqipëria për Kosovën në të gjitha etapat ka qenë e rëndësishme, andaj kërkojmë që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të vazhdojë edhe në fushën e zhvillimit ekonomik. Ne duhet t’i ndryshojmë parametrat ekonomik mes vete dhe t’i heqim barrierat burokratike”, tha kryeministri Haradinaj duke falënderuar ministrin Bushati për rolin konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal.

Gjatë takimit është biseduar edhe për marrëveshjet e arritura ndërmjet dy vendeve dhe nivelin e zbatimit të tyre, poashtu edhe për përgatitjet që janë duke u bërë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Pejë.

Ndërkaq, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka vlerësuar progresin e Kosovës duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për vendimin pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga Parlamentit Evropian, në të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë e shtetit shqiptar që edhe më tutje të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

 

PACOLLI: SHQIPËRIA TË ASISTOJ KOSOVËN NË TË GJITHA PROCESET INTEGRUESE

 

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot homologun e tij, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Me këtë rast, ministri Pacolli ka falënderuar përzemërsisht ministrin Bushati për përkrahjen e vazhdueshme që shteti shqiptar i ka ofruar dhe po i ofron Republikës së Kosovës. Agjenda e takimit mes dy ministrave ka pasur për fokus identifikimin e çështjeve në të cilat mund të thellohet bashkëpunimi, dhe propozimi i hapave për adresimin e sfidave të përbashkëta në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë.

Në kuadër të diskutimeve, ministri Pacolli theksoi që afirmimi i mëtutjeshëm i pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, përfshirë këtu dhe objektiva strategjike në lidhje me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, shtron nevojën për koordinim të veprimeve dhe për përkrahje intensive nga ana e shtetit dhe diplomacisë shqiptare.

Ministri Bushati ishte i një mendimi me ministrin Pacolli se çështjet sikurse anëtarësimi në organizata si UNESCO, INTERPOL, përkrahja e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave, bashkëpunimi në kuadër të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në lidhje me organizatat rajonale, thellimi i bashkëpunimit në lidhje me shtrirjen e prezencës diplomatike, kërkojnë bashkëpunim dhe koordinim intensiv mes dy vendeve në të gjitha nivelet.

Po ashtu gjatë takimit u diskutua rëndësia që Republika e Shqipërisë ka në përkrahje të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse. Ministri Pacolli edhe në këtë takim bilateral, theksoi rëndësinë e thellimit të integrimit ekonomik mes dy vendeve, me theks rritjen e volumit tregtar për çfarë u theksua se është e rëndësishme të lehtësohen barrierat doganore, infrastrukturore dhe teknike.

Në adresimin para mediave, ministrat theksuan se janë pajtuar që çështjet e sipërpërmendura të adresohen në nivel të bashkëpunimit ne nivel të profesional e teknik ne kuadër të grupeve punuese, në mënyrë që në takimin mes dy qeverive në nëntor 2018, të mund të përmbyllen me sukses.

BUSHATI-PACOLLI FLASIN EDHE PËR MBLEDHJEN E PESTË TË QEVERIVE TË SHQIPËRISË E KOSOVËS

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati,  dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në takimin sot në Prishtinë kanë folur edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë në muajin nëntor të këtij viti.

“Kemi pasë mundësinë për të folur edhe për sa i përket  bashkëpunimin tonë dypalësh. Dy qeveritë tona do të mblidhen në Pejë  dhe do të jetë një mundësi tjetër e artë për të rishikuar progresin që kemi bërë në këtë drejtim, por edhe mangësitë, apo ato boshllëqe që duhet t’i adresojmë”, theksoi ministri Bushati.

“Është krejt e vërtetë që është bërë një progres i pamohueshëm dhe kjo reflektohet edhe në shkëmbimet tregtare dhe vëllimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. 2017-ta ka një rritje 10 për qind, shpresojmë shumë që 2018-ta  gjithashtu të ketë një konfirmim të këtij trendi dhe pse jo në rritje”, u shpreh kryediplomati shqiptar, Bushati.

Poashtu, kryediplomati kosovar Pacolli u shpreh i bindur se, “sigurisht do të ketë lajme të mira që dalin nga konkluzionet e takimit të radhës – mbledhja e dy qeverive, këtë hërë në Pejën e bukur”.

“Shqipëria gjithmonë është në mbështetje të Kosovës si në rrafshin rajonal, ashtu edhe ndërkombëtar”, vlerësoi ai.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë në nëntor 2018 do jetë e pesta, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 , të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 nëntor 2017 në Korçë.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Ministri Ditmir Bushati, ne Prishtine

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT