• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Modeli i pemës

July 6, 2021 by dgreca


Nga Astrit Lulush/

Në gjuhësinë historike, modeli i pemës është shprehje e evolucionit të gjuhëve, i ngjashëm me konceptin e pemës biologjike të specieve – secila gjuhë supozohet se ka evoluar nga një gjuhë amtare. Idea u popullarizuar nga gjuhëtari gjerman August Schleicher në 1853. Sidoqoftë, kjo mbeti kryesisht vetëm ide, dhe gjuhëtarët gjithmonë kanë theksuar rolin e madh që ka luajtur transmetimi horizontal në zhvillimi e gjuhës.
Shën Augustini (shek. V) supozoi që secili nga pasardhësit e Noes themeloi një komb dhe secilit komb i ishte dhënë një gjuhë – Agustini identifikoi 72 kombe, themelues fisnorë dhe gjuhë. Konfuzioni dhe shpërndarja ndodhën në kohën e Pelegut që ishte biri i Heberit, ky bir i Semit, dhe ky bir i Noes. Augustini pastaj paraqiti një hipotezë, jo ndryshe nga ato të gjuhëtarëve historikë të mëvonshëm, se familja e Heberit e ruajti atë gjuhë që besohej se ishte gjuha e përbashkët. Që nga ajo kohë gjuha mori emrin e Heberit ose Hebraisht. Shën Augustini e zgjidhi këtë problem duke supozuar se Heberi, i cili jetoi 430 vjet, ishte ende gjallë kur Zoti caktoi gjuhën e parajsës që flitej nga Adami dhe Eva në kopshtin e Edenit. Hipoteza e Shën Agustinit qëndroi për më shumë se një mijë vjet. Pastaj, në vitin 1684, duke shprehur skepticizëm në lidhje me besimet, veçanërisht Biblike, eruditi britanik Thomas Browne shkroi:
“Megjithëse toka ishte shumë e populluar para përmbytjes është për të dyshuar, nëse, pas një shpërndarjeje të madhe njerëzit mbajtën një gjuhë kaq uniforme.”
Deri në atë kohë, zbulimi i Botës së Re dhe eksplorimi i Lindjes së Largët kishte sjellë njohuri të gjuhëve të reja përtej 72 të llogaritura nga Shën Augustini. Browne sugjeroi që ngatërrimi i gjuhëve në fillim ra vetëm mbi ata që ishin të pranishëm në punimet e Kullës së Babelit. Për të tjerët rreth rrëzës së kodrave, ku ndodhej arka, gjuha me kalimin e kohës u degëzua në disa pjesë të Evropës dhe Azisë. Sipas pikëpamjes së Browne, thjeshtimi i gjuhës nga një gjuhë më e madhe mund të llogaritet për ndryshimet e shumta në gjuhë. Ai sugjeroi kinezishten e lashtë, nga e cila  gjuhët e tjeta erdhën nga “konfuzioni, përzierja dhe ndikimi”.
Browne flet mbi një numër aktivitetesh rindërtuese të gjuhëve; se një dialog mund të hartohet në saksonisht, vetëm me fjalë që mund të nxirren nga greqishtja; ose se anglishtja dhe holandishtja kishin të njëjtën prejardhje; apo gjuha skithëve kalonte nëpër kombet e Evropës. Konfuzioni në Kullën e Babelit u hoq si pengesë. Përpjekjet për të gjetur ngjashmëri në të gjitha gjuhët rezultuan në zbulimin gradual të një gjuhe master antike nga e cila rrjedhin të gjitha gjuhët e tjera.
Në fund të viteve 1600, James Howell botoi “Epistolae Ho-Elianae”, letra pothuajse imagjinare për persona të ndryshëm të rëndësishëm në fushën që përmbanin informacione të vlefshme historike. Këtu ai sjell për herë të parë metaforën e një peme gjuhësh.
“Unë tani do të ngre vela drejt Hollandës, gjuha e së cilës është e njëjtë me anglishten, të dyja rrjedhin nga holandishtja e lartë: Danishtja gjithashtu është degë e së njëjtës peme. Gjuha e Lartë Hollandeze ose Teutonikia, është një nga Gjuhët Amtare në Evropë; gjuha e Gotëve dhe Vandalëve vazhdon akoma në pjesën më të madhe të Polonisë dhe Hungarisë, të cilët kanë një Dialekt për gjuhën e të folurit të masave (vulgare). Disa nga shkrimtarët e saj do ta bënin këtë botë të besonte se ajo ishte gjuha që flitej në parajsë”.
Kërkimi për “gjuhën e parajsës” përfshiu të gjithë gjuhëtarët. Ata që shkruanin në latinisht e quanin lingua prima, lingua primaeva ose lingua primigenia. Në anglisht ishte gjuha Adamike; në gjermanisht, Ursprache. Hendeku midis familjeve gjerësisht divergjente të gjuhëve mbeti i pa mbyllur.
Indo-Evropianistët e parë mendonin se
atdheu i indo-evropianëve ishte Kazakistani perëndimor. Ata veçuan 7 grupe që u ndanë nga gjuha mëmë proto-indo-evropiane dhe krijuan degët  e tyre:
E para ishte Anatolian, rreth 4000 pes.
Tokarian e ndoqi në vitet 3500 pes.
Pas pak, rreth vitit 3250, Proto-Italo-Celtic u nda, duke u bërë Proto-Italic dhe Proto-Celtic rreth viteve 2500 pes. Rreth vitit 3000, Proto-Albano-Gjermanik u nda, dhe u bënë Proto Shqipe dhe Proto-Gjermanike rreth vitit 2000 pes.
Rreth viteve 3000 pes Proto-Greko-Armene u nda, duke u bërë Proto-Grek dhe Proto-Armene në vitet 1800 pes. Balto-Sllavishtja u shfaq rreth viteve 2500, duke u ndarë në Proto-Baltike dhe Proto-Slavike rreth viteve 1000 pes. 
Më 2 Shkurt 1786, William Jones mbajti Diskursin në Shoqatën Aziatike si president i saj me temën e Hindusëve. Në të ai aplikoi logjikën e modelit të pemës në tre gjuhë: greke, latine dhe sanskrite, duke vërejtur “një prirje në rrënjët e foljeve dhe gramatikave që e kishin burimin nga një gjuhë e përbashkët, e cila, mbase, nuk ekziston më.”
Jones nuk e zhvilloi më tej idenë, por ajo u mor nga gjuhëtarët e kohës. Në 1813-1814, Thomas Young botoi një përmbledhje të librit të Johann Christoph Adelung, “Mithridates, ose një histori e përgjithshme e gjuhëve”. Vepra e Adelungut përshkruan rreth 500 gjuhë dhe dialekte  dhe shtron idenë e një prejardhje nga gjuha e parajsës, e vendosur në Kashmir, ku lloji monosilabik është më antik dhe primitiv, dhe flitet në Azi, në lindje të Edenit. Pastaj ai ofron një emër, “Indoeuropean”, që është përdorimi i parë gjuhësor i njohur i fjalës, por jo përdorimi i saj i parë i njohur. Kompania Britanike e Indisë Lindore po përdorte “tregtinë indo-evropiane” për të nënkuptuar tregtinë e mallrave midis Indisë dhe Evropës. Të gjitha dëshmitë që citon Young për grupin e stërgjyshërve janë fjalët më të ngjashme: mëma, ati, etj.
Young nuk ndan entuziazmin e Adelungut për gjuhën e parajsës dhe e cilëson atë si spekulative. Dhe propozime të tjera dolën midis 1810 dhe 1867: indo-germanique (Conrad Malte-Brun, 1810); japetisk (Rasmus Christian Rask, 1815); indo-germanisch (Julius Klaproth, 1823); indisch-teutsch (F. Schmitthenner, 1826); sanskritis (Wilhelm von Humboldt, 1827); indokeltisch (AF Pott, 1840); arioeuropeo (Graziadio Isaia Ascoli; 1854), Arian (Max Müller, 1861); dhe aryaque (H. Chavée, 1867). Këta burra ishin të gjithë poliglot. Klaproth, autori i idesë Indo-Germanisch, i cili kritikoi Jones për metodën e tij, dinte kinezisht, japonisht, tibetiane dhe një numër gjuhësh të tjera. Koncepti i një gjuhe Biblike i pëlqente imagjinatës së tyre. Ndërsa shpresa për ta gjetur vdiq gradualisht. Dhe vendin e zunë Neogramarianët që iu rikthyen idesë së William Jones, Franz Bopp dhe August Schleicher. Koncepti i prejardhjes së gjuhëve nuk ishte aspak i ri. Thomas Jefferson, vetë një gjuhëtar i devotshëm, kishte propozuar që nevoja e vazhdueshme për neologjizma nënkupton që gjuhët duhet të përparojnë. Në vonē, Joseph Harold Greenberg, në një seri esesh më 1950, i dha metaforës së pemës një kuptim të ri, duke e quajtur pemë filogjenetike, ku gjuhët dhe dialektet janë si speciet dhe varietetet, gjithmonē në ndryshim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Modeli i pemës

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT