Në takimin vjetor të degës së Vatrës të Detroitit te 12 prillit 2014,Mondi Rakaj, sekretar i degës, ka hapur takimin. Fillimisht ai i ka uruar mirëseardhjen vatarnëve dhe më pas ka lexuar përshëndetjen e Konsullit të Nderit në Michigan, z. Ekrem Bardha, i cili për arsye shëndetësore , nuk ka mundur të marrë pjesë. Në përshëndetje z. Bardha shkruante:”
I dashtun Alfons,
Ju falenderoj per ftesen tuaj, per te marre pjese ne aktivitetin e Vatres, qe mbahet sot ne Kishen Katolike te Shen Palit.
Per arsye Shendetsore nuk e ndej veten akoma mirë për të marrë pjesë në aktivitetet e komunitetit.Ju dergoj urimet e mia dhe suksese Vatres dhe Vatraneve, qe gjithmone kane perfaqesuar dhe mbrojtur interesat e kombit, dhe te Shqiptareve kudo qe ata jetojne dhe punojne.”
Me respekt,
Ekrem Bardha
Sekretari Rakaj ka paraqitur edhe mungesat në takimin e degës.Për arsye pune, dhe per arsyen se nuk ndodhen ne Michigan, tha ai, na mungojne anetaret e Kryesise se Vatres: Ilir Myftiu, Donika Bardha, Enita Hajdari, Dritan Mishto (Anetari i Kryesise te Nderit) dhe ish Konsulli i pergjithshem i Republikes te Shqiperise ne SHBA.
Në takim kanë munguar edhe vatranët: Valentin Lumaj, Ermira Babaliu, Elinda Marku, Monela Jaku, Viola Tamburi, Merushe Lumaj, Franz Grishaj,Sele Cela, Dr Paulin Gjoni, Gjovalin Gjelaj,Fran Marku, Zef Marku, Gjeto Ivezaj, Luigj Gjokaj, Vasel Ujka, Lulash Palushaj, Gjergj Ivezaj, Nikoll Qafa, Nikoll Pepa, Taulant Kadia.
Diskutimin e tij z. Rakaj e ka përqëndruar në punën që duhet të bëjë Vatra me rininë.
Strategjija e Vatrës për rininë sipas sekretarit të degës së Michiganit, Mondi Rakaj,është e qartë dhe ajo buron nga Kushtetuta e Vatrës.
1. Vatra mund te beje aktivitete te ndryshme me rinine, e cila perkon me programin e Statutin e Vatres.
2. Ne do te kerkojme, qe te ndihmohen ne bursa Studentet, sipas fondit qe ka ne dispozicion Vatra.
3. Kjo tregon, qe pervec detyrave qe ka rinia Shqiptare ne Emigracion per te perqafuar frymen patriotike te Vatres, ka edhe Benefitet e Veta.
4. Rinia do te jete e nderthurur, me kontributoret veterane te ceshtjes kombetare, te cilet marrin prej tyre eksperiencen, dashurine dhe perkushtimin per Atdheun.
5. Ne do ti krijojme kushte Rinise qe ta ndjejne veten te barabarte midis te barabarteve, duke pretenduar te behen Lider, ne te tashmen dhe ne te ardhmen.
6. Cdo njeri qe pretendon te mbaj larg Rinine duke e frikesuar, ai person apo persone, eshte ne kundershtim me filozofine e Vatres.
Zoti e Bekofte Rinine tone , forcen vitale te se ardhmes.
Në përfundim, të fjalës së tij, Mondi Rakaj, tha se: Nqs ne per hir te Vatres, nuk u pergjigjemi disa personave, qe shkruajne anonim e shpifin, ne i kemi te evidentuar 100%, nepermjet strukturave te Shtetit Amerikan.Mos pergjigja jone eshte force per ne, dhe shans per ata qe te kthehen ne rruge te mbare.
Kjo eshte filozofia jone, tha Rakaj.
Promovohet në Detroit dokumentari mbi librin “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi Shqiptarët”
Promovohet në Detroit dokumentari mbi librin “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi Shqiptarët” me titull “Rrugëtimi i një libri nëpër botë” të Prof.Dr. Nusret Pllanës/
Nga Pjetër Jaku/
Prej vitit 2001, që kur doli në qarkullim libri i parë “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi Shqiptarët” të Prof. Dr. Nusret Pllana , ish ushtar i UCK-së dhe një nga organizatorët dhe Redaktorët e Radios së Luftës së kësaj Ushtrie, ka pasë një lëvizje promovuese në afro 40 qendra më të njohura evropiane dhe botërore, nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia e deri në Amerikën mike, Kanadanë e Australinë e largët, si; Prishtinë, Tiranë, Shkup, Tetovë, Gjenevë, Cyrih, Lugano, Paris, Lion, Vjenë, Oslo, Stoklholm, Budapest, Jovik, Katovicë, Ankara, Stamboll, Bursa, Izmir, Romë, Shtutgart, Dortmund, Singen, Hechingen, Nyrnberg, Hamm, Heidelberg, Mynhen, Ludvigsburg, Heslingen, Phorzheim, Helsinki, Toronto, Berri, New York, Washington, Detroit, Melbourne, etj.
Në të gjitha këto levizje të këtij libri, i cili është një denoncim i veçantë i masakrave të serbëve kundër një populli të paarmatosur e të pambrojtur, siç ishin shqiptarët e Kosovës martire.Promovimi i këtij dokumentari “Rrugëtimi i në libri nëpër botë” në Detroit u realizuar me 07 shkurt 2014, në Qendrën e Shën Palit, tashmë e njohur në diasporën shqiptare për aktivitetin e saj patriotik prej më shumë se katër dekadave, organizuar nga Dega e Vatrës në Detroit dhe Këshilli i Kishës së Shën Palit.
Promovimi u shoqërua me një diskutim të shkurtër të veprës “Terrori I Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999” ( për shtesat e bëra prej më shumë se 120 faqeve dhe rreth 550 fotografive rrënqethëse realizuar në 7 gjuhë: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht), nën moderimin e Sekretarit të Degës së Vatrës për Detroitin, Mondi Rakaj. Në fillim përshëndeti Don Fran Kola, i cili theksoi rëndësinë që kanë promovime të tilla, për t’ua bërë sa më shumë të njohur botës së civilizuar se çfarë masakrash deri në shkallë gjenocidale kanë bërë manjakët e stepave ruse ( serbët ) ndaj një populli të pambrojtur të Kosovës. Më pas përshëndeten dhe folën për librin Mikel Demaj, Kryetar i Shoqatës “Kosova” për Detroit, Luigj Gjokaj ish Kryetar i Fondacionit të njohur “ Vendlindja Thërret”, si dhe autori i librit Prof. Dr. Nusret Pllana.
Dr.Pllana ndër të tjera tha, se; këto janë të veçantat e ribotimit të pestit të librit tim, përkatësisht librit të shqiptarëve, të cili defacto e kanë shkruar më tepër se gjysëm milioni shqiptarë të vrarë barbarisht nga bishat karpatiane serbe janw: Emrat e rreth 100 fëmijëve të vrarë shqiptarë në mes të viteve 1981-1999, Lista e emrave të 330 kriminelëve serbë që kanë vrarë, dhunuar e masakruar shqiptarë gjatë vitit 1999, Masakra e Izbicës, Masakra e Korishës, Dëbimi për në Bllacë, Masakra e Bujanit(1912), Masakra e Kabashit e Korishës, Masakra e Konjuhit(1924), Masakra e Therandës(ish Suharekës), Masakra e Studimes, Masakra e Paklekut, Masakra e Kaçanikut, 1998/1999, Masakra e Hanit të Elezit, Masakra e Klinës me rrethinë, Lista e të vrarëve në Malishevë e Gjakovë, Lista e të vrarëve në Skënderaj, Lista e të vrarëvë e të masakruarëve në Rahovec me rrethinë, si dhe Kapitulli i fundit i librit titullohet “Të Tjerët për Librin…”, në të cilin janë 21 kumtesa, recensione, komente dhe vlerësime të dhejtra publicistëve, shkrimtarëve, diplomatëve, ambasadorëve e historianëve me famë evropiane e botërore, si; Pierr du Pasquier(Lugano), Prof.dr.Fredy Morle(Singen), Joran Vassenius(Stockholm), Prof.dr.Gyorgy Reti(Budapest), Mustafa Kabakxhi(Ankara), Fahredin Guleler(Bursa), Melek Aras(Stamboll), Angela Cerruti(Romë), Prof.dr.Gilda Sensales(Universiteti La Sapienza – Romë), Prof.dr.Peter Morgan( Universiteti Sidney – Australi), Prof.dr.Erik Loga (Melbourne – Australi), Thomas Nydall(Stockholm), Prof.dr. Tue Magnusson(Kopenhagë), Ullmar Qvick(Stockholm), Glibert Gardes(Paris), Andreas Westman(Stockholm), etj.
Për anën teknike të shfaqjes së filmit ndihmoi kryetari i Këshillit të Kishës së Shën Palit , aktivisti Kolë Gjokaj. Pas filmit, të pranishmit patën mundësinë të pyesin autorin, për projektin e denoncimeve të tjera në dhunimin e të drejtave të shqiptarëve në Malësinë nën Mal të Zi, Preshevën, Çamërinë etj. Ish i burgosuri për aktivitetin e tij patriotik, Rrok Dedvukaj u ndalua shumë për këtë problem.
Dega e Vatrës së Detroitit i dorëzoi Prof. Dr. Nusret Pllanës një mirënjohje për veprën e tij në lidhje me denoncimin e terrorit serb, të cilin ia dorëzoi aktivisti i njohur në komunitetin shqiptar të Detroitit si dhe një nga vatranët më të vjetër, Julian Çefa.