NGA ATE NIKOLLA MARKU/ Kisha Ortodokse e Pavarur Kombetare Shqiptare”Shen Maria-Elbasan/
Cfare po na shohin syte! Nje grup arrogantesh, te mbledhur si helmi i gjarprit ne autobuze dhe disa te veshur me rroben e priftit, ushtrojne dhune skandaloze ndaj punonjesve te veshur me uniforme! Si eshte e mundur qe qytetaret e Permetit bejne sehire nje turp te tille?! Janullatos, misionit tende shovinist ne dem te Shqiperise po i vjen fundi. Te paralajmeroj drejtperdrejte, se po vazhdove me lojra te tilla ne Permet, do te mbashe ti pergjegjesi direkt per ato cka mund te ndodhin me pas.
Po shkojme ne me autobuze dhe do te mbrojme vlerat e historise sone. Askush ne Shqiperi nuk kerkon te marre kisha me force ne dem te besimtareve ortodokse por, problem me shtepine e kultures ne Permet eshte ceshtje qe zgjidhet me drejtesi dhe jo me konflikt. Bashkia e Permetit, duhet te kishte gjetur nje zgjidhje alternative per pretendimin e saje ndaj asaj godine.
Mbas asaj shfaqeje te turpshme, del metropolia greke e Korces bashke me komandantin fetar te Agimit te arte dhe vorio-epirit Anastat Janullatos. Te cudit policia e shtetit qe mban qendrim asnjanes! Si mund te rrije policia e shtetit indiferente ndaj ngjarjeve te tilla, e ka per detyre te parandaloje konflikte te mundshme qe mund te perfundojne dhe me lendime njerezish dhe pse jo dhe me vrasje.
Si guxon kisha ortodokse greke te flase dhe te bej presion ndaj kishes ortodokse shqiptare dhe shtetit Shqiptar? Me cte drejte nderhyn ne punet e nje shteti te pavarur dhe nje kishe te pavarur ortodokse sic eshte kisha shqiptare? Cfar kerkon ministria e jashtme Greke dhe shtypi i saje me deklarata dhe prononcime shoviniste kunder institucioneve te shtetit Shqiptar, si dhe kunder njerezve qe mbrojne ligjin dhe te drejten e besimit, por dhe lirine e pacenushme te kishes ortodokse te pavarur Shqiptare dhe te besimtareve te saje sa ortodokse po aq dhe patriote, ne dobi te kombit te tyre?
guxon te trajtoje atdheun tone si nje province Greke? Sa e ndyre dhe e peshtire eshte ajo shfaqe qe bejne pseudo prifterinj ne Permet, te cilet jane sherbetoret e agjentures shoviniste greke me ne krye Janullatosin, si dhe autoret e veprimeve makaber ne dem te kombit shqiptar me cfarrime dhe varreza memorial vorio-epirote?
-Kujt i ka ikur mendja qe kerkon te cenoje historine, lirine dhe dinjitetin shqiptar, besimin e ndritshem fetar te cdo lloji?
-Kush mendon se ne shqiptaret jemi kaq te pafuqishem duke na provokuar ne durimin tone hyjnor dhe tolerance fetare te perjetshme qe kemi?
-Kush jane keta rrugace dhe rraciste te mirfillte me emrin politik agimi I arte qe mbyllin dyert e varrezave ne Himare per te bere rite kanibaleske dhe antishqiptare, duke i hequr te drejten cdo individi te respektoje njerezit e dashur qe nuk i ka me ne kete jete?
-Cila parti apo shoqate politike, mbeshtet veprime shoviniste te agimit te arte nazist me ne krye Janullatosin per veprime si ato te Himares, Kosines apo te Permetit?
-Kush e trajton Shqiperine si ne vitet 1967 per te krijuar nje imazh te rreme kunder saje?
Kush i imponohet Shqiperise, por dhe kombit Shqiptar kudo qe ndodhet me shantazhe te turpshme qe prej 23 vjetesh, me prishje kompjutersh ne dogana, gabime ne pashaporta, emertimesh te gabuara, tortura psikologjike etj?
Eshte e qarte, Anastas Janullatos ne fe, Vangjel Dule ne politike, Omonia ne minoritetin grek e mbeshtetur tashme nga agimi i arte ne Greqi, por dhe nga politika greke pjeserisht e coroditur per shkak te krizes. Kjo bande, me disa prifterinje te shitur ne dem te Shqiperise si qershite mbi torte, po kurdisin ngjarje te arthshme te rrezikshme. Une dua ti kujtoj ketyre bashibozukeve te paguar nga Asfalia greke se, ketu eshte Shqiperi dhe se fundi i tyre do te jete shume tragjik. Po po, e them me siguri te plote se fundin do ta kene tragjik, ashtu sic e kane patur dhe armiq te tjere te ketij populli. Dhe me te zi do ta kene tradhtaret dhe te shiturit.
Kerkoj mbeshtetjen e intelektualeve vendit tone. Kerkoj zgjimin nga gjumi te policies dhe prokurorise se shtetit. Janullatos ka kryer veper penale me organizime te tipit Kosine, Himare dhe Permet. Sigurisht, ne nuk do te rrime duar kryq ndaj besimtareve te Permetit por dhe te gjithe Shqiperise. Ata qe ushtrojne dhune si ne rastin e Permetit nuk jane as prifterinje dhe as besimtare, ata jane bandite te paguar dhe udhezuar nga Janullatos.
Reagimi yne si ortodokse, por dhe si shqiptare qe e duam vendin dhe popullin tone do te jete i menjehershem. Askush nuk do te munde te perdhose vlerat e besimit fetar ne Shqiperi por dhe vlerat tona kombetare ne pergjithsi.