AAFH/Washington, D.C./
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pati një takim të veçantë me drejtorët e bordit drejtues të organizatës Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane me qendër në Washington, zotërinjtë Zef Bala dhe Mustafa Xhepa. Presidenti Nishani, pasi vlerësoi rolin dhe ndihmesën e pakursyer që ka dhënë diaspora gjatё tё gjithё historisё së kombit tonë, qё me krijimin e shtetit shqiptar e deri me shëmbjen e komunizmit e ndërtimin e shtetit ligjor, nënvizoi angazhimin e tij të plotë për të intensifikuar bashkëpunimin me të gjitha organizatat kudo që ato ndodhen. Për këtë, Presidenti Nishani kishte caktuar dy anëtarë te kabenetit tij të merreshin veçanërisht me diasporën.
Zoti Zef Balaj nga ana e tij shprehu vlerёsim pёr angazhimin e Presidentit pёr bashkёpunim me diasporёn pёr çёshtje dhe sfida me tё cilat pёrballet kombi ynё, si dhe çmoi rëndësinë që ka vlerësimi i punës së diasporës.
Ne Foto: Zef Balaj, Presidenti Bujar Nishani dhe Mustafa Xhepa