PRISHTINË, 16 Korrik/- Me rastin e ditës së Fiter Bajramit, myftiu Naim Tërnava në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ka përgëzuar të gjithë besimtarët myslimanë për përmbushjen e njërit prej detyrimeve kryesore të fesë islame.
Myftiu Tërnava ka lutur Zotin që të ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe punët e mira që janë bërë gjatë këtij muaji.
“Ky Bajram le të mbetet Bajrami i atyre të cilët thyen murin e egoizmit, përmes ndihmave, i atyre që bënë nderë dhe ndanë kafshatën e bukës për ata që kanë nevojë, treguan qetësinë shpirtërore, vëllazërinë dhe miqësinë dhe i atyre që ua hapën derën e shpirtit vëllezërve dhe motrave të tyre”, u shpreh myftiu Tërnava në mesazhi e tij për festën e Fiter Bajramit, që do të festohet nesër ditën e premte./Kosovapress/